|
|
Jam një emigrant që banoj në Gjermani, kam një javë që kam ardhur për të parë njerëzit e mi në Tirane dhe jam tek një pallat në qendër, përballë Parlamentit. Megjithëse njerëzit e mi banojnë në katin e 8-të, dëgjohet një gjëmim i llahtarshëm deri në orët e para të mëngjesit.
Është monstruoze dhe e papranueshme që të dhunohen banorët e këtij pallati nga klubi i natës që ndodhet në bodrumet e këtij pallati. Më e çuditshmja është që mora vesh se klubin e natës e administron një grua që ka dokumente qëndrimi në Gjermani dhe është e martuar me një gjerman, i cili jeton në Shqipëri(!)
Ku ju çon mushka zotëri ? Në shtetin tuaj nuk guxon kush të ngrejë zërin as kur kalon në sheshpushime të pallatit, se vjen gjoba dhe ju e dini se sa: jo më pak se 400 euro.
Kur do funksionojë shteti, kur do na mbrojë qeveria që ky popull votoi? Mirë hallet e tjera me okë, po dhe gjumin që e ka vënë Zoti nuk duhet ta bëjmë tamam??
Tashmë është bërë e udhës që qindra motorist me motorët...
Lajmet 26 shtator - Ora 09 -
data/26-09-2009
Lajmet 25 shtator - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 25 shtator - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj