|
|
Shqipëri - popullsia
(...) territori i Shqipërisë sot nuk ka homogjenitetin që kishte dikur. Braktisja e vendit në mënyrë masive nisi pas shembjes së komunizmit dhe nuk pushoi deri në vitin 2045. Shqipëria, dikur vendi i shqiponjave, sot parajsë e turistëve, ka këtë përbërje kombëtare: 26 % shqiptarë, 23 % italian, 27 % grekë dhe pakica të turqve, kurdëve dhe kinezëve. Komunitetet greke, turke dhe italiane u vendosën në Shqipëri me investimet e tyre të mëdha: me ta erdhi edhe fuqia punëtore. Shqipëria dhe Turqia hynë së bashku në BE në vitin 2015. Kurdët u ngulën, kryesisht pas luftës qytetare dhe ndarjes së Kurdistanit nga Turqia, (viti 2021).
Numri i përgjithshëm i banorëve të rinj nga Lindja arrin në 14%. Prej tyre rreth 4% janë pjesëtarë të kombësisë kineze dhe janë një minoritet mjaft kompakt, luan një rol të madh në ekonominë e vendit dhe u strehuan në Shqipëri si azilkërkues, pas shembjes së rendit komunist dhe luftës qytetare në Kinë në vitin 2014 (...)
(...) deri në vitin 2045 nga Shqipëria u zhvendosën mbi 2.5 milion shqiptarë: në shtëpitë e tyre u vendosën gradualisht emigrantët e jashtëm. Ata u shpërngulën më së shumti në Greqi, Itali, SHBA dhe Kanada. Sot Shqipëria ka një milion banorë, prej tyre 261.025 shqiptarë, 230.454 italian, 269.750 grekë dhe mbi 140.000 pjesëtarë të minoriteteve turke, kurde dhe kineze. Bregdeti shqiptar banohet kryesisht nga grekët dhe italianët, si dhe pakica tjera, që kanë blerë shtëpi në bregdet: gjerman, anglez, francez (...). Në vendet malore jetojnë kryesisht ata që fituan azil politik në Shqipëri dhe merren me blegtori dhe prodhojnë për tregun perëndimor (...) Qytetet me shumicë shqiptare janë Puka dhe Gramshi (...)
Gjuhët
Gjuhë zyrtare në Shqipëri: greqishtja, shqipja, italishtja, turqishtja dhe gjuha kurde, (...)
Rendi politik
(...) edhe në vitin 2013 Sali Berisha nuk pranoi humbjen në zgjedhjet e lira dhe erdhi te një kryengritje e popullit. Amerika dhe Kuba i ofruan strehim politik, mirëpo ai preferoi të dytën, për shkak të bindjeve politike dhe ideologjike. U arratis me një helikopter deri në Bari të Italisë dhe me avion vazhdoi për në Havanë. Pesë vite më vonë pati probleme shëndetësore dhe iu bë ndërrimi i zemrës. E quajnë Zemërluan pasi i kishin transplantuar zemrën e një luani (...) Në Kubë u bë dy herë kryeministër dhe dy herë kryetar. As atje nuk pranoi humbjen dhe në vitin 2152 u kthye në Shqipëri me fansat e vet. Ai posedon këta tituj: Pontifex Maximus, Zemërluani, Mbret i Hënës dhe Nderi i Kombit. I Madhi nuk e mori akoma dhe është një fenomen i pashpjegueshëm shkencor. Kundërshtarët e tij thonë se Zoti nuk e merr se ka frikë se reformon parajsën dhe ferrin apo ua ndërron vendet (...)
Kosovë - politika
(...), pas pavarësisë, deri në vitin 2035, vazhdoi gati e njëjta strukturë politike. Hashim Thaçi, herë ishte kryetari i shteti, herë kryeministër. Në vitin 2015 Kuvendi i Kosovës mundësoi dygjuhësinë në shkolla. Një kohë të gjatë kosovarët bënë rezistencë efektive kundër gjuhës letrare; në shtëpi flitej gegërisht, jashtë një përzierje, atëherë u mor vendimi që nxënësit të vendosin se cili variant të përdoret. Në vitin 2017 Kuvendi i Kosovës shpalli gegërishten gjuhë kombëtare kosovare dhe gjuha letrare u bë fakultative. Dy vite më vonë, Kuvendi i Kosovës anuloi përdorimin e gjuhës letrare shqipe nga përdorimi zyrtar.
Tashmë nuk e flet askush. Edhe shqiponja u largua nga përdorimi dhe vendin e saj e zuri flamuri multinacional me gjashtë yje, të cilit do t´i vihen edhe disa të tjerë. Këtë e kërkojnë pakicat e reja. Viti 2025 konsiderohet si vit i konsolidimit, i ndarjes së madhe dhe përfundimi i identitetit të ri: i kombit kosovar (...) Në vitin 2019 Hashim Thaçit iu ndërtua një përmendore 6 metra e pesë centimetra dhe Kuvendi i Kosovës miratoi "Thaçi-Lex-in" i cili mbron personalitetin e tij. Dikur i njohur si delikt verbal. Përmendorja i ka kthyer shpinën Shqipërisë dhe në dorën e majtë mban Kushtetutën e Kosovës, dorën e djathtë e mban lart me gishtin tregues të ngritur, në mënyrë kërcënuese, drejt Beogradit (...). Skënderbeu iu kthye Shqipërisë dhe vendin e tij e zuri Thaçi. Titujt që kishte gjatë jetës: Pontifex Maximus, Krijues i Kombit më të ri në botë "New nation" dhe Flakadan i Kombit (...)
Popullsia
Sipas numërimit të fundit ( dt. 25.02. 2198 ) Kosova ka 600.000 banorë. Edhe këtu u bënë shkulje të mëdha drejt perëndimit. Në fillim, për ta fituar të drejtën e qëndrimit në vendet evropiane, ndërmjet viteve 1990 - 2015, kosovarët u martuan me të gjitha gratë e trasha nga 70 - 140 kg ose nga mosha 40 deri në 65 vjeçare. Kur gratë e trasha dhe plakat perëndimore u harxhuan, atëherë iu sulën vendeve lindore, që tashmë ishin në BE, si Poloni, Çeki dhe Hungari. Deri në vitin 2039 Kosovën e braktisën 1.300.000 shqiptarë. (...) Në veri nisi dyndja e serbëve, në jug me investime erdhën turqit. Sot qytete me shumicë shqiptare janë Kaçaniku dhe Malisheva. Shteti ka këtë numër të popullsisë: 20 % shqiptarë, 30 % serbë, komunitet i madh turk me 20% dhe 30 % të pakicave: rome, ashkali, goran, boshnjak, kroat e bullgarë (...)
Gjuhët
Gjuhët zyrtare në Kosovë: serbishtja, gegërishtja, turqishtja, boshnjake, gjuha rome dhe bullgarishtja... (...)
Planet e Kombeve të Bashkuara dhe BE-së: Shqipëria dhe Kosova gjenden nën mbrojtje të posaçme të UNESCO-s, si qypat e kohës romake. Brukseli ka marrë disa masa për shpëtimin e shqiptarëve dhe kosovarëve, sepse janë dy popuj të rrezikuar dhe mendohet se në vitin 2400 nuk do të mbetet asnjë për farë, madje, tash, edhe mortaliteti është më i lartë se nataliteti. Shqiptarët dhe kosovarët e emigruar janë asimiluar qysh në gjeneratën e dytë. Sot kryetar i Parlamentit Evropian është me origjinë shqiptare. Ministri i Italisë i HEKOHADA-së (Ministria për Heroinë, Kokainë, Hashash dhe Dalldi) (...) ministri i Bujqësisë në Gjermani, ministri i Mbrojtjes në SHBA, ministri i Brendshëm në Greqi, kryetari i Konfederatës Zvicerane, kryetari i Lituanisë, ministri i Punëve të Jashtme në Kanada dhe Australi etj (...)
(...) në Maqedoni dhe Luginë nuk ka më shqiptarë. As maqedonas, shumica e popullsisë ndjehen bullgarë ose turq (...) Pas krizave të njëpasnjëshme dhe mosinteresimit për investime, u shpërngulën, u asimiluan, respektivisht iu bashkëngjitën anëtarëve të familjeve të tyre nëpër vendet perëndimore (...)
Tashmë gjendet në mesin e tyre, e veshur me bluzë...
Pacientët, të cilët kanë nevojë të bëjnë ekzaminim në kokë...
Lajmet 17 Tetor - Ora 11 -
data/17-10-2009
Lajmet 17 Tetor - Ora 10 -
data/30-08-2008
Lajmet 16 Tetor - Ora 16 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
ha haaaaaaaaa naseri paska qene tape kanoçje ku paska shkruar kete artikull!!!!!!!!!
Ketu ska koment shkrim ose Prognoze e qelluar qin per qind.
TE LUMTE,PARASHIKIM I SAKTE,POR DO TE THOSHA AFATET I KE CA SI LARG.ME SHPEJT DO TE VIJNE DHE UNE NE POPULLSINE SHQIPTARE TE ME VONESHME SHOH DHE ZEZAKET.
JAM ME TY E U SHOFTE FARA SHQIPTARE SE KANE MALLKUAR ATE E ATA QE U MUNDUAN TI BEJNE NJEREZ.KOMSHINJTE SI GJITHMONE ASIMILIMIN E SHQIPERISE KANE PATUR GJITHMONE NE ZEMER.PERJASHTUAR 25 VJET TE SKENDERBEUT DHE 50 VJET TE ENVERIT.U KA ARDHUR DITA ME FJALEN 'DEMOKRACI'SI AMALGAME E DUKE PASUR ME VETE ISHET E PJELLAVE TE TRADHETAREVE E SHITESIT E SOTEM TE INTERESAVE KOMBETARE SHQIPTARE.BEJNE BLA,BLA PER ATDHEDASHURI E HARROJNE QE ZANAT NEPER BOTE KANE KURVERINE E POSHTERSITE .NUK PERJASHTOJ NDONJE QE JETON ME NDERSHMERI PO AY SKA NDERMEND TE KTHEHET E TE LERE KOKEN NE SHQIPERI PER HIR TE BORGJEZISE E KAPITALIZMIT SHQIPTAR SE EDHE ATY KU PUNON E NJEJTA GJE I PESHTYRE E PERDHUNUAR E NJE CIK ME SHUME I PAGUAR.DO THONI PO PSE O TI SERB A KU DI UNE C'FARE..JO UNE JAM PURO SHQIPTAR DHE NGA ATA QE DIKUR I KAM DALE ZOT ATDHEUT E POPULLIT TIM E TANI ENDEM RRUGEVE TE BOTES PER BUKEN E GOJES DHE POLITIKANE ,ANALISTE,QEVERITARE E POLITOLOGE PER TE BERE QE POPULLI TI BESOJE C,FARE NUK THONE PER NJERI TJETRIN DHE PERSESERI E PERSERI KESHTU,NDERSA XHEPAT E BISNESET E TYRE FRYHEN ME GJAKUN E DJERSEN E SHQIPTAREVE TE THJESHTE E TE NDERSHEM.
PERDERI SA TE MOHOHET GJAKU I DERDHUR DHE SAKRIFICAT E BERA PER ATE KOMB SE AFERMI KEQ E ME KEQ DO VENE PUNET.
JU NUK BESONI,POR DO E SHOHIM.
NJE SHOQERI QE NUK GARANTON PUNE,TE ARDHME,POR VETEM DROG,ALKOL,PROSTITUCION,TRAFIQE,MASHTRIME,VRASIE,VETVRASIE,SOROLLATJE E MENDIM SI T'JA HEDH TJETRIT E C'FARE TE NUMUROJ ME PARE,NUK KA TE ARDHME.
E ARDHMJA ESHTE PARASHIKIMI I JUAJ DHE SA PER ATDHEDASHURI LE TI DALIN ZOT VATANIT PJELLAT E TE PASURVE,PER TE CILET NUK KAM NDONJE GJE NGA ANA HUMANE.DO THONI JU PO TI QENKERKE I PA ZOTI(ASHTU ESHTE E PRANOJ)VECSE ME KONCEPTE TE TJERA PER JETEN SI HUMANITAR E JO SI ZHVATES I DJERSES E MUNDIT TE TE TJEREVE.
Mire e ke nasir. Eshte gjithashtu e mundeshme qe sali ta shpalli veten mbret te malokeve dhe tja lej princ shkelzenit pushtetin.
Avash ore... Ne kemi nja dy mije vjet qe me zjarr e hekur jane munduar te na shfarosin e s´ia kane dale dot, jo me po ia dalkan per 200 vjet. Marrina me kuintale. Ja t´ju kundershtoj ne disa pika themelore i dashur filozof:
1)Greket jane drejt degradimit ne vete territorin e tyre per shkak te lindshmerise se ulet dhe emigrimit te larte-sidomos atij shqiptar.
2) Ne greqi po hapen shkolla shqiptare.
3)Arvanitasit kane 800 vjet nen ndikimin e kultures helene dhe akoma flasin shqip.
4)Ne Itali, ne dhjetera komuna te jugut eshte vendosur gjuhe administrative shqipja arberishte - shkolla shqipe tashme atje funksionojne dhe vazhdojne te ngrihen edhe te tjera.
5)Ne turqi ka akoma pas 400 vjetesh te pakten 2000000 banore qe flasin shqip.
6)Ne Himare ka nje popullsi 60% (puro)shqiptare. Vete te ashtuquajturit greke kane emigruar bashke me shqiptaret, por zona po popullohet perdite me banore te zonave te ndryshme te Shqiperise, Kosoves dhe pjeseve te tjera te Shqiptarise.
7)Ne Maqedoni ka sot disa ministra shqiptare. Deri ne 2030, nga c´tregojne statistikat atje, shumica e popullsise do jete shqiptare dhe shteti do u perkase shqipetareve.
8)Kosova eshte zona e fundit ne Evrope ku u zhvillua lufte. Atje nuk ka pushuar lufta qe nga viti 500 para Krishtit, por shqiptare kane mbetur gjithnje.
9)Ne Plazhet e gjithe shqiperise, te kenaqet shpirti kur sheh qe 95% e hoteleve dhe lokaleve jane prone e shqipetareve nga te gjitha trojet shqiptare.
10)Ne Mal te Zi, ne te gjitha zonat e banuara nga shqipetaret po behen kerkime dhe gjetje arkeologjike qe po vertetojne perdite autoktonine Iliro-shqiptare dhe kjo gje po e rrit koeficientin e shqiptarodashurise dhe ndjenjat kombetare. Edhe atje ka shkolla shqipe, ka komuna dhe bashki me gjuhe administrative shqipen dhe po behen perpjekje qe shqipja te jete gjuhe e pare. Zonat atje jane te populluara edhe me shqipetare nga veriu i Shqiperise e Kosoves, pervec shqipetareve vendas.
11)Diaspora shqiptare shyqyr zotit ka nje informim te shkelqyer per gjithcka qe perben atdheun dhe nje fryme atdhetare me te shquar e qe eshte absolutisht me teper e zhvilluar dhe e sofistikuar se ne periudhen e rilindjes kombetare, fale dhe zhvillimit te teknologjise.
Pra i dashur filozof, mos u shqetesoni shume ne kete prizem. Neve me buke e pa buke, me bre.. e pa bre.., te lire apo ne skllaveri, ne Evrope apo jo, atdheun e kemi si syte e ballit.
Po shihet qarte se ekziston nje fryme konsolidimi te kombit dhe jo shkaperdhesjes se tij. Po shihet qarte se ne po e perhapim kulturen tone - jo me ta humbasim brenda kufinjve te Shqiptarise. Po shihet qarte se kombet e tjera rreth nesh, me hapat e tyre mikroskopike nuk po ia dalin dot te ruajne ate ckane patur deri sot - madje po i humbasin me lehtesi e jo me te fitojne terren ndaj nesh. Pra mos u tutni qe kjo enciklopedi do ekzistoje ndonjehere o shqipatare. Krejt e kunderta ka per te ndodhur.
Edhe me keq kemi per te perfunduar.
Ne juglindje te Tiranes do krijohet rajoni autonom taleban me arabe buzetrashe e mjekergjate, me status extraterritorial. Aty pasaportat apo kartat e identitetit (biometrike) leshohen nga vete allahu, dhe nuk behesh dot qytetar i rajonit autonom po nuk peshon me shume se 150 kg, martohesh me 7 gra, dhe nuk falesh 7 here diten dhe tre here naten.
Po nuk arrite te shtohesh me 12 femije brenda tre vjetesh denohesh me internim ne Durres dhe pune te detyruar ne Parkun Energjitik ose internim ne Shkoder dhe pune te detyruar ne Centralin Berthamor.
Me pelqeu, dmth. me hidheroi! Mendoj se perqindja e serbeve eshte llogaritur keq ose eshte fshehur nga Fazllici. Serbet do te jene popullsia me e madhe ne trojet e ish-Shqiperise, vecanerisht ne brigjet e Adriatikut, perkrah grekeve ne brigjet e Jonit. Shpresoj se edhe i Gjithefuqishmi Sali Berisha do t'ju beje te njejten verejtje...
Urime Naser Aliu - Zhyl Verni i Kosoves. Shume bukur e ke thene: A nuk u lodhet or Shqipetar duke mbajtur ne shpine nje satrap injorant per kaq vite? Ja thua mo ja thua po kujt ja thua? Shqipetaret me bythen e Saliut ne zverk jane gati te vrasin njeri tjetrin ose tja heqin vet vehtes dhe kurresesi jo atij debili e krimineli. Po nuk i dihet o Naser vellai, se kupa e nxehte eshte mbushur per buze, dhe po filloi te derdhet domosdo qe do perveloj ate bashke me shpuren e tije. Te shpetoj me ne fund Vendi prej atij sakati mendje-krimbur.
Naser, ke qelluar mjeshterisht ne shenje! ketu je i paarritshem! Urime!
PERSONALISHT BESOJ SE SHQIPTARET SOT JANE ME TE BASHKUAR SE KURRE, KETE E VERTETON EDHE FAKTI QE SERBIA VAZHDON TE PERPIQET TA DOBESOJE KOSOVEN DHE ENCIKLOPEDINE DRITESHKURTER MAQEDONASE,
ATA NA E KANE FRIKEN, PO SHOHIM SE NE PO NDERGJEGJESOHEMI, RIMEKMEBEMI,
KOMBI YNE KA PER T'U RIMEKEMBUR SIC DO POPULL TJETER I LASHTE,
KETO PROGNOZA TE ZOTIT NASER- TE CILIN E VLERESOJ, S'BESOJ TE VERTETOHEN,
SE PARI, EUROPA JETON NE KOHET E SAJ ME TE MIRA, PO SHKOJME DREJT BASHKIMIT DHE JO ZHDUKJES SE KOMBEVE, OSE ZVOGELIMIT TE TYRE, EUROPA E KA KUPTUAR KETE, KA ZENE MEND PREJ 2 LUFTRAVE BOTRORE, EVROPA E KA KUPTUAR GJITHASHTU SE SHQIPTARET JANE DJEPI I PAQES, BOSHTI I PAQES NE BALLKAN,
EDHE NESE SHQIPTARET FLEJNE, EVROPA S'KA PER TE LEJUAR ANEKSIME TE TJERA, POLITIKA EKSPASIONISTE, VETEM SE NE RASTE SI KY I UJERAVE ME GREQINE, ATY S'KA SESI TE NA NDIHMOJE EVROPA, KUR BERISHA FAL DETIN GREQISE ME KAQ NAIVITET DHE PABESI.
NE MBYLLJE, ENCIKLOPEDI TE TILLA, VETEM SE MBJELLIN PANIK TEK SHQIPTARET, I CILI ESHTE I PANEVOJSHEM, PANIK TE CILIN E KRAHASOHOJ ME ATE TE GAZETAREVE FINOKE TE CILET ÇDO DHJETE VJET NA SERVIRIN NE PJATE GJELLE TE FRIKSHME, SI 'NE 2000 DO TE BEHET KIAMETI'APO DO TE BJERE FILAN KOMETE.
PERSHENDETJE
Z.NASER! Per shqiptaret dhe Shqiperine do te ndodhe e kunderat e asaj qe predikoni juve,jeni te sigurte per kete! Juve jeni shume pesimist!.
Ky artikull nuk esht fare serioze i ngjane nje sarkazme ose ndonje andre e nje njeriu qe vuan per kombin e vet.POr ,eksiston edhe nje frke e pa pare ,ne prespektiven e paqarte te dy paleve si ne Shqiperi ,ashtu edhe ne Kosove ,sipas artikekell perpiluasit datat jane plot largepamese si me qene ai ndonje Profet ,dhe jo Shkectare.Ne mendjen e disa njerezve edhe si ne mendjen time ngjelle nje fare lekundje ne spjegimin e gjerave duke u munduar ti spjegoj gjerat nese eshte poeti shqipetare sipas analizes qe i eshte bere te popullsia jane areale,dhe te kombesia.Por nese ndodhe keshtu eshte fatale per kombesine .Kete gje e quajme si jo reale.POr ne nje pike jame me ty.Per emigrimin v.1990-20015 e ka fjalen qe shqptaret filluan te martohen me kombesi tjeter;si me Polaket ,Hungarezet,Heket,por ,i haroje Ruset.Kjo sjelle nje realitet aktual ne ditet e sotme eshte bere nje fanomen i rezikshem per asimilimin e Shqiptareve ne emigrim.Kete artikulle e vleresoj pjserisht reale dhe jo shume konkret por me prognoza lajthitjesh qe autori ka nje ankthe dhe i spjegom fenomenet ne prespekzive ,"AIdone te thot nese vazhdojm keshtu, ngjarjet do te arijme deri ketu",Interesant ky artikuul ju bene thirje shqipetareve te kujdesen per veten e tyre dhe te jene kritik ndaje veprimeve te deri tanishme se nese , vazhdoni keshtu do te ndodhi kjo.Por mjerishte ne pamje siperfaqesore duket eufori.Ne te vertet eshte nje problem serioze kjo ceshtje qe ai e jepe ne parashikimet e tij.Dicka e shtyne ate te shkruaj ashtu e mbrene ,e shqetesone dicka dhe andaj shprehet keshtu.Arikulli ka vleresime te pjeseshme dhe ngjelle panik te lexuasi .Pershendetje.