Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Prishet rezonanca magnetike, pacientët në krizë për ekzaminime

Eglantina Bardhi | 20/10/2009 | Video | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Pacientët, të cilët kanë nevojë të bëjnë ekzaminim në kokë me rezonancën magnetike, nuk munden ta realizojnë këtë ekzaminim.


Rezonanca magnetike në Qendrën Spitalore Universitare, "Nënë Tereza", e vetmja në sistemin publik në të gjithë vendin, është jashtë funksionit. Të ndodhur përballë kësaj situate, pacientët ankohen se nuk kanë mundësi të përballojnë faturat e klinikave private për këtë ekzaminim ndonëse janë të siguruar, shteti duhet t'ua sigurojë ekzaminimin vetëm me 10 për qind të vleftës.


Ndërsa, mjeku i rezonancës magnetike, Gjergji Vreto, pohoi për gazetën se ankesat e pacientëve janë të drejta, por sipas tij janë ankuar në drejtorinë e QSUT-së për të sjellë firmën që bën servisin, por ende nuk është bërë asgjë.


Pacientët presin me ditë dhe javë të tëra me shpresën se rezonanca magnetike që bën ekzaminime në kokë do të rregullohet. Ndonëse ky ekzaminim është i domosdoshëm për ta, për të vendosur një diagnozë të saktë për sëmundjen që kanë pacientët, nuk dinë ku të drejtohen për problemin që kanë.


Në video po shihni disa nga pacientët që kanë nevojë për këtë ekzaminim pranë rezonacës magnetike.

 

2 KOMENTE

Te shkoje Vasili dhe te filloje vjershen qe ka mesuar permendsh se per tu rregulluar ka:))

ju lutemi shum z.minister
ashtu si doni ju jet per nusen tuaj ashtu kerkoj dhe un per nenen time,sic cdo shtetas tjeter.prandaj ju votuam ju per nje te ardhme me te mire.
shpresojm se do na ndimoni Z MINISTER.
SE NUK KEMI BUK TE HAJM DHE JO ME TE BEKM RM

Komenti juaj

VIDEO TE TJERA

Mister ne Liban: qan me lot kristali

Historia e saj mbart te pashpjegueshmen, ne piken qe ka...

VIDEO TE TJERA

Godo kthehet mes pacientëve të saj

Tashmë gjendet në mesin e tyre, e veshur me bluzë...

VIDEO TE TJERA

Prishet rezonanca magnetike, pacientët në krizë për ekzaminime

Pacientët, të cilët kanë nevojë të bëjnë ekzaminim në kokë...

VIDEO TE TJERA

Ankesa e nje prindi për mjekun e familjes

Mjeku i familjes jo vetëm që nuk më jep recetën...

VIDEO TE TJERA

Fluks pacientësh në QSUT

Një pacienti për tu vizituar në shërbimin e Urologjisë në...

VIDEO TE TJERA

Politikanet ne Maldive zhvillojne takim nenujor

Presidenti i Maldiveve Mohamed Nasheed mban nje takim kabineti per...

VIDEO TE TJERA

Karroca e foshnjes zvarritet per 40 m nga treni: foshnja shpeton

Shpetim i mrekullueshem i nje foshnjeje i gjendur ne nje...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj