|
|
Ministri Vasili pohoi se bluzat e bardha që dërgojnë pacientët në privat dhe nuk kanë etikë komunikimi do ndëshkohen
Bluzat e bardha që detyrojnë pacientin të marrë shërbimin privat apo nuk kanë etikën e komunikimit me pacientët do të pushohen nga puna. Ultimatumi është dhënë nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili në një takim me drejtuesit e qendrave shëndetësore.
Ministri Vasili ka paralajmëruar mjekët se çdo pacienti do t'i dëgjohet fjala deri në ministri ndërsa bluzave të bardha nuk do t'u jepet asnjë mundësi ankimimi.
"Tolerancë zero ndaj çdo mjeku dhe infermieri që do të luajë rolin e sekserit me pacientët duke i drejtuar këta të fundit për ekzaminime laboratorike në strukturat private ndërkohë që strukturat shtetërore i kanë të gjitha kapacitetet e duhura. Shkelje të tilla do të marrin dënimin e merituar. Kjo është një kauzë e humbur për cilindo",- theksoi ministri Vasili.
Një tjetër pikë që rrezikon vendin e punës së mjekëve dhe infermierëve është etika me pacientin. Gjuha dhe sjellja e keqe kryesisht ndaj të moshuarve sipas ministrit Vasili do të jetë shkak për largimin e tyre nga puna.
"Përdorimi i një komunikimi joprofesional ndaj pacientëve, veçanërisht ndaj atyre të moshuar do të bëhet shkak për largimin nga detyra të çdo mjeku që e bën një gjë të tillë. "Fjala shëron" do të jetë motoja e shërbimit tonë duke mos lejuar që asnjë pacient të mos dalë i lënduar nga gjuha e keqe e kujtdo",- theksoi Petrit Vasili.
Sipas ministrit të Shëndetësisë këto vendime synojnë rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor dhe mirëfunksionimin e sistemit të referimit. Sipas këtij sistemi shërbimet parësore do të merren vetëm nga mjeku i familjes dhe ai specialist. Ndërsa në spital do të shkohet me rekomandimin e këtyre dy mjekëve, nëse ata nuk marrin përsipër kurimin e pacientit apo në rast urgjencash.
Ali Jakubov nuk eshte nje foshnje e zakonshme. Çdo disa dite ne lekuren e tij dalin vargjet kuranore dhe pelegrine...
Lajmet 28 Tetor - Ora 14 -
data/28-10-2009
Lajmet 17 Tetor - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 17 Tetor - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj