|
|
Shteti shqiptar i kërkon "mëshirë" gjykatës së Strasburgut në rastet kur shpallet fajtor për çështje pronash
TIRANË- "Mos na dënoni shumë sepse jemi shtet i varfër dhe nuk kemi para të paguajmë". Kjo është mënyra që ka zgjedhur shteti shqiptar për tu mbrojtur në Gjykatën e Strasburgut në gjyqet e pronave.
Ndryshe nga praktika e përgjithshme kur shtetet e mbrojnë veten ndaj çështjeve të hapura kundër tyre duke paraqitur prova të cilat kundërshtojnë pretendimet e paditësve, të paktën në një rast qeveria shqiptare ka kërkuar "mëshirë" nga Gjykata e Strasburgut në vendimin që kjo e fundit pritet të japë për një nga dhjetëra çështjet që janë depozituar në të nga pronarët shqiptarë.
"Shekulli" ka siguruar kopjen e plotë të korrespondencës së qeverisë shqiptare me këtë gjykatë, ku ndër të tjera kësaj të fundit i kërkohet që nëse vendoset në favor të paditësit, dëmshpërblimi që do të jepet të jetë sa më i vogël duke marrë në konsideratë se kemi të bëjmë me një shtet të varfër si Shqipëria.
"Nëse eventualisht Gjykata Europiane vendos për dhënien e një dëmshpërblimi, ftojmë Gjykatën në fjalë që të akordojë një shpërblim sa më të drejtë e të arsyeshëm duke marrë në konsideratë rrethanat e faktit", - citohet ndër të tjera në letër-përgjigjen që zyra e Avokatisë së Shtetit i ka kthyer gjykatës. Materiali mban datën 02. Tetor 2009.
Duke mos dashur të ndikojë në proces "Shekulli" nuk bën publike emrin e paditësit për shkak se çështja është në gjykim prej të cilit së shpejti pritet të merret edhe një vendim. Bëhet fjalë për një familje tiranase pronare e një shtëpie në të cilën pas viteve 90-të nga shteti ka strehuar disa familje të tjera me statusin e të pastrehut.
Në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme shtëpia "de jure" rezulton në emër të familjes tiranase ndërsa ende ajo nuk ka arritur ta gëzojë atë "de facto".
Për këtë shkak, familja ka hapur një proces gjyqësor duke kërkuar nga shteti pagesën e gjithë shumës së parave sikur shtëpia të ishte dhënë me qira me arsyetimin se ishte ky i fundit që strehoi banorë të tjerë aty duke i dëmtuar ekonomikisht ata. Në dosje rezulton edhe sasia e dëmshpërblimit që familja tiranase kërkon nga shteti shqiptar.
Pas përllogaritjeve të bëra me anë të ekspertëve imobiliarë duke marrë parasysh edhe që banesa ndodhet në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, bëhet fjalë për një shpërblim i cili bashkë me shpenzime e gjyqeve vërtitet në rreth 700 mijë eurove.
Në lidhje me këtë pretendim pala paditëse i ishte drejtuar të gjitha shkallëve të gjyqësorit në Shqipëri nga i cili ka marrë përgjigje se banorët që ndodhen në shtëpi nuk mund të nxirren me dhunë jashtë. Nisur nga kjo, familja i është drejtuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për rishqyrtimin e çështjes.
Çështjet me të paditur shtetin shqiptar dhe me subjekt pronën që janë dërguar nga individë të ndryshëm drejt gjykatës së Strasburgut janë me dhjetëra. Kujtojmë këtu, çështjet, "Nuri kundër Shqipërisë", "Dauti kundër Shqipërisë", "Balliu kundër Shqipërisë", "Beshiri dhe të tjerët kundër Shqipërisë", etj., ku për një pjesë të tyre është dhënë një vendim ndërsa shumë të tjera janë në shqyrtim e sipër.
Çështja më e afërt në kohë është ajo "Vrioni dhe të tjerët kundër Shqipërisë", për të cilët Gjykata vendosi të dënojë shtetin shqiptar me 3 milionë lekë si shpërblim ndaj tyre. Bëhej fjalë për 1.637 metër katror truall i cili ndodhet brenda rrethimit ku sot ndodhet Ambasada Italiane.
"Përsa i përket kërkesës në lidhje me dëmin pasuror aplikantët kanë paraqitur një aktvlerësimi të pronës ku vlera e saj është llogaritur në 2.184.000 euro, ndërsa fitimet e munguara midis 1996 deri më 2006 në 535.500 euro" - , citohej në vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Pronarët e rinj çekë paralajmërojnë një fazë të fortë testimi për të gjithë punonjësit e sistemit të shpërndarjes Rreth 400...
KLSH zbulon shkelje kolosale në veprimet financiare të administratës shtetërore, dëmi më i madh nga dhënia me qira TIRANË- Administrata...
Lajmet 07 Nëntor - Ora 11 -
data/07-11-2009
Lajmet 07 Nëntor - Ora 08 -
data/30-08-2008
Lajmet 06 Nëntor - Ora 16 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Per forca qe shteti jone kerkon meshire se nuk eshte se zbaton ligjet.Ketu ekziston ligji i xhungles dhe meqe ketu jane ne krye bejne luanin kurse para botes bejne lpurin.Ky eshte shteti jone.
Shtet " TRIMASH"
Per forca qe shteti jone kerkon meshire se nuk eshte se zbaton ligjet.Ketu ekziston ligji i xhungles dhe meqe ketu jane ne krye bejne luanin kurse para botes bejne lpurin.Ky eshte shteti jone.
Shtet " TRIMASH"
STAN ME LEPUJ
....... "FRIKE" DHE "PASIGURI" JETA NE SHQIPERI ! ..................................................................................................................
meshir per sali berishen, kestu eshte kur nuk kemi shtet ne shqipri mafja shtetrore jan bere bosa dhe skane nevoje per sagje
ne qoftes e denohet qeverija shqiptare leket i marrin nga populli i varfer shum e thjeshte per tu kuptuar kjo gje
Shohe si skandaloze kete lloje fraze , djallzia e politikaneve tane per t'ju shmangur ndonje gjobe fantastike . i lutem komisionit Europian ne raste se eshte nje shifer e larte, kjo te jete drejte per se drejti s. berishes . dhe me kushte se kjo e fundit ne qofte nuk realizohet ai ti drejtohet gjykades se hages, si njeri i pa afte, dhe i koruptuar. Shqiptaret jane te lodhur, por krenare per te armen. Ne europe nuk shkohet me njeres qe deklarojne varferi dhe meshire. ku perpen nje turpe per politikanet tane.
po hajt se edhe po fitoi do ti jape saliu letra me vlere se parate sa ku i merr ja kane fshehur gita dhe zeni.
shteti shqiptar i kohrave pas 29 nentor 1944 deri me sot vetem se e urreu pronarin e vertete !!kjo tashme nuk do shume mend...edhe ate lutje per gjykaten e strasburgut jam i sigurt se e ka bere ndonje nepunes per te justifikuar perpjekjet e tij para eproreve perndryshe hajduteve dhe shkaterruesve te prones.Tashme dihet se prona e pronareve te vertete u shkaterrua plotesisht keta 17 vjet dhe se nuk ka me shanse per ta marre i zoti.Edhe se mund te demtohet shteti shqiptar nga kompensimet nepermjet gjykates se strasburgut kjo as qe rendon mbi hajdutet e vertete por mbi xhepat e taksapaguesve,pyes thjeshte : pse shteti nuk kthen pronen te cilat jane aty qe kur ka lindur jeta dhe nuk mund te lozin nga vendi......!!!!???
Problem shume i thjeshtshteti sa me shpejt te kthej pronen te pronari dhe zaptuesit te paguajn pa u futur mire euro.Rasti me i fresket debati bashki kryeminister.z.kryeminister ,nje pyetje kisha ne fjalimin tuaj bete nje analize te prones te ndodhur ne qender te tiranes ju dolet apur per istorikun e saj mirpo desha te dijeqeveria e zogut kur sipas jush ka hartuar planin e rregullimit te qendres me te vertete ka kryer demshperblimin e pronarve autokton apo thjesht ka konfiskuar pronen . dhe deri me tani eshte debitor ndaj pronarve dhe do vazhdohet kshtu ju thate se keni foto keni dokumenta besoj se keni dhe origjinen e pronarit te vertete por kam frike se kjo pronsi lidhet dhe me token e pallatit te pionerve dhe me lulishten para PD pron sipas vejziut e dajes se zogut z.kryeminister qeni po kerkon te zotin mos u vononi me folni me konkretisht per familjet autoktone ne tiron ,historite e ndertuara nga zaptusit po treten dal ngadal
Cfare shtet pusht eshte ky i joni ,qe i kerkon meshire botes,ndersa vete kete meshire nuk e ka per qytetaret e vet!Le ta vendose me ligj,ky shtet hajdut,qe kush eshte fajtor me emer,per fajin e bere,ai ta paguaje demin e jo shteti!Zyrtaret hajdute zhvatin miliona me ryshfete dhe ne fund te pguajme te gjithe!Kjo eshte kriminale!Shume zyrtare,pushojne nga puna padrejtesisht plot nepunes dhe ata pasi fitojne gjyqin,marrin parate e pa paguara per vite nga shteti!Pra ketij zyrtari bandit nuk i hyri gjemb ne kembe!JO,demin e shkaktuar nga padrejtesia ta paguaje pikerisht ai qe e ka bere,sepse ka marre ryshfet nga tjetri qe ka punesuar ne vend te tij!Keshtu nuk do guxoje njeri te beje zarare te tilla!
NUK KAN TURP QE SHPREHEN QE JEMI TE VARFER SI SHTET,KANE KAQ KOH QE PIN GJAKUN E KETI POPULLI KAQ TE VARFER,PO ME ZEMER TE MADHE,QE DUHET TI DREJTOHEN TE GJITHE STAZBURGUT,SE PO SHTYPEN E PO MOHOEN NE CDO MOMENT NGA KY SHTET GJAKPIRES DHE I PA MESHIRSHEM,JEPJANI PRAP VOTEN DHE VARROSNI VETEN.
NUK KAN TURP QE SHPREHEN QE JEMI TE VARFER SI SHTET,KANE KAQ KOH QE PIN GJAKUN E KETI POPULLI KAQ TE VARFER,PO ME ZEMER TE MADHE,QE DUHET TI DREJTOHEN TE GJITHE STAZBURGUT,SE PO SHTYPEN E PO MOHOEN NE CDO MOMENT NGA KY SHTET GJAKPIRES DHE I PA MESHIRSHEM,JEPJANI PRAP VOTEN DHE VARROSNI VETEN.
Enver Hoxha ua mori pronat pronareve,por dokumentet ua ruajti,ndersa SALI BERISHA ua mori pronat dhe u zhduku dokumentet!Dhe e ben kete poshtersi kaq me serbes,sa legalizoi mijra hektare toka rreth Tiranes e Durresit per tua dhene HORDHIVE TE TIJ PREJ MALESIE!!!DHE THOTE SE JEMI NE KAPITALIZEM!!!DERI KUR DO TA KUPTONI ,O PRONARE TE BUDALLALLEPSUR SE BERISHA ESHTE ARMIKU I JUAJ,QE I JEPNI VOTEN????
Do te ishte me e drejte qe bashke me gjoben ndaj shtetit , gjykata te vendoste gjobe edhe ndaj personave pergjegjes qe kane vepruar ne kundershtim me ligjin.Ne kete menyre do te rritej pergjegjsia vendim marrese duke u pakesuar numri i inkopetenteve dhe mashave te pushtetit.
SIKONI se si duan me na fut ne europ keta kelyshat duke kerkuar lemoshe ,kur vjen puna per te kerkuar te drejten tende ne cdo institucion ne shqiperi te trajtoj si plere plus qe te grijn nga leket ..dhe te them te drejten me vjen keq.dhe turp nga vetja qe une dhe shum te tejere ,lejojm kete tirani ne kurrizin ton dhe rrijm duke par sesi pushteti tall b... me ne..
mire tju behet o ish pronar, se ju e ndihmuat ,e financuat ,e inkorajuat malokun me votat e juaja.tani cfare kerkoni?vetem nje gje me ka mbetur per te thene,se paska qene malok i zgjuar sa ju ka dhene trute e gamorit.