Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Administrata shkaktoi 6.9 miliardë lekë abuzime

E. Senja | 06/11/2009 | Biznes | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

KLSH zbulon shkelje kolosale në veprimet financiare të administratës shtetërore, dëmi më i madh nga dhënia me qira


TIRANË-
Administrata shtetërore i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 6.9 miliardë lekësh të reja.


Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se gjatë verifikimeve të bëra në periudhën janar-shtator 2009, janë hasur shkelje të cilat kapin shifra të konsiderueshme. Kontrollet e kryera gjatë kësaj periudhe janë shtrirë në disa institucione, ku bëjnë pjesë ministritë dhe administrata qendrore, pushteti vendor, institucione të regjistrimit dhe të administrimit të pronës, tatim-taksat, doganat, etj.

Në krahasim me gjashtëmujorin e parë të këtij viti, vërehet një rritje e lartë e shkeljeve në sektorin e shitjes apo dhënies me qira të pasurisë shtetërore. Shkeljet në këtë sektor kapin shifrat e 3.1 miliardë lekëve, duke zënë vendin e parë në krahasim me të tjerët. Në raportin për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, shkeljet në këtë fushë kapnin shumën e 561 milionë lekëve.


Për sa i përket sektorit të tatim-taksave, nga kontrollet e KLSH-së është hasur një dëm prej 2.33 miliardë lekësh. Shkeljet kanë të bëjnë me, mosmbledhjen e taksave vendore, siç është ajo për ndikimin në infrastrukturë, mosmbledhje të tatimit mbi të ardhurat personale, mosvjelje të tatimit në burim, etj.


Kështu, në Agjencinë Rajonale të Shërbimit Tatimor në Fier, KLSH raporton për një shkelje në nivelin e 338 lekëve, në atë të Durrësit, 803 milionë lekë, në Korçë 587 milionë, në Lezhë 135 milionë, në Lushnje 213 milionë, etj.


Në rreth 331 milionë lekë vërtitet dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit si pasojë e moszbatimit të procedurave të rregullta në prokurimet publike. Në krahasim me të dhënat e ofruara nga KLSH-ja për gjashtëmujorin e parë të vitit, vetëm në tre muaj shkeljet në këtë sektor shënojnë një rritje me 165 milionë lekë.


Në vend të parë qëndrojnë, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Projekti Bashkiak i Furnizimit me ujë për Tiranën, me respektivisht 85 dhe 59 milionë lekë.


Në listën e shkelësve në procedurat e prokurimit publik duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëme të mëdha bëjnë pjesë edhe kompania Albpetrol me 20 milionë lekë , KESH-i me 13 milionë, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve me 11 milionë lekë, Drejtoria e Arsimit Durrës me 10.7 milionë lekë, zyra e ALUIZNI-t në Tiranë me 6 milionë, Ministria e Arsimit me 5.9 milionë, etj.


Shkelja që Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton për doganat kap vlerën e rreth 300 milionë lekëve, ku në vend të parë qëndron ajo e Kakavijës me rreth 276 milionë.


Kryesisht abuzimet në këto pika kanë të bëjnë me mosmbledhjen e detyrimeve doganore nga moszbatimi i procedurave në zhdoganim, ku përfshihet edhe ai i autoveturave.


Arsye tjetër për akumulimin e një dëmi të tillë KLSH rendit edhe penalitetet e pavendosura ndaj subjekteve për mosplotësim të saktë të deklaratës doganore e të dokumentacionit.
Në vlerën e 227 milionë lekëve arrijnë shkeljet e hasura për sa i përket shpërblimeve që funksionarë të administratës kanë përfituar.


Shifra që bie në sy është ajo e shkaktuar në Korporatën Elektorenergjetike Shqiptare me plot 212.5 milionë lekë. Abuzimet në bashki të nivelit të dytë dhe të tretë, drejtori spitalore, etj., për sa i përket shpërblimeve janë të pakrahasueshme me këtë shifër.


Sektorë të tjerë në të cilët KLSH-ja ka hasur në abuzime janë ato të Sistemit të Pagave dhe Shpenzimeve Operative, të cilat në total përbëjnë një dëm deri në 600 milionë lekë.



 

1 KOMENT

Mjere populli i varfer

Komenti juaj

 

OSSH: Do bëjmë shkurtime në personel

Pronarët e rinj çekë paralajmërojnë një fazë të fortë testimi për të gjithë punonjësit e sistemit të shpërndarjes Rreth 400...

Administrata shkaktoi 6.9 miliardë lekë abuzime

KLSH zbulon shkelje kolosale në veprimet financiare të administratës shtetërore, dëmi më i madh nga dhënia me qira TIRANË- Administrata...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj