|
|
Pronarët e rinj çekë paralajmërojnë një fazë të fortë testimi për të gjithë punonjësit e sistemit të shpërndarjes
Rreth 400 punonjës rrezikojnë vendin e punës. Kryesorët faturistët dhe arkëtarët e OSSH
TIRANË- "Do të nxjerrim nga puna të gjithë ata punonjës që nuk punojnë në të mirë të kompanisë dhe që me anë të veprimeve të tyre dëmtojnë atë dhe konsumatorët Shqiptarë".
Ky është qëndrimi zyrtar i pronarëve çekë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në lidhje me shqetësimin e ngritur nga ana e Sindikatës së Pavarur Elektorenergjetike Shqiptare për shkarkimin nga puna të rreth 400 punonjësve. Burime zyrtare pranë kompanisë sqarojnë mënyrën dhe të gjithë hapat se si do të veprohet në këtë rast.
Nga ditët e para të nëntorit deri në fund të vitit, për të gjithë punonjësit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nis një fazë e ere "kualifikimi" për të mbrojtur vendin e punës. Pasi, në këtë periudhë pritet të bëhet vlerësimi i ecurisë së punës së secilit prej tyre.
Sipas përfaqësuesve të CEZ-it vlerësimi fillimisht do të merret mendimi i drejtuesve lokale të secilës drejtori. Këta të fundit, duhet të përgatisin për secilin punonjës një dosje ku do të shprehen për ecurinë e tyre. Pas kësaj në një fazë të dytë do të jetë vetë zyra qendrore e OSSH-së që do të bëjë verifikimet nga ana saj.
Nëse vërtetohet që vërtet ka punonjës të cilët kanë kryer shkelje dhe abuzime duke dëmtuar kompaninë por edhe konsumatorët, atyre do t'iu kërkohet dorëheqja. Vlerësimi i performancës në punë do të kapë të gjitha kategoritë e punonjësve, si faturistët, arkëtarët, elektricistët, etj. Bëhet e ditur se shkarkimet e pritshme nuk bëhen nën kuadrin e një ristrukturimi të kompanisë por me qëllim përmirësimin e performancës. Ndërsa një strukturim i plotë i saj pritet të bëhet në një fazë tjetër.
"OSSH-ja është duke ndërmarrë masat e nevojshme dhe është duke identifikuar fusha ku mund të punojë në përmirësimin e rezultateve të saj. Në këtë kontekst, janë duke u bërë përpjekje për të identifikuar punonjës të cilët janë duke dhunuar rregullat e brendshme të kompanisë dhe sjellja e të cilëve shkon ndesh me interesat e saj dhe të klientëve.
Të gjitha nivelet e menaxhimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes janë informuar rreth ndërmarrjeve të tilla dhe janë duke u bërë përgatitje për të ndëshkuar sjellje të tilla të papranueshme në punë", - citohet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të pronarëve të rinj të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Ndërsa, të kontaktuar nga "Shekulli" burime pranë kompanisë shprehen se nuk ka një shifër të përcaktuar për numrin real të punonjësve të cilët do të pushohen nga puna, pasi kjo do të varët nga opinionet e dërguara prej drejtuesve të Drejtorive Rajonale por edhe nga verifikimet që do të bëje kompania nga ana e saj.
Në lidhje me vendimin e marrë nga CEZ për shkarkimin nga puna të një serë punonjësish reagoi edhe Sindikata Elektroenergjetike Shqiptare. Me anë të një letre të hapur drejtuar ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ministrit të Punës, Spiro Ksera dhe Avokatit të Popullit Ermir Dobjani, sindikata e quajti arbitrar dhe jo transparent vendimin e marrë sipas tyre nga ana e CEZ-it për shkarkimin nga puna të 400 punonjësve.
Sipas sindikatës, më shumë se të merret me shkarkimet nga puna, OSSH-ja duhet të lidhë urgjent kontratat kolektive me punonjësit ashtu siç parashikohet në Kodin e Punës. "I jemi drejtuar disa herë punëdhënësit të ri, për të nënshkruar kontratën e re kolektive, në respektim të Kodit të Punës dhe të drejtës sindikaliste të parashikuar nga ligji. Pavarësisht kësaj nuk është nënshkruar kontratë e re por është shtyrë ajo e vjetra", - citohet ndër të tjera në letër.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet rritje pagash dhe pensionesh deri në 10 për qind. Prioritet, pagat e ulta...
Popa: Kërkojmë përshkallëzimin e TVSH-së, kredi me interesa të ulëta dhe shmangien e burokracive Mungesa e likuiditetit në treg ka...
Lajmet 10 Nëntor - Ora 12 -
data/10-11-2009
Lajmet 10 Nëntor - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 Nëntor - Ora 09 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj