Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Rasti 'Baze', çfarë duhet të na shqetësojë?

Bledar H. Prifti | 06/11/2009 | Komente | komentet 17 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Në një sondazh të organizuar nëpërmjet rrjetit elektronik, administratori pyet lexuesit se si do ta kategorizonit sulmin ndaj gazetarit Mero Baze:


(1) Ogur i keq për median e lirë?
(2) Ngjarje personale? - apo...
(3) Në Shqipëri kush flet e pëson?


Deri më tani, nga 5021 persona të përgjigjur, 21% mendojnë se ky është një ogur i keq për median, 28% mendojnë se është një ngjarje personale, dhe 51% mendojnë se në Shqipëri kush flet e pëson.


Gjithashtu komentet që bëjnë lexuesit në lidhje më këtë ngjarje të shëmtuar, si për politikën ashtu edhe për shoqërinë tonë, ngjallin kontroversitet. Gjykimi i individëve rreth kësaj ngjarje, fatkeqësisht, duket sikur i shëmbëllen një konfrontimi midis grupimeve politike dhe jo një reflektimi të bazuar në principet bazë të vlerave dhe dinjitetit njerëzor.


Zëri i humanizmit dhe i dinjitetit njerëzor duket sikur i ka lënë vendin klithmave që paralajmërojnë errësirën dhe ogurin e keq.
Duket sikur politika ka hyrë aq thellë në gjakun tonë sa na ka mbytur atë që është më esenciale për një qenie njerëzore - njerzillëkun dhe dashurinë për njeriun. Por kjo nuk mund të ndodhë pa realizuar më parë atë që shumë e quajnë si "lavazh truri". Dhe kjo lavazho truri nuk ndodhi sot, as dje.


Kjo lavazho filloi fuqishëm që në 1941 dhe vazhdon sot e kësaj dite, duke gërryer çdo qelizë të ngelur të integritetit njerëzor. Është kjo lavazho që na ka kthyer në paranojakë dhe armiq jo vetëm të mendimit ndryshe por edhe të atij që mbart mendimin. Kemi arritur në atë pikë sa e kemi bashkuar mesazhin me mesazherin dhe e trajtojmë këtë të fundit sikur të ishte armiku dhe kundërshtari dhe jo si alternativa dhe e ndryshmja.


Është ky mentalitet i bashkimit të mesazhit me mesazherin që ka sjellë personalizimin e veprimtarisë institucionale të individëve. Ky personalizim ka një impakt të madh në mosfunksionimin, manipulimin dhe rrënimin e institucioneve të ndërtuara në këtë shoqëri. Mesazhi (institucioni) i është nënshtruar mesazherit (personit), madje ndodh edhe anasjelltas.


Nëse do të shohim tre pyetjet e sondazhit, ne do të kuptojmë se çdo të thotë të personalizosh jo vetëm një ngjarje, por të personalizosh një veprimtari institucionale siç është ajo e gazetarit. Pavarësisht se ky agresion ndaj z. Baze dënohet nga shumica dërrmuese e shoqërisë, ky dënim ka më shumë një karakter personal dhe jo institucional.


Vetëm 21% e të përgjigjurve i japin kësaj ngjarje karakter institucional duke iu referuar medias. Kurse 51% e pjesëmarrësve në sondazh, edhe pse e dënojnë ngjarjen, i japin asaj një karakter personal kur shprehen se "Në Shqipëri kush flet e pëson". Pjesa tjetër prej 28% mendojnë se agresioni kundër z. Baze ishte për arsye personale, mbase punë femrash a ku i dihet.


Për të kuptuar problemin, ne duhet të fokusohemi tek 51%-shi pasi ai inkludon ata individë që e dënojnë aktin kundër gazetarit Mero Baze por që nuk e konsiderojnë atë si një akt kundër një institucioni - medias.


Jam i bindur se nëse do ti pyesnim këta individë nëse ky agresion ka lidhje me punën e z. Baze si gazetar, besojë se ata do të përgjigjeshin pozitivisht. Atëherë çfarë mund ta ketë shtyrë këtë 51%-ësh që të mos zgjidhte pyetjen e parë (ogur i zi për median)?


Dikush mund të pretendoj se arsyeja që ky grupim nuk zgjodhi pyetjen e parë mund të jetë përdorimi në pyetje i togfjalëshit ekstrem "ogur i zi". Kurse unë besojë se arsyeja ka qenë personalizimi (i pavetëdijshëm) i veprimtarisë institucionale të z. Baze, ashtu si bëhet edhe në institucionet të tjera.

Janë dy fenomene që duhen kuptuar: (1) Personalizimi i institucionit dhe (2) Personalizimi i veprimtarisë institucionale.
Personalizimi i institucionit ndodh atëherë kur institucioni identifikohet me personin drejtues.


P.sh, institucioni i Presidentit të identifikohet me personin Bamir Topi, institucioni i kryeministrit me personin Sali Berisha, institucioni i ministrit të kulturës me personin Ylli Pango, e kështu me radhë. Një institucion identifikohet me personin drejtues deri në atë pikë sa veprimtaria e personit drejtues zhvillohet konform normave, rregullave dhe ligjeve që normojnë veprimtarinë e vetë institucionit.


Në momentin kur aktiviteti i personit drejtues nuk bazohet në këtë tërësi normash rregullash dhe ligjesh, atëherë ky institucion nuk mund dhe nuk duhet të identifikohet me personin.


P.sh., parë nga ky këndvështrim, nëse kryeministri Berisha përfshihet në afera korruptive dhe anti-ligjore dhe të pa atribuara me ligj institucionit të kryeministrisë, atëherë z. Berisha humbet të drejtën e identifikimit të tij me institucionin e kryeministrit dhe anasjelltas.


Personalizimi i veprimtarisë institucionale ndodh atëherë kur ne personalizojmë veprimtarinë e personave pjesëtarë të institucionit edhe në rastin kur kjo veprimtari zhvillohet brenda profilit të tyre institucional dhe në përputhje me normat, rregullat, dhe ligjet që normojnë veprimtarinë e institucionit. Një veprimtari e tillë mund dhe duhet të personalizohet atëherë kur kjo veprimtari zhvillohet jashtë kufijve apo strukturës së institucionit dhe në kundërshtim me normat, rregullat dhe ligjet e tij.


Në rastin e z. Baze, veprimtaria e tij institucionale (gazetaria) është konform të gjitha normave, rregullave dhe ligjeve që administrojnë veprimtarinë e medias. Z. Baze nuk u sulmua për arsye që kanë të bëjnë me jetën e tij private por për arsye të forta që kanë lidhje me veprimtarinë e tij institucionale si gazetar.


Z. Baze nuk është një njëri që thjesht flet sepse të gjithë ne flasim. Z. Baze flet përmes institucionit të medias dhe e folura e tij është publike dhe jo private. Prej këtej rrjedh që sulmi kundër z. Baze nuk mund dhe nuk duhet të konsiderohet si një sulm personal. Ai është një sulm kundër gazetarisë dhe institucionit të medias.


Por çfarë sjell personalizimi i këtij akti? Çfarë fshihet pas tendencës për të personalizuar këtë akt? Cili është roli i politikës në këtë akt?


Me pak fjalë, lokalizimi i këtij akti dhe karakterizimi i tij si një akt personal synon që të largojë nga mendjet e Shqiptarëve atë është më shqetësuese sot: Sulmi primitiv i politikës mbi mediat e lira. Është ky sulm që tregon edhe njëherë se media nuk është "e kapur". Ky sulm tregon se në Shqipëri ka media të lira dhe gazetarë kurajoz, madje shumë kurajoz. Problemi më i madh është familjarizimi dhe primitiviteti i politikës dhe i klasës politike.


Media dhe politika, ashtu si e kam thënë edhe më parë, janë të pandashme nga njëra tjetra, të paktën në realitet. Politika gjithmonë do të synojë të diktojë dhe dominojë axhendën e medias dhe shprehjen e saj. Këtë fenomen mund ta ndeshësh aktualisht edhe në "djepin e demokracisë" - Shtetet e Bashkuara. Direkt apo indirekt, politika përpiqet që t'i imponojë mediave pikëpamjet dhe axhendën e saj. Në fjalët e z. Baze.


"Media dhe politika janë si puna e hekurit dhe ndryshkut". Unë do ta vazhdoja edhe më tej thënien e z. Baze duke i kujtuar se ndryshku (politika) uzurpon hekurin (median) atëherë kur ndodhen në ambientin e përshtatshëm për t'u realizuar ky reaksion kimik. Dhe ky ambient është shoqëria jonë që, fatkeqësisht, i jep jetë këtij reaksioni fatkeq.


Është ky ambient që i jep jetë kësaj politike dhe këtyre reaksioneve.
Ndaj personalizimi që shikojmë t'i bëhet veprimtarisë institucionale të z. Baze dhe agresionit ndaj tij, më shumë se një indikator i agresionit të politikës kundër medias, mund të konsiderohet si një produkt i kulturës sonë demokratike dhe potencialit që ka shoqëria Shqiptare për të bërë të mundur funksionimin e strukturave dhe institucioneve të saj, qofshin këto politike apo sociale. Më shumë sesa një sulm kundër medias, ajo që duhet të na shqetësojë më shumë është reagimi i shoqërisë përkundrejt këtij sulmi.


Më shumë se sulmi, ne duhet të na shqetësoj burimi i këtij sulmi, vendi nga ky gjenerohet mbështetje për fenomene të tilla. Dhe për ta mbyllur, ky sulm, më shumë së një kërcënim për median dhe fjalën e lirë, përbën një kërcënim për vetë shoqërinë civile dhe funksionimin e saj.

 

17 KOMENTE

Desha ne fakt te theksoje per sa me siper se une ne votimin e mesiperm kam votuar per piken e pare, pra qe goditja e Bazes eshte nje ogur i keq per median e lire ne shqiperi, por ne "hindsight" jam dakort me nje rikategorizim te votes sime duke pasur prasysh dhe duke qene realist se veshtire se media shqiptare mund te quhet e lire apo e pavarur. Incidenti me Bazen ne thelb per mua shpreh fare qarte dhunen, kafsherine dhe injorancen e thelle qe eshte tashme e institucionalizuar ne vendin tone. Si perhere publiku i gjere instiktivisht e ben mjaft mire dallimin dhe arrin te kuptoje se dhuna ndaj Bazes eshte shume me teper sesa presion ndaj shtypit e medias, se ajo eshte shprehje e qarte e arrogances shteterore dhe sic eshte sterthene mjaft keto dite eshte nje rrezik permanent per te gjithe ne per sa te vazhdojme te kemi nne krye nje klike uzurpuese, hajdute e dhunshme dhe te pacivilizuar.
Por nga ana tjeter me duhet te shtoj se kjo eshte edhe shprehje e menyres primitive sesi ne shqiptaret sillemi me njeri tjetrin ku ende sundon ligji i xhungles dhe i te fortit.
Per ata derdimen qe e shohin kete si ceshtje personale nuk ja vlen te komentosh pasi te tille syresh mund tu vesh edhe nje emer tjeter, ate te mazokistit (pervec te qenit derdimen e kam fjalen).

Nuk eshte tamam keshtu. Arsyeja pse 51% e te anketuarve kane dhene ate pergjigje eshte sepse trauma ne shoqerine shqiptare eshte me e gjere sesa thjesht ne media dhe pergjigjia e "kush flet e peson" perfshin brenda dhe njerezit e medias......
Te tjerat pastaj qendrojne si konstatime....

per mendimin tim gaztaria ka etiken e vet .kur gaztaei -mer rolin e dedktivit ose shpifesit nga urejtje qe dalin jashte profesionit te tij .ahtere ka nje problem brenda personit ne fjale . prandaj shkrimet duhente kene vleren e tyre gaztareske .se nuk jemi ne napoli e palermo

Rasti Baze deshmon mjaft fakte:
1- Ne Shqiperi media s'ka liri.
2- Ne Shqiperi politikanet tane s'e durojne dot lirine e medias,eshte maske ajo qe bejne sikur e mbrojne lirine e medias,nen rogos e luftojne.
3- Ne Shqiperi vazhdon inercia e medias komuniste,e cila te rafshonte me gjithesej,ne se flisnje ate qe ndjenje.
4- Me nje medie te komanduar nga politika,sundimtaret tane e kane me lehte
te bejne c'te duan.(Te shesin truaj,te bejne vila,te grabitin pronat,te kene salltanete,kur populli vdes,s'ka shtepi etj.)
5-Nje medie e komanduar te bardhen e ben te zeze,dhe te zezen te bardhe.
6-Nje medie e komanduar,ben robote,skllever,peqe lepe,mjaft shqiptare
vecan ata qe rojne ne Tirane.Ndryshe kjo shtrese s'gjen pune,s'ushqen dot familjen,shkruan si desheron bosi i gazetes,jo si eshte e verteta.
7-Ata qe pranojne ti sherbejne medies se komanduar,ne 20 vjet kane lyer qeren e tyre dhe nuk tregojne sa,si e qysh vune
pasuri.Peqe-lepet e kane bere zanat kete jete qe ne komunizmin Enverist,e njohin mire zanatin e tyre.
E verteton 51%-ndeshi qe miraton idene:
KUSH FLET E PESON, e kunderta e saj:Kush nuk flet,nuk kundershton,PERFITON.
Duhet bere nje liste me boset e gazetave,
dhe kush ka pasurite me te medha prej tyre.Vilat,trojet,veturat,shtepite,truajt
apartamentet,nuk mund ti fshehesh dot.
Ndoshta 55-sa o Klani ze vend tepare? 8-Gazetaret duhet te botojne literature
per ligjet e bisedes,ligjet e shprehjes se ideve,ligjet e lirise se fjales dhe mendimit,ligjet kur nje ide quhet shpifje
dhe kur jo.Gjitheseicili duhet te njohe
TE DREJTAT E GAZETARIT,DETYRAT E TIJ,SI ZBULON AI DHE MBRON TE VERTETEN,STATUSIN E GAZETARIT,etj,etj, sepse populli shqiptar eshte bere gazetar,por nuk njeh ligjet e kesaj pune nga qe pushtaret i fshehin keto ligje.
9-Edhe detyrat e Kryeministrit,pergjegjesite e tij,te drejtat e tij,s'ka pse te jene sekrete
derisa ky person mund te zoteroje fuqi
mbi c'i takon.Populli duhet ti lexoje keto ne nje liber me vete,po keshtu per Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit te Popullit.Ngordhi koha kur keto ceshtje
diktatura i censuronte.Po lexojme qe
Kryeministri e ka mare ne pune te bijen
sa me afer pushtetit,e ka o jo kete te drejte?
10-Filozofine kush flet e peson,duhet ta ngordhim dhe ta bejme:AI POPULL QE NUK FLET E PESON.Populli yne ende nuk e di qe MBI SOVRANIN(popullin) NUK DEL ASKUSH.Keshtu na la turqia dhe komunizmi,te pa ditur,skllever,varfanjake qe mos kishe fuqi per azgje,ndaj keta plera si rudimente te monizmit me ligj mos qeverisin me. Z.BAZE duhet shpallur hero i medias se lire dhe ne eshte burre
Berisha ti jape dekoraten qe miraton
Presidenti me fuqine e tij.Te gjithe e dijme qe Prsident TOPI nuk ushtron gjithe ate fuqi qe ka posti i tij,kjo sepse mban anen e partise si dikur.
JO,AI ESHTE I POPULLIT,PER POPULLIN NDAJ KA AQ FUQI,MBI TE TJERET QE DALIN SIKUR JANE PRESIDENTE.
K.Myrto.

Rasti Baze deshmon mjaft fakte:
1- Ne Shqiperi media s'ka liri.
2- Ne Shqiperi politikanet tane s'e durojne dot lirine e medias,eshte maske ajo qe bejne sikur e mbrojne lirine e medias,nen rogos e luftojne.
3- Ne Shqiperi vazhdon inercia e medias komuniste,e cila te rafshonte me gjithesej,ne se flisnje ate qe ndjenje.
4- Me nje medie te komanduar nga politika,sundimtaret tane e kane me lehte
te bejne c'te duan.(Te shesin truaj,te bejne vila,te grabitin pronat,te kene salltanete,kur populli vdes,s'ka shtepi etj.)
5-Nje medie e komanduar te bardhen e ben te zeze,dhe te zezen te bardhe.
6-Nje medie e komanduar,ben robote,skllever,peqe lepe,mjaft shqiptare
vecan ata qe rojne ne Tirane.Ndryshe kjo shtrese s'gjen pune,s'ushqen dot familjen,shkruan si desheron bosi i gazetes,jo si eshte e verteta.
7-Ata qe pranojne ti sherbejne medies se komanduar,ne 20 vjet kane lyer qeren e tyre dhe nuk tregojne sa,si e qysh vune
pasuri.Peqe-lepet e kane bere zanat kete jete qe ne komunizmin Enverist,e njohin mire zanatin e tyre.
E verteton 51%-ndeshi qe miraton idene:
KUSH FLET E PESON, e kunderta e saj:Kush nuk flet,nuk kundershton,PERFITON.
Duhet bere nje liste me boset e gazetave,
dhe kush ka pasurite me te medha prej tyre.Vilat,trojet,veturat,shtepite,truajt
apartamentet,nuk mund ti fshehesh dot.
Ndoshta 55-sa o Klani ze vend tepare? 8-Gazetaret duhet te botojne literature
per ligjet e bisedes,ligjet e shprehjes se ideve,ligjet e lirise se fjales dhe mendimit,ligjet kur nje ide quhet shpifje
dhe kur jo.Gjitheseicili duhet te njohe
TE DREJTAT E GAZETARIT,DETYRAT E TIJ,SI ZBULON AI DHE MBRON TE VERTETEN,STATUSIN E GAZETARIT,etj,etj, sepse populli shqiptar eshte bere gazetar,por nuk njeh ligjet e kesaj pune nga qe pushtaret i fshehin keto ligje.
9-Edhe detyrat e Kryeministrit,pergjegjesite e tij,te drejtat e tij,s'ka pse te jene sekrete
derisa ky person mund te zoteroje fuqi
mbi c'i takon.Populli duhet ti lexoje keto ne nje liber me vete,po keshtu per Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit te Popullit.Ngordhi koha kur keto ceshtje
diktatura i censuronte.Po lexojme qe
Kryeministri e ka mare ne pune te bijen
sa me afer pushtetit,e ka o jo kete te drejte?
10-Filozofine kush flet e peson,duhet ta ngordhim dhe ta bejme:AI POPULL QE NUK FLET E PESON.Populli yne ende nuk e di qe MBI SOVRANIN(popullin) NUK DEL ASKUSH.Keshtu na la turqia dhe komunizmi,te pa ditur,skllever,varfanjake qe mos kishe fuqi per azgje,ndaj keta plera si rudimente te monizmit me ligj mos qeverisin me. Z.BAZE duhet shpallur hero i medias se lire dhe ne eshte burre
Berisha ti jape dekoraten qe miraton
Presidenti me fuqine e tij.Te gjithe e dijme qe Prsident TOPI nuk ushtron gjithe ate fuqi qe ka posti i tij,kjo sepse mban anen e partise si dikur.
JO,AI ESHTE I POPULLIT,PER POPULLIN NDAJ KA AQ FUQI,MBI TE TJERET QE DALIN SIKUR JANE PRESIDENTE.
K.Myrto.

Desha te dinja per ke votoi gazetari A. Frangaj.
Qe te thuash a te shkruash te verteten, duhet me pare te maresh leje te "hundeleshet"
Sa turp o gazetar.....

Desha te dinja per ke votoi gazetari A. Frangaj.
Qe te thuash a te shkruash te verteten, duhet me pare te maresh leje te "hundeleshet"
Sa turp o gazetar.....

Disa mendime te bledar priftit jane deri diku te drejta,por plotesisht jo?Ne nje vend si shqiperia,ku problemet sociale jane teper te medha,ku korrupsjoni eshte teper i madh, sidomos tek qeveritaret por edhe ata te cilet mbrojne ligjshmerine e nje shteti nga me te medhenjte deri tek te vegjlit nuk eshte e mundur qe te kemi nje LIRI ashtu si mendon dikush,ne medjet e lira?Ky iluzjon ne mendjet e njerzve por edhe te gazetarise apo te ndonje gazetari se ekzistojne neper bote gazetari e lire, eshte vecse nje genjeshter ne te ashtuquajtur shtete demokratike,por realisht nuk ndodh keshtu si mendohet?Gazetari Baze eshte nje gazetar qe me teper i sherben politikes te ndonje partie politike ne shqiperi,se sa kritikave dhe fakteve reale te shoqerise qe prekin ate?emisjonet e tij televizive i perngjajne me teper nje show per te terhequr telespektatorin qe shfaqet ne nje sistem pluralist ne shqiperi, duke ngrirur interesin e shikuesve apo te lexuesve neper gazetat apo ne emisjonet televizive te ndara midis nje partie politike kundra tjetres vetem duke i dhene tone partiake prapagandimit te medjes,por shume pak kombetare midis marveshjeve qe mundet te ulin tensjonimin e publikut ne raport me politiken?Jetoj me se 20 vjet ne nje shtet ku pluralizmi politik ka mese 100 vjet qe ekziston,por skenare te tille neper medjet e ketij shteti ashtu si veprohet ne shqiperi deri me sot nuk kam degjuar ndonje here qe mizen ta bejme buall midis partive politike po e dhe shpifjeve qe edhe mundet te shkruaje ndonje gazetar per interesa te vecanta ku vecanerisht do te theksoja qe edhe mundet ta denojne me burg nen akuzen e shperdorimit te kopetencave ndaj individit ose jo realiste per sa i perket shkrimit?Te mendosh eshte liri,por jo te fantazosh, sepse ke shkelur kete liri.Nuk e hodha fjalen ke zoti Baze,por ne pergjithesi vecanerisht tek ne shqiptaret,zoti Baze ne kete rast eshte me te drejte,sepse askush nuk duhet ti cenosh lirine,e jo ta godasesh ate,por mundet edhe te mendojme ne shqiptaret e vjeter ne vendet perendimore se ka shume mundesi qe showi i medjeve shqiptare sa ka filluar, dhe veshtire qe zoti Baze dhe Taci oil te na i mbushin mendjen ,duke u nisur vetem nga fitimet,ose adolishenca ne moshen 38 vjecare ku ligjin kerkojne ta bejne si nje adolishent nepermjet kapitalit,qe kete te fundit duhet tu jepet vetem kur te kene mbushur te 40 se pjekuria eshte me e madhe.

Per sa kohe vendi qevereiset nga horrat e pd-es me ne krye kryehorrin Sali Berisha vendi do vej rrumpall.E reja ketu eshte se kesaj rrumpalle i jane bashkuar dhe treshja e ambasadoreve Withers-Lohan-Bosch te cilet dyshohet se kane ngrene diku nje luge corbe nga tenxherja e Saliut.Cdo e mire thote populli ka nje te keqe dhe cdo e keqe e ka nje te mire.Dhe kjo e keqe e ka nje te mire se shqipetaret nuk do genjehen me se medemek kete e tha dhe ambasadori Amerikan ose Europian,ata e dine vete tashme se kush eshte e mira dhe kush eshte e keqja.Dhe e keqja e tyre ka vetem nje emer,ai eshte Sali Berisha, pavaresisht se cfar thone z.Withers ose z. Lohan.

mediat ne shqiperi dhe vecanerisht ne kete kohe,qe nga 2005 e ketej jane me te lira se duhet....
eshte thene dhe sterthene porosia e kryeministrit z.Berisha qe asnje gazetar ne asnje rast nuk duhet te kallezohet ne prokurori nga ana e organeve shteterore.
Ngjarja e Baze-Taci eshte nje incident privat ne mes dy njerezve,cka rendom ndodh ne gjithe boten,ketu fryhet ne permasa groteske se Baze eshte tullumbace e rradhes e opozites dhe medias te kontrolluar prej saj.
Ato gazetare qe jane cuar te mbrojne Bazen jane ose duan te jene si ai.
Pyes : kur dikush shpif,fyen apo denigron nje tjeter,cfare duhet te beje i demtuari.....????!!!!
sipas te " ndershmes media opozitare " duhet te beje sehir ....!!!!!
po kryeministri i nje vendi,kur dy njerez zihen ????!!!
sipas te " ndershmes media opozitare " kryeministri duhet te behet polic....ta gjeje agresorin dhe ta fute ne burg!!!
KETO JANE CUDIRA NE NJE VEND SI TONIN KU LIRIA E FJALES DHE E SHTYPIT ESHTE ME BOLLEK,KU KOMUNISTE KEMI ME BOLLEK

Malok Zagore,je,nipi i Llesh Marashit,pra nuk presim gje te re nga ty!!!Maloku ,malokun do mbroje,se edhe perpara cdo hall tek bajraktari e gjenit zgjidhjen ,edhe per te bere femije!

DORA KRIMINALE QE BERI KRIMIN,NDAJ MERO BAZES,U PERKRAH NGA GAZETARE,NJEREZ TE NDRYSHEM DHE U BEKUA NGA AMBASADA AMERIKANE.SHQIPTARE PREGATITUNI PER NJE DIMER TE VESHTIRE.KENI TE BENI ME NJE NEO DIKTATURE.NESER DO JETE SHUME VONE.

Sot Shqiperia eshte afruar shume me kohen e Enver Hoxhes!!!Po te vesh re,Tv shqiptar,Klani e te tjere, por edhe gazetat 55,Koha Jone,Metropol,Sot,Panorama,Standart,
Gazeta shqip,Tirana Observer,gazeta shqiptare, ngjajne si" dy pika uji", me gazetat,Zeri Popullit,Bashkimi,Puna,Rinia, e te tjera gazeta te kohes se Enver Hoxhes!!!!
Une votova tek 51%, sepse mendoj se Mero Baze eshte i vetmi trim ne lufte, kunder mafjes berishiste ne pushtet!!!!!
As edhe nje gazetar shqiptar, nuk ka sot guximin dhe trimerine e Mero Bazes, por edhe talentin e tij te magjishem!!!!
Edhe Mero Baze(qe ishte nje nga protagonistet e riardhejs ne pushtet te Sali Berishes), mund te bente ate qe bejne sot gazetaret mafjoz e sahan lepires te Sali Berishes,Aleksander Frangaj,Fahri Balliu,Blendi Fevziu,Edmond Tupja,Ediso Ypi,Henri Cili,Artan Hoxha, Artur Zheji,Ylli Manjani,Agim Isaku,Artan Lame,Alfred Peza,Lutfi Dervishi e dhjetra te tjere, te lidhur me mafjen berishiste per interesa te ngushta familjare(per te vjedhur pasurine e popullit shqiptar)!!!!!!
Institucioni i medjas, per fat te keq, nuk perfaqsohet nga Mero Baze(i cili eshte i vetmi ze, kunder pushtetit te mafjas), por nga medja mafjoze , e ven ne sherbim total te Sulltan Sali Berishes!!!!!!

Paragrafi permbylles i bledar H.Priftit i thote te gjitha. Ate nevizoni o njerez te mire dhe aty viheni piken mbi "I".Te tjerat jane fjale per te ngushelluar secili veten sipas oreksit tij apo padronit qe i jep therrimet.
Puna eshte ne flasim po kush na degjon e qe te degohemi, duhet te pushtojme mediat, qe jane pa te drejte, proqeveritare, si te pavarura licensuar.
RD-ja apo Zeri Popullit le te mbrojne e shkruajen sipas ideollogjise Partiake qe perfaqesojne, po jo gazetat e pavarura, nese jane vertet te tilla.
Per mua ai 51% ka rendesi e mbi ate baze duhet gjykuar rasti, po jo si rast personal.Asgje skane me Mero Bazen aktoret, po me c'mron e pergjitheson ai.
Guri Bjeshit

" Pushteti e Gazetarit - thote Milan Kundera nuk qendron veten tek aftesia per te bere pyetje , por tek mundesia dhe e drejta ( pushteti ) per te marre pergjigje per pyetjet qe shtrojne ! " .
Ketu mendoje une eshte kontradikta me e madhe e shtypit te sotem te lire me pushtetin e korruptuar !
Shtrohen pyetje , zbulohen afera, skandale deri me permasa europiane dhe se fundi te gjitha i mbulon harresa , bile cfare eshte me e keqja keto qe i bejen keto pune e pesojne si Zamiri i ish Koha Jone ose si Mero ne ditet e sotme !
Bile ajo qe eshte edhe me e cuditshme , kur nuk ka pergjigje ka modele te tilla si " Sandra" ( Kasandra ) ose Fevzo qe thone :
" Po nuk more pergjigje merr me mire para ose nje kafshate dhe behu bisnesmen !
Dann Guten Nacht Frei Presse !!!
Martini nga Berlini !!!

Po te publikonje shpifje pa mbarim nje gazetare ne prendim ,ashtu si M.Baze prei vitesh do perbadhej me drejtesine ne Shqiperi ,behet nje gafe ai kercenohet ,shtyhet apo grushtohe kjo s'ka rendesi,erendesishme esht se Ai, nese u sulmua nga se eshte pronar dhe shkruas kryesore ne gazeten"Tema",ky eshte faij,se anashkalohet drejtesia, shkohet tevetegjygjsia ,kjo nje plage qe i duhet thene large ketij vesi, nga shoqria Shqiptare, se jem t' teingopur me vetegjygjsi ,eshte i tepert tashme ushtrimi i saj, i gjori Mero!! ,luan djathtas u rrahe aqe sa i thyen dhembet Gjolek Malaj me djalin e Makebules .Tani luan Majtas dhe bodioguardet e Tacit krahasur me rrahjen harbutce dhe te rende qe i beri nipi i G.Rucit eshte nje perkdhelje, por Baze eshte mjeshter ne ofshamje se nga siperfaqja e badhorit dhe oksipitalit dukej i pademtuar koha e qendrimit ne spitale disa oreshe, gjithsesi ai incidente gracke, nuke duhej te ndodhte sepse Baze kishte dite, qe endrronte nje goditje apo shtyrje nga njerez te afert me Tacin ,qe megafoni i tij dhe gazeta"Tema",prone e Nastradin Bazes te thirrej si "heroine" e viktimizuar e fjales lire .........Nje gje e dime te gjithe se ne Shqiperi po deformohet fjala e lire ,nuke kane rendesi faktet primare jane shpifjet sa me genjeshtare gazeta dhe gazetari aqe me "Hero".Jo genjeshtaret nuke jane hero por limone qe shtrydhen nga padronet deri sa i hedhin ne kosh....

Ktu nuk eshte puna se gazetaret jane viktima te pushtetit, ata jane pjese e pushtetit.Nuk i shikoni si jane te percare, kjo do te thote qe jane vete skllever te pushtetit. Te gjithe perfaqesojne interesa te ndryshme dhe cahen e shqyen kur u preken interesat e tyre. Nuk e cajne koken fare per popullin edhe ndonje sherbim qe bejne e bej per inat te ketij ose te atij tjetrit. Jo per parime siç na thote ky Bazja gazetari qe s'eshte gje tjeter vetem si ato killerat me pagese dhe inatci. Ky sondazhi ktu tregon se njerezit jane realiste dhe nuk i besojne askujt. Kjo eshte kriza e thelle e kesaj shoqerie mungesa e besimit ndaj cdo kujt. Te gjithe jane kthyer ne skllever te lekut dhe te pushtetit. Une jam shume kritik me qendrimin e gazetarve qe duan ta personalizojne kete c'eshtjen e lirise vetem ne aspektin gazetaresk dhe ta strumentalizojne ate per disa qellime(perfitime)personale te ketegorise se tyre.Une i konsideroj ata(gazetaret dhe median ne pergjithesi) bashkefajtore dhe bashkepuntore te pushtetit censurues dhe kurruptues.Gazetaret ose opinion beresit per mua po e bejne kte gje vetem per te konsoliduar pushtetin e tyre dhe si rrjedhoje forcen e tyre kontraktuese e cila per qellim ka vetem perfitime per kategorine e tyre ose personale. Kjo lufte e gazetareve mund te sjelle si efekt anesor, pozitiv ne kete rast me shume trasparence dhe liri. Por sjell edhe konsolidimin e nje pushteti tjeter qe quhet pushteti i katert, i cili si gjithe pushtetet e tjere eshte autoreferencial dhe conservativ. Une besoj se nuk do jete larg ajo dita kur kepucet surratit do ti drejtohen ketij pushteti te ri allashqiptarce qe po lind te ne. I cili ka shume mangesi dhe ndryshime nga ato te vendeve vertete demokratike dhe te perparuara. Ne krye te ketij pushtet formimi jane vene disa te paafte dhe servile, qe po e cenojne rende besueshmerine e tij. Ne fund, besoj se situata aktuale eshte nje problem qe prek gjithe shoqerine shqiptare dhe duhet trajtuar ne nje kuader me te gjere dhe jo vetem siperfaqesor.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Ku eshte tani muri i Berlinit?

Per 28 vjet muri i Berlinit ka ndare Gjermanine Lindore...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj