|
|
13 KOMENTE
|
SHARE
|
-
+
Përshëndetje
Kisha një reagim për intervistën e zv. Ministres së Arsimit, Nora Malaj.
Zonja Nora, bëni mirë të merrni shembull nga arsimi në vitet 1960 - 1970 në Shqipëri, para vendosjes së trekëmbëshit revolucionar (famëkeq). Por, puna e mësuesit nuk matet me tetë orëshin në punë, por me rezultatet e tij.
Përpara se të kaloni në këto masa, të cilat çojnë në formalizëm të mëtejshëm, është mirë të analizoni me detaje shkaqet që e kanë çuar arsimin në gjendjen që është sot. Pa analizuar këto shkaqe zor se do arrini të ndryshoni gjendjen.
Dhe shkaqet nuk analizohen nga zyrat luksoze të Ministrisë, por duke i rënë kryq e tërthor gjithë Shqipërisë, duke marrë kontakte me njerëzit, duke biseduar me ta, duke marrë mendimin e tyre. Është kollaj të thuash që kështu e kanë, e këtë e atë, vendet përreth nesh, por a keni shkuar në shkollat e këtyre vendeve?
A i keni parë kushtet në të cilat zhvillohet mësimi?
Mos vallë ju mungon ngrohja, mos vallë ju kullon djersa nga vapa, apo ju mungon uji për t'u freskuar e ca më tutje dritat?
Të gjitha këto janë gjërat më elementare të cilat mungojnë në shkollat e Shqipërisë.
Ju flisni për kurse falas në shkollë.
Po cili nxënës do qëndrojë në shkollë pas mësimit kur i ka hyrë të ftohtit në palcë e mezi pret të shkojë në shtëpi për t'u ngrohur?
E kjo është si për nxënësit e qytetit ashtu dhe të fshatit.
Po në ato shkollat e fshatrave të largëta si do veprohet?
Është një fjalë goje të thuash se do ju kërkojmë mësusesve të qëndrojnë tetë orë në shkollë, por cilat do të jenë rezultatet?
Vallë a do të rritet niveli i kulturimit të nxënësve apo do të gënjejmë veten se gjoja e përmirësuam arsimin?
A e keni pyetur veten vallë ju zotërinj të Ministrisë se përse ka rënë në këtë nivel skandaloz arsimi?
Arsyet nuk janë mësuesit, por jeni ju, që ndërtoni politikat e arsimit.
Cilat janë tekstet që ju afrohen nxënësve?
Cili është niveli i tyre?
Sa arrijnë të kapin nxënësit ato që jepen në libra?
A e dini ju se ato që shkruhen aty janë të pakuptueshme jo nga nxënësit por dhe nga prindërit e tyre që janë dhe me universitet, pale nga ata që janë me arsim më të ulët?
Gjuha e tyre sikur nuk është shqip.
Cilat janë kërkesat e Ministrisë për nivelin e mësimdhënies?
A ka kontrolle nga Ministria?
Dikur kur vinte kontrolli në shkollë (kur unë isha në shkollë tetëvjeçare e të mesme, 1964-1972) dridheshin të gjithë mësuesit. Ndërsa sot s'do t'ia dijë njeri. Sepse që tek emërimet e deri tek heqja e mësuesve bëhet mbi baza të politikës dhe jo të aftësive. Shkëputeni politikën nga shkolla dhe do shikoni si do ndryshojë gjendja.
Ndryshoni marrjen në punë të njerëzve, jo sipas bindjeve politike e lidhjeve fisnore, por sipas aftësive dhe shikoni si do ndryshojë niveli mësimdhënies. Këto janë vetëm 1% e problemeve të arsimit të sotëm në Shqipëri.
Inva
Kina ngriti siparin mbi boten e saj te mrekullive prej...
Lajmet 29 Janar - Ora 13 -
data/29-01-2010
Lajmet 29 Janar - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 28 Janar - Ora 16 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
shkrimi juaj ishte mjaft realist ashtu sikur se dhe thone komente te mesiperme,por nuk di sa do te merret ne konsiderate nga ato qe analizojne nga zyrat luksoza sikur e citon dhe ju ne shkrimin tuaj.
Puna e mesuesit vazhdon ne shtepi me pregatitjen e plan-programeve, ditarit, pregatitjen e mjeteve qe do perdoren ne cdo ore etj. Nje mesuesi me eksperience ti realizoje tamam ne rastin me te mire i duhen dy ore. Mos flasim per mesuesit e rinj qe i duhen akoma me shume kohe apo mesuesit e gjuhes dhe matematikes qe kane per te korrigjuar male me fletore. Pra del 11-12 ore pune ne dite. Shto mesuesit qe udhetojne ne zona te thella, kohen dhe veshtiresite e rruges dhe tabloja del e qarte. Kjo nuk zgjidh problemet e arsimit. Nuk calon arsimi se nuk rrijne mesuesit 8 ore ne shkolle. Gangrena kryesore qe po shkaterron arsimin jane emerimet partiake ne arsim. Kjo sjell renien e cilesise ne arsim dhe e shkaterron ate. Statuti i mesuesit eshte problem i cili sistemon mardheniet punedhenes-punemarres dhe shmang shkarkimet dhe emerimet partiake. E keqja nuk i vjen arsimit nga mesuesit por partite qe vijne ne pushtet. Peshku qelbet nga koka.
Do ishte me vend qe te diskutojme e debatojme per arsimin ne gazeten tone ne mesuesit,por per hir te se vertetes duhet pranuar se gazeta"mesuesi"eshte larg misionit te saj,per t'u vene ne sherbim te arsimit dhe mesuesve.Sot eshte vene krejt ne sherbim te shtetit,per ruajtjen e pushtetit. Une qe po shkruaj keto rreshta,kam nje jete te tere ne arsim:
Kam provuar arritjet e deshtimet ne sistemin komunist,kemi provuar reforma e antireforma,arritje e mosarritje,por me shume keto te fundit.
Por kjo qe po provojme sot eshte me te vertete e dhimbeshme.
-Cili mund te imagjinonte se shkolla jone,nga cikli i ulet e deri ne universitet,do te nxirrte vetem analfabete?
Cili mund te imagjinonte nivelin kaq te ulet te mesimdhenies e mesimnxenies?
Kush mund ta mendonte me pare se shkolla e larte do te kthehej vetem ne nje biznes fitimprures per mesimdhenesit por qe pasojat jane te pariparueshme,e kjo shihet ne nivelin e pergatitjes metodike,shkencore e pedagogjike te mesuesve.
Cili mund te mendonte se ne krye te shkollave,ZA,DA e deri ne MASH do te viheshin vetem militante te partise ne pushtet,por qe nuk kane gje te perbashket me arsimin.
Vetem nje shembull:
Gjate 4 viteve te fundit,vetem vitin e kaluar shkollor,behet nje kontroll nga MASH, ne shkollat e Malesise se Madhe.TASK-FORCA,vetequhej ky ekip,i perbere nga dy njerez,qe as emrat tani nuk ua kujtoj,por kujtoj vetem nje gje;qe nuk kishin asgje te perbashket me arsimin.
Ja testi qe na bene:
-A eshte lexuar udhezimi i fillimvitit shkollor dhe kush e ka lexuar?
Kush e ka hartuar planin e drejtorise dhe cila eshte permbajtja e tij?
Sa pyetje permban nje test apo minitest kontrolli?
Sa objektiva vandosen ne nje ore mesimi apo ne nje kapitull?...e shume pyetje te tilla te ketij lloji,qe kushdo qe eshte mesues,kupton falsitetin e tyre.
Por e keqja nuk qendron ketu:Ndonese gjate viteve 97-2005 kam botuar shume artikuj ne gazeten "Mesuesi",per keto probleme,mendimet e mia,te ndryshme nga ato te zoterinjve te kontrollit,i quajten "kundershtim te reformave ne arsim",e per kete arsye duhej edhe te largohesha nga shkolla e mesme,ku kisha punuar dekada te tera.
Keta jane "kuadrot" qe flasin per reforma,por qe deshtojne para fillimit te tyre,e ne kete kuader eshte edhe nisma e MASH per 8 oreshin e punes apo ne pune te mesueve,qe veshtire se mund te arrihet,per te gjitha ato arsye,te cilat i rendit aq mire zonja e nderuar e shkrimit te mesiperm.
Cilesia e shkolles se kohes se enverit do te jete e pamundur te arrihet ne Shqiperi.
shkolla komuniste,me ate disipline qe kishte dhe gomare si sali berisha i beri profesore.
Nuk e kane fajin mesuesit,por tekstet qe ne shumicen e rasteve duhet ti korrigjosh nga ana drejtshkrimore,te rishikosh menyren se si eshte dhene informacioni.Dhe mesuesi lodhet,pavaresisht se nuk rri 8 ore ne pune.Puna e tij nuk mbaron ne shkolle,i duhet te merret seriozisht edhe ne shtepi me tekstin,qe tu jape me te miren nxenesve.Nuk e di se si mund te rrije 8 ore nje nxenes ne shkolle kur ai mezi shtyn 4 apo 5 oreshin,se diteve me shi i duhet te perballet dhe me catine qe pikon dhe ujin qe i hyn ne palce.Te pakten femijeve te mi u ka ndodhur disa here kjo lloj situate.
Pershendetje dhe mbeshteje, mesueses I>I>nga Tirana, se vertet eshte mesuese qe i duhet vendit tone.
Sa per shkollen dhe mesuesit e para 90tes,pse jo dhe te sotmit po jo ata te parcelave partiake, mos ndyni gojen e ta pergojoni se ajo e ka thene fjalen e saj, me gjithse e filloj nga c'ju lane rilindasit" Abetaren" dhe gjuhen e memes Shqiperi.Pastaj cuditem me disa te moshave te asaj periudhe qe flasin keq per ate kohe te shkolles ne shqiperi..
Lereni kohen e "Enveritt", se e ka caktuar vete vendin qe i takon ne historine e shqiperise per shkollen.
Mos diskretitoni vetveten, se shkolla e atyre viteve ia ka bere "monumentin Vetes".
Nuk dua te jem inkonjito i ketij diskutimi. Jam nje nder ata qe sakrifikonin deri jeten per ate shkolle, ender Rilindase realizuar.
Ish mesues, sot 75 vjecar ne emigracionin e detyruar te pas 90tes, ju pershendes mesues e nxenes te atyre viteve.
Toronto7 nendor 2009 Dhimiter Xhoga.
Ah more Z. Tare . Enveri i shkollonte dhe pastaj i SHKALONTE. Me pelqeu kjo, po tani I SHKALLOJNE mesuesit dhe pasta i cojne ne shkolle. kesaj si tja bejme ?
Ketu eshte bere si ajo barcaleta e atij studentit te biologjise qe kishte mesuar vetem krimbin e ne cfardo teze ai pasi do te lexonte tezen do te dilte tek krimbi.
Po mire more patem trekendesh revolucionar - e hoqem. Patem politizim e hoqem. patem mesues komuniste - i cuam tek lopet. PO tani kush i ka fajet qe nuk mesojne. Te dalim prape tek KRIMBI.
Jo jo sistemi arsimor tersisht politik tersisht ne sherbim te zgjedhjeve e pushtetit te radhes, tersisht i korruptuar per ndertime e tekste . Kjo eshte e keqja .
Kuriozitet 1. Cdo shef arsimi pas lenies se detyres eshte stabilizuar ne TIRANE ne mos me vile te pakten me apartament. Doni me ? I ka fituar me djersen e b..... si T... C...
Mesueset punonin ne kohe te Enverit.Te meta kishte plot por behej pune me ndergjegje.Sa u hyri ai arsim ne koke shqipove eshte tjeter pune.Shkaterrimi i shkollave pas komunizmit eshte dicka qe vetem shqiptaret e kane bere.Ndoshta jane neandertalas dhe vetem frika i ben zap.
Sa vjeç ke zoteri,shto edhe aq te tjera plus 5 per nje universitet dhe atehere do ta kuptosh aresimin ne kohen e Enverit.Jo aresimine Enverit,aresimine kohes se Enverit.
Te lumte Inva!!!
Qe ne komunizmin Enverist edhe sot,pushtetaret mendojne se po ta shtrydhin mesuesin per te punuar si robot,kombit i vjen perparimi.
Vetem Shqiperia e Enverit kishte shkollen:MESIM-PUNE-KALITJE ne qender
te trekencit Marksizem-Leninizmin.Vetem ti mbanje keto 4 shtylla,duheshin kater duar tek njeriu,jo pastaj brenda orarit te mesimit,ti zbatonje ato.Si perfundim
ky sistem arsimor ishte flluske sapuni,deshtoi.Tani perseri ta shtrydhim mesuesin,thone kokat e traanzileshit.
Nje pensionist shprehet:Enveri ne fillim i shkolloi mesuesit,pastaj i SHKALLOI.
Vete Enveri e braktisi shkollen,ishte pa diplome,e kuptoi qe politika edhe pa dituri,me djallezite e saj dhe te tijat,
do ti jepte salltanete dhe pasuri.Rinise
i dha kazmen,pushken,dhe librat me tema, qe si hyne ne jete kure.Na mesoi rusisht,kur bota flet anglisht.Femijeve te tij,ju dha dituri perendimore,gjuhe perendimore,as kazme as lopate,as pushke.Ne vend te Marksit-Leninit-Stalinit ju mesoi Nicen,
Frojdin,O.Kajanin,etj.Shikoni pushtetaret
e sotem,ku i kane femijet e tyre? ne Shqiperi ka dy arsime,nje per popullin
fukara,hyrja-byrja dhe tjetri per femijet e sundimtareve,me kushte,mesues
private,etj,etj.Populli e thote:Kur s'ke ci ben gomarit,i bie samarit.Kur s'permireson dot kushtet qe do nxenesi per ta arsimuar,per ta ushqyer,veshur,mbathur,per ta cuar ne shkolle me mjet,etj,etj, fillon te shtrydhesh mesuesit sepse ja kezene gryken me ate roge qe i jep dhe pa te, ai s'ron dot.Arsimi do fonde serioze,keto fonde ajdutet me pozita i kane shtresuar neper banga sekrete.Kurse Enveri fondet
i beri bunkere,armatime,zgerdallen e Elbasanit,tela me gjemba,vila per partine,etj,etj,dhe popullin beri sikur e cvilloi,realisht e burgosi ne burgun e math Shqiperi.Lidere qe na komandoni,thirini mendjes se sa mbaroi Kalimashi po na shembet.D.Tare.
Pershendetje Znj. Inva,
Ju pergezoj per kete shkrim kaq realist por dua te shtoj vetem dy gjera:
1) permendet mungesen e ujit, ngrohjes, dritave etj etj por une do shkoja me tutje duke thene qe shkollat shqiptare edhe WC nuk kane por nxenesit duhet te bredhin neper kafet aty prane ose ne terren te hapur ne varesi te faktit nese jane ne qytet apo fshat
2) Jo vetem 8 ore por edhe 12 ore te detyrojne mesuesin te qendroje ne ne shkolle kurset private nuk kane asnje shans te vetem qe t emos zhvillohen. Kush eshte kunder ketij qendrimi le te viej se po i jap une dyfishin e rroges ekzistuese te nje mesuesi dhe le t eplotesoje nevojat e tij familjare.
3) E mira e ndryshimit te ketij orari do jete qe paralelisht me mesimdhenien nga tani e tutje shkolalt do kene mundei te zhvillojne kampionat shahu, dominoje ose bixhozi. Do ishte perfekte nese do kishte edh endonje bilardo ne ambjentet e shkolles