Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Nëntori është muaji i Flamurit, duhen bërë disa përgatitje

Letër e nënshkruar Ferid Kora, lexues Durrës | 07/11/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 6 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Muaji Nëntor është muaji i Flamurit. Le të bëjmë njëherë një gjë për së mbari. Mendoj se duhet që tani të bëhet kompletimi me flamuj dhe rinovimi i të dëmtuarve në të gjithë institucionet, repartet ushtarake, shkollat, doganat.


Gjithashtu duhet të kërkohet nga ana e Bashkive dhe Komunave pajisja e të gjithë bizneseve dhe anijeve me Flamurin Shqiptar dhe vendosja e tyre në ditën e Festave të Nëntorit. Bëjmë mirë që të përsërisim, apo të mësojmë fjalët e Himnit, se jam i sigurt, që shumë nga ne i kanë harruar. Unë, e ndiej se e bëra detyrën si qytetar i vendit tim, tani e keni ju radhën si shqiptarë dhe për Shqipërinë.

 

6 KOMENTE

me kujtohet o zoteri

O zoti a djelli, leonard.
Mos abuzo me natyren njerzore te atij populli, fatkeqesisht nga ai gjak, ne JE.Partia e punes emori c'duhet te merte, po c'e do se ne po turturojne nje popull te tere, me preteksin e saj, qe duan te shfrytzojne keqdashesit e vendit tone.
S'kemi nevoje per nentekste se populi yne eshte mesuar me te tilla. Mos u beni provokator, se do na e beni borxh qe te veme ligjin e popullit, kunder juve dhe shokeve si ju
Z. Ferit Kodra ka shume te drejte dhe une po cuditem ku jane organizatat dhe organizmat shoqerore jashte partiake dhe qeveritare, qe nuk prenoncohen ne kete moment jo pa rendesi. Djallezite qe keni ne koke planifikuar ju dhe kushdo,do ju plasin si flucka sapuni para gjith popullit tashem, ne kembe.
Ky nendor duhet ta ndaje shapin nga sheqeri.Duan shqiperine nje e te pandare VERI JUGE, si enderuan e planizuan RILINDASIT TANE.
Ato sulmet e tua dhe te atyreve qe perfaqeson, kur te shohesh gropen e zverkut.
Kujdes o njerez! Ujku mjegull kerkon.

Toronto 9 nendor 2009 Guri Naimit D.

Pregatitjet kan fillu a se kuptoni,asht PPSH[P.S]me komandantin trim e sye cartur Z.EDI RAMA,qe do te,hyej triumfues,me 29 Nendore,pas sulmeve qe do fillojne,me 20 Nendorekush te shkoj pas tije ta gezoj "LIRIN'

Nedori muaji LIRISE-festoni vellezer!
Te lumte pena frymezuar nga ajo mendje atdhetari o Z.nderuar Ferit Kora, persa shkruani dhe terhiqni vemendjen per kremtomin e diteve te NENOREVE TE LIRISE"
Njemije tu befshin ditet Ty se qeveria dhe Partite shqiptare skane kohe te merren me keto gjera, po hane koken me njeri tjetrin. Do te doja qe pushtetet lokale te qareve, rretheve deri ne istitucionet me te vogla deri cdo shkolle te kishte nje plan te vecante per kremtimin e festave te ketij muaji qe nuk jane pake ndaj me te drejte eshte quajtur MUAJI FESTAVE.
Ska dite ne kete muaj ne cdo skaj te vendit tone qe te mos kete ngjarje perkujtimore me te cilat krenohet dhe duhet te krenohen dhe brezat pasardhes.Do ishte mire qe ajo MInistria e Kultures... te kishte nxjere nje kalendar te posacem per kete muaj, shoqeruar me foto dhe pershkrime, po kujt ti thuash.
Te shpresojme qe fjalet tuaja dhe te komentuesve te mesip[erm te mos shkojne ne vesh te shurdher, te pakten njerezit e thjeshte me veteveprim te festojne.
Njemije here faleminderit. Ketu ne Toronto, shoqata "Shqiperi -Kanada ka Hartuar nje plan te vecante per kete muaj qe do ta konkretizoje me 28 Nendor ne nje feste te perbashket mbare shqiptare ketu ne Toronto dhe qytete te tjera te Kanadase ne kete kuader. Si ju kemi njoftuar, e filluam me 1 nendor me "Nene Terezen" se ciles piktori i mirenjohur shqiptar Ilir Fico,i kushtoi nje fotoekspozite me krijimet e Tij.
Presim te na vine sipas njoftimeve artiste dhe krijues nga atdheu.

Dhimiter Xhoga

me teper se muaji i flamurit eshte dhe pervjetori i 65 i clirimit te atedheut nga pushtuesit nazi-fashiste.do te ishte ne nderin e kombit qe te beheshin festimet e denja per kete ngjarje.po kush e ka mendjen atje thuaj

Jame plotesisht dakord me Ty or zoteri, por i hape nje pune zyretave dhe qeverise berishiane te cilet duhet te zhvillojne ca tendera per te prodhuar ose realizuar ato qe propozoni Ju. Atyre ju interesojne tenderat si nje menyre shume e sofistikuar ku ata vjedhin dhe pasurohen lirisht.

RL

Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Kina dhe fabrika e çokollatave

Kina ngriti siparin mbi boten e saj te mrekullive prej...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool