|
|
Prej kohësh dëgjojmë të flitet e të shkruhet në media për një debat, i cili gjithmonë degjeneron në mënyrën më banale të mundshme, zhvilluar mes dy kampesh; Përfaqësuesit të universiteteve private dhe atyre të Universitetit Publik.
Gati- gati përngjan me një duel, që në fakt as nuk është duel, për shkak të pabarazisë institucionale. Duket sikur lufta bëhet për tre kondicionerë e gjysëm, 7 tabela xhami ku varen njoftimet, 16 banka e ca karrike të shkarravitura më pak, apo për erën e banjos që mund të vijë në auditore, që për hir të së vërtetës, është e tmerrshme ta dëgjosh si diskutim në mbrëmje, teksa ha darkë, në një panel intelektualësh të sotëm apo të atyre që mund të vijnë nesër.
Nuk jam një ithtare e sektorit publik, (madje në 'fashion'-in e universiteteve private për të ofruar bursa studimi për njerëzit e medias, kam qenë disa herë e përfshirë në listën e ofertave), por standarti material i univeristeteve private nuk mund të cënojë ende historinë, ndoshta jo qindra vjeçare të Univeristetit të Tiranës, por sigurisht shumë më të gjatë se tradita, jo më shumë se pesw vjeçare e universiteteve private.
Ka gjykime vërtet "Donkishoteske" nga disa përfaqësues të universiteteve private, të cilët kanë studiuar në auditoret e Universitetit të Tiranës, (ku edhe mund të jenë emëruar pedagogë). Nuk kanë as minimumin e moralit, për t'ju falur nderës universitetit që i rriti e i gatiti. Jo vetëm ata, por produkt i Universitetit Publik, jo domosdoshmërisht vetëm i Tiranës, janë sot presidentët, kryeministrat, ministrat, kryetarët e bashkive, të opozitave, drejtorëve të drejtorive, mësuesve...të cilët na qeverisin e të cilëve ne iu referohemi.
Sjellje dhe komunikim të tillë kanë sidomos pedagogët e rinj (se të vjetrit e kanë bërë 'stazhin" në Universitetin Publik dhe nuk iu mungon shprehja e mirënjohjes, qoftë asaj institucionale, qoftë asaj profesionale midis kolegësh), por ndonjëherë edhe investitorë e aksionerë në universitetet private.
Disa nga këta të fundit bëjnë mirë që përpara se tu hyjnë dueleve, të përmirësojnë kurikulat sepse në afro 40 prej tyre ofrojnë ekonomistë, juristë dhe punonjës të shkencave sociale me lopatë. Për të mos folur pastaj për "gangrenën", që e dimë të gjithë: shitjen e diplomave, regjistrimin e menjëhershëm në vit të dytë apo të tretë, rezultatet e shkëlqyera në provime apo nivelin e konkurrencës më pak se zero.
I përkas një brezi që e urren monopolin, pra nuk jam që Universiteti Shtetëror Publik, të jetë i vetmi institucion për arsimin e lartë, por ama kjo nuk është arsye për të pranuar matrapazët, përfituesit oportunistë pa skrupuj që shfrytëzojnë çdo mangësi të ligjit e të rregullave për të nxjerrë përfitime të pallogaritshme në dëm të cilësisë së të rinjve që duan të diplomohen.
Studentët e palodhur, përpjekja e të cilëve duhet nderuar në çdo moment, nuk mund të pranojnë dot që në përfundim të studimeve të jenë të barabartë me ish- shokë të gjimnazit që në orë të Filozofisë përtypnin fara luledielli, në matematikë bënin raketa dhe varka prej letre, apo më keq akoma lëshonin flokët e gjatë, që në veshë të mos u diktoheshin kufjet e MP3
.
Universitete private duhen çmuar për mënyrën se si rekrutojnë profesorët e rinj, të diplomuar e përgatitur në Perëndim; universitetet private duhen çmuar për standartet e kushteve të bazës materiale, por nuk mund të shquhen për vigjilencën ndaj standarteve të kontigjentit të pranuar në mjediset e tyre; mjaft të përmendim përvojën: Kush nuk fiton në Universitetin e Tiranës, ka planin B, universitetin privat.
Kurrë nuk ka qenë plan parësor univeristeti privat, përjashto rastet kur "çuni apo goca e babit me lekë", janë të ndërgjegjshëm që në krye që nuk 'e hanë' dot Universitetin Publik.
Ndoshta do qe mirë, që disa universiteteve, njëlloj si hoteleve në vendet me zhvillim të madh në fushën e turizmit, t'u vendoseshin ca yje, se na dolën të gjithë me 5, dhe në përpjekje të vazhdueshme për të denigruar të vetmin institucion arsimor të arsimit të lartë, UT, pa stafin e të cilit, për shkak të përgatitjes akademike, nuk do kishin as liçensa për mastera, as për doktoratura. Pak më shumë mirënjohje!
Japonia, e njohur per teknologjine pararoje sikurse dhe per repektimin...
Per 28 vjet muri i Berlinit ka ndare Gjermanine Lindore...
Lajmet 09 Nëntor - Ora 12 -
data/09-11-2009
Lajmet 09 Nëntor - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 09 Nëntor - Ora 09 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Zinxhiri quhet aq i forte ,sa hallka me e dobet qe ka!.
Diskutimi ne lidhje mbi vlerat e diferencuara te Universiteteve Publike dhe Private mendoje se do pare ne nje plane me konkret. Eshte nje thenje me vlere se : nevojat e shoqerise e cojne shkencen dhjetra universitete perpara. Pra, jane nevojat qe ka nje shoqeri ato qe cojne ne zhvillime cilsore dhe sasiore universitetet. Ketu nuk duhet shtruar se Universitetet Publike jane me "dinjitar" ne cilsi e ne shkence se jane 50 vjecar dhe ata Private jane jo me shume se pese vjecar.Ne fakt , kame bindjen se pedagoget e dy lloje Universiteteve te vendit duhet te jene ne maxhorance, nga ay Publik. Une jam diplomuar nga Universiteti Shteteror , sepse s'kish ne ate kohe Privat. As qe mund ta pranoje qe leksionet qe mori brezi im ne Universitet ishin decizive ne formimin ton profesional , dhe kjo mund te verifikohet fare mire duke ballafaquar leksionet qe kemi marre , laboratoret qe kemi pasur , me punen konkrete qe kemi bere . Puna qe kemi bere eshte bazuar ne nevojat qe parashtroi dhe kerkoi shoqeria nga brezi im. Dhe ketu , jeta ishte nje Universitet me vete!. Ksisoje u kerkua te zbuloheshin e te rritesh prodhimi i shume mineraleve si krom , bakerr, hekur, kripe , nafte , gas , uje. Te shpoheshin puse shume te thelle deri ne 6700 m , te shfrytezoheshin vendburime nafte shume viskoze e deri ne bituminoze ne formacione ranore e karbonatike , etj. Te ndertoheshin diga e hidrocentrale gjigande si dhe gjithe infrastruktura e tyre , te shtoheshin rendimentet ne bujqesi, te ndertoheshin e te viheshin ne funksionim vepra te komplikuara industriale etj.etj. Kerkesa shume delikate kish edhe ne fushen e artit , kultures , ushtrise , policise , diplomacise, arsimit , administrates etj.
Aktualisht , Universitetet e socme si Publike dhe Private nuk kane detyra konkrete ndaj ekonomise dhe si rrjedhim nuk mund qe te kene ndo nje dallim esencial nga njeri tjetri, sepse nuk kane "bango prove" . Kush mund te na thote se sa patenta apo idera ka shitur secili Universitet qofte Publik apo Privat. Sa projekte idera , projekte zbatime dhe zbulime kane bere ?. C'te ardhura ka nxjerre nga keto produkte dhe sa e ka ndihmuar vehten dhe ekonomine po nga keto produkte . Pedagoget kerkojne gjithemon t'u rriten pagat dhe honoraret , por nuk japin as nje pergjigje se c'i japin asaj shoqerie qe i paguan keto paga dhe honorare?!.Apo justifikohen me mburrje se : " Po prodhojme universitar!" .Edhe universitetet Private mos ta bazojne viabilitetin e tyre duke rritur kuatat e pranimit , por ne produkte te tjera me dinjitoze te nje pune intelektuale.Po kete duhet te bejne dhe ato Publike . Puna intelektuale nuk matet vetem me leksionet qe jep sepse ato i lexone nga librat , por duhet te matet me c'te re dhe c'pune shoqerisht te nevojshem edhe te domosdosheme i jep asaj qe te paguan-pra shoqerise qe eshte financusja ( investusja) si e Universiteteve Publike pse jo edhe e Universiteteve Private. Universitetet Publike dhe Private nuk duhet te luftojne e te negaciojne njeri -tjetrin por si hallka te nje zinxhiri qe jane te perpiqen qe niveli i punes se tyre te ngrihet ne ate te plotesimit te kerkesave kulturore , shkencore dhe prodhuese te vendit . Zinxhiri quhet aq i forte ,sa hallka me e dobet qe ka!.
Fatmir Shehu
shqiperia po mbushet me universitete,shteterore dhe private+universitetet fantazme,qe leshojne diploma te kategorive te ndryshme.sa te mendoet i mencuri ne shqiperi budallaj mbaron pune.
ne shqiperi nuk ka shtet.