|
|
KONFLIKTI/ Herë pas here është denoncuar puna për kthimin në një universitet privat i godinës
BERAT- Inspektorati i Ndërtimit dhe Urbanistikës pranë Bashkisë Berat, për të disatën herë, mbështetur nga policia bashkiake dhe ajo e rendit, ka tentuar ndërprerjen e punimeve në godinën e ish - maternitetit, në të cilën kryen nga investitori Astrit Veliaj, për ta shndërruar atë në universitet privat.
Dihet tashmë që kjo është kundërshtuar nga pushteti vendor dhe opozita, të cilët e kanë cilësuar privatizimin dhe më pas ndërhyrjet në këtë objekt publik si të paligjshme.
Vetëm tre ditë më parë, deputeti socialist Erion Braçe e cilësoi këtë si një veprim në vazhdën e veprimeve korruptive të qeverisë. Pikërisht kjo ka qenë dhe arsyeja që ndërtimorët kanë kërkuar mbështetjen e policisë bashkiake dhe asaj të rendit, dhe më në fund kanë arritur të nxjerrin nga ish - godina e maternitetit punëtorët që punojnë aty prej disa ditësh.
Kryeinspektori Bardhyl Buba shprehet se prej disa ditësh ky inspektorat i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në Tiranë për marrjen e masave, pasi, sipas tij, punimet që po kryhen në ish-godinën e maternitetit, që ndodhet në territorin e Bashkisë Berat, janë pa leje ndërtimi.
Sipas Bubës, godina e ish-maternitetit rezulton si pronë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe investitori Astrit Veliaj që po kryhen punimet në godinë, nuk ka paraqitur asnjë dokument që të vërtetojë pronësinë mbi të. Sipas kreut të inspektoratit, ndonëse është njoftuar prej disa ditësh ndërprerja e punimeve, ata kanë vazhduar në kundërshtim me ligjin.
Pas kërkesave të herëpashershme për paraqitjen e lejes së ndërtimit, sipas ligjit, nga subjekti apo pronari që po kryen investimin, gjë që deri më tani nuk ka ndodhur, e ka detyruar këtë inspektorat që të ndërhyjë.
"Punimet kanë nisur disa muaj më parë duke bërë që të ndërhyhet dhe në konstruksion dhe pikërisht kjo përbën një rrezik si për ata që kryejnë punimet, ashtu dhe për vetë ndërtesën. Prandaj, ne kemi kërkuar ndërprerjen e punimeve dhe pajisjen me leje ndërtimi nga pronari apo firma që kryen punimet", -thotë Buba.
Paraditen e djeshme nga ky inspektorat është kërkuar dhe mbështetja e policisë së shtetit për nxjerrjen e punëtorëve që punonin në objekt. Policia bashkiake dhe ajo e rendit kanë kontaktuar me punëtorët dhe këta të fundit janë larguar duke ndërprerë punën.
Por, pronari i truallit, Jorgji Babasiko, shprehet se punimet kanë filluar për të kapur kohën për hapjen e universitetit, ndërkohë që po kryen procedurat e nevojshme për pajisjen me leje ndërtimore, pasi objekti sipas tij do të tjetërsohet tashmë në një universitet privat me investitor Astrit Veliajn.
Avokatët e biznemenit të karburanteve thonë se kanë siguruar prova që dëshmojnë dhunën e Mero Bazes, ndaj tij dhe bodigardëve...
SHKODËR/ Bashkim Bajri ka përfunduar i vrarë pasi u qëllua me plumb në pjesën e barkut. Autori u vetëdorëzua SHKODËR...
Lajmet 11 Nëntor - Ora 16 -
data/11-11-2009
Lajmet 11 Nëntor - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 11 Nëntor - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj