|
|
SHKODËR/ Bashkim Bajri ka përfunduar i vrarë pasi u qëllua me plumb në pjesën e barkut. Autori u vetëdorëzua
SHKODËR - Vritet me armë zjarri 46-vjeçari Bashkim Bajri nga qyteti i Shkodrës dhe vetëm pas rreth 60 minutash, autori i ngjarjes i është vetëdorëzuar në policisë, që ishte duke e ndjekur. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:50 në ambientet e brendshme të një fabrike veshjesh në zonën industriale, afër tek ish-fabrikës së verës dhe asaj të vaj sapunit.
Autori i ngjarjes Nelson Sokoli, ka qenë i punësuar roje tek fabrika ku punojnë mjaft punëtorë, pasi është një ndër ndërmarrjet që punojnë me fason (material porositësi) për firmat italiane. Mësohet se viktima Bashkim Bajri, banues në lagjen "Skënderbeg", pronar i një lokali të vogël bar-kafe në këtë lagje ka shkuar tek fabrika dhe ka dashur të futet brenda për të takuar dikë.
Roja nuk e ka lejuar, por, sipas të dhënave që ka grumbulluar policia, 46-vjeçari ka hyrë me forcë duke e shtyrë derën bashkë me rojen dhe ka marrë të ngjitet në shkallët që të çojnë tek repartet e fabrikës.
Roja është përpjekur ta ndalojë dhe të dy janë përleshur me duar duke u kapur nga rrobat e duke u sharë. Ndërsa Bashkim Bajri ka mundur t'i shkëputet rojes që e pengonte dhe ka lëvizur në shkallët e fabrikës, roja ka nxjerrë një armë që e kishte me vete dhe e ka qëlluar një herë.
Plumbi e ka marrë Bajrin në pjesën e barkut dhe ai është dërguar me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës i cili ndodhet vetëm rreth 100 larg vendit të ngjarjes. Roja që ka qëlluar është larguar menjëherë dhe i plagosuri rëndë është dërguar në spital nga persona të tjerë që ndodheshin në fabrikë. Ai ka gjetur vdekjen në sallën e operacionit, rreth 30 minuta më pas si pasojë e plagës së marrë, e cila, sipas mjekëve, i ka prekur organet jetike.
Policia është vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar drejt kodrave të fshatit Bardhaj. Pikërisht atje, ndërsa policia ishte në ndjekje të tij, ai nuk ka vazhduar të largohet, por ka pranuar të dorëzohet.
Mësohet se 21-vjeçari Sokoli e kishte shtëpinë ngjitur me fabrikën. Vetëdorëzimi i tij është bërë me ndërhyrjen e të atit. Ky i fundit, ka dëshmuar se në momentin kur ka filluar debate mes viktimës dhe të birit është afruar edhe ai pasi ka dëgjuar të birin që grindej me dikë.
Më pas sherri ka filluar mes të treve, duke bërë në fund që i riu të shkrepte armën. 21-vjeçari është strehuar tek një i afërm i tij tek kodrat në Bardhaj dhe policia ka negociuar me babanë e tij e më pas, ky i fundit bashkë me të birin, kanë shkuar në polici duke rrëfyer për ngjarjen.
Nga ana e policisë u bë e ditur se është sekuestruar edhe arma e krimit, një automatik kallashnikov. Kjo është vrasje e shtatë që ndodh në qarkun e Shkodrës që nga fillimi i këtij viti dhe e dyta në harkun kohor të një muaji.
******************************
Nikollë Pëllumbaj thotë se edhe pse emrin e ka në listën e dytë të përfituesve, ende s'ka marrë asgjë
Ish-të përndjekurit: Edhe për dëmshpërblimin duhen para nën dorë
SHKODËR -Ish-të përndjekur politikë shkodranë që presin të marrin dëmshpërblimin për vitet e burgut të bëra në kohën e diktaturës nga ato vetë apo të afërmit e tyre, shprehen mosbesues dhe të zhgënjyer nga zvarritjet që i bëhen këtij procesi.
Nikollë Pëllumbaj, ish-i përndjekur politik, djali i të cilit u vra teksa tentonte të kalonte kufirin në vitin 1990 dhe varrimi i tij më 16 qershor u kthye në një revoltë ndaj shtetit të athershëm komunist, shprehet se paratë që ai përfiton për tre persona të familjes së tij, akoma nuk i ka marrë.
"Emri im, bashkë me atë të babait dhe të djalit janë publikuar që në listën e dytë të përfituesve të dëmshpërblimit, por kanë filluar të marrin paratë persona që e kanë emrin në listën e tretë, ndërsa unë dhe disa të tjerë të listës së dytë akoma nuk i kemi marrë, thotë Pëllumbaj.
- Kam shkuar tek Instituti i të Përndjekurve Politikë, por nuk më kanë dhënë zgjidhje duke thënë se do t'i merrni. Unë jam nënshtetas i SHBA-së dhe kam një afat qëndrimi larg këtij vendi. Më duhet që të largohem e të shkoj atje, por paratë nuk i kam marrë.
Ato më nevojiten pasi kam dhe djalin e sëmurë, ndaj kam kërkuar të marr atë që më takon. Jam drejtuar dhe tek sektori i dëmshpërblimit të ish-përndjekurve politikë në Ministrinë e Finanacave, por askush nuk përgjigjet. Dua vetëm atë që më takon,"- shprehet Nikollë Pëllumbaj.
Ai shton se ka dhe të tjerë ish-të përndjekur që e kanë këtë problem dhe personat që merren me këtë punë tallen me këtë kategori dhe u japin vetëm atyre që u afrojnë para nën dorë. "Me ardhjen e demokracisë menduam se nuk do të ketë më padrejtësi dhe nuk do nëpërkëmbemi, por ja që zhgënjimet janë kudo dhe ne na mohohet ose vonohet qëllimisht diçka që vetë shteti na e ka njohur e dhënë",- përfundon Pëllumbaj.
Pushohen akuzat ndaj 28 personave të pandehur, të akuzuar për pushtimin e televizionit, kryeministrisë dhe institucioneve të tjera në vend...
Viktima prej 10 vitesh ishte shpërngulur, për shkak të dy vrasjeve për të cilat dyshohej ai vetë dhe i...
Lajmet 11 Nëntor - Ora 16 -
data/11-11-2009
Lajmet 11 Nëntor - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 11 Nëntor - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Roje do te thote nje njeri qe ruan dicka te caktuar qe i eshte besuar dhe paguhet per punen dhe besnikerine..ky duhet te dekorohet per kryerje te detyres dhe te merret si shembull i kryerjes se detyres sepse ne Shqiptaret rregullat dhe ligjet i shqelmojme dhe pastaj kerkojme te drejta...!