Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Mandatet dhe Kushtetuta

Alban Mësonjësi | 11/11/2009 | Komente | komentet 3 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Pas provokimit publik që Kryetarja e Kuvendit i bëri opozitës se, do t'i drejtohej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me mbarimin ose jo të mandateve të deputetëve të cilët nuk kanë hyrë në parlament, pati një reagim nga shumë politikanë dhe ekspert të çështjeve juridike.


Është normale që çështje kaq e ndjeshme për publikun do të sillte një reagim dhe do të jepeshin mendime kontradiktore. Por, duke qenë një çështje më tepër juridike se politike, është momenti që më shumë se politikanët, të shprehen juristët.


Për të bërë një interpretim të saktë faktin se a mund të konstatohet mbarimi i mandateve të deputetëve të Partisë Socialiste apo pavlefshmëria e tyre dhe rrjedhimisht zëvendësimin e tyre me kandidatët pasardhës në lista, duhen analizuar në mënyrë të paanshme dispozitat kushtetuese, dispozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi, si dhe disa parashikime të rregullores së Kuvendit Popullor, referuar pavlefshmërisë, mbarimit të mandateve dhe zëvendësimit të deputetëve.


Për sa i përket situatës reale, ajo është e qartë për të gjithë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur deputetët të cilët kanë fituar mandatet për të përfaqësuar popullin në kuvend, por 64 deputetët e Partisë Socialiste nuk janë paraqitur në asnjë seancë parlamentare dhe ajo që është më e rëndësishmja, nuk kanë kryer betimin, gjë e cila nënkupton se, ata janë deputetë por, nuk mund të ushtrojnë këtë detyrë.


Kushtetuta në nenin 71 të saj, parashikon disa arsye për të cilat mandate i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, Për rastin konkret 2 prej tyre lidhen me situatën juridike dhe faktike të deputetëve që nuk kanë bërë betimin: rasti kur deputetët mungojnë më shumë se 6 muaj në parlament dhe kur nuk kryejnë betimin.


Betimi i deputetëve të Kuvendit nuk është thjesht një veprim formal apo simbolik. Ai nuk përfaqëson vetëm aktin e ngritjes në këmbë dhe shqiptimit të fjalës "betohem". Betimi i një deputeti të Kuvendit është kushtetutshmërisht shumë i rëndësishëm; kur bën betimin ai publikisht dhe solemnisht pranon detyrimin të veprojë në linjë me detyrimet e betimit dhe mos ta thyejë atë për asnjë rrethanë.


Betimi kryhet në seancën e parë në të cilën deputeti është pjesëmarrës, dhe në rast se mungon së seancën e parë, betimi për në seancën e parë në të cilin ai është prezent. Por në Kushtetutë apo në akte të tjera ligjore nuk ka një afat brenda të cilit është e detyrueshme kryerja e betimit.


Është e qartë se, lidhur me betimin, i vetmi rast kur mos bërja e betimit sjell mbarimin ose pavlefshmërinë e mandatit është ai kur, deputeti refuzon publikisht të kryejë mandatin ose heq dorë nga mandati po në mënyrë (neni 164, Kodi Zgjedhor). Në rast se, deputetët nuk shprehen publikisht se nuk kryejnë betimin apo heqin dorë nga mandate, atëherë Kuvendi apo KQZ, nuk mund të vendosin apo kryejnë një procedurë për zëvendësimin e deputetëve.


Një vendim i tillë nëse do të merrej do të ishte një vendim në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Kodin Zgjedhor (fatkeqësisht kjo KQZ ka treguar në raste të përsëritura që mund të shkelë si Kushtetutën, ashtu edhe Kodin Zgjedhor). Mungesa e një afati brenda të cilit një deputet duhet të kryejë betimin mund të jetë një vakum ligjor por, për aq kohë sa nuk parashikohet një afat i tillë, deputetët nuk mund të privohen nga e drejta e paraqitjes në parlament në një moment më të mëvonshëm nga kolegë e tyre.


I vetmi sanksion për këta deputetë, nëse mund ta quajmë të tillë, është fakti se ata nuk mund të ushtrojnë të drejtat për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre.
Aspekti tjetër kushtetues që sjell mbarimin e mandateve ose pavlefshmërinë e tyre, është mungesa e një deputeti për më shumë se 6 muaj rresht në Kuvend.


Në këtë rast Kushtetuta vendos një rregull të qartë për ata deputetë të cilët, pasi janë zgjedhur dhe kanë kryer betimin, neglizhojnë në ushtrimin e detyrimeve që kanë ndaj zgjedhësve të tyre dhe ndaj Kuvendit. Por, në këtë rast është e qartë se, më parë deputeti duhet të ketë kryer betimin, të ketë filluar ushtrimin e mandatit të deputetit dhe më pas ai refuzon ta ushtrojë këtë mandat.


Kjo është një dispozitë ndëshkuese ndaj deputetëve që mënyrë direkte apo indirekte, neglizhojnë në ushtrimin e përgjegjësive të tyre dhe pasoja është ndërprerja e mandatit. Në rastin e deputetëve të Partisë Socialiste, ky arsyetim nuk përligj ndërprerjen e mandatave sepse edhe jashtë Kuvendit ata kanë shprehur me forcë qëndrimet e tyre politike për çështje të ndryshme (mbrojta e votës, mbrojta e kufijve territorialë apo çështje të tjera).


Gjithashtu, nëse shihen me kujdes edhe praktikat kushtetuese të shumë vendeve të tjera, situata është pothuaj e njëjtë, mandatet ndërpriten nëse deputeti publikisht refuzon betimin, ose kur pas bërjes së betimit, nuk ushtrohet mandati në mënyrë të pajustifikuar. Por, drejtuesit e Kuvendit apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga praktikat ndërkombëtare, përdorin vetëm ato që përkojnë me interesat e maxhorancës aktuale.
*Autori është jurist

 

3 KOMENTE

I dashur Alban,do te me lejosh ta "vazhdoj"shkrimin tend me komentin tim ,pikerisht tek fraza e fundit "drejtuesit e Kuvendit apo Komisionit Qendror te Zgjedhjeve,nga praktikat nderkombetare,perdorin vetem ato qe perkojne me interesat e maxhorances aktuale".
Dua te theksoj se nje llogjike e tille si ajo qe degjuam qe "do perjashtohen si deputete dhe do vendosen te tjere nga lista", eshte nje papergjegjshmeri dhe pse te mos e themi dhe nje idiotesi e maxhorances.
Ne vend qe te analizojne veten e tyre qe jane kthyer ne persona te dyshimte per te qeverisur Shqiperine,vrasin mendjen per te gjetur klauzola te fusin ne rrjesht opoziten,te shtojne radhet e Parlamentit dhe ta kalojne lumin edhe kete here...
Pare ne kendin e ketyre veprimeve provokuese ku tregojne se as qe e kane ne program arritjen e konsesusit me opoziten,une do deshiroja qe edhe opozita t`i kundershtoje veprimet djallezore me te njejten menyre...
Ku e kam fjalen?
E kam fjalen qe Kryesia e Partise Socialiste te parashikoje ZGJATJEN O BOJKOTIT DERI NE PLOTESIMIN E KUSHTEVE.
Por mesa di une deputetet deri tani nuk marrin rrogen....
C`duhet bere???
Per gjykimin tim BOJKOTI eshte nje PUNE dhe duhet PAGUAR,por ne rast se ligji e kerkon qe te behet betimi dhe pastaj te filloje rroga,LE TE SHIKOHET EDHE KJO MUNDESI....
Betimin e pat bere dhe Fatos Nano dhe e "bojkotoi" Parlamentin sa i deshi qejfi dhe rrogen e mori per bukuri...
MOS KINI FRIKE NGA HORRAT E SALI PROTOPAPES!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
BEJENI BETIMIN,
MERRNI RROGAT dhe
VAZHDONI BOJKOTIN,
MOS U PERZJENI ME HAJDUTET!!!!!!!!!!!!!

ME 20 NENTOR TE GJITH NE TIRANE,TE HAPIM KUTIT,SKA RRUGE TJETER ME KETE PRIMITIV,ORE SHQIPETAR AKOMA DE LENE KETE NJERI TE TALLET ME NE?

Kutite e votimit jane ne REZERVAT SHTETERORE TE LUNDRES!Ka mundesi ,qe KUTITE TE JENE HAPUR DHE TE JENE BERE NDRYSHIMET QE I DUHEN BERISHES!!OPOZITA TE JETE E PERGATITUR EDHE PER KETE VARIANT!!!NDERSA PO U DOGJEN FLETET E VOTIMIT,PER CFARE DO ARSYE,QOFTE EDHE LIGJORE,ATEHERE BERISHA DUHET VENE ME "SH{ATULLA PER MURI" SI NE 97-ten!!!KY DO JETE FUNDI I TIJ!!

Komenti juaj

 
Komentet
 

Vetëvritet portieri i kombëtares gjermane, Robert Enke

Portieri gjerman, Robert Enke, i cili pritej të ishte...

Lindita: Përse vendosa të flas me gjuhën e shenjave

Ka vendosur të flasë me gjuhën e shenjave ndonëse më...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj