Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Për mua është gabim që në këtë kod nuk flitet fare për kufij"

Letër e nënshkruar Sadedin Çeliku | 11/11/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Opinioni publik frikësohet me të drejtë se mos shteti ende vuan sindromat e kohës së Zogut i cili dha Shën Naumin si të ishte çifligu i tij. "Kodi detar i Republikës së Shqipërisë" është miratuar në mbështetje te neneve nr 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës së Shqipërisë dhe dekretuar me dekret nr. 4289 datë 02.08.2004 të Presidentit të Republikës.


Në përgjithësi ky kod (ka 403 nene) merret dhe sqaron mjaft probleme teknike te detarisë, por nuk merret me çështjen se si do të trajtohet ruajtja dhe mbrojtja e tërësisë territoriale të ujërave detare shqiptare. Neni 32 i këtij Kodi thotë që "..Këshilli i Ministrave realizon të drejtat e pronësisë shtetërore në hapësirën detare.."


Për mua është gabim që në këtë kod nuk flitet fare për kufij dhe kompetenca ligjore përkatëse eksluzivisht i jepet 15 apo 70 njerëzve që u dashka të vendosin për fatet tona. Ndaj disa nene të këtij Kodi duhen abroguar urgjent.


Projekt-ligji që synon ndryshimin e kufijve detarë nuk duhet të futet në parlament dhe marrëveshja me Greqinë duhet të anulohet. Me këtë rast MPJ dhe Qeveria në tërësi duhet të jenë transparent para publikut dhe këtë çështje të mos e trajtojnë si çështjen e tyre private.

*Autori është ish zv. Ministër i Transportit

 

2 KOMENTE

Ne fakt mungesa e transparences per te publikuar hartat e para dhe pas marreveshjes ka vetem nje kuptim: Qeveria s'ka argumenta per te mbrojtur tezen e saj se gjoja asgje s'i qenka falur shtetit grek!
Ministri i Jashtem i qeverise se dale nga zgjedhjet e denja per nje shtet diktatorial te Afrikes Qendrore, perserit si gjinkalle: ftoj opoziten ne MPJ per t' sqaruar gjithçka.
Sikur shteti na qenka vetem i opozites! Ai det qe po i dhurojne grekut eshte i mbare kombit, nga Epiri ne Kosove, dhe jo i ministrive te kesaj qeverie te paligjshme! Eshte MPJ-ja dhe qeveria qe duhet te shkojne ne popull dhe jo populli ne MPJ! Nese siç pohojne, s'kane gje per te fshehur, le te shkojne tek populli jo me propagande per mashtrimin e radhes, por duke publikuar hartat me detajet me te vogla, dhe duke i spjeguar se ku u mbeshtet ky kapitullim i plote ndaj pales greke!
Çdo qeveri e nje shteti evropian te BE-se sot eshte plotesisht intrazigjente ne leshimin e qofte 1cm katror nje shteti fqinj, por edhe nese do te ndermerrte nje veprim kaq te rendesishem per interesat kombetare, s'do te guxonte kurre ta merrte pa ia lene fjalen e fundit sovranit me nje referendum mbarepopullor.
Kur ne Shqiperi per nje çeshtje kaq madhore nuk pyetet askush, as opozita as sovrani, lind pyetja: çfare rrace njerezish po na qeveris? Si mund te kemi besim tek keta te ashtuquajturit politikane (se percaktimi me me vend eshte "diletante") kur ata po copetojne detin e token (e harruam token permetare te dhuruar para pak kohes po shtetit grek per gjoja varrezat e te reneve greke...?) dita dites, nen rrogoz duke i mbajtur keto akte te turpshme "TOP SECRET" nga populli?
Perse ky servilizem i tepruar kundrejt Greqise kur ky shtet anti-shqiptar qe na ka borxhe te pafund, ende s'ka shfuqizuar ligjin e luftes kunder Shqiperise?
Si mund ta perkrahesh punen e nje qeverie te tille kur transparenca ndaj popullit per te gjitha çeshtjet e rendesishme eshte zero!?
Ne emer te emigranteve shqiptare te shperndare ne Europe i bej thirrje qeverise, presidentit dhe Gjykates Kushtetuese, TE HEDHIN POSHTE KETE PAKT ANTI-SHQIPTAR! NJE COPETIM TJETER I HAPESIRES SONE DO TE KRIJONTE PREMISAT E NJE REVOLUCIONI TE DHUNSHEM. MOS LUANI ME ATE QE ESHTE E JONA DHE QE KURRE NUK I FALET TE HUAJIT!
I PERCJELL QEVERISE SHQIPTARE ZEMERIMIN E PAMASE TE MIJERA EMIGRANTEVE NE DHE TE HUAJ NDAJ KETIJ AKTI TE TURPSHEM!
JO FIRMES FINALE PER TA BERE OPERATIV!
MEQE SYNON DETIN TONE GRISENI DHE HIDHENI NE DET!
Leonard Kola, mjek

kushtetuta thote sovraniteti i takon popullit!
Pra vetem ushtroje sovranitetin tend e mos e le ate ne dore te 15 a 70 hajnave!

Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Peskara apo....

Nëse nuk do ishte video, ka mundësi që askush mos...

Muri i Berlinit, Berlusconi fle gjate fjalimit te Medvedev

Gjatë ceremonisë për Rënien e Murit të Berlinit, kryeministri italian...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj