Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Qeveri e merituar?

Eduard Zaloshnja | 11/11/2009 | Komente | komentet 22 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Që kur Konti Joseph De Maistre (1753-1821) shkruajti se çdo popull e meriton qeverinë e vet, fjalët e tij janë cituar me qindra herë për të theksuar rolin e vogël të individëve në histori.


De Maistre, në fakt, nuk i përdori ato fjalë në kontekstin e debatit mbi rolin e individit dhe masave në histori ai i shihte qeveritë e këqija si një ndëshkim ndaj popujve që ishin shmangur nga rruga e Zotit.


Por sidoqoftë, fjalët e tij shpesh janë cituar në literaturën politike për të vënë në dukje se nga një popull i pazhvilluar nuk mund të dalin udhëheqës të përndritur. Ndërsa në jetën e përditshme, ato citohen jo rrallë nga njerëz të frustruar me qeveritë e tyre.


Në vitet e fundit, fjalët e De Maistre-së i kanë përdorur edhe shumë shtetas shqiptarë. Për të vërtetuar saktësinë e tyre, ata i referohen psikologjisë së nepotizmit, klientelizmit dhe korrupsionit që mbizotëron në mentalitetin tonë.


Ose i referohen nivelit të ulët të ndjenjës së përgjegjësisë ndaj fateve të vendit ndër shumë shqiptarë. Ata argumentojnë se, ndërkohë që shumica e shqiptarëve janë zhgënjyer me kohë nga dy forcat kryesore politike aktuale, nuk kanë qenë të aftë të nxjerrin në dritë një forcë të re politike që do t'i sfidonte ato.


Pra, thënë ndryshe, këta citues të De Maistre-së nuk shohin asnjë shpresë për ndryshimin e qeverisjes për sa kohë nuk kanë ndodhur ndryshime thelbësore në mentalitetin shqiptar. Dhe, si rezultat, ata rijnë larg procesit politik.


Në anën tjetër të spektrit të njerëzve të frustruar nga dy partitë kryesore shqiptare janë ata që argumentojnë se të presësh deri sa individi më i fundit të jetë emancipuar, do të thotë të ecësh me hapin e më të dobëtit. Ndërkohë, sugjerojnë ata, ndryshimet duhet të vijnë nga më të përparuarit, qofshin ata edhe të paktë.


Ky grup njerëzish shpreson që një udhëheqës energjik e karizmatik të marrë nismën për krijimin e një force të re dominante politike, bërthama e së cilës të përbëhet nga intelektualë me arsimim e mentalitet perëndimor.


Sipas tyre, vetëm një forcë e tillë do të ishte e aftë të shëronte plagët e rënda që kanë mbërthyer qeverisjen në Shqipëri gjatë18 vjetëve të fundit. Dhe përderisa një forcë e tillë akoma nuk ka dalë në skenën politike shqiptare, ata, njësoj si partizanët e ndryshimeve në mentalitet, rijnë larg procesit politik.


Dhe pyetja është se cila palë ka të drejtë. Fatkeqësisht, përgjigjja e kësaj pyetje nuk mund të kënaqë asnjërën nga palët - e drejta ndodhet diku në mes të distancës që i ndan ato.


Ata që thonë se e meritojmë qeverinë që kemi kanë një farë të drejte - po të zhbirilohen thellë shqiptarët që kritikojnë kreun e qeverisë aktuale, shëmbëlltyra të tij mund të gjenden brenda mijëra e mijëra syresh.


Dhe këta shqiptarë punojnë sot ose do të punojnë nesër diku në një zyrë, të cilën e përdorin ose do ta përdorin për të marrë mitë, për t'i bërë favore të pamerituara të afërmve ose të njohurve të tyre dhe për të shkëmbyer favore abuzive me zyrtarë të tjerë.


Por a duhet që ekzistenca e kësaj prirje të theksuar kah korrupsioni e klientelizmi ndër shqiptarët t'i dekurajojë ata që dëshirojnë ndryshime thelbësore në qeverisje? A duhet që ata ta fokusojnë vëmendjen vetëm kah ndryshimi i mentalitetit shqiptar?
Ndryshimi i mentalitetit është pa dyshim formula më e sigurt për arritjen e ndryshimeve thelbësore në qeverisje, por edhe më e ngadalta.


Dhe meqenëse është e ngadaltë, kushdo që dëshiron një qeverisje më të mirë nuk duhet të rrijë larg zhvillimeve politike aktuale. Pasiviteti politik, bazuar në arsyetimin se vlen të votosh vetëm kur ndryshimet në mentalitetin shqiptar të kenë krijuar kushtet për daljen e një alternative që ta meritojë votën, është thjesht joracional për kushtet aktuale.


Në skenën politike shqiptare ekzistojnë alternativa qeverisëse relativisht më të mira se aktualja, të cilat nuk duhet të neglizhohen nga njerëzit që besojnë se çdo popull e meriton qeverinë e vet.


Dhe ato nuk duhet të neglizhohen sepse, edhe në qoftë se nuk meritojmë një qeveri si të Finlandës, për shembull, nuk kemi pse të pranojmë një qeveri që kryesohet nga udhëheqësi më i papërgjegjshëm e ndoshta më i korruptuari ndër të gjithë udhëheqësit politikë aktualë.


Po ata që besojnë se meritojmë një qeveri shumë më të mirë se çdo qeveri që mund të ofrojnë udhëheqësit aktualë çfarë duhet të bëjnë? A veprojnë drejt ata kur injorojnë alternativat aktuale dhe e mbajnë shpresën e tyre pothuajse ekskluzivisht në daljen e një Uashingtoni shqiptar?


Dalja e individëve të tillë të fuqishëm në skenën e historisë së një populli nuk është diçka që ndodh shpesh. Në fillim të shekullit të kaluar, një individ i tillë, Ahmet Zogu, në moshë fare të re, doli në krye të shtetit shqiptar dhe e ktheu atë nga një territor kaotik e krejtësisht të përçarë në një shtet funksional.


Ndërkohë, nuk ka kurrfarë garancie se, edhe në fillim të këtij shekulli, do të dalë në skenën politike shqiptare një udhëheqës i aftë për të sjellë ndryshime dramatike të së njëjtës magnitudë në qeverisje.


Por, edhe po ta kemi atë fat, nuk mund të pritet që niveli i qeverisjes t'i afrohet shumë shpejt atij të shteteve të konsoliduara demokratike - një udhëheqës i mirë ka nevojë edhe për udhë-ndjekës të mirë.


Duke mbajtur parasysh gjasat e vogla të daljes në skenën politike shqiptare të një udhëheqësi që do të sillte ndryshime rrënjësore në qeverisje, të gjithë ata që janë në pritje të tij bëjnë mirë të hedhin një sy nga çfarë e sotmja ofron. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe ata që presin ndryshimin gradual të mentalitetit shqiptar.


Dhe të dyja palët bëjnë mirë ta fillojnë që sot analizën e alternativave që ofrohen në tregun politik. Ndërsa në fund të analizës, bëjnë mirë ta ndajnë mendjen për të mbështetur alternativën më të mirë qeverisëse, pavarësisht nga largësia prej të përkryerës.

 

22 KOMENTE

Fillimisht, deshiroj te them, pa fyer askend ne vecanti, se disa nga komentet e mesiperme jane mjaft euforike qe nuk te cojne asgjekundi.
Une jam vete tropojan, dhe mendoj qe Berisha, ne te shumten e rasteve,ben sic i thote mendja e tij. Kjo eshte sigurisht negative per nje shoqeri demokratike.Megithate, jam i mendimit se as Edi Rama nuk eshte me i mire. Kjo per faktin se, para se gjithash,ty kane kontroll absolut mbi median, e cila nuk kryen rolin e saj kyc ne informimin objektiv te popullit. Per me teper, media duhet te informoje me profesionalizem dhe objektivitet pjesen tjeter te shoqerise per problemet e renda te vendit.
Vete ne si shqiptare duhet te jemi me aktive per padrejtesite qe na behen ne ambjente te ndryshme. Pra, prostetimi ne sheshe te mos behet thjesht per interesa te ngushta te x force politike.
Ka ardhur koha qe t'i hedhim pas kraheve paragjykimet krahinore Jug-Veri, dhe t'i vleresojme drejtuesit tane per veprimet dhe mosveprimet e tyre.
Duke e mbyllur, mendoj se mentaliteti yne duhet te ndryshoje duke filluar nga gjithsecili prej nesh.
Te behemi me mendjehapet, me objektiv ne vleresimin tone.
Ndryshimin per mire ta kerkojme pikesepari tek vetvetja dhe pastaj te jemi te vendosur ne ate cka kerkojme prej drejtuesve tane.

Hajde pra ngjitja kokën këmbët dhe nisu për në ate jetë.Se Shqipëria shkoi në Nato dhe tani në Eu.Kujtë si pëlqen shkoni ke varret,dhe këndoni Talkinin vet-vetit.!!!!!

Ky eshte problemi sepse shume njerez mendojne se Zogu krijoi dhe zhvilloi shtetin ndersa te tjere mendojne se Noli i madh kishte vision me perparimtar. Ketu mund te debatojme sa te duam neve, por nje gje eshte sigurt qe Noli ishte me ditur dhe natyrisht do te kishte bere nje pune me te mire.. Megjithese Zogu pati aftesine dhe mundesine per te qene i pacipe dhe te shtyp cdo norme demokratike qe natyrisht prodhon gjera positive.

Eshte pikerisht kjo mendsei qe po i ndan shqipetarte edhe sot. Ne te njejten fryme shtrohet edhe diskutimi i sotem Berisha apo Rama.

Kete mesa duket do te thote edhe Zaloshnja por nuk ka burrerine qe te flase per shkeljen e normave demokratike te njerit(duke shitur Shqiperine dhe duke vrare njerez) dhe visionin me evropian te tjetrit.

Si zgjidhje Zaloshnja u ben thirrje partive politike qe te rishikojne qendrimet qe te gjejne nje mesatare te perbashket. Partite nuk i ndryshojne qendrimet po nuk i testuan ne popull dhe kjo nenkupton zgjedhje te lira.. per ndryshe te zgjedhim mbretin e rradhes qe ta bej si di vete.

Me vjen cudi se si ka akoma intelektuale qe nuk e kane ndare mendjen me ke krah politik te jene...

Zefi ka te drejte, historia po perseritet: vdiq nje Zog qe Shqiperine e pergjaku ekonomikisht, intelektualisht e gjeografikisht edhe erdhi nje tjeter po aq i eger sa i pari!
Vrau, preu, dhuroi Zogu tek serbi si ky i sotmi qe po i dhuron grekut, dhe me se fundi u arratis me floririn shqiptar qe kurre me s'u kthye ne Shqiperi! Aq e vertete eshte kjo histori saqe vetem prinderit tane e dine sesi ishte katandisur arka e shtetit te ri Shqiptar ne 1944.
Kush tenton te rehabilitoje ate figure te urryer eshte nje qenie me ndergjegje kombetare = zero! Nje qenie qe s'meriton as respekt as titullin "njeri"!
Ashtu siç jane per t'u perbuzur sot ata (qofshin te Jugut apo te Veriut) gangstere qe perkrahin Zogun e dyte serbo-tropojan.
Te mbeshtetesh kete figure tradhtare qe hyri ne skene me dhune, po me dhune po e mban pushtetin edhe me dhune do te jape shpirt, eshte mekati me i madh qe mund t'i bejme Atdheut!
Jo rastesisht ata individe qe e perkrahin vijne nga shtresa me injorante e kombit, analfabete e rrugaçe te etur per para e pushtet per çka s'do te ngurronin te shisnin familje, nder e Atdhe tek i huaji!
Njerez te tille po e degjenerojne emrin dikur te nderuar "shqiptar".
Harram buka e ketij vendi! As vdekja s'do t'ua pastroje shpirtrat ketyre bishave!

zefi,edhe shume zefat qe jane ne ps,tregojne se pse ardhja ne pushtet e edi rames eshte e veshtire:jo per faji e Edi Rames i cili e meriton me punen e tij kete, po per fajin e tyre qe ende si jo shpellar nuk e kane kuptuar se per te ardhur ne pushtet duhet nje elektorat i madhe pertej se majtese enveriste!
Zogu,ka vdekur qe 50vjet po ende shketeson gjumin e zefit !!!
Psja,si parti qe do me ardhe ne pushtet duhet te kete edhe nje qendrim per keso njerez,qe ma shume demtojne qellimin e tyre se sa e ndihmojne

hahahahha zef e dija qe do te te pervelonte hahahhahahaa megjithate s te ndryshoj dot vazhdo ne mjerimin tend

I nderuari zotni,tarrasi!Nuk kam faj une se ti vjen nga shpellat ,gje qe e pranon edhe vete!Fakti qe edhe ne te shkruar,pa pike e presje,pa fillim e mbarim fjalie,tregon se je prap ne shpelle me mendje,shkolle,kulture e fizik!Nuk kam faj une se ti je nje ithtar i SATRAPIT ZOGOLL,nje shpellar, qe erdhi ne pushtet me forcen e armeve serbe duke rrezuar qeverine demokratike te te madhit FAN NOLI!Zogolli qe nje shpellar qe shtypi popullin,e la ne mjerim dhe vrau prapa shpine demokratet me te medhenj te kohes!Se cfare shteti ndertoi SATRAPI JUAJ PREJ BURGAJETI,e pershkruan I MADHI MIGJENI,por ti je i shtrydhur nga trute ,ndaj nuk di te gjykosh ndryshe,vecse per sundimtarin tend!Je larg Europes e me afer shpellave,ndaj turperon teknologjine kompjuterike kur komenton ne kete forum te nderuar!Mos te vije keq se i them Zogollit tend tradhetar-SHPELLAR,se erdhi nga shpellat dhe Shqiperine e la duke i vjedhur edhe floririn e bankes se Shqiperise!Cfare historie do te lexoj une per kete SATRAP?Ate nuk e zune kembet dhe se nuk e pranoi asnje shtet i EUROPES,duke bredhur si cifuti ne shkretetire!!!Shko ruaj dhite dhe mos merr mundimin te futesh ketu me njerezit e kulturuar!!

zef me deshiren e mire qe te heqesh dore nga tradita e poshter e fyerjes dhe denigrimit po te replikoj per shprehjen e poshter qe perdor ne zhgarravitjet qe ke bere me siper zZef
perse e perdor shprehjen shpellar mendon se kjo tregon klasin tend te siguroj qe mua s ma mbush mendjen dot se nuk je nga ata te kompleksuarit qe akoma habiten me lojen dritave elektronike neper qytete e perendimit.sa per dijeni kur permend ahmet zogun besoj se me mire eshte te mesosh nje gjuhe te huaj psh. frengjisht dhe te lexosh historine e vertete te fillim shekullit ne atdheun tone te dashur si e gjeti dhe pse e la ahmet zogu perpara se te kapardisesh si ndonje mendje e ndritur interneti me mire shfleto me shume dhe kupto se nuk eshte vlere te perdoresh fjalen shpellar kur e din mire se gjysma e burrave qe kane perdorur shpellat ne shqiperi e kane pasur me siguri emrin ZEF mendoj se eshte mire te distancohesh nga kjo fryme e keqe e te semureve diabolike te ketij forumi ku gjeja me interesante eshte te fyejne c do gje qe ju ka prekur interesat e tyre te ngushta .prandaj zef edhe njehere te kerkoj ta perdoresh trurin dhe dhe jo vetem kompjuterin mos u mundo te replikosh se nuk te pergjigjem me pa respekt nga nje lexues i rastesishem

Qeveri Fashiste me ne krye Salen.Qeveri e drejtuar nga Argita dhe Shkelzeni. Qeveri e zagareve dhe e kurvareve, e injoranteve dhe e krimineleve. Njerez qe drejtojne INSTITUCIONE Injorante vetem se jane militante te Saliut .

Ky Zaloshnja prap doli ne istikamin e vet:SERVIL I SUNIMTARIT MESJETAR SALI BERISHA!Na jep per shembull te mire tradhetarin e kombit ,po nje shpellar nga veriu si Ahmet Zogolli,qe erdhi e u mbajt ne pushtet me force nga SERBET!Nuk la demokrat te zotin pa vrare pas shpine si Avni Rustemin,Luigj Gurakuqin,Bajram Currin ,Hasan Prishtinen etj!MIGJENI I MADH E KA PORTRETIZUAR REGJIMIN E TIJ SATRAP ME NJE REALIZEM TE PA SHOQ,QE ESHTE I NJEJTE ME REALITETIN E SOTEM TE SUNDIMIT TE NJE TJETRI SHPELLAR VERIOR!!!QELLIMI I ZALOSHNJES ESHTE,TE MBUSHE MENDJEN POPULLIT SE NE E MERITOJME KETE QEVERI QE KEMI ,PRANDAJ NUK DUHET TE NGRAME ZERIN!PO EUROPA PERSE NUK NDIHET???EDHE AJO KESHTU GJYKON,SE NE E MERITOJME KETE BERISHEN BAJRAKTAR???PO TE ISHTE KESHTU,PERSE ULURINTE EUROPA QE TE RREZONIM KOMUNIZMIN,SE EDHE ATE QEVERI E MERITONIM,AQ ME TEPER QE DREJTOI PER 45 VJET DHE ERDHI NE FUQI PASI NGRITI POPULLIN NE LUFTE KUNDER PUSHTUESVE???!!!PSE KJO ESHTE DEMOKRACIA,PER TE CILEN NA DERDELLISEN NE 90-ten???FASHIZEM,ZOTERINJ,FASHIZEM!!!

U mbushn 10 vjet plot nga aktiviteti i Edi Rames.
E nisi si Ministr Kulture ku organizoi per here te pare festivalin e Gjirokastres, ruajti monumentet e Kultures nga rrenimi, regjeneroi Keshtjellat dhe objektet historike.

Pas 2 vjetesh u be Kryetar Bashkije.
Komenti me i mire eshte qe u dekorua "KRYEBASHKIAKU ME I MIRE NE BOTE".
Na keto figura "me te mira ne bote" ne kemi shume pak, per te mos thene aspak. I vetmi gjeni yni qe mund te marri cmim boteror eshte i madhi Ismail Kadare.
Pra marrja e ketij cmimi nga Edi Rama eshte puna dhe horizonti i tij per nje Tirane e Shqiperi moderne.
Pra pothuaj te gjithe e kane garancine drejtuese te Edi Rames.
Edi Rama do jete Kryeminister njelloj pa ndryshim sic eshte sot.
Mos kujtoni se Sali Berisha ndryshoi ne keto 20 vjet.
Ai eshte njeriu me veset me te uleta te pushtetit qe nga dita e pare.
Per te mos shkuar me pare ne kohe, kur persekutonte Doktoret e talentuar ne fshatrat e largeta te Veriut.

Cdo njeri mund te beje kete peshim te ketyre dy figurave qe perballen sot, njri ta ruaj nepermjet vjedhjes, ndersa tjetri kerkon hapje kutishe dhe transparence.

VETEM I VDEKURI NUK REAGON.SHQIPERIA KA VDEKUR.ME KOKE TE PRERE,ME KEMBE TE PRERA DHE ME GJOKS TE SHQYER NGA EGERSIRAT BERISHIANE.

Qe duhet bere ajo qe duhet bere para festave te nendorit,duhet, ani se kohe s'ka, duhet bere.
Nuk ecet keshtu me "e legu se lagu" e ka lala apo bala pergjegjesine".
E verteta eshte se populli po vuan ne shqiperi dhe kur ka vuajtie, pa tjeter ka perpjekie per ta minimizuar ate, se ta zhdukesh vuajtien do te thote "komunizem", jo ne kuptimin e perjetuar te kesaj fjale,se ne dhe askush nuk e ka pare as do ta shohe komunizmin ai eshte ipotetik, eshte engjell udherrefyes, krishti dhe Muhameti e ka thene ate, natyrisht me emer tjeter;
Te luftojme varferine..."natyrisht eshte imi kjo analogji fjalesh kuptimi aty te con.
Puna eshte se nuk ecet keshtu me kete praktike;
" e ke ti , apo e ka ai fajin."
Faji mbetet zakonist jetim dhe percaktimin e fajtorit e ben vetem POPULLI SOVRAN e kete sovranitet e shpreh dhe realizon, per kohen qe jetojme, permes votes se lire.
Pse te kihet frike nga verifikimi i votes se lire?
Njemije here eshte bere kjo pyetje. pergjigjia eshte nje.
Nuk duan te dale e verteta. Po te ishte e sigurte pozita aktuale per voten e popuullit, do tia kishte perplasur ne fytyre opozites, dhe mire do bente ,po nuk e ka kete siguri.
Populli qe beson tek ajo dhe ka siguri e kerkon. Dhe duhet bere.
Si e qysh? Ketu eshte puna.
Dhe njehere pergjigjia gjendet ne kutite evotimit.
Mbylljani "gojen"opozites ne besoni te vota e popullit, me hapjen e kutive te votimit.
E kjo te behet e duhet te behet, me 17 NENTOR, diten e clirimit te Tiranes e te behet ajo dy here dite clirimi.me pergjigjen dhe 20 NENDORI parashikuar, me te drejte nga opozita,ky do ishte zgjidhia e situates..
Po te jeni shqiptare qeveritare apo opozitare, bejeni kete.
Populli kerkon te manifestoje lirshem dhe nje i pandare ne ditet e tija te Lirise dhe Pamvaresise.
Qofshi me Zotin o vellezer shqipetare.
Keq na vjen qe flasim nga larg, po na larguan se si do benin keto pune...

Rofte shiperia>Lavdi te reneve!
Rrofte 28 dhe 29 NENDORI YNE.
FZD >D

Eshte e vertete se ç'do popull meriton ate qeveri qe ka dhe qe e ka zgjedhur me vullnetin e tij te lire.Ne kete pike mendoj se sovrani eshte i pagabueshem,hamendjet e tjera jane thjesht iluzione.Me zgjedhje te lira dhe te ndershme verifikohet alternativa me e mire qeverisese.Nuk eshte rastesi qe BERISHA u vu ne krye te levizjes per permbysjen e diktatures,nuk eshte rastesi qe me BERISHEN u beme anetare te Keshillit te Europes dhe te Natos.Po me BERISHEN po liberalizojme vizat dhe po behemi vend kanditat per ne BE.Jo keto te gjitha nuk mund te jene rastesi.Eshte tjeter gje te mos e duash BERISHEN,por hakun duhet t ia japesh.Jane ngjarje te medha qe historia i mban shenim.Ç'fare bene socialistet per tete vite qe qeverisen,asgje,pervec pasurimit te tyre.Prandaj mendoj se alternativa qe perqafoi sovrani me 28 qershor ishte me realja dhe me e besueshmja.Pra sovrani nuk gobon.

Ky eshte nje koment alla zaloshnje, me hunden ne qiell dhe bythen ne diell.
Eshte i marre a shtihet, autori, qe nuk arrin te dalloje qe fenomeni primitivo orientalo-komunist Berisha eshte nje exepsion, i nje rrenimi total dhe per shoqerine e prapambetur shqiptare.
Dhe le te mos shkojme larg, por te marrim deshtakun e madh te demokracise shqiptare Nano.
As qe mund te krahasohet me qenien Berisha:
Nano njifte komponente kryesore te demokracise sic eshte DOREHEQJA, Tolerancen brenda partise, megjithse ne permasa te diskutueshme, kishte ndertim dhe kulture qytetare, ne ndryshim nga Berisha apo meta dhe qe i rriste kendveshtrimin ne parjen e gjerave, por qe i kundervihesh atyre me nje mendjemadhesi dhe pertaci vetevrasese, per te dhe per ecurine e demokracise shqiptare. Dhe per me tej, keto veprime perfunduan ne krime historike duke e lene Shqiperine ne duar te Berishes dhe per me tej metes.

Askush nuk te voton per ate qe sdo te besh (politika me se shumti eshte veprim per premtimet e dhenura) por per ate qe je ne gjendje te besh per shtetin, shoqerine,kombin,individin etj,etj.Ata te cilet jane te gatshem qe Shqiperine ta bejne anetare te UE-se dhe te marrin pergjegjesine,pse mos te votohen.
-Çdo qeveri e majte apo e djathte (demokratike)e dale nga vota e popullit duhet te perkrahet.Per te gjitha mangesite e tjera duhet kritikuar per funksionimin e institucioneve te sistemi dhe menyren se si funksionojne.Pse a thua shqiptaret si popull nuk merritojne nje qeverisje si duhet.Po kush do ta beje kete perveç shqiptareve?-Por kur strukturave te caktuara u eren syte per pushtet aty me nuk se çka te diskutohet.Aty karrigeja e pushtetit vlen me shume se gjithçka,me shume se shteti,me shume se kombi,me shume se njeri etj,etj..........

Zoti Zaloshnja analizon bukur difektet e mentalitetit te shqiptareve dhe dy rreshta me poshte tregon qe megjithese eshte nje individ i arsimuar e mjaft i edukuar tregon se nuk eshte aspak me i avancuar ne mentalitetin e tij.
Na u dashka ne Shqiperi njefare Messia qe te na shpetoje nga harbuteria qe na ka pllakosur. Na u dashka Wshingtoni apo Jeffersoni shqiptar dhe paskemi edhe nje model te gatshem, Ahmet Zogun!?
Ahmet Zogu uzurpoi shtetin shqiptar me dhune, dhe "mbreteroi" ne nje ciflig anarkik ku injorantet morracake zogiste shtypnin injorantet morracake qe nuk dinin se c'behesh ne ate dynja.
Dhe historia perseritet. Dallkauket me tituj Pr. Dr. e me mastera prej letre higjenike haptas behen bashke kriminele ordinere, dhe uzurpojne cdo lloj autoriteti institucional.
Alogjizmi shkon ne ekstrem kur zoti Zaloshnja, si dhe shume "analiste" te tjere, na lajmeron qe alternativa e rrumpalles nuk eshte dhe aq e "mire"??!!
Une vete jam i bindur qe Saliu edhe Krishtin e Muhametin te kishte opozite, me ndihmen e Klanit dhe TVSH, ai do t'ua kishte mbushur mendjen shqiptareve dhe "analisteve" qe nuk do qe mire qe ai te bjere nga pushteti, sepse kushedi c'rrezik vjen nga opozita.
Boll me keto kritika te tipit paradhenie per opoziten pa ardhur akoma ne pushtet. Mos i lini kusur diten qe do filloje te qeverise, kushdo qofte ai, Edi apo ndonje tjeter. Sepse kushdo qe te jete, do te kete patjeter gjurme te "mentalitetit" shqiptar.
Eshte detyra e opinionit publik, medias dhe institucioneve te pavarura dhe sidomos e opozites qe ti mbaj ata nen presion dhe t'ua frenojne "mentalitetin".
Suksesi i demokracise eshte tek rrotacioni ne pushtet dhe perballja me opinionin publik (votuesin) ne menyre periodike, dhe jo tek aftesite "mbinjerezore' te ketij apo atij politikani.
"Keep Them Honest" thone amerikanet.

Vetem nje nacionalist me kuptimin me te gjere te fjales, do te mundet te mendoje dhe te veproje ndryshe nga keta "udheqes" qe jane sot ne Shqiperi. Vetem nje njeri i tille, qe i dhimbet ATDHEU dhe populli i tij i shume vuajtur, mundet ti sjelle shqiptareve ate qe e kane pritur per kaqe kohe te gjate, duke menduar se edhe per ata, do te vinin dite me te mira. Vetem nje nacionalist,i mirefillte qe nuk do te kete instinktin e ajduterise,egoizmin e cfrenuar,karjerizmin, vetem nje njeri i tille mundet te ndyshoje situaten politike qe eka gozhduar shqiperine dhe shqiptaret nga keta shushunja.
Por,a egziston donje shqiptar i tille sot ne Shqiperi,dhe a dote jemi neve qe do t'a ndihmojme ate? Shqiperise kurre nuk i kane munguar burrat qe ne momente te caktuara kane dale burra Shqiptare, qe kane hedhur ne koshin e plerave interesin e tyre personal dhe jane perpjekur vetem per ceshtjen kombetare,dhe per kete, ata jane bere te pavdekshem. Le te shpresojme, por, edhe t'a kerkojme dhe ta ndihmoje per t'ja arritur ate qe kemi shpresuar kaqe gjate. Ndryshe,le te pranojme se neve e meritojme ate shprejen e Kontit Josef De Maistre; "C'do popull e meriton Qeverine e vet" dhe atehere, t'a mbyllim gojen dhe veshet dhe te ponojme per keta "Udheheqsa" sic kemi punuar deri tani, duke i bere milionere, dhe te vazhdojme qe ne te ardheshmen ti bejme edhe Miljard-dera. se neve i meritojme ata prandaj i lejojme te n'a "udheheqin" (te na vjedhin).

Mbaroi Festa e 9 Nentorit ne Gjermani dhe te nesermen ne Parlamentin Gjerman i dale me Voten e lire te pupullit , Angela Merkel deklaroi se " kohe te veshtira e presin vendin...kriza do te na godase me rende vitin tjeter..." !
Kembanat e Europes bien perdite ne ket drejtim , dhe ne Amerike perdite e me shume falemintojen banka , ndersa ne Shqiperine e lumtur Salibane , cdo gje diskutohet por vetem kjo teme themelore eshte jashte rendit te dites !
Pse ???
Se eshte pamundesia per te reaguar ne mungese te Shtetit ( ngaterohet pushteti absolut qe ka nje njeri - ne rastin tone Sali Berisha me nje shtet eficent qe respekton ligje te drejta )
Psh ... kujt mund ti thote Sali Berisha qe te ndeshkoj hajdutet kur ka nje minister te Brendshem qe vetem femijete kopshtit nuk e dine per "Vjedhjen e shekullit ne Rrugen Durres -Kukes " ( shqip populli thote nuk mundet hajduti te thote kapeni hajdutin !! )
A kane te drejte morale te kerkojne llogari per mbledheje taksash dy ose tre njerez si Agim Shehu Dem Dollapi dhe Arben Sefgjini qe jane te pandehur politik dhe ordinere te Shtetit te se drejtes ??
Tani kalojme tek "instanca e Trete " , tek te panjohurit , tek militantet e rruges dhe te komisioneve te cilet i ke ne cdo zyre ku rrushfetei fillon tek 100 lekeshi ose me shume!
Si mund tu kerkohet llogari ketyre njerrezeve te jene te ndershem kur i ke mesuar te vjedhin voten , ose je kenaqur nga propozimet "origjinale qe dalin nga baza " ???
Kjo eshte piramida e shtetit tone , vetem se nuk eshte " piramide Keopsi, por nje shtet me gjoja , nje shtet qe pati nje tregues - 97-ten , nje shtet qe ka vetem pushtet , por jo force sepse forca buron tek e drejta e cila vonon po nuk harron !
Per ne besoj se eshte mjafte 50 edhe 20 vite te kuptojme se cfare nuk duhet te bejme !
Nuk na duhet historia e te Tjerreve , e kemi te bollshme Historine tone dhe Aktoret tane !!!
Le te fillojme mbare me 20 Nentor ne diten kur ti themi ndal vjedhjes se Votes !
Martini nga Berlini !!!!

UDHEHEQESI QE DO SJELLE NDRYSHIME RRENJESORE DHE DO SJLLE NDRYSHIME NE MENTALITETIN SHQIPTAR TANI PER TANI ESHTE VETEM EDI RAMA PRANDAJ DUHET TA PERKRAHIM TE GJITHE.

shtypi shqiptar ka shume pergjegjesi ne kete "te ecësh me hapin e më të dobëtit"
edhe ketu ne kete shkrim kemi te njeten gje: nje pershkrim te situates.Pike..
Pse nuk dell ne skene nje alternative tjeter,cka duhet per te dall ajo ne drite(ndoshta vetem pak hapesire ma shume ne shtypin e shqiperise)pse sundojne disa?
edhe kur nje analize behet,shpejt behet barapeshimi,sikur ju nuk guxoni me marr anem e te mires!

Ku jane gazetaret qe si Zola do shruajne nje "j'accuse"(akuzoj)?
"nuk mund të pritet që niveli i qeverisjes t'i afrohet shumë shpejt atij të shteteve të konsoliduara demokratike" prape defetizmi ,prape terheqja nga ate qe shkruhet ma nalte:

Dialektika marxiste ende vazhdon shkaterimin e mendejeve!
Dallje e nje individ i fuqishem!Prape kerkesa per nje shpetimtar edhe asgje per fuqizimin e popullit,qe eshte nje force qe rezon cdo muri!
germanet me muaj krijuan ate besim tek populli,ne cdo kishe,ne cdo mbledje deri sa forca e ndergjegjesimit u be e mjaftushme.Kurse gazetaret shqiptare vetem e anonimizojne popullin e vete, e denigroje ate sikur kerkojne te shfajohet per paaftesiate e tyre per te ndikuar tek populli i tyre(abstenous,po pse e si kurkush nuk kerkon ta dije) i pashkolluar(si dje ndoshta ishim me te shkolluar?)etj etj .
Pse nuk ndikoni tek populli,edhe kjo eshte nje pyetje qe ju duhet ti beni vetevetes!Sepse jeni ba telal e jo gazetar eshte nje nga pergjegjet(ju ne pergjegjesi e jo ju si individ) po ka edhe te tjera:nuk jeni profesional(te besueshme) jeni partak, jeni interesagji etj etj

gazeta shqiptare "ALTERNATIVA" u be e forte ne kohen e tmershem per kosoven vetem pse ishte e hapur per te gjithe opinionet edhe me kete mblodhi popullin perreth per nje qellim fisnik:shlirimin e kosoves!Ndergjegjesoj populli edhe i dha nje qellim.
tash punojni edhe ju ne kete drejtim bosh e jo vetem analiza !dilni takoni pak popullin tuaj,artikuloni kerkesat e tij edhe kalloni ato nga nevoja elementare ne nivelin qeverisje(nuk keni uj,jo nga mungesa e ujit ne shqipei po nga mungesa e investimeve,pergjegjesi kjo e qeverise.Pse nuk ka pare per investime te dobishme per permirsimin e jetes tone po ka pare per shetitjet e qefet e qeveritareve etj )

shtypi shqiptar ka shume pergjegjesi ne kete "te ecësh me hapin e më të dobëtit"
edhe ketu ne kete shkrim kemi te njeten gje: nje pershkrim te situates.Pike..
Pse nuk dell ne skene nje alternative tjeter,cka duhet per te dall ajo ne drite(ndoshta vetem pak hapesire ma shume ne shtypin e shqiperise)pse sundojne disa?
edhe kur nje analize behet,shpejt behet barapeshimi,sikur ju nuk guxoni me marr anem e te mires!

Ku jane gazetaret qe si Zola do shruajne nje "j'accuse"(akuzoj)?
"nuk mund të pritet që niveli i qeverisjes t'i afrohet shumë shpejt atij të shteteve të konsoliduara demokratike" prape defetizmi ,prape terheqja nga ate qe shkruhet ma nalte:

Dialektika marxiste ende vazhdon shkaterimin e mendejeve!
Dallje e nje individ i fuqishem!Prape kerkesa per nje shpetimtar edhe asgje per fuqizimin e popullit,qe eshte nje force qe rezon cdo muri!
germanet me muaj krijuan ate besim tek populli,ne cdo kishe,ne cdo mbledje deri sa forca e ndergjegjesimit u be e mjaftushme.Kurse gazetaret shqiptare vetem e anonimizojne popullin e vete, e denigroje ate sikur kerkojne te shfajohet per paaftesiate e tyre per te ndikuar tek populli i tyre(abstenous,po pse e si kurkush nuk kerkon ta dije) i pashkolluar(si dje ndoshta ishim me te shkolluar?)etj etj .
Pse nuk ndikoni tek populli,edhe kjo eshte nje pyetje qe ju duhet ti beni vetevetes!Sepse jeni ba telal e jo gazetar eshte nje nga pergjegjet(ju ne pergjegjesi e jo ju si individ) po ka edhe te tjera:nuk jeni profesional(te besueshme) jeni partak, jeni interesagji etj etj

gazeta shqiptare "ALTERNATIVA" u be e forte ne kohen e tmershem per kosoven vetem pse ishte e hapur per te gjithe opinionet edhe me kete mblodhi popullin perreth per nje qellim fisnik:shlirimin e kosoves!Ndergjegjesoj populli edhe i dha nje qellim.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Peskara apo....

Nëse nuk do ishte video, ka mundësi që askush mos...

Muri i Berlinit, Berlusconi fle gjate fjalimit te Medvedev

Gjatë ceremonisë për Rënien e Murit të Berlinit, kryeministri italian...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj