|
|
Kur dëgjoj z. Olldashi të flasë për Paktin Detar, them me vete: Kjo që po lexoj është njoftim i ministrit grek apo atij shqiptar? Këtë njoftim, për të na qetësuar, mund të na e thoshte pala greke, natyrisht duke përdorur një gjuhë të pasur diplomatike, e më pas do vinte reagimi i palës shqiptare, pra i zotit Sokol Olldashi. Ky do t'i thoshte, pas edhe një zhargoni diplomatik si resto, se "korridoret e transportit nuk mbyllen edhe tek ngushticat strategjike zotëri, e as bëhet fjalë për detin Jon, por këtu kemi të bëjmë me përkatësinë e kësaj hapësire, e cila, të paktën që nga viti 1913-të, është e jona e këtë nuk e luan topi" - (ministri nuk do e kishte fjalën për Presidentin Topi...)
Por... Çudia ndodh që pala greke flet me gojën e ministrit tonë! Atëherë, ministri i vërtetë i popullit shqiptar i përgjigjet : I nderuar përfaqësues i palës greke ! Me konsideratën më të lartë për popullin dhe shtetin mik të Greqisë, do duhet t'ju deklaroj se, ne nuk e firmosim projektin tuaj të marrëveshjes, sepse ju aty na rrëmbeni padrejtësisht një pjesë të konsiderueshme të hapësirës tonë strategjike ujore.
Vërtet shohim çudi në garantimin tuaj se, marrëveshja "nuk cenon asnjë lloj transporti", deklarim të cilën edhe pala jonë mund t'jua bënte në çdo moment edhe juve si garanci. Ju kujtoj shkëlqesi, sikundër edhe jeni njoftuar zyrtarisht nga Qeveria e Shqipërisë, tek ajo pjesë ujore nuk janë vetëm interesat tona të sotme e të nesërme ekonomike, nuk është vetëm nevratura urbane e transportit ndër detar, apo pasuritë e mëdha nënujore e sipërfaqësore, duke çmuar lart këtu edhe qetësinë shpirtërore të banorëve të këtyre trevave, por edhe pasuria më e vyer, ajo historike zotëri. Deklarata juaj shkëlqesi, me keqardhje e pohoj, i përngjan sikur të na thoshit: toka është e jona, por ju garantojmë se nuk "cenojmë asnjë shtëpi banimi!
Dua të jem i sinqertë deri në fund me ju shkëlqesi: Ajo deklaratë na ka sjellë në memorie një thënie të Hrushovit, asokohe mik i madh i një vendi të madh: Mos mbillni grurë e misër, mbillni vetëm agrume, ju keni nevojë aq sa hanë minjtë në Bashkimin Sovjetik! Po kaq e sinqertë na u duk kjo deklaratë, zotëri, por, për një debat politik, ata na i prenë furnizimet, të na ngordhnin për bukë!
Edhe pse unë jam një antikomunist, kjo s'do të thotë se nuk marr e mësoj nga historia e të parëve të mi, zotëri. Duke ju përcjellë këtë mesazh, ndërkohë ju përcjell shkëlqesi konsideratën e lartë! Ministri, Sokol Olldashi." (Në fakt, "Ministri" Fatos Luta, për Ministrin grek, Sokolis Olldashiqi.) Sa keq e sa indinjuese!
Nëse nuk do ishte video, ka mundësi që askush mos...
Gjatë ceremonisë për Rënien e Murit të Berlinit, kryeministri italian...
Lajmet 11 Nëntor - Ora 16 -
data/11-11-2009
Lajmet 11 Nëntor - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 11 Nëntor - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
O Lush,
E jema e Olldashit ate pune ka bere qe ne mengjez me ata te Byrose Politike, ate ben edhe tani me kete Byrone e Berishes.
I eshte ngulur ne mendje Byroja dhe nuk i shkulet.
Eshte hall i madh kur te fiksohet, sidomos qefleshave.
Sokol Olldashi qe nuk dise i biri i kujt eshte, eshte i lumtur ti sherbeje Saliut.
Historia përsëritet, por me një ndryshim të madh, mungojnë Avni Rustemat...
Ky Olldashi mos eshte nga ata qe u perzje mamaja dhe tezja ne haremet e Beqir Ballukut?
Duket sikur ka damar te Byrose Politike ky.
Zotrinj Lexues çfar keni me Sokol Olldashin,ai pèrshesh po ha.
Nikolaj
Zotrinj Lexues çfar keni me Sokol Olldashin,ai pèrshesh po ha.
Nikolaj
zoti luta!
letren mos ja bej cirakut,por beja ustajt!
apo i bie pragut te degjoje dera.
mos u bej moral tradhetareve,se jane te vendosur ne rugen e tyre.
Territorin e Shqiperise duhet ta mbroje gjithe populli.
Pergjegjesine kryesore e ka Presidenti Topi si Kryetar Shteti.
Ky titull nuk eshte per konkurse bukurije, por te ndjesh peshen dhe pergjegjesine qe ke marre.
Te ishte Moisiu, jam i bindur qe do kishte vene dore, do mblidhte Keshillin e Mbrojtjes, Gjykaten Kushtetuese dhe do kerkonte specialiste te huaj per kete tradheti Kombetare.
PS duhet ti kerkoje llogari Presidentit se cfare po ben per te garantuar Territorin e Shqiperise.
Keto te behen te protokolluara ,dhe jo me intervista e konferenca shtypi.
Ka ardhur koha qe te dokumentohen gjerat, do kete pergjegjesi te madhe kjo pune.
Drejt e ke or Fatos, por kujt i flet?
A e di ti qe si une ke qene i persekutuar qe Sokol Olldashi (B) eshte pinjoll i denje i komunizmit, biles e bllokut dhe Sigurimit te shtetit.
Ata e shiten shqiperine qe ne 45 dhe ajo qe u kishte ngelur pa shitur po e shesin tani "si bije bastarde te eterve dinake" qe aq bukur i portretizon Migjeni.
I dashur Fatos, Sokol Olldashit nuk ja ndjene per Shqiperine tenden dhe timen, sepse ajo e tija eshte e lidhur me trafikun e droges qe zoteria (a eshte i tille) eshte i lidhur kembe e koke.
Kete nuk e them une por vete CIA.
Ai nuk e meriton te merremi sepse a e di cfare monstre eshte?
Ve te jemen Kozeten e lodhur te shkruaj shkrime per Saliun.
Por mos harro se zullumi keputet ku trashet, dhe menderburrat si Sokoli do ti paguajne te gjitha cfare i kane bere ketij populli fukara. Ai e ka kete eksperience familjare, por si adoleshent i perjetshem e ka harruar
Drejt e ke or Fatos, por kujt i flet?
A e di ti qe si une ke qene i persekutuar qe Sokol Olldashi (B) eshte pinjoll i denje i komunizmit, biles e bllokut dhe Sigurimit te shtetit.
Ata e shiten shqiperine qe ne 45 dhe ajo qe u kishte ngelur pa shitur po e shesin tani "si bije bastarde te eterve dinake" qe aq bukur i portretizon Migjeni.
I dashur Fatos, Sokol Olldashit nuk ja ndjene per Shqiperine tenden dhe timen, sepse ajo e tija eshte e lidhur me trafikun e droges qe zoteria (a eshte i tille) eshte i lidhur kembe e koke.
Kete nuk e them une por vete CIA.
Ai nuk e meriton te merremi sepse a e di cfare monstre eshte?
Ve te jemen Kozeten e lodhur te shkruaj shkrime per Saliun.
Por mos harro se zullumi keputet ku trashet, dhe menderburrat si Sokoli do ti paguajne te gjitha cfare i kane bere ketij populli fukara. Ai e ka kete eksperience familjare, por si adoleshent i perjetshem e ka harruar