Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Zgjedhjet në Kosovë

Naser Aliu | 14/11/2009 | Komente | komentet 8 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


1. Kur dëgjon premtimet e politikanëve në Kosovë dhe kandidatëve, mund lirisht të thuhet se Kosova menjëherë pas zgjedhjeve, menjëherë të nesërmen, sapo të zbardhet, do të bëhet më e pasur se Kuvajti, do të ketë papunësi më të vogël se Zvicra, do të bëhet më stabile se Lihtenshtajni dhe, më e fortë se SHBA-ja... Natyrisht që populli po pret me ethe përfundimin zgjedhjeve: Parajsa ante portas! Hape derën Kosovë: pasurinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj...


2. Nëse iu thonë se do të investojnë 150 € milion në një qytet, pyetni pse nuk i investuan deri tani dhe nga vjen ky kapital... Origjina e kapitalit është shumë me rëndësi...


3. Ata që iu thonë se do t´i krijojnë dhjetë mijë vende të punës, mos i merrni seriozisht, dhjetë mijë nuk i krijon një politikan as në Gjermani. Dhjetëra mijëra vende te punës sot nuk janë në gjendje t´i krijojnë as koncernet...Të vërtetën mund ta zbuloni nëse nga 10.000 hiqni katër zero. Ky vend, me votën tuaj është i sigurt, zerot tjera janë zero, si gjithmonë, hiç, asgjë...


4. Kutitë, mos i mbyllni kurrë me ngjitës nga Shqipëria: hapja e tyre eventuale kërkon ekspert që i mungojnë Ballkanit dhe Evropës...


5. Nëse qeveritarët e sotëm, ju thonë se dhjetëra shtete do ta njohin Kosovën, atëherë mos harroni premtime dhe lobimet në New York, ku kapardiseshin me dhjetëra njohje të reja. Njohje nuk pati nga diplomacia kosovare, por nga presioni perëndimor; dëmi në ekonominë kosovare: biletat e avioneve dhe hotelet...


6. Gazetarëve: kujdes gjatë raportimit. Në Ballkan, mund të të dërgojnë në pushime dimërore, në spital, nëse nxjerrë të palarat e biznesmenëve dhe politikanëve. Mos i beso shumë vertikalitetit tënd, ata me prova të tregojnë se sa ora mund të bëhesh horizontal...


7. Votoni, ju lutem, qeveritaret dhe deputetet e njëjte, jini pragmatik si në Shqipëri, me kryeministër të përjetshëm, mund të supozohet se kanë vjedhur mjaft dhe nuk kane nevoje më. Nëse vijnë të rinjtë, mund të supozohet se janë të varfër dhe, ndoshta duhet të ndërtojnë shtëpi e të punësojnë dikë...Sepse pasurinë nuk ua sjellin ata, pasurinë e gjejnë ne mesin tuaj dhe prej aty e marrin dhe e zhvendosin prej xhepi në xhep.


8. Se, a punon për popullin politikani ? Shikoni makinën e tij zyrtare. Nëse posedon një makinë si kancelarja gjermane, atëherë nuk është diçka në rregull. Ekonomia jonë mund të financojë politikan si Gandi, por jo si Obama...

 

8 KOMENTE

ramushi oooooooooooooooo huuuuuuuuuuuuu

KAM VENDOSUR NE KOSOV TE MOS VOTOJ KUUUUUUURRRRRRRRR.ASNJE NUK VLEN.mjer kosova qe i ka

Kam nje propozim! Blini Berishen nga Shqiperia se menatlitetin e ka te njejte, gjuhen e ka te njejte, me serbin ka lidhje krushqie, me Fazllicin gjithashtu, tunelin e mbyllur ju a dha, merreni dhe vendoseni kryeminister te Kosoves dhe do te ndjeheni te lumtur perjetesisht dhe do te keni begati ashtu sic beri Shqiperine. Ne fund do te keni edhe ca firma piramidale dhe fundin e dini vete...


mbyllje e shkelqyer: Ekonomija jone mund të financojë politikan si Gandi, por jo si Obama...

kete citat, duhet ta mesojne permendesh udheheqesit tane me kollare me te shtrenjta sesa pagat mujore te shqiptareve,

urime NASER ALIU,

MIKU YT NGA HOLNDA,
REZART PALLUQI


Kur e shtuna është e rëndë njeriu duhet të bëj diç, unë si çdo herë gjumin e kam armik prandaj detyrohem të lexoj libra e gazeta.
Zoti Naser Aliu më zhgënjeu në orët e ima të së dielës, më zhgënjeu me këtë paraqitje të varfër. Ajo që më bëri të paraqitem me koment ishte vendimi im që t'i them zoti Naserit se Ju paskëshit dëshirë të paraqiteni, qoftë nevoja edhe me mendime bajate.
Ju lutem shumë, kur të vendosni të paraqiteni në publik, bile shkruani diç të re e jo gjëra që janë thënë shumë herë dhe shumë më mirë sesa Ju që i thoni.
Kosova, i nderuar, dallon nga Shqipëria sepse ajo ende nuk i ka marrë këmbët si e pavarur.
Një gazetar thotë nuk po lobojnë sa duhet, zoti Naseri thotë ata vetëm shpenzojnë gjatë udhëtimeve!!!!
Më lejoni, zoti Naseri, që të shpresoj se herën tjetër do të jeni më konstruktiv.
Shëndet.

Genosse Naser ,
... je brilant ne shkrimet e Tuaja , exakt ne ate qe thua per...Tokat e Shqipetareve dhe bijeve te Tyre , plangeprishes , mergimtar, emigrant ne toke te vet ect...ect...
Danke...und mfg aus berlin-martin !!!

Do të ishte mirë të fitonin ata,që në rend të parë i programojnë intereset shoqrore,ejo personale.

Ju mund te jeni nje nder ata qe nuk keni besuar se Kosova do te behet e pavarur.Dhe nuk besoni aspak ne institucionet e shtetit tuaj dhe mendoni ende se Kosova seshte e pavarur.Mblidhni bashkemendimtaret dhe merreni pushtetin dhe udhehiqni ashtu si mendoni se eshte me se miri.Drejt Shqiperise........

Komenti juaj

 
Komentet
 

Peskara apo....

Nëse nuk do ishte video, ka mundësi që askush mos...

Muri i Berlinit, Berlusconi fle gjate fjalimit te Medvedev

Gjatë ceremonisë për Rënien e Murit të Berlinit, kryeministri italian...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj