|
|
Zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara të dielën në pesë njësi vendore përveç bojkotit në masë të zgjedhësve shqiptarë treguan edhe një aspekt tjetër, atë të tkurrjes që ka pësuar Lëvizja Socialiste për Integrim për shkak të kalimit nga spektri i majtë në atë të djathtë.
Në një proces ku mungoi mekanizimi kontrollues i opozitës dhe ku natyrisht nuk përjashtohen manipulimet e ndryshme me numrin e votuesve, Lëvizja Socialiste për Integrim, si bashkë aleate e PD-së, ndërsa është kujdesur të rrisë numrin e votave në të gjitha njësitë, i ka shpëtuar një element tepër domethënës i zhgënjimit të qytetarëve nga pozicionimi i saj i ri në spektrin politik.
Kështu, në komunën Otllak, njësia e dytë vendore më e madhe në këto zgjedhje të pjesshme Lëvizja Socialiste për Integrim është renditur në vend të tretë ose thënë ndryshe në të fundit. Kjo do të ishte e justifikuar në një garë elektorale kur pjesë e saj të kishte qenë PS-ja, por jo në proces ku rivali i vetëm i tyre që i ka mundur është Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar.
Pra bëhet fjalë për një parti të vogël, që drejtohet nga një emër po ashtu i panjohur, Marko Dajti. Për të folur me shifra, në këtë komunë me 10201 zgjedhës në lista, kandidati i PD-së Muharem Hoxha ka arritur të marrë 2449 vota duke siguruar vendin e kryetarit të kësaj njësi vendore dhe menjëherë pas tij vjen kandidati i PPSHr-së Hektor Beqollari me 330 vota.
Ndërsa kandidati i LSI-së Nasi Gjoka është renditur vetëm i treti me 316 vota. Pavarësisht këtij fakti, LSI-ja me anë të zëvendëskryetarit të saj, Edmond Haxhinasto, ka folur dje për suksese të LSI-së duke prezantuar rritje në mbështetje të LSI-së krahasuar me zgjedhjet e tjera nga 10 për qind më shumë në Otllak në 22 herë më shumë në Fushë-Arëz, shifra këto që flasin për një proces zgjedhor farsë. Ndërkohë, KQZ-ja ka publikuar dje rezultatet përfundimtare të arritura në pesë njësitë, ku fitues kanë dalë vetëm kandidatët e Partisë Demokratike.
Vrisnin njerëz dhe më pas dhjamin e tyre ua shisnin...
Jo vetëm përfundon në pranga për vjedhje, por bëhet edhe...
Lajmet 19 Nëntor - Ora 16 -
data/19-11-2009
Lajmet 19 Nëntor - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 18 Nëntor - Ora 16 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Rrofsh o Fredi,
Me ke hedhur ne kohe te shkuare.
Ne shkolle, mesuesi i historise, tregonte si pat ndodhur ne demostrata antifashiste ne Berat.
Demonstruesit, duke perdredhur me mjeshteri fjalen e theksin, therisnin: çe du, çe du, çe du....
Fashistet entuziazmoheshin duke menduar se turma therriste e duartrokiste me dashamiresi Duçe, Duçe, Duçe...
Ndofta e kesaj forme ka qene ajo mbeshtetje e njohur prej kohe per LSI, ku doli dhe nje deputet.
Se fundi me bere te kujtoj se "Duçe" i shkon per shtat Ilir Metes. Por vetem ne dy aspekte.
Nga shtati, i shkurter e ashtu trashaluq dhe nga mimika, sidomos, kur jep ndonje pergjigje ose mbaron fjaline, ngreh koken lart, e menjanon pak si i kenaqur per shprehjen qe gjeti, nje me nje me Duçen, Benito Mussolinin, ne foto e filma qe kemi pare.
O Zeqo perpara se te fyesh beratasit,duhet te kuptosh se nuk ke me shume mend se nje femije qe ha buke me vaj e me kripe neper sokaket e mangalemit,me siguri duhet te jesh ndonje nga ata qe e kane sharruar me kohedegen e pemes gjenealogike ku ke hipur,(nuk e kam fjalen per thanen te kuptohemi).Sa per LSI gjithkush e kupton se s ka asgje te perbashket me beratasit, eshte vetem parti e tipit krahinor qe mbron interesat e nje grushti individesh me ngjyren e parase ne lekure,Kjo vlen edhe per PPSH e cila thjesht ka menaxhuar nje vote pakenaqesie, beji te fala..
Ilir Meta, si i thone fjales, ra nga figu, atje ku e bene te njohur dhe e rriten, ne Skrapar e Berat. Mire bene qe u larguan prej tij, sepse edhe biri i vetem, kur shkel moralin, ligjet e shenjta shoqerore, kur behet i pabese e le nam te keq, edhe nena e ben hasha,e mohon e jo nje person te perdale ne syte e botes. Madje shume e kane duruar.
ne shqiperi nuk ka maloke ka vetem shqiptare.mesoni te flisni!
qe lsi te mos dilte pa gje sala i dha ca thrime nga qesia e tij.ne rezik e ne nevoje shoku shokun te ndihmoje!ku eshte e keqia ketu?manipulimi!
me manipulime u mesuam.ka ndonje gje te panjohur?
Me mire te votosh per PPSH sesa per tradhtaret e LSI.
LSI - PARTI IDIOTE ME KRYETAR IDIOT.
PËRSHËNDETJE
Pse ,paska akoma njerez qe besojne se LSI-ja eshte parti e majte e vertete???A nuk e morev vesh keta mjerane se ajo palo parti ishte pjelle e sajuar e Ilir Metes,per te kenaqur EPSHET E TIJ KARRIERISTE???TURP PER ATA QE VOTOJNE PER LSI-ne si e majte!!!Me mire bjerini direkt:VOTONI PER BERISHEN DHE MORI FUND PUNA!!!ILIR META DO PERFUNDOJE SI POLLOT,IMAMET,CEKAT,XHAFERRET etj,QE IKEN NGA PD-JA TE PERZENE ME SHARJE ME "OOOIII" NGA I GJITHE CECENET E SALLES KUVENDORE NEN DREJTIMIN E DIRIGJENTIT TE KORIT SALI BERISHA DHE TANI FUTEN BISHTIN NEN SHALE PER NJE PALO KARRIGE!!!!DHE NA THONIN SE IKEM PER MORAL!!!HAAAAA!PALO MORAL!!!
Ketu duket roli i pazevendesueshem i deputetit te ri te PD-se, lefter maliqi ne renein reputacionit te LSI-se, ne komunen otllak berat.
Ka punuar me mend polici, nga shef policie ne kohn e PS, kryetar komune i LSI-se, dhe tashme deputet i PD.Bravo,bravo nuhatje polici.
Ja kush eshte LSI.
Dihej se nje dite dobici do dilte ne shesh (jo se nuk dihej, por publikisht, bile ka vonuar shume, sepse ai i nemur dobiç 40 dite e ka afatin e fshehtesise, sepse fryhet barku, e me pas s'fshihet se del ne shesh.
Po kur del ama hypesi dhe mbajtesja turperohen, nese kane turp.
Po keta kreret e shoqates (lsi) valle kane moral qe te kene turp? S'me besohet.
Vini re me kujdes zgjedhjet e 15 nentorit.Elektorati ne pjesmarrje dhe perqindje i pergjigjet % qe ka PD dhe LSI aktualisht.Ndofta me pak se rreth kandidatit ka shok farefis apo simpatizant te majte!ne se nuk do kishte bere manipulime Sala ky lloj rezultati do te ishte edhe ne zgjedhjet e Qershorit.Keto zgjedhje farse jane nje grusht i rende ne hunde te Berishes!!!!
O te lumte o BERAT....PPSHse ja fhe votat duke treguar qe nuk jeni vetem MISTRECE por edhe koketrashe dhe budallenj! Ju mungon kombinati MAO CE DUN...duket!
po ju shajn komunistat nester
tung
Maloket ne fushe arrez e dinin qe ps nuk merte pjese dhe i dhane vota lsi vetem sa per ti bere qefin per levizjen e fundit mashtruese qe beri lsi. Pra eshte shperblimi ose shporta me domate qe maloket i japin lsi.
Ajo dihet qe lsi do te kete mbeshtetjen e malokeve tani qe iu bashkua malokut.