|
|
8 KOMENTE
|
SHARE
|
-
+
Në fillim të vitit, drejtoritë e shkollave urdhërojnë nxënësit që të paguajnë nga 10 mijë lekë të vjetër secili, si kontribut për shkollën. Disa drejtorë, këtë zhvatje e sanksionojnë madje edhe në rregulloren e brendshme të shkollës. Përveç këtij kontributi, nxënësit e shkollës së mesme duhet të paguajnë edhe 10 mijë lekë për regjistrim !?. Si u bënka regjistrimi me lekë në shkollat publike, kur shteti ka për detyrë arsimimin e shtetasve të vet?
Pa kaluar muaji, vazhdon urdhri tjetër i drejtorisë së shkollës: çdo nxënës, do paguaj detyrimisht lekët për uniformën shkollore. Dhe, kjo pagesë e uniformës është mbi 5 mijë lekë të vjetra për nxënësit e shkollave të 9-vjeçare, dhe mbi 15 mijë për nxënësit e shkollës së mesme. Në mjaft shkolla të mesme të kryeqytetit, në emër të disa tenderave abuziv, i detyrojnë nxënësit të marrin edhe bluza edhe jelekë, të cilat edhe pse nuk kanë asnjë vlerë kushtojnë 30 mijë lekë të vjetra ! Dhe më absurdja, është se këto uniforma, në fund të katër vjetëve nxënësi duhet t'i dorëzojë në shkollë, dhe u shiten për së dyti nxënësve pasardhës.
Pastaj kujtohet mësuesi i fizkulturës: "të gjithë do të sillni nga një mijë lekë të vjetra, se do të blejmë topa për shkollën". Pa dorëzuar akoma lekët për blerjen e topave, ngrihet mësuesja kujdestare dhe porosit prerë: "Nesër do sillni patjetër nga një mijë lekë me vete se do të blejmë perde për klasën". Pastaj 2 mijë lekë për rojen. E vazhdojnë mësuesit e tjerë me radhë sipas lëndëve: "Detyrimisht do sillni nga 2 mijë lekë të vjetra se na duhen për shpenzimet për testet që do të bëjmë gjatë vitit!!". Pastaj vjen mësuesja e biologjisë e kërkon lekë për të blerë dosje për herbariume. Vazhdon më tej mësuesja e letërsisë me stilin e vet. Ajo u rekomandon librat e saj ose të miqve apo eprorëve që t'i blejnë patjetër, edhe pse në shumicën e rasteve këto libra janë pa asnjë vlerë, nuk i pranon në klasë orën tjetër"!
Nuk janë të rralla, rastet kur mësuesit organizojnë ekskursione jashtë rrethit dhe i detyrojnë nxënësit të paguajnë para edhe për udhëtimin edhe për ushqimin që "do të hanë të organizuar në klube të planifikuara nga mësuesit "
Ekonomia e tregut është vërtet e egër, por jo të veprojë edhe në shkolla, të cilat janë shtetërore, e të shtrydhi nxënësin ekonomikisht e të denigrojë figurën e mësuesit si edukator dhe prind i tyre i dytë .
Kosta Rika zgjodhi presidenten e saj te pare femer, dhe...
Kina ngriti siparin mbi boten e saj te mrekullive prej...
Lajmet 10 Shkurt - Ora 12 -
data/10-02-2010
Lajmet 10 Shkurt - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 Shkurt - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
..... jo vetem kaq.por kohet e fundit po behet dhe " trafikimi" i mesuesve. do me thene hiqen ata qe e kane pasur gjyshin socialist per tu punesuar nje qe ka vizatuar flamurin e pd ne kraheror........ eh. kot qe shkruajm
a thua u bije mendja atyre ne olimpin e politikes per popullin e thjeshte
Sikur komunistet mos ti digjnin te gjitha shkollat sot ato do ishin te pajisura me mire dhe nuk do mundoheshin mesueset te mbledhin ndonje lek per perdet e klases...uniforma paguhet vete , kudo ne bote..sa per rojen e Shkolles...her e pare qe e degjoj(po qe e vertete)....
Ramazan Sherja ka te drejte.
Guri i Bjeshit,me ke pelqyer...
Ministria dhe seksioni i aresimit duhet t`i vene gishtin kokes...
Eshte fjala per edukimin e brezave...
Eshte fjala per varferine...
Eshte fjala per ndershmerine...
Eshte fjala per te ardhmen e Shqiperise............................
Ministria e arsimit ka zvogeluar fondet dhe i ka lene shkolles te mbledhe taksa nga burimet e saj. Ka hequr nga lista e borderose se saj rojen dhe pastruesen. Shihni gjendjen e shkollave jashte dhe brenda dhe cdo njeri bindet per doren e shtetit sa ndihet ne shkolla. Mire shkolla dhe universiteti eshte publik. Ju qe thoni qe kemi paguar nga taksat tona njehere, pse paguani ne universitet per regjistrim, konvikt dhe pagesa te tjera? Pse paguan per cdo dokument qe merret tek zyrat e patentave? Jam dakord qe keto fonde duan kontroll dhe transparence. Ju u dhimbsen 20.000 leke ne vit per shkollen. Qe shkojne per edukimin e femijeve tuaj. Shumica jam i bindur qe u japin femijeve leke pa hesap per mbremje argetimi. Organizimin e ditelindjes me shoqerine, qindra mije leke per veshjen e matures, shoferin qe do i coje, usheime pije. Cdo muaj per rroba firmato. Dhe ju harxhoi shkolla me keto leke!!! Mos flisni si kodra mbas bregut. Po kush e ka ruajtur personalitetin? Gjykatesit jo, prokuroret jo, doktoret jo, politikanet jo. Ne qe paguajme nje "kafe" dhe kur nuk na e kerkojne jo. Eshte sistemi i cili ne Shqiperi lejon hapesira abuzimi. Mendoni se ne Evrope apo Amerike jane me te ndershem! Jo. Por mundesia e abuzimit eshte e vogel per te mos thene fare. Po te mundeshin dhe te ishin te bindur qe nuk do ndeshkoheshin, do merrnin me shume se shqiptaret. Per me shume mesuesit jane shtresa me e varfer ne kete sistem. Perjashto pedagoget shumica e mesuesve ecin ne kembe. As bicikleta nuk kane. Shikoni ndonje doktor, politikan, gjykates pa makine? Kaq krahasim beni. Dhe respektoni kete shtrese fisnike qe ju ka edukuar dhe nxjerre te pregatitur ne jete.
shtoni edhe eskursionet ku tarifa e udhetimit dhe fjetjes vendosen apriori, duke futur brenda edhe TVSH-ne per mesuesin.
Është kthyer shkolla në tregëti, dhe nëse nuk i dërgon paratë mos prit të marrësh vlerësimin që meriton. Të ngrihen flokët përpjetë kur dëgjon këto gjëra për arsimin e detyrueshëm 9 vjecar, pa le që ministri do na e bëjë edhe të mesmen me detyrim, thotë. Po ata analfabetët që i janë shtuar Shqipërisë si do i arsimojë? Taksat që u merren qytetarëve janë për shëndetsi e shkolla por ku shkojnë ato para? Pse duhet nxënësi të pagojë? Unë u cudita kur mbesa ime që kërkon punë më thotë se përvec diplomës këkohen lista e notave, raport mjeksor, dëshmi penaliteti, etj,etj, currikulum(lista e meritave )e ku di unë një mal me dokumenta? Këtu në Suedi nuk është demokracia në nivel më të ulët se në Shqipëri, apo e kam gabim? Po as që të kërkohen këto gjëra. Tani që lexoj shqetësimin e këtij prindit, s'kam më se c'të them. Ka edhe më keq.
Te me falish i ndjeri nxenessa dhe e ndjera mesuese!
Lexova me shume vemendie shkrimin e mesiperm dhe pa tjeter, vura duart ne koke.akuza te renda per shkollen dhe mesuesin.
Teksa dua te perqendrohem, mu risollen ne mendie kohe te shkuara per shkollen dhe mesuesit tane, ne vite kur atdheu hidhte shtat, qe dikush don ti nxije.(gjithnje per shkollen e kam fjalen ketu.. )
Ishte muaji tetor, i fund viteve 60-te. Ne ate zone ku riteshin geshtenjat,quhej dhe muaji geshtenjave.
Pylli tere duhej vjele se dhe prodhimi ishte i mbare ate vit,po krahet e punes ishin te paket. Pergjegjesi sektorit, nje djale sapo krijuar familje dhe i ardhur nga ushteria,teper i dhene per te realizuar detyrat ne kohe,teksa piu kafene e mengjezit me mua, te kafe xha Asllanit, me kerkoi ndihme:
- a mund te na ndihmoje shkolla per fushaten e vjeljes se Geshtenjave, o drejtor?!"
Pa tjeter i thashe, ne kemi oret ne dispozicion per pune praktike, qe ketu ne fshat i bejme ne drejtim te bujqesise, i grupojme dhe ju ndihmojme.Ne program kemi kohe direkt te punes prodhuese.
Keshtu u be. Shkolla megjithse me 70-80 nxenes ne 7 vjecare,(keshtu ishte sistemi atehere,)nje dite ne jave, shpesh dhe i gruponim si mujor, shkonte ne ndihme te ekonomise, me mesuesit ne krye.Me kete rast u grupuan dite.
Ishin ditet me me aktivitet te shkolles, se njeheresh zhvillohej dhe aktivitet kulturor,si muajt e vjeshtes,Muaj te festave te njepasnjeshme, kur shqiperia ka "vjelur" si Pavaresine dhe Lirine e vertete te atdheut, pas asaj lufte heroike deri ajo N.Clirimtare...
Pasvaresisht se koperative ishte e Re dhe me te ardhura te pakta, kryetari,saj nje ish bir i asaj krahine po, shkuar ne qytet ne vite, kthehet si kuader vullnetar per te drejtuar ate, me thote:
"-Drejtor, te ardhurat nga ditet e punes se nxenesve,vleresuar ne dite pune do ia japim shkolles ndihme, beni c'tju duhet.Ja banjon per t'u lare nxenesit ua beme, shikoni e beni.E di qe pake jane, po si fillim mire".
Ashtu u be. Administrimi tyre gjithnje me keshillin e fshatit. Mua si drejtor shkolle, me shkoi ne mendie qe se pari, ato te ardhura ti shkojne ne ndihme nxenesve me neovoja.Kisha nje djale ne klasen e 5-ste, per dite te hallit. me 4-5 vellezer e motra femije ne shtepi,me nje baba te pa afte fizikisht, qe vinte me nje pale roba gjithe vithe ne shkolle. Ti blejme nje komplet veshje sa per ta joshur thashe.
Kryetar i Keshilit fashtit,Aliu, keshtu quhej i ndieri, nje babaxhan burre, e perkrahu propozimin tim.U blene komplet veshjia.Nga euforia e gezimit, kryetari propozoi:
- t'ia veshim aty ne shkolle nxenesit, do bente efekt".
Per tia bere qefin si masovik qe ishte,ia perkraha mendimin, paksa pa u thelluar.
E thirem te mirin nxenes ne drejtori i cili, ceshte e verteta u tremb,kur pa dhe kryetarin e keshillit.Nga qe e donja shume dhe e perkedheje duke i rahur krahet, me thenin: "trimi" Llusheve e qeteva. Kryetari, si te ishte ne mbledhie me bashkefshataret jo para nje femije, i thote djalit:
- Kemi vendosur te te shperblejme mor djale i mire dhe, si familje me shume femije, me nje veshie blere nga Shkolla. Drejtori qe te don shume, na propozoi dhe i lumte. Hajde, vishi se duam te ti shohim qe ketu veshur."
Djali, tere seder malsori, u skuq ne fytyre, pasi pa drejtorin si ti kerkonte ndihme,sa dhe nuk e priste kete, brofi drejt deres e s'dihej ku shkoi.
U prek ne seder, dhe veproi si te ishte i ritur.
I thashe kryetarit, gabuam, femija ka seder .
Na u desh te benim nje pune te dyfishte, per ti kerkuar falje.
...Ate mbremje ne shtepine e tij,nje shtepi fshati e atyre viteve me varferi qe "vriste", u be nje mini feste e vogel "barjami"...
..ja dhe nje tjeter ndodhi mbreselenese e atyre viteve:, Nje nga mesueset,ne ato dite aksioni"pune prodhuese, porosit nje nxenes qe ti sillte ca geshtenja per ti shpene ne shtepi, si gje e ralle per kryeqytetin, ku ajo kishte shtepine e shkonte rralle.
Ne Kamjonin e improvizuar si autobuz, ne ndihme te asaj zone te thelle,teksa ktheheshim asaj te shtune, ne nje nga kthesat aty bri ures, nje nxenes me nje traste ne dore del para makines si te kerkonte per te hypur.Po jo, sa foli me shoferin qe ishte bere si antar i koperatives dhe i punonjesve nga qyteti aty,duke i thene:
"-eshte per mesuese Shpresen "xhaxhi Cufi!keshtu thirej shkurt Isufi shofer.
Kaqe duhej e shofer Isufi,dhe ky ndjese paste, si shkak per te vazhduar ato bisedat e tij pa fund tere humor, sa dhe per te propaganduar se ishte mjek popullor i perkryer,hypi ne gabinen plot e perplot me njerez, qe s'mernin dot fryme nga mbingarkesa. Filloi me mesuesen te bente jo thjesht qyfyre, po dhe moral:
"keshtu i mesoni ju femijet me rryshfete", bisede kjo ne vend te qyfyreve te tij tere humor...
Mua me la nje mbrese te keqe ky demostrim, si prekje te figures se mesuesit, ndaj te paren mbledhhie te javes pasuese, nje verejtie me paralajmerim te mires mesuese, qe vertet ishte nder me te mirat ne zone ,megjithse, viti i dyte i punes tere pasion.
... E ja, kujtova keto episode te atyre viteve, teksa lexoj sa me siper, si punohet sot ne shkollat tona ne kete drejtim, me sens te kundert, sa dhe pse jo te denueshem.
Shkrimi shqetesues i z.Ramazan Sherja nga Tirana, me duket shume me vend e duhet pare. te kuptohemi, sot nuk jemi ne ato vite. Shkolla duhet ti permahet detyrave te saj, konform rregullave,per meteper, ne mardheniet ekonomike me rruge te pa rregullta, sa dhe lejon abuzim.
Shkolla nxjerr regulloren e saj dhe nxenesi me prindin, jane te detyruar ta zbatojne, nga veshia, deri ne mjetet e mesimit, po jo ne ato ruge. Ramazan sherja ka te drejte.
Guri Bjeshit ish mesues.
Plotesisht i drejte problemi qe ngre zoteria.Do te shtoja ketu edhe revistat mujore qe ju jepen me detyrim nxenesve te shkollave 9- vjeçare, ku edhe drejtori apo mesuesit kane "pjesen" e tyre.Te rralle jane ata mesues qe kane mundur ta ruajne personalitetin dhe figuren e tyre (dhe keta jane kryesisht mesues te brezit te vjeter).Si pasoje edhe respekti qe kane nxenesit per mesuesit e tyre le shume per te deshiruar. Ç'te mbjellesh, do te korresh!