Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

HISTORIA / Pushkatimet pa gjyq të nëntorit 1944

Shekulli Online | 16/11/2009 | Lajm i fundit | komentet 17 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sipas të dhënave të mbledhura nga Tomor Aliko, janë 28 pedagogë të pushkatuar gjatë viteve të para të çlirimit. Numri i këtyre intelektualëve që janë burgosur është 65, ndërsa 7 prej tyre kanë vdekur në burg. Ky nuk është numri real i pedagogëve të vrarë e burgosur, pasi ky është vetëm vëllimi i parë i librit të shkruar nga Aliko "Genocidi mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar". Mes të burgosurve për motive politike përmendim shkrimtarë të njohur si Mustafa Greblleshi, gazetari dhe shkrimtari Nebil Çika, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Astrit Delvina, Petro Marko, Pjetër Arbnori, Visar Zhiti....


Monumenti

Në selinë e të përndjekurve politikë, përballë Parlamentit është ngritur një monument që i kushtohet terrorit komunist të Tiranës, terror i cili filloi me dëshmorët e parë të 30 tetorit deri më 16 nëntorit 1944. Nebil Çika, një nga gazetarët më të spikatur në vitet '20-'30, i cili shkruante në të përjavshmen "Arbënia" (1929) e në revistën "Minerva" është një prej 37 personave që u ekzekutuan në prag të çlirimit të kryeqytetit. Njëkohësisht dy djemtë e familjes së njohur gjirokastrite Kokalari, Muntazi dhe Vesimi, vëllezërit e Musine Kokalarit u pushkatuan pa gjyq. Bashkë me ta ishte dhe Syrja Kokalari, kushëriri i parë i tyre. Bodrumet e hotel "Bristolit" u kthyen në varrin masiv ku dergjeshin ata që quhen dëshmorët e parë në luftën kundër komunizmit. U pushkatuan pa kurrfarë gjyqi dhe pa ditur pse po ekzekutoheshin. Po ato ditë janë pushkatuar dhe intelektualët Ali Panariti, Anton Fekeçi, Jakup Deliallisi, Akil Sakiqi, Lluka Xhumari e ushtarakët Boris Beleski, Nazmi Uruçi, Hamit Greblleshi, Abdulla Saraçi, Sybi Topalli, Muharrem Liku, Rakip Kalenja etj. Muntazi dhe Vesim Kokalari, dy njerëz të arsimuar dhe njohës të shumë gjuhëve të huaja themeluan shtypshkronjën "Mesagjerinë shqiptare", ku u botuan kryeveprat botërore si dhe libri i parë i Musine Kokalarit, gruas që vuajti burgjeve e që vdiq në internim. Pika e përbashkët e këtyre intelektualëve të pushkatuar pa gjyq ishte vetëm një; ata ishin antikomunistë.


Gruaja

Historitë e pedagogeve të pushkatuara janë të trishtuara. Sabiha Kasimati është njëra prej grave të pushkatuara në Institutin e Natyrës në Tiranë. Ky institucion kishte të mbledhur asokohe, elitën intelektuale, shkencore. Aty punonin gjuhëtarët Prof. Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, fizikanët e matematikanët si Prof. Selaudin Toto, që ishte njëkohësisht deputet i Kuvendit popullor dhe kryetar i Institutit, Kristaq Piliken, Qazim Turdiun, Sotir Kuneshken, botanistët: Kolë Papariston, Ilia Mitrushin; zoologët: Sabiha Kasimati, Islam Zeko... Dr. Sabiha Kasimati ishte emëruar shefe e sektorit të zoologjisë, por ajo vet u mor vetëm me ihtiologji. Atë fushë ajo e kishte hulumtuar që nga koha e studimeve universitare, ndaj kur ajo u bë shefe hulumtoi, gjurmoi, studioi gjithë faunën ihtiologjike detare dhe liqenore të ujërave territoriale shqiptare. Gjatë dhjetë viteve kërkimesh, ajo arriti të evidentonte të gjithë faunën ujore shqiptare, bëri klasifikimin në taksonominë ihtiologjike në klasa, gjini, lloje, e nënlloje peshqish, përcaktoi zonat e përhapjeve të llojeve më të rëndësishme të peshqve, ciklet biologjike të tyre, duke përgatitur monografinë voluminoze «Peshqit e Shqipërisë» të cilën s'mundi ta botojë. Dalja hapur para disa vitesh ku Sabihaja akuzoi Enver Hoxhën, diktator nuk ishte harruar lehtë. Ajo arrestohet më 22 shkurt 1951, midis 81 intelektualëve antikomuniste për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike dhe pa gjyq, katër ditë më vonë, pushkatohet. Ajo është e vetmja grua mes 22 të dënuarve me pushkatim për këtë akuzë.


Familja e madhe

Në mes të 65 pedagogëve të burgosur janë edhe 8 burra nga familja Ndreu. Familja Ndreu nga fshati Sllovë i Dibrës është një ndër ato familje që u persekutuan rrënjësisht në epokën komuniste. 8 nga burrat e kësaj familjeje u burgosën me akuzën si "antikomunistë", ndërsa familjet e tyre u internuan. Shumica e tyre kishin mbaruar Normalen e Elbasanit, "Harry Fultz" dhe një pjesë vazhduan studimet jashtë shtetit, në Francë e Itali. Në mes të emrave të pedagogëve të vrarë është dhe Avzi Nela i cili ishte kundërshtar i hapur i regjimit dhe nuk rreshti së foluri kundra Hoxhës deri në vitin 1988 kur vdiq. Herën e parë ai arrestohet në vitin 1967 sepse kundërshtoi publikisht regjimin para publikut. Ai arrestohet përsëri dhe dënohet me varje më 10 gusht 1988. Poeti kuksian sot e kësaj dite kujtohet në vendin e tij, ndërsa të moshuarit drithërohen nga historia e dënimit të poetit. Para se të varej publikisht Havzi Nela për 5 ditë dhe 5 net nuk vuri as ujë as bukë në gojë, ndërsa terrori u shtua në qytet pas ekzekutimit publik. Secili prej tyre mban një histori, të cilat kur i lexon pas kaq vitesh duken si të pamundura, por vetëm vitet e para të çlirimit 65 pedagogë u burgosën dhe 28 të tjerë u dënuan me vdekje. Pas tyre janë po kaq familje të cilat kanë vuajtur në kurriz peshën e rëndë të internimit. Nga studimet në universitetet evropiane përfundonin në punimin e tokës dhe çarjes së maleve tejpërtej.

pedagoget e denuar

Syrja Kokalari
lindi në Gjirokastër më 1903, ndërsa studimet e larta i kreu në Itali. Më 12 nëntor 1944 u pushkatua pa gjyq.

Salim Kokalari
lindi më 1896 po në Gjirokastër. Emigron në SHBA më 1916 po më pas kthehet duke punuar si pedagog në Liceun e Gjirokastrës. Dënohet me pushkatim më 10 tetor 1947.

Selaudin Toto
lindi në Tiranë më 1919. Keu studimet e larta për matematikë-fizikë në Universitetin e Torinos, ndërsa themelon Institutin e Shkencave. Deputet i legjislacionit të parë të deputetëve, dënohet me pushkatim më 10 tetor 1947.

Namik Hadëri
lindur në Delvinë më 1912. Pasi kryen shkollën "Harry Fultz" në Tiranë punoi si arsimtar. Arrestohet më 22 korrik 1947 me akuzën "agjent amerikan" Më 27 korrik po të atij viti pushkatohet.

KOSTANDIN KOTE
Lindur në Përmet 1896. Kryen studimet e larta për shkenca politike-ekonomike e në Romë. Pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës më 1920. Në 1942 ka qenë gjashtë muaj ministër i Ekonomisë. Dënohet me pushkatim, 14 prill 1945.

JAVER HURSHITI
Lindur në Kaukaz më 1880. Kryen studimet e larta në shkenca politike-administrative në Stamboll. Kryetar i forcave të Gjirokastrës në luftën e Vlorës më 1920. Deputet i Gjirokastrës më 1925. Dënohet me vdekje, pushkatim, më 14 prill 1945.

SAMI SULSTAROVA
Lindur në Pogradec më 1906. . Në vitin 1929 ishte profesor i vizatimit teknik. Si zotërues i gjuhës angleze punon tek UNRRA. Arrestohet natën e Vitit të Ri 1946 nga Sigurimi i Shtetit dhe zhduket pa iu ditur as varri. Samiu kishte lidhje me grupin "Bashkimi Demokrat".

NDREK KODHELI
Lindur më 1909 në Shkodër. Arrestohet në nëntor 1944 dhe dënohet me 7 vjet burg. Më 1946 pritej që një delegacion i Parlamentit anglez të vizitonte burgjet. Ndrekën e nisin për në burgun e Burrelit dhe e pushkatojnë gjatë rrugës.

LONI ADHAMI
Lindur më 1908 në Progër të Devollit. Që prej vitit 1929 deri më 1939 ka qenë sekretar në ambasadën amerikane në Tiranë. Si pasojë e trajtimit barbar në hetuesi jep shpirt në qershor 1947.

NIKO LEZO
Lindur në Delvinë 1891. Diplomohet në Universitetin e Tuluzës, Francë për shkencat e natyrës. Krijoi të parin laborator kimik në Shqipëri. Deputet i Delvinës 1923-1924. Pushkatohet më 1951, akuza "Bomba në ambasadën sovjetike".


KAMBER KAZAZI
Lindur më 1912 në Elbasan. Kryen shkollën teknike amerikane "Harry Fultz". Arrestohet në vitin 1947 si pjesëmarrës në grupin e deputetëve. Akuzohet si agjent amerikan dhe dënohet me vdekje, pushkatim.

KOSTAQ STEFA
Lindur në Berat 1904. Kryen studimet e larta në Institutin e Magjistraturës në Francë për shkenca shoqërore. Arrestohet më 8 shtator 1947. Akuza; "spiun i amerikanëve". Më 3 mars 1947 pushkatohet.

BEQIR ÇELA
Lindur më Durrës 1918. Akuzohet si pjesëmarrës në grupin e deputetëve. Torturohet gjatë hetuesisë deri më humbje të ndjenjave. Me proces të montuar dënohet me vdekje, pushkatim 10 tetor 1947.

TEFIK DELIALLISI
Lindur në Shijak më 1917. Pjesëmarrës në grupin e deputetëve të vitit 1947. Arrestohet në vitin 1946 dhe pushkatohet më 10 tetor 1947.

EDIP TERSHANA
Lindur në Dibër të Madhe, 1907. U arrestua më 1947 me akuzën "armik i popullit". U dënua me vdekje, pushkatim. Ai ishte kundër bashkëpunimit me Partinë Komuniste jugosllave.

LORENC RASHA
Lindur në Shkodër më 1900. Kreu shkollën françeskane në Shkodër, kurse studimet e larta në Austri. Më 12 nëntor 1944 me urdhër të Mehmet Shehut, pushkatohet.

BEGO GJONZENELI
Lindur në Vlorë më 1911. Diplomohet në Universitetin e Romës për histori e filozofi. Arrestohet më 1945 dhe dënohet me 25 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Në 1950 pushkatohet.

NAMIK LESKO
Lindur në Delvinë më 1918. Regjimi i egër komunist vrau dhe vëllain e mbetur Namikun, duke e pushkatuar në dhjetor 1945.


Të vdekur në burg


GJERGJ KOKOSHI
Lindur në Shkodër më 1904. Laureuar në letërsi në Universitetin e Parisit. Dënohet me 30 vjet burgim dhe vdes në burgun e Burrelit më 1960.

XHEVAT KORÇA
Lindur në Korçë 1892. Kryen dy fakultete, atë të jurisprudencës dhe pedagogjisë. Arrestohet në vitin 1945 si armik i popullit dhe dënohet me burg të përjetshëm. Si shenjë proteste për keqtrajtimin në burgun e Burrelit shpall grevën e urisë derisa i dha fund jetës mbas 12 vitesh burg.

MIRASH IVANAJ
Lindur në Shkodër 1886. Mbaruar në Itali për shkenca politike-ekonomike. Ministër i Arsimit. Me pushtimin e Italisë më 1939 emigron. Arrestohet 1947 dhe dënohet 7 vjet burg. Një javë para se të lirohej vdes në infermierinë e burgut të Tiranës.

SHASIVAR ISLAMI
Lindur në Libohovë më 1913. Kreu pedagogjiken dhe të lartën në Itali. Arrestohet në vitin 1945 si pjesëmarrës në organizatën e "Bashkimit Demokrat". Dënohet me 15 vjet burg, vdes si pasojë e vuajtjeve.

HIQMET RROSHI
Lindur në Libohovë më 1980. Mbaroi studimet pedagogjike në Stamboll. Arrestohet në janar 1945 dhe lirohet për mungesë fajësie. Arrestohet përsëri në vitin 1948 dhe mbas 5 muajsh në hetuesi ndërroi jetë.

SULEJMAN LLESHI
Lindur në Tiranë 1914. Kryen studimet e larta për letërsi në Itali. Pjesëmarrës në mbledhjen e Mukjes. Arrestohet në vitin 1946. E dërgojnë në Pejë ku burgoset nga UDB Jugosllave. Në qershor 1946 futen Çetnikët në burgun e Pejës dhe masakrojnë, duke e therur me thikë së bashku me patriotin dhe nacionalistin, Klement Curri (nip i Bajram Currit).


Të burgosur

Mihal Zallari
Foto Bala
Musa Dizdari
Mustafa Grablleshi
Xhavit Mehilli
Sami Repishti
Tahir Hoxha
Arshi Pipa
Kasem Malaj
Beqir Haçi
Riza Shtylla
Hasan Rami
Petro Marko
Pjetër Arbnori
Fiqiri Llagami
Reshat Asllani
Gjergj Komnino
Shaqir Trimi
Halit Selfo
Akile Tasi
Pjetër Gjini
Agim Musta
Hekuran Zhiti
Visar Zhiti
Uran Kalakula
Mustafa Cara
Beqir Ajazi
Llazar Papapostoli
Osman Bishqemi
Tanush Kaso
Astrit Delvina
Xhemal Alimehmeti
Koço Llukani
Xhemal Belegu
Abdurahman Kreshpa
Osman Visha
Argjend Goci
Haxhi Goci
Beqir Xhepa
Xhevat Bujari
Martin Camaj
Mitrush Kuteli
Maksen Bundo
Pirro Kuqi
Luan Myftiu
Gaqo Peçi
Sali Doko
Baftjar Ndreu
Xheladin Ndreu
Selman Ndreu
Lazem Ndreu
Rexhep Ndreu
Irfan Ndreu
Rizahi Ndreu
Halit Ndreu
Sherif Merdani
Leonard Prifti
Veniamin Dashi


Muntaz Kokalari
Lindi në Gjirokastër më 1896, ndërsa studimet pedagogjike i kreu në Turqi. Si pjesëmarrës në revolucionin e qershorit u burgos 4 vjet nga regjimi i asaj kohe. Themeluesi i "Mesagjerisë shqiptare". Pushkatohet pa gjyq më
12 nëntor 1944.

Vesim Kokalari
Lindi në Gjirokastër më 1898. Në vitin 1932 ishte pjesëmarrës në lëvizjen e Vlorës, ku dënohet 10 vjet burg. Në vitin 1943 themeloi shtëpinë botuese ku botoi disa kryevepra botërore. Vesimi u pushkatua më 12 nëntor 1944 pa gjyq.

MUSINE KOKALARI
Lindur në Gjirokastër më 1917. Kryen studimet e larta për gjuhë letërsi në Romë. Arrestohet në nëntor 1944, por lirohet. Më 1945 arrestohet si kryetare e grupit Social Demokrat, Dënohet 20 vjet dhe vdes në internim

Sabiha Kasimati
Lindur në Ankara të Turqisë më 1912. Akuzoi Enver Hoxhën publikisht si diktator e më pas në 1951 me grupin e hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike, ajo u dënua me pushkatim si bashkëpunëtore.

Lef Nosi
Lindi në Elbasan më 1891. Pasi kryen studimet e larta në filozofi e letërsi ai bëhet botues dhe drejtor i revistës politiko-letrare "Tomorri". Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me pushkatim.


Kol Tomara
Lindur në Devoll më 1887. Më 1907 është sekretar i shoqërisë "Besa-Besa" në Boston dhe më 1915 sekretar i "Vatrës". Më 1924 ai është anëtar i Asamblesë Kushtetuese. Më 14 prill 1945 dënohet me pushkatim.



 

17 KOMENTE

Bejleret dhe bajraktaret ishin jo-demokratik, dhe jo me shume sec jane "warlords" sote ne afganistan. Keta kishin privilegje te medha nga pushtuesit turq si bashkpunenoter. Thjesht i kapi zemrata popullit.

Nga na dole ti gjykates (fshatar myzeqeje)ti gjykosh nese e meritonin apo jo ata njerez ato krime qe iu bene pa te drejte?
apo qenke edukuar me mesimet marksiste-leniniste qe feudalet dhe bajraktaret te moren ty pasurine se ti haje me luge floriri....dhe shkolluan femijet e tyre? pastaj enveri ja u mori florinjte atyre dhe ti dha ty e? o pika ty ore dhe ata qe mendojne si ty.shko edhe njehere ne shkolle fillore meso.
JO OR JO!
nqs kishin pasuri kishin se punonin, e kishin brez pas brezi, ti "zot" rrote tund zinxhirin sic ke bere pas bishtit lopes andej nga kenetat dhe mbylle gojen. para se te mesosh pak histori te vertet mos fol. nuk ke koke ti per te folur per ata se uhhaaa sa larg je sta merr mendja.pastaj ne do te dish nje gje. intelektualet perhere jane asnjanes ne politike se jane shume me lart se ajo. edhe shume persona qe luftuan perkrah merhumit per atdheun jo per komunizmin u vrane sepse e dinte ai se do ti dilnin kundra.

Qeverija zogu ishte nje aleanc bejleresh dhe bajraktaresh. U bashkuan te gjithe bashke kur pane se padroni i tyre turku u rrezua dhe ju ngjiten nje padroni te ri Duces dhe bene shqiperine ne nje koloni italiane si somalia. Pra keta ish bejler dhe bijt e tyre ishin te privilegjuar per tu bere "intelektual" derisa komunistat i dhan ate qe meritonin prej shume kohesh.

Qoftë larg,fortë largë prej meje ajo që unë dua ta thumbojë tiken,por e pa mundurë është të rrish neutral kur lexojë si p.sh. ky FIERAKU gjëra që nuk përputhen kurkund me realitetin e kësajë teme,ti zotëri po të pueti së pari aje shqiptar.2.a je ulë ndonjëherë në ndonjë bankë shkollore 3.apo ndoshta ke ndëgjue prralla mbas darke prej ndonjë gjyshe komuniste.4.apo ndoshta ke pasë ndonjë smundje nervore.Ti po shkruan sikurë shqiperia të ishte ndonjë protektorat turk,në qoftëse ti nuk e din unë po të tregojë se turqia apo osmanlit janë tërhjek nga ballkani me 1912,a këtu po bëhet fjalë në prag të qlirimit e pas qlirimit të luftës së II botrore.replik FIERAKUT. TURP.

Kjo eshte politika e urrejtjes qe ka futur agjentura serbe dhe greke ne Shqiperi!Keto demonstrime plotike idiote qe behen,qellimin e kane ,qe populli shqiptar te kacafytet e gjakoset edhe njehere me njeri tjetrin ne nje lufte civile,qe te shfaroset fare nga ky dhe!Merruni me te sotmen e te ardhmen,o njerez te zinj,o fashiste te rinj!Socializmin e rrezuat tani,CFARE KERKONI TJETER ,O FANTAZMA TE MESJETES???KERKONI LINCIME SI ATO TE INKUIZICIONIT KATOLIK???KERKONI EDHE NGA TURQIA TU DEMSHPERBLEJE PER PUSHTIMIN 500 VJECAR,ITALINE DHE GJERMANINE PER PUSHTIMIN 304 bVJECAR,KERKONI ME TUTJE NGA ROMAKET PER LUFTRAT QE BENE KETU E TE VRARET,SE DO FITOJME PARE TE MADHE!!!DO NA JAPIN PARET PER 1000 VETE GJYSH STERGJYSHI PER CDO FAMILJE!!!TE GJITHA KETO I BEJNE ISH BASHKEPUNETORET E PUSHTUESVE NAZI-FASHISTE,QE KERKOJNE GJAK SHQIPTARI SI SHPAGIM!!!TE GJITHE JANE DENUAR SIPAS LIGJEVE NE FUQI,ASHTU SI SOT,QE BURGJET JANE PLOT SA EDHE EUROPES PO I JAPIM SPEKTAKEL ME ARRATISJET E TE BURGOSURVE SHQIPTARE ME HELIKOPTER!!!HYYYY!FARE E KEQE FASHISTE!!!MOS VAZHDONI TE PROVOKONI POPULLIN E MAJTE,SE NE ,JO VETEM JEMI ME SHUME SE JU SI NUMER,POR ME TRIMA,ME TE ZOTET E ME IDEALISTE SE JU,HORRAT E PUSHTETIT TE SOTEM FASHIST!!JU KERKONI GJAK,POR KOKEN TUAJ DO HANI!!!ATA QE ORGANIZOJNE MASKARADA TE TILLA,VETEM NXISIN PERCARJEN DHJE URREJTJEN NE POPULL!!POSHTE FASHIZMI BERISHIAN!!!

OOOOO ju që ende jeni të gjallë,e një ndër ju edhe Zonja Nexhmie Hoxha,po ua bëjë një pyetje:SI GUXONI TË VDISNI ?!,kur e keni vra VLLAUN PUR SHKA.Të jeni të bindurë se ata ishin vllezërit më të mirë e SHTYLLAT E KOMBIT.

si mund te beni lista dhete haroni njerez OSMAN KAZAZI qe vujti dhe njerzit e tij perseri po vuajn apo eshte me erendesishme per ju njerez si sherif merdani kurse osmani ka bo 40 vjet burg vetem se ishte intiligjent dhe tmeret r familjes nuk mbaruan as sot mbas 60 vjeteve ju lutem gazetarve mos te tallen me vuajtjen e viktimave dhe ju si gazet shkruani dokrat e naxhmije hoxhes e nuk e denoni ato njerez qr kan bo keto krime pa gjygj me varje ne bulevard

Saliu eshte njeri nga keta komuniste bastarde qe ka marre pjese ne ekzekutimin e njerezve te pafajshem, si deshmitar ne gjyqet bolshevike.

C,fare te komentojme, faktin qe kur e kishin pushtetin "shpellaret" e Jugut kane vrare e kane prere gjithe kokat e iteligjencine shqiptare te viteve te para te Clirimit? Lufte per pushtet benin ndermjet njeri-tjetrit e jo lufte per lirine e vertete te popullit shqiptar, nje lufte ne te cilen u perfshine si nga Jugu ashtu dhe nga Veriu.Ato qe sot lexojme neper faqet e historise duhet te na behen mesim per te ardhmen e jo te shtojme urrejtjen midis nesh, se sic thote populli: kur qente zihen, futet ujku dhe rremben kopene.
Te fala nga nje "shpellar" i Jugut pa pushtet.

Po ku e di ti moj shoqe se sa deshmore jane 28000 apo 2800.Enveri vriste e priste ke ti donte qefi pa gjyq.

Nuk e di, sa do arinte lista apo me mire sa faqe libri duhet botuar me emrat e te vrareve dhe te pushkatuarve, te pa fajshem apo pa zbardhur e veteta, vetem pas shpalljes se pavarsie, po mundet na i botoni ju te gazetes shekulli, me traparence si ma siper,por te krahut tjeter;..Nga Barjamm Cyrri, Avni Rustemin,e me radhe per te 28 mije deshmoret e rene, sipas dokumentacionit qe duhet te kete arkivi i shtetit. Do behej nje ballafaqim qetesues.
Kush duhet te pergjigjet per keta...?!
Nje pjese te mire te njerezve te denuar, dale me keto lista dhe i njohim dhe natyrisht na dhimsen,po ashtu sa dhe ata qe une kerkoj te publikohen.
Trasparence kerkoj.
Shpresa d.

Them sinqerisht po e lexoj me lote ne faqe kte artikull ..Gjithe kta martire,kto heronje,kto vigane u pushkatuan nga merimanga e zeze komuniste,eshte me te vertete per ti qare tek varri,aty ku prehen eshtrat e tyre qe aspiruan per liri te ketij vendi..e qe dje dhe sot ndyresirat qe drejtuan dhe niperit e tyre qe drejtojne sot nuk i kerkojne te falur ketij kombi kaq te vuajtur,ketyre martireve qe flijuan jeten per lirine e ketij vendi sapo te cliruar nga Turqia dhe Otomanet,kesaj i thojne cmenduri...Gjithe kto drita iluminishente te diplomuar ne universitete te ndryshme Evropiane te bien viktime e 1 krimineli Barbare te E.Hhoxhes e Mehmet Shehut me kompani te vjen per te vjellur...nuk kam se qfare te shtoj me teper per kta
kolose demokracie DRITE SHPIRTI I TYRE NE VARR dhe Ne gjithmone koke ulur para tyre...martini-71@live.de

O Petriiiit,prit o budalla.Trojet shqiptare jane mbrojtur me gjak tere jeten nga te paret tane,dhe ne ate duhet te bejme.Ti o je budalla o ben si i tille.Ku more vesh ti se cfare i tha Veliu Bamirit.Rri o qullac e ha pershesh me kos,e mos fol fare se te njoh mire une ty.Ti shiko brenda shtepise se sje i zoti te komandosh as ate e jo me te diskutoshper Veli Laken e Bamir Topin.ke te fala nga une e rri urte qe te mos e marre vesh njeri.

Ju lutem ma botoni komentin!

Kjo asht masakra me e madhe qe ju ba kombit nga vellau i miladinit.

goditja e truri te kombit.
Nga leckamanet jugore qe ishin terbuar per pushtet.

Po flisni ju qe komenoni me nostalgji per te dhe rracen e tyre.

po pres te thoni se Berisha i ka vrare. keta njerez te shquar qe te gjithe duhet te shpallen heroj te kombit.

dhe dua ta pyes "shoqen Nexhmije se a u ka kerkuar te falur familjeve te tyre? Se kjo nuk esht pa gje se ka qene bashkpunetore ne ket krim makabre. flm

E shikoni se çfar ka bere "shpellari" i jugut derigjent i Meladinit.
çfar tregon kjo ju Apokalipsa, Arsena, lly, e te tjer satelita qe nuk duhet tju zeme ne goj se jeni PANDEMI per shqiperine.

pse nuk komentoni?

Sepse jua them une?

Nuk jeni burra po jeni burreca prandaj veshni FUSTANA si GRATE.

ju pelqen apo jo kjo eshte e verteta.

Ka pasur edhe shume "intelektual" te perandoris turke, qe ishin te privilegjuar nga otomanet. Ka pasur dhe te pafajshem por shumica kan qene bij bejleresh e bajraktaresh qe moren ate qe meritonin prej shume kohesh.


Lexova nje leter-qarje te ish Shefit te Shtabit te Pergjitheshem te Ushtrise Shqiptare (Veli Llakaj) drejtuar Bamir Topit. U shokova nga ky qaraman.
Territori i Atdheut, trojet tona asnje here nuk jane mbrojtur me quravitje.
Po ashtu Kisha Ortodokse Shqiptare nuk mbrohet me lepirje...

Kjo u provua edhe para disa vjeteve ne krahine Shqiptare te Dradanise

Komenti juaj

 

Pacolli: Lajmet për prishje PDK-LDK, lojë e Thaçit me dinjitetin tonë

PRISHTINE (UPDATE) - Bexhet Pacolli, kreu i AKR-se, ka shperndare sot nje deklarate per media, lidhur me zerat e perhapur...

Të papunët s'duan punë, hiqen nga asistenca

GJIROKASTËR - Rreth 35 persona në Gjirokastër do të largohen nga lista emërore e përkrahjes ekonomike. Zyra Rajonale e Punësimit...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj