|
|
Këto ditë, 86% e deputetëve të Parlamentit të Brukselit, votoi në favor të qarkullimit të lirë në zonën Schengen për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë. Sot në Ballkan, vetëm qytetarët shqiptarë dhe boshnjakë kanë mbetë jashtë zonës së lirë evropiane.
E me mendue se shqiptarët kanë qenë ndër të parët që kanë hy me "forcë" në Europë qysh në korrik të vitit 1990 e mandej tue vijue për nji dhjetëvjeçar rresht, kanë hy e janë integrue natyrshëm dhe me sukses.
Gjatë komunizmit, pengesë aktive për me qarkullue në Europë ishte qeveria e Tiranës, e cila e kishte rrethue vendin me qej, me ushtarë e me klone tue ndalue çdo kontakt me botën e lirë. Edhe mbas ramjes së komunizmit kanë qenë gjithnji qeveritë shqiptare, pa përjashtim, që kanë pengue në mënyrë pasive lejimin e qytetarëve të vet me qarkullue në Europë. E kanë pengue tue mos punue seriozisht për me realizue reformat e kërkueme me ngulm prej Brukselit.
Në Tiranë, malli ma i lirë që asht shitë ka qenë gjithmonë demagogjia, por fakti që kena mbetë edhe kësaj here në stolin e rezervave, tregon se Europa nuk rrehet prej fjalëve të mëdhaja, prej vizitave boshe në kryeqytetet europiane, prej lobingjeve të pafrytshme e prej deklaratave qesharake. Ma se nji herë komisarët përkatës të BE-së, ambasadorat e ndryshëm, të ngarkuemit e posaçëm, kryetarët e komisioneve i kanë ba të dijtun Tiranës zyrtare se në Europë nuk hyhet me lobingje. Europa nuk asht si këshillat administruese të ndërmarrjeve mafioze ballkanike ku me nji telefonatë a me nji rekomandim mundesh me marrë nji përqindje të caktueme, ajo kërkon plotësim kushtesh dhe standardesh. Por politika jonë nuk po i plotson standardet: sistemi i drejtësisë ende s'asht reformue, korrupsioni asht endemik, klientilizmi politik asht i denjë për nji sulltanat aziatik, fjala e lirë shpërblehet me grushta, aferat e pista gerdeciane nuk ndërshkohen, dosjet nuk hapen, politika nuk njeh parime por vetëm arsyen e përfitimit të paligjshëm, vetë etiketa "lider demokrat" asht çvleftësue dhe asht kthye në diçka krejt nominale së cilës shpeshherë i përgjegjet nji realitet jodemokratik dhe jotransparent.
Sot, kemi mbetë vagoni i fundit i Europës, e me gjasë kur të na vijnë rradha me hy s'do të na ketë teprue ma asnji grimcë entuziazëm për me festue.
E çka ka me festue, nji atlet që mbrrin i fundit në finishin e garës?
Ndërkaq, tre vende fqinje fitojnë të drejtën me qarkullue lirshëm në Europë. Serbia për shembull në dy dekadat e fundit u përball me dy lufta, u rreshtue si anmike e Europës dhe u bombardue prej saj, por gjeti forcat me u çlirue prej diktatorit të vet, dijti me bashkëpunue me Hagën dhe në nji mënyre kontradiktore që i nënshtrohet kushteve të mbrendshme, u dorzue përpara evidencës së nji Kosove të pamvarun.
Kurse ne ende nuk kemi plotsue standardet e "road map", nuk kemi zbatue reformat dhe nuk jemi gati me qarkullue pa viza në Europë.
Kush asht pengesa jonë? Sigurisht që nuk janë qytetarët shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë me shumicë në Europë.
Shqiptarët Europa i ka pranue mbrendë, ata që ajo nuk toleron janë politikanët tanë, të cilët janë gjylja e randë që shqiptarët tërheqin rrëshqanë, në ketë kalvar tranzicioni të pafund.
Por edhe kësaj here, koston e këtij dështimi politik, do ta paguejnë qytetarët shqiptarë, të cilët rishtas do të vehen në rresht dhe do të disiplinohen përpara sporteleve të vizave, tue paraqitë dokumente të pafundme, të cilat legalizohen pafundsisht me vula, firma, pulla - (shenjë kjo e mosbesimit ndaj autoriteteve shqiptare) - tue i detyrue me shpenzue shuma të mëdhaja lekësh. Ndërsa shkaktarët e këtij dështimi, politikanët tanë, do të vijojnë me lëviz me pasaporta shërbimi dhe diplomatike, pa e ça aspak kryet për çka ndodh përreth.
Kanë kalue 20 vjet prej ramjes së Murit të Berlinit, e tingllon ironike, por për me e festue ma mirë ketë datë, ne jemi të vetmit që jemi kthye 20 vjet mbrapa.
Para 20 vjetësh ishim ndër të vetmit që nuk mund të qarkullonim lirshëm në Europë. Asokohe nuk mund të dilnim prej Shqipnijet pse na pengonte qeveria e Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, sot nuk mund të qarkullojmë lirisht pse Europa nuk i beson qeverisë dhe politikanëve tanë.
Policia italiane arrestoi bosin siçilian te mafias, Domenico Raccuglia, i...
Lajmet 18 Nëntor - Ora 12 -
data/18-11-2009
Lajmet 18 Nëntor - Ora 10 -
data/30-08-2008
Lajmet 18 Nëntor - Ora 09 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Ahmet Kelmendi i ka thene te gjitha c'duhet thene,ashtu si rrotull vine ca te tjere po nuk e thone acik se kjane si duket brenda vathes vepruese.Konkluzioni i anglezit pe Berishen ishte fantastik. 99.99% i besueshem dhe i sakte. Po do te thosha per interesat e kombit dhe per me teper te atij tonit, qe rethanat historike e kane denuar rende, ne vete duhet te ndergjegjesohem, pasi po ju leme nje trashegimi te idhet pasardhesve, qe si po veprohet jo pa qellim, duan ti largojne sa me shume shqiptaret nga trojet e tyre.
Mos harrojme historine. Nje pyetje kam per historianet,;Si u vendosen sllavet ne Ballkan e me gjere,apo dhe vete sundimi turk, qe na mbajti per 500 vjet ne ate gjendie, qe sot na vjen turp tia tregojme botes qe nuk na njifte.
Se kush jane shqiptaret dhe c'mund te bejne ata, bota sot e ka mesuar nga djemte tane emigrante qe jane flori e shkuar floririt, zanatcij e shkuar zanatcijve,mesues te shkelqyer sa dhe shkencetare qe po evidentohen nga dita ne dite.
Pra nuk jane shqiptaret e keqia e ketij vendi, po drejtimi i vendit gjithmone nga vasalet e keqdashesve te shqiperise NENE- drejtuesit.
Pra na ka munguar (kur kemi patur kemi ndritur nga Teuta Gjergj Kastrioti, Bushatllinjte apo Aranitasit,e Ali Pashe Tepelena, apo me te rinte e Rilindjes Kombetare qe na hapen trasene e diteve te mevetesise me Frashellinjte e mendjes dhe trimat sypatrembur te Kosoves, metohise e deri ne Camerine qe akoma vuan nen pushtim apsolut te pa shoqin ne bote, me largimin e popullsise autoktone shqiptare si bene greket e ne puthemi me ta. (pushtetaret e pazareve politike).Kohen e pas luftes dyte boterore do ta gjykoje historia me gjithe njerzit e saj..
Cudi e botes :Nje kryeminister me gjithsa numeron te argumentuar dhe ne shkrimin e tij z,Ahmet Kelmendi, qendron ne detyre, qe s'duhet te guxonte ti shifte kush bojen.Vete ai duhet ta beje doreheqien ne eshte vertet malsor shqiptar me bese shqiptare.Ai, z'do ti zbrese kalit jo s'di.
Qe ai eshte ashtu e provuan dhe zgjedhjet e pjeseshme te sapo mbaruara fituar nga vetem PD-ja. Te pakten per demagogji si e ka zakon te bente ndryshe...
Te falte zoti o Ahmet kelmendi, qe vetem mbiemri na jep dyhere besim.Ka nxjere bura ai vend.
Me vjen keq qe ariti ne kete gjendie, si bir Tropoje.
Na dhente nje zgjidhje ne kete 65 vjetor, qe nuk po e fastojmene atdhe.zbesoj se do jete kaqe sa flitet, vec po ska "genin"shqiptar, qe nje zot e din. Ai i ka shume borxh ketij vendi. Ti besosh dhelpres eshte mari, si duket gabuan "luanet".
Vellezer! nje e te pandare ne kesi ditesh.
Guri Naimit D
E lexova me vemendje shkrimin e z Ndreca po nuk kuptoj se ku do te dali me kete shkrim?Per nje kohe te gjate ja hodhem fajin ish partise ne pushtet ose me mire te them ish komunisteve,por mbas viteve 1990 kur ne Shqiptaret nderruam ngjyren po jo ideologjine,nga te kuq u bem blu,nuk patem ndonje levizje te lire ne vendin tone pa llogaritur ne Europe.Sot po flitet shume per periudhen e para viteve 90 po genjehet hapur bile disa nga gazetaret dhe artikullshkrusit i trajtojne ato ngjarje sikur te kene kaluar 100 vjet,keta tipa harrojne se ai brez qe i jetoj ato ndryshime eshte gjalle dhe ne nje moshe qe per momentin nuk e mundon harresa.Une mendoj se pervec politika shkaterruse qe eshte ndjekur keta vjet,dhe ajo se jemi popull qe nuk i hyme ne pune askujt nuk ka shpjegim tjeter qe jemi dhe do jemi larg europes per kohe te gjate.Per momentin kemi rinine me te pashkolluar ne europe, kemi klasen politike me te poshter ne europe e ne fund lind pytja me gjith keto probleme pse duhet te jemi ne europe.Nuk mund te paramendoj kurre se europa na pranon me Saliun ne gjirin e saj,aq sa jam i bindur qe ne mes Enverit dhe Saliut besoj se do ishim me heret ne europe me ate te parin pasi ato qe europa i kerkon sot ai i kish arritur per mrekulli,fundja demokraci nuk kishim po pse na duhet,ja e kemi sot po nuk po ja shohim lezetin se e ka privatizuar don Berisha.flm
Kush na e mbyll deren?
Paaftesia jone per te qeverisur vendin.
Analize shume inteligjente dhe e sakte.
Kesi analizet te mencur ende nuk kam lexuar ne kete gazete.
Kjo eshte edhe nje deshmi me shume se ne vegjeli ka njerez shume me te zgjuar se ata qe kane kapur fatet e Shqipetarise ne dore dhe mbahen per "lidere te kombit".
NE KETA 19 VJET TRANZICION ENDERRA E NDRYSHIMIT TE SHQIPETAREVE KA QENE INTEGRIMI IVENDIT NE EUROP.PO PSE SPO REALIZOHET KJO ENDER?POLITIKA NE CDO FUSHAT E KA PREMTUAR KETE PUBLIKISHT.POR NE EDHE KESAJ RADHE NA U MBYLLEN PORTAT.KUSH ESHTE FAJTORI, QEVERISJA,APO POPULLI,KUSH DUHET TE PERGJIGJET PER KETE PRAPAMBETJE?QEVERIT SHQIPETARE JANE NJE TIL ULEN SHPIGEL[NASTRADINI GJERMAN] QE PREMTONTE ZBUKURIMIN E KESHTJELLAVE,E NUK BENTE ASGJE.PER TE JUSTIFIKUAR ASGJENE E TIJ THOSH;TE GJITH ATA QE KANE LINDUR DOC E DOCE,NUK MUND TI DALLOJEN ZBUKURIMET E MIA;.NJERZIT NGA FRIKA SE MOS QUHESHIN,DOC E DOCE,NUK GUXONIN TE THOSHIN ASGJE.KESHTU NA NDODHI DHE NE SHQIPETAREVE ME QEVERITE TONA NE KETA 19 VJET.POR TANI KA ARDHUR KOHA TE THEMI;NDJES PACIN NENAT TONA,NE SE NE SHQIPETARET JEMI DOC E DOCE,SENE NE REALITET NUK KEMI PARE ASGJE TE MIRQE NGA QEVERITE E DERI TANISHME.POR NE NUK JEMI DOC E DOCE DHE NENAT TONA NUK JANE MEKATARE.E VETMJA E VERTETE E VERTETUAR NE KETA VITE ESHTE,SE NE JEMI QEVERISUR NGA QEVERITARE DOC TE DOCEVE.OBURRA PRA SHQIPETARE COHUNI JEPUNI SHKELMIN KETYRE DOCEVE PA I LENE ME TUTJE TE VAZHDOJEN DOCLLEKUN.O SOT O KURRE.
ahmet kelmendi, per fat te mire ka dhe shqiptar te zgjuar e trima, te cilet jane ne gjendje, qe me fakte te pakundershtushme, te provojne se shqiptaret kane ne krye te tyre nje perbindesh te perbindshem dhe te pa krahasushem edhe me diktatoret e kuq, te komunizmit!!!!!!
Nuk dua te shtoj asgje , ne kete postim, por dua tu them lexuesve, te lexojne me vemndje, postimin e ahmet kelmendit, per te kuptuar rrenimin e Shqiperise pas 20 vjetve, nen diktaturen e sulltan Sali Berishes!!!!!!
I nderuari, zoti Ahmet Kelmendi,ju pershendes perzemersisht per komentin aq idealist sa dhe te vertete,qe keni bere,per krye tradhetarin dhe njeriun,qe ka futur urrejtjem midis shqiptareve sa as edhe pushtuesit nuk e kane bere dot!!!I ka te gjitha te keqijat qe mund te kete nje njeri ne kete bote dhe eshte fatkeqesia jone,qe na ka rene per hise nje malsor i tille antishqiptar!!!Mjere ne,qe nje sherbetor i serbise,armikja jone me e madhe,TE JETE EDHE KRYEMINISTER I VENDIT!!!!Mallkuar qofte dita,kur ka lindur ky PERBINDESH!!!
kush na e mbyll deren?
une them enver hozha.thone qe ka vdekur!
genjejne ai ska vdekur.enver hoxha ka vetem dite lindie.
Diktatori (Pashai) modern i Demokracisë shqiptare
Kështu e ka portretizuar shërbimi i fshehtë anglez Sali Berishën, njeriun që ka përcaktuar fatet e ecurisë së shoqërisë shqiptare në këto 20 vitet e fundit.
Interesant është fakti se në raportin e tyre vjetor theksojnë se janë bazuar në përcaktimet e personalitetit të këtij njeriu në pushtet në Shqipëri në kriteret që ka dhënë ish ministri i jashtëm anglez Lordi David Owen në librin e tij Sindroma Hubris.
Lordi Owen huazoi përcaktimet e dhëna që nga koha e demokracisë greke e më pas asaj romake për njeriun i cili zotëron pushtet të gjatë dhe të lartë në hierarkinë vendim marrëse. Perifrazoi Aristotelin i cili me fjalën Hubris, krenari e pushtetarit nënkuptonte: Të turpërosh viktimën dhe nga kjo kënaqësi rrjedh mendimi se nga keqtrajtimi i të tjerëve ata e bëjnë superioritetin e tyre të duket më madhështor.
E kanë diagnostikuar me sëmundjen Sindroma Hubris sipas kritereve të mëposhtëme:
1. E shikon botën përreth si një mundësi vetglorifikimi nëpërmjet përdorimit të pushtetit.
2. Me prirje të theksuar për të ndërmarrë veprime që nxisin rritjen e imazhit personal.
3. Shpreh disproporcion të madh midis imazhit që kërkon të japë dhe sjelljes praktike prej beu.
4. Manifeston zell mesianik dhe ekzaltim të shfrenuar në fjalime publike.
5. E identifikon veten me nocionin komb dhe shtet.
6. Merr në konsideratë vetëm gjykimin prej një fuqie sipërore(Zoti).
7. Manifeston vetbesim të tepruar dhe mban gjithë fuqitë ekzekutive në duart e tij.
8. Mbart cilësinë e ndërmarrjes së akteve dhe veprimeve që ndjekin njëra tjetrën pa lënë kohë të
mjaftueshmë gjykimi
9. Injorues i paskrupullt i proçedurave ligjore dhe institucioneve.
10. Zbaton pa u ndalur në mënyrë të shkallëzuar, mbivendosjen e një problem antiligjor mbi një
tjetër më parë, me pasojë konfuzionin e pandërprerë të institucionit të drejtësisë dhe rendit. 11. Në administrimit e pushtetit tipari i tij më dallies – bashkëpunëtorët më të afërt, njerëz me
dosje të djeshme dhe të implikuar sot në afera antiligjore gjë që jep mundësi presioni të
psikologjik të pandërprerë.
12. Në karakterin e tij mbart diabolizmin, pabesinë, nxitjen vëllavrarëse sa herë i
kërcënohet pushteti, besimtar përdhosës i fesë, etj. Tipike e pashallarëve të tjerë
shqiptarë si Esat toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha por tek Ai në një masë
arithmetike.të shumuar.
13. Ka aftësinë që të marri vendime shpejt, bazuar në fakte e argument të pamjaftueshme.
14. Reagim agresiv i ngjashëm me atë të modelit Musolini dhe Hitler ndaj çdo kundërvënieje në
shtyp dhe TV.
15. Eleminues i kundërshtarëve dhe dëshmitarëve sipas metodave më të thjeshta të traditës
historike shqiptare (prita, aksidente me makinë, burgosje, helmim, vrasje natën dhe vajtim
ditën).
16. Personaliteti narcistik Atë nuk e ndal përpara asgjëje – djegiet e qëndrave të banuara,
institucioneve dhe përdhosja e bashkëpunëtorëve nëpërmjet shantazhit të spiunit dhe dosjeve
agjenturore përbën modelin e trajtimit të qytetarëve.
17. Gjeneron problem dhe inisiativa vetëm në funksion të qëllimeve pushtetmbajtëse.
18. I pa parashikueshëm, bizarr, me sjellje aventurieri kapriçioz në pikësynimet e tij në raport
me institucionet e huaja.
19. Nuk ngjason me asnjë model tjetër actual pushtet mbajtësi ballkanik.
20. Simboli i pushtetarit abuzues me ripërsëritije më ta avncuara të sjelljeve diktatoriale
të para ardhësit Enver Hoxha.
Specialisti i çështjeve të nëndheshme të Ballkanit Damir Fazlliç e ilustron këtë përshkrim në dosje me një plan konkret mujor të qeverisë (kryeministrit) shqiptar për muajin Dhjetor 2009.
Më poshtë Plani sekret i punës së Qeverisë për Dhjetorin 2009:
1. Të ngarkohet shërbimi informative që të gjëndet në Rumani një nga familjarët stërnipër të autorit të muzikës së Hymnit kombëtar dhe ai të kërkojë prej shtetit shqiptar dëmshpërblim mbi bazën e të drejtës së autorit. (Kjo do përbëj një befasi mediatike të atillë që do alarmojë historianë, muzikolog, ministra dhe televizionet, gjë e cila do zhurmojë për 7-10 ditët e para të muajit duke u harruar çështja e kufijve detarë. Fevziu me Opinion të jetë në pararojë).
2. Të mbahet i gatshëm plani për rrahjen nga kundërshtarët tanë e gazetarit Aleksandër Frangaj ose tjetërkujt afër tij si mjet kundër reagimi me të njëtën monedhë ndaj opozitës.( kjo do zbehi zhurmën e Rezart Taçit e më pas harrohet).
3. Dy javëshi i dytë i Dhjetorit do zihet nga zhurma mediatike e Kongresit të PD-së. Sidoqoftë të fillohet ndërkohë rihapja e proçesit gjyqësor ndaj vjedhësve të arit të thesarit. Të përmendet emri i ndonjë drejtuesi të PS-së si i implikuar.(Efekti mediatik do jetë i menjëhershëm dhe zhurma marramendëse.(populli do harrohet pas kësaj zhurme).
4. Në javën midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të përhapet lajmi se në 6 mujorin e vitit në vazhdim BE do dërgojë grup pune për lëvizjen e lirë. Komisioni hetimor parlamentar të dërgojë material shtesë në prokurori për kryebashkiakun Rama lidhur me lejet e ndërtimit.(psikoza e frikës dhe tërheqja e vëmëndjes nga marrëveshja e kufijve detarë na japin kohë për veprime të tjera).
5. Të krijohet situatë e tensionuar në mardhëniet Maqedoni-Shqipëri-Kosovë e asaj shkalle të Enciklopedisë që të mbulojë zhurmën cfilitëse të Gërdecit. (Të përshpejtohet puna e rindezjes së një polemike që përfshin problemet tona fqinjësore me intervenim edhe të Qoses si dhe politikanë e personalitete të tjera shqiptare. Makina propagandistike me gjithë motorrët e ndezur, Gërdeci në qetësi, ndërkohë mbarohet punë me pronat në bregdet).
6. Të gjënden mundësitë që mbështetësve kryesorë të kryeministrit në parlamentin Europian t’u ofrohen dhurata personale të denja, nga njerëz të familjes së Berishës nën motivin – Për kontributin e shquar në mbështetje të popullit shqiptar (Në emër të popullit).
7. T’u kërkohet në rrugë inteligjence grekërve që të publikojnë në një gazetë kryesore hapjen e një debate për dhënien e qytetarisë emigrantëve.( Zhurma shterpe mediatike do na japë kohë për të kaluar në parlament marrëveshjen e mbetur pezull. Mbulohet debate për ARMO).
8. Të jepen njoftime në gazeta dhe TV projekte të Qeverisë me afate të shtrira për kompensim pronarësh, për ndihma masive sociale njerëzve në nevojë, për nisjen e autostradës së Elbasanit dhe më pas të Fushë Arrëzit(kot), etj, etj. ( Efekti debatues në Opinion mbulon shëmbjen e tunelit të Kombit dhe harresën në vazhdimësi të Gërdecit).
9. Te 55 të publikohen foto diskredituese të Edi Ramës për të mbuluar zhurmën e tokës shtetërore në qëndër të Tiranës derisa të përfundojë shtiblerja e kurdisur.
10. Të ketë dosje – plan tjetër rezervë në varësi të situatave të paparashikuara që mund të krijohen.
o zoti ZDRALI, keshtu si ju me shkrimin e prof. ardianit, kane ba edhe komunistat me shkrimet e fishtes, pra kane cungue tekstet per me fallsifikue mendimet e "titajve" te letrave shqipe.
... miqesisht, lexoje edhe nje here me vemnedje shkrimin dhe deri ne fund (te lutem), dhashtè zoti qe ta kuptojsh ksaj rradhe... perndryshe, i bjerrun asht mundi i mendimtareve kur lexuesit nuk ka sy e veshè....
Ah bre Adrian, te kam shume per xhani. Jam shume i bindur se je puro shqiptar dhe se ke shume dhembje per te gjithe kete katrahure qe po na ndodhe ne pakices puro shqiptare, asnjehere te islamizuar nga turko-mongoli, te boshnjakizuar nga turko-serbi, apo te greqizuar nga afrikano-greku. Ke ide, hidhe nje ne ajer qe te mund te na jape shprese ne mos te na shpetoje,sepse me nuk del gje qe na shpeton, na eshte thyer qerrja tashme. Thuaje te verteten, thuaje se ku eshte problemi, i kujt eshte faji? Akoma nuk jemi te vetedijshem se faji eshte i yni dhe jo i qeveritareve tone, i yni dhe jo i armiqeve tone, i yni dhe jo i pushtuesve tone. Thuaje se faji eshte i yni dhe tashme cdokush e dine kete, se me askush nuk na ka besen, ne besnikeve me te njohur te ketyre trojeve qe e shitem besen per hiç gje, qe tradhetuam Skenderbe e Nene Tereze, e te terin memedhe, histori e ardhmeri. Andaj, ore i nderuari Ardian, ne jemi po aq te medhenje sa qiklopi, por aq te vegjel sa per te mos e kuptuar se bile askushi nuk na ka fajin, se askushi nuk po na e mbyll deren per ne Euerope. Deren per ne Europe ne e kemi mbyllur VETE. Nuk ka mundesi Europa t'i ndrroj regullat qyteteruese te 500 milion europianeve per 5-6 milion turqi te Kosoves dhe shqiperise dhe 2-3 milion turqi te Boasnje e Hercegovines. Qe ironia te jete edhe me e madhe, tragjike dhe e njekohesisht edhe komike, ne ishim ata qe e establishuam kete ecuri qyteteruese te po kesaj Europe. Ishte Kostantini i Madh, dardano-ilir, Skenderbeu me pastaj dhe Nena jone e MAdhe Tereze qe i dhane vule. Nderkaq, ne te sterkequrit shqiptaro-turqi, ne tjetersim e siper, duam te shkojme ne Europe duke shkelur mbi Kostantin, Skenderbe dhe Nene Tereze. Ky eshte vete-dhunim, tjetersim, vete-injorim, vete-shkaterrim. Deri KUR dhe PSE?
Çfar pret populli nga e majta?
Në vijim të protestave të opozitës dhe të disa fraksioneve të së djathtës lidhur me zgjedhjet e përgjithshme të 28-qershorit unë do të thosha disa fjalë lidhur me kauzën e zgjedhjeve që gjithësesi duhet që të marrë fund njëherë e mire. Nëse do të ishim pak më tepër realist si fillim do të thoshim se edhe kodi elektoral i hartuar nga PD dhe PS, ka qënë jo i rregullt po të marrim parasysh atë çka mund të ndodhte në proçesin e numërimit të votave(problem ky që ende nuk ka marr fund dhe se nuk i dihet se kur), një mangësi kjo, ndërsa tjetra mangësi do të qe moskordinimi dhe mosstrukturimi i veprimeve të së majtës në përgjithësi, pasi unë (dhe jo vetëm unë në fakt) mendoj se kjo ka qënë dhe faktori vendimtar që ndëshkoi përsëri të majtën të jetë në opozitë. Padyshim dihet që kauza e së majtës është njië kauzë e drejtë dhe se pjesa më e madhe e popullit shqiptar priste me të vërtetë një ndryshim rrënjësor në mënyrën e drejtimit të shtetit dhe të funksionimit të aparatit shtetëror në përgjithësi, dhe me të drejtë do të thosha se pjesa më e madhe e elektoratit të majtë ështëe zhgënjyer nga drejtuesit e saj. Por si ndryshohet kjo? Pse ndihet e zhgënjyer pjesa më e madhe e elektoratit të majtë? Natyrshëm do të shtrohej kjo pyetje, pasi e majta i bëri gabimet politike ca më herët ndaj dhe është ca si vonë për të bërë opozitë të ashpër ndaj një qeverisje represive si kjo e tanishmja. Flitet me të madhe për Gërdecin, si një aksident , fatkeqësi, tragjedi apo krim shtetëror gjithjëkush le ta quajë si të dojë, por unë do të thosha se vetëm atëherë kur ndodhi kjo ngjarje përbënte një arsye të fortë për rrëzimin e qeverise dhe demaskimin e saj si të korruptuar. Diçka do të shtoja në vazhdim të shqetësimit tim lidhur me zgjedhjet(pasi kam patur rastin të ndodhem në shumë vende të Evropës ndërsa janë zhvilluar zgjedhjet), ajo që më shqetëson mua është fakti se si ka mundësi që të mos kërkohet një ristrukturim të të gjitha strukturave të PS si në qëndër dhe në bazë, pasi dukshëm reflektohen problemet që ka baza socialiste me përçarjen e saj thuajse totale, me lejimin që të jenë drejtues ende njerëz pa integritet dhe njerëz që kanë fituar shumë nën emrin e partisë socialiste. Dhe problemet që ka qëndra me debatet pafund e të pa kuptimta midis të zgjedhurve dhe të vetzgjedhurve socialistë, probleme këto që dukshëm reflektohen edhe në bazë dhe hajde t’u japim zgjidhje. Përse nuk u sanksionua që votat të mos numëroheshin në qëndrat e votimit? Vazhdimisht është bërë kjo pyetje dhe se askush nuk ka denjuar që t’i japë përgjigje. A do të kishim një rezultat më të sakt, më të rregullt dhe më të pranueshëm nga të gjithë? Sigurisht që po! E përse nuk u sanksionua në ligj një gjë e tillë, kujt nuk i ka interesuar numërimi i rregullt i votave? Ndoshta gjithçka nisi me hartimin e Kodit Zgjedhor nga ana e ustallarëve të politikës tonë. Unë kam studiuar Drejtësi dhe Mardhënie Ndërkombëtare dhe besoj se konstatimet e mija janë të sakta dhe se ato qëndrojnë. Ndoshta shumë gjëra janë nisur keq që me Kushtetutën tonë të famshme që një pjesëe politikanëve kanë qejf që ti referohen vetëm atëherë kur atyre ju intereson. Ndoshta ka disa nene dhe në Kushtetutë që duhen amenduar apo duhen ndryshur plotësisht, megjithëse një kushtetutë e re kjo e jona por edhe e dalë boje. Përfundimisht, dua të them se, nuk është akoma vonë që të rregullohen përfundimisht mangësitë e proçesit zgjedhor pasi jemi vite dritë larg nga zgjedhje të rregullta, të ndershme, demokratike dhe sigurisht të pranueshme nga të gjithë e sidomos tani kur aspirojmë që të bëhemi pjestarë (megjithëse jo dhe aq të denjë) të familjes evropiane. Populli shqiptar nuk e meriton një denigrim të tillë nga ana e politikës që e qeveris këtë vend në sytëe botës.
Me respekt!
ARTAN GJELI ard-era@hotmail.com
Ardian Ndreca shkruajti :
"
Asokohe nuk mund të dilnim prej Shqipnijet pse na pengonte qeveria e Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës,
"
Kjo nuk eshte e sakte.
Edhe kur u rrezua Ramiz Alia , BE nuk lejoi qarkullim te lire.
Kjo nuk u be per shkak te zhgenjimit me politikanet e Shqiperise ( te cilet jane zhgenjyes me te vertete) , pasi qe thjesht ata nuk paten kohe te zhgenjenin askend , pasi qe BE ne asnje moment nuk e largoi bllokaden.
Edhe sikur te kishte lejuar Ramiz Alia dalje ne BE para 1990, BE do ta kishte bllokuar kete dalje.
Sikur BE te kishte lejuar qarkullimin per nja 6 muaj dhe pastaj te ishte zhgenjyer dhe te kishte vene bllokade perseri, atehere do te mund ta pranoja teorine e Ndreces.