|
|
Në të gjithë qytetin e Korçës ishin vënë afishe të cilat tregonin se Pavllo Dopugia, përveç titullit kampion të Jugosllavisë, e quante veten edhe njeriu më i fortë i botës dhe jepte 1000 korona për atë që do të arrinte ta mposhtte
KORÇË - Kampioni i mundjes i Jugosllavisë mposhtet nga një fshatar i Polenës së Korçës. Një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 1923 në qytetin e Korçës ku jugosllavi Pavllo Dopugia rrihet nga Nasi Papa. Kampioni mbërriti në qytetin juglindor dhe pasi u strehua në një nga hotelet shpërndau kudo reklama në vendet publike duke tërhequr vëmendjen e banorëve. Në to thuhej se Kampioni i Jugosllavisë në mundje, por edhe njeriu më i fortë i botës ofronte 1000 korona për atë që do të ndeshej me të dhe do ta mundte. Por mësohet se kampioni është mposhtur pikërisht nga dikush që "si një shqiptar dhe kalorës" i fali 800 korona dhe i mori vetëm 200.
***
Kjo histori vjen përmes arkivit të një përmbledhjeje gazetash të botuara në Shqipëri në fillim të viteve 20 të shekullit të kaluar. Dhe botuesja e këtij lajmi është gazeta lokale korçare "Zëri i Popullit" në numrin e saj të datës 31 janar të vitit 1923. Gazeta në këtë numër shkruan me gërma kapitale "Triumfi i Z.Nasi Papa në mundje me Z.Pavllo Dopugia". Ajo e hap lajmin me tekstin që vijon. "Para një jave vizitoi vendin tonë z.Pavllo Dopugia, i cili me anën e afisheve dhe reklamave që përhapi në qytet, deklaroi se është më i forti njeri i botës dhe atij që do ta mundë i jep 1000 korona.
Gjithë populli, - vazhdon gazeta kronikën e kësaj ngjarjeje, - vrapoi për të parë çuditë e njeriut më të fortë të botës. Më 26 filloi nga puna. Ngriti anembanë dhe ca hekura. Natën e dytë bëri gjithë ato. Lajmin e përhapi në tërë rrethin e Korçës dhe populli si i paparë dhe padëgjuar ndonjëherë e konsideroi si gjë të çuditshme.
Për këtë u lajmërua në katundin e tij Polenë edhe z.Nasi Papa, i cili erdhi me vrap dhe pasi u takua me z.Pavllo Dopugia i propozoi se kërkon të mundet me të. Z.Dopugia e pranoi me kenaqësi. Duhet të shënojmë se zoti Dopugia është 15 okë më i rëndë se sa z.Papa, - thotë gazeta. - Mundësi shqiptar pranoi te mundet me të duke dashur t'i japë një mësim mundësit jugosllav".
Ndeshja dhe fundi i hidhur i kampionit
Ashtu siç bën me dije gazeta, si ditë mundjeje u vendos e diela e datës 28, në orën 7:30 të mbrëmjes. Pas formaliteteve të duhura, u mor leje edhe në polici. Që në orën 6 populli nxitoi të blinte bileta kështu që gjer në orën e caktuar salla u mbush. "Mund të themi pa ekzagjerim se ishin më teper se 500 njerëz", thuhet në gazetë, ndërsa vijohet se për të mbajtur rregullin e mundësve u vendosën dy arbitra me pëlqimin e të dyve.
Në orën e caktuar filloi mundja e pare, e cila zgjati 7 minuta, sado që ishte caktuar për 20 minuta. "Z.Dopugia qëndroi si i pafuqishëm, por meqenëse populli dëshironte t'i jepej fund mundjes, gjithçka u përsërit prapë", thuhet në gazetë. Mundja e dytë zgjati 9 minuta dhe z. Papa doli plotësisht fitues në mes të duartrokitjeve të pareshtura të popullit. Z. Dopugia deklaroi se nuk mund të rezistonte para fuqisë së shokut të tij, i cili siç u provua kishte një diferencë shumë të madhe. Lëvizjet dhe manovrat që bënte z. Papa provuan qartazi aftësia e tij në mundje.
Një shumicë e entuziazmuar prej popullit u ngjit në skenë dhe ngriti mundësin shqiptar duke thirrur: "Rroftë Shqipëria!"
Kjo qe skena e ndeshjes që sjell para kohës sonë gazeta e viteve '20 të shekullit të kaluar. Fitorja ndaj sfidantit të huaj rriti entusiazmin patriotik.
Atmosfera festive
Nga kjo gazetë mësohet se populli i tregoi me shumë entusiazëm dashurinë dhe mirënjohjen për dhuratën e çmuar që i bëri qytetit të vet mundësi Papa. Nga kronika e kësaj ngjarjeje shkëpusim fragmentin: "Më shumë se gjysmë ore vazhduan duartrokitjet dhe brohoritë dhe gjindja e entusiazmuar dhe e mallëngjyer prej triumfit të z.Papa u derdh dhe i shtrëngoi dorën luanit shqiptar për nderin që i bëri Korçës dhe gjithë kombit të tij. Lëvizjet trupore të z. Papa, aftësia dhe kuraja e tij na solli ndërmend kohërat e vjetra të trimërisë shqiptare dhe na dha të kuptojmë se raca shqiptare larg nga çdo demoralizim parashikon me një të pritme të lumtur dhe glorioze".
Ndarja e trofeut dhe kalorësia e fitimtarit
Kronika e "Zërit " vijon mbi zhvillimin e mëtejshëm të "mundjes" mes dy protagonistëve: "Të nesërmen në mëngjes u thirr z.Dopugia që të zbatonte kushtet kundrejt mundësit dhe të paguante shumën e deklaruar prej 1000 koronash. Por z. Papa duke marrë parasysh se z. Dopugia është një i huaj dhe në vend të huaj deklaroi këto: "Si shqiptar dhe kalorës që jam, i fal prej shumës së caktuar 800 korona dhe kërkoj vetëm 200. Më mjafton vetëm që e munda dhe kjo më kënaq pa masë!"
Por i munduri me sa duket nuk e ka vlerësuar këtë gjest fisnik të fitimtarit. Gazeta nuk shkruan se si është përgjigjur ai, por thjesht sjell atmosferën e keqardhjes dhe më pas të justifikimit të sjelljes së humbësit jugosllav. Për këtë gazeta, duke përcjellë opinionin qytetar korçar, thekson: "Na erdhi keq se sjelljet e të mundurit Dopugia ishin shumë larg që të ishin fisnike, po mund të falet meqë çdo gjë që bëri dhe çdo gjë që tha, e bëri nga e keqja e madhe që e gjeti, duke rënë i mundur në këmbët e shqiptarit, të cilin e konsideronte si te pafuqishëm".
Nasi Papa kishte mundur edhe një ari më parë
Duke u nisur nga shkrimi në gazetë mësojmë se Nasi Papa kishte lindur në vitin 1890 në katundin Polenë, 2 orë larg Korçës. Në vitin 1905 ai kishte emigruar në SHBA, ku kishte punuar në fabrika të ndryshme. Nga pasioni që kishte për sportin, ai qe regjistruar në shoqërinë e gjimnastikës YMCA, ku kishte marrë edhe mësimet e para te gjimnastikës dhe zhdërvjellimeve te trupit. Ai në këtë shoqëri ka qëndruar për një periudhe 12-vjeçare, duke marrë pjesë edhe në garat e ndryshme të mundjes që organizonte shoqata sportive. Sipas gazettes, ai kishte marrë shumë përvojë dhe kishte marrë pjesë në shumë gara mundjeje, ku shumë herë kishte dalë fitues. Pra, nisur nga periudha që e ka ushtruar, ai është marrë me sport deri në moshën 27-vjeçare. Me kampionin jugosllav ai është ndeshur në moshën 33-vjeçare.
Kronika e "Zërit" të Korçës vijon jetëshkrimin e tij duke treguar se me fillimin e Luftës së Parë Botërore, ai duke pasur nënshtetësi amerikane ka shërbyer për dy vjet në frontin francez të luftës. Gazeta nënvizon se: "Më 6 korrik të vitit 1919 ushtritë aleate bënë një takim mes aleatëve, ku Papa doli fitues në klasin e tij. Për këtë fitim mori edhe dekoratë. Gazeta vijon me aventurat e tij duke treguar se si "në Brixhport Kaun, në teatrin " Zers" u mund me një ari për 5 minuta dhe kur e pushtoi mirë që ta rrëzonte, ky u egërsua dhe me thonjtë e tij i bëri shumë plagë në sup, të cilat i njihen ende."
Prezantuesja e njohur e programit televiziv "Njerëz të humbur", ka kërkuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Albano Ahmeti. Një javë...
Para pesë vitesh, as nuk e kishte menduar që mund të ishte martuar me një të huaj, por ja që...
Lajmet 26 Nëntor - Ora 16 -
data/26-11-2009
Lajmet 26 Nëntor - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 26 Nëntor - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Na ke ndrruar o Nasi Papa bekuar qofsh sidomos para races se flliqur sllave serbe.Rrofte Shqiperia rrofte Korca dhe Polena.
Cndryshim ka Pirros Dhimas nga zoti Nasi Papas apo Athanasi?
Pse nuk u publikua nga pjesa myslimane e Shqipetareve?Kjo tregon se per ata quheshin Greke dhe te perbuzur,se e ndjenin veten me lart,prandaj dhe nuk benin krushqi.Ja kjo ishte fytyra e politikes dhe e qeverise Shqipetare.Dhe tani i quajne shqipetare,cfare ironie apo hipokrizi.
Dhe per cudi vazhdon akoma e njejta mesele dhe nuk do behen kurre njerez.
Nje nga ata percarsit fetare jeni juve z/Feriti! Juve po permendni fene rreth keti artikulli qe s'ka asnje lidhje me fene. njeres si juve po mundohen ne nje menyre ose tjeter te na fusin percareje! Shqiptaret e vertete dhe ata qe ja duan te miren shqiperise dhe kombit shqiptar, mundohen ta shuhajne ate zjarr qe dikush mundohet ta ndezi,dhe jo ti hedhe gas atij ,si po mundoheni JUVE!. Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria(na i kane lene amanet te parit).! Feja mund te ndrohet tri here ne dite,dhe gjithmon do t'i falesh te njejtit Zot. Por, Kombi{Atdheu) shqiptar eshte,injellojte si per Kristianet dhe Myslymanet, nje,dhe vetem per neve Shqiptaret eshte "Zoti" jone i vetem, dhe per asnje tjeter.
Per T. Ferit-in
Mire mo Ferit po e di qe qe ne 2005-n Polena eshte Greke. Banoret e Polenes, ose si u themi ne ne Korce, Polenaket, na jane bere homogjeniste, dmth Greke.
Tani, pyetja ime eshte, ishte Nasi Ortodoks Shqiptar apo Grek?
Mos i kanalozo gjerat o tu mbyllte ne te bera nga te krishteret dhe te bera nga muslimanet se le nam.
Oni
Si perralle bukur po me duket...
Na ishte njeher Shqiptari jugosllavi dhe italiani..... si gjithmon fiton shqiptari,gjths shpresoj te jete e vertet!!
O redaksi e Shekullit, artikulli me mire qe kam lexuar deri me sot,bravo .
Serbo slavet jane race e dobet dhe shume e ndyer por ne krahasim me neve shqiptaret ishin numerikisht shume ma shume dhe kishin gjithmon prkrahjen nga forcat e huaja dhe ishte veshtire te fitonim, te clirohemi ne ne Kosove, rspekt per shekullin. flm.
LAVDI LAVDI O NESI PAPA. rrnoft gjaku i shqipes
polenakeve, u del nje detyre shume e madhe, te ruajne eshtrat se mos ja u vidhin.
ai ministri i kultures ,nuk ja di emrin, eshte hedhur ne kerkim.
Po ishte pe Polene me e jo pe Korce...ce te ishte pe Korce vetem Rabecken do kishte kullufitur...dhe ndonje byrecke me fasule...:))
të lumtë Nsi Papa
Rroftë serenata Korcare dhe biraria e par
Përshëndetje nga Peja
ja lumsha duart shqiptarit po si nuk e paska lanun te vdekun shkaun se shkijet nuk dun gja tjeter vetem dajak dhe plum ne lule te ballit derrave
Une di nje histori te kundert ,Mark:
Nje jugosllav i tha njehere nje shqiptari qe vendi i tij ishte ne bllokade dhe Jugoserbia vuante per karburante.
Shqiptari i tha qe nuk e kam problem,se une jam Kryeminister,te ndihmoj une,por ...sa do te me paguash???????????????????????????????
Ah,...si nuk doli ai ariu qe ta shqyente dhe te shpetonte Shqiperia....
Nder te madh dhe kenaqesi te pa mase na ofron shqiptari Nasi Papa. Gezohem teper kur lexoj lajme te tilla e posaçerisht kur nje shqiptar mposht racen e flliqur sllave.
Kjo deshmon se kemi aftesi mirepo fatkeqesisht udhehiqemi nga njerez te pakompetent qe detyrojne shqiptaret e ndershem dhe klasen inteligjente te leshojne vendin dhe me pas mbeten vetem flliqesirat te udhehequr nga flliqesira.
Rroft Nasi Papa kombi dhe rraca shqiptare.
paska qen si Sali Berisha i lumt vetem si ai dhe Sala na duhe
n trima.
A dihet se perse eshte kthyer ne Shqiperi zoti Nasi Papa? Edhe eshte kthyer mbrapsht ne Amerike apo ka vdekur ne Shqiperi?
Bravo Nasi..Brava dhe shtypi i kohes..e me poshte shkruhet "solli ndërmend kohërat e vjetra të trimërisë shqiptare dhe na dha të kuptojmë se raca shqiptare larg nga çdo demoralizim parashikon me një të pritme të lumtur dhe glorioze".
Po ku na vajti gjithe e pritja e mundeshme dhe gjesti i fisnik i Nasit per paret???Ku kemi perfunduar si popull me lart apo me poshte se ishim..Nuk e kam fjalen per komputerat apo makinat lluksoze, e kam fjalen per karakterin dhe ndergjegjesimin si komb.
me pare kemi qene te mencur!
nuk e di tani pse jemi bere budallenj?
na shtyjne ush-ush si pun e gomarit.
Ore qe na e zbardhi faqen ky qe mundi sllavin, kete s'e luan as topi, por qe mundi edhe ariun, kjo me duket nje cike si ato legjendat qe shpikin korcaret kur mburrin veten.
Ekzistojne edhe artikujt te tjere se si furrxhinjte e korces i fiknin cigaret ne pellembe te dores e te tjera bema si keto.
Kjo mblidhet ne slloganin perfaqesues te Korces.
"Levdome o goje se te cava".
mir mo mir para se gjithash nuk jam dakort me zotnin e feritit . ban mir te lexoj ma fort dhe ma mir ,se nje njeri i madh ka thon feja e shqipwtarit asht shqipetaria .klm flm
Histori magjepese .
Keto duhet te dine ata sllavet dhe jo propagandat e tyre fallco.
DY PERCARJET ME TE MEDHA TE SHQIPTAREVE.
Ne Tirane o Shqiperi ka zyrtare me mendje te ndryshkura qe po te jene njeres me emra te Krishtere edhe pse kane dhene shume per adheun,s'ju pelqen ti vene ne drite,ti rekllamojne.Po te jene myslimane edhe pak te kene bere ju japin shkelqim.Nje shembull te tille ilustron edhe Shqiptari Polenak:Z.NASI PAPA.
Po keshtu Polena ka astronautin e pare ne historine e shqiperise qe cau kozmosin
dhe nderoi memedheun dhe shqiptaret nga do qe te jene.Edhe kete ZOTNI, e fshehin,nuk e rekllamojne aq sa shqipot nuk e njohin,nga qe s'eshte mysliman.
Hic mos u thartoni,midis mureve tane ne shqiptaret,kemi ende njers me lakra te tilla ne tru,qe ndertojne te tilla mure.Shata anon nga vetja thote populli,kultura jone ende s'eshte ne nivel maturije,qe kete lloj migrene
ta zhdukim,jemi edhe sot TE PRAPAMBETUR,
PROVINCIALE,drejtohemi me ligjet e fisit
te fshatit,te trojeve ku kena le.Fatkeqesisht ende nxjer koke muri fetar,percarja me e madhe qe na beri turku,me luften e klasave te idioteve komuniste,qe edhe kjo nxjer briret e saj
here pas here.Shqiptare pastroni kokat nga ndryshku i percarjes,ndryshe ngelem ne fund perseri,kur bota e tere po miqesohet.T.Feriti.
sllavi e paska qujt veten me te fort i botes prej ket koder ne a,t koder heheheheh ,roft belivanat shqiptare
te lumte bre nasi, se na ke nderuar, ore tu mbyllte
te lumte bre nasi, se na ke nderuar, ore tu mbyllte
Oh sa mire me qene korcar!
Flm, i nderuar Mark, per kete prurje kaq te ndjeshme e te bukur ndaj vlerave qytetare te Korces time
Nderimet e mija
R.Moisiu