|
|
Ti i ke 37 parti politike, që mendojnë se duhet të ekzistojnë, dhe 19 iniciativa qytetare, që mendojnë se nuk janë të kënaqura me ekzistencën e partive dhe paraqiten si mendim alternativ. Ti ke edhe 16 kandidatë të pavarur, që nuk janë të kënaqur as me partitë politike, as me iniciativat qytetare.
Kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare, flasin për zhgënjimin me punën e partive. Ata shpresojnë t´i zëvendësojnë klanet partiake!
Kosovë, Ti i ke 36 komuna dhe 37 parti politike, domethënë pak më shumë se një parti për çdo komunë.
Nëse llogariten partitë politike dhe iniciativat qytetare, atëherë së bashku janë 56 grupime që luftojnë për votuesin, aq sa nuk ke komuna, shkurt e shqip këta luftojnë për veten!
Po nëse numrit 56 i shtohen edhe 16 kandidatë të pavarur, atëherë Kosovë ti ke politikan edhe për Maqedoninë, edhe për Shqipërinë, dhe lirisht mund të thuhet se ke potencial politik për ta mbuluar dhe qeverisur Ballkanin, ndoshta edhe më gjerë, pse jo, dëshira e madhe, pasioni për politikë dhe entuziazmi nuk mungojnë.
Kosovë, ti ftove në zgjedhje 1.563.741 qytetarë.
Rreth gjysmë milioni mund të supozohet, ndoshta më shumë, jeton jashtë shtetit, dhe nuk e kanë ndërmend të votojnë asnjë bukurosh partiak atje. Për të votuar mbeten një milion banorë.
Nëse këtë milion, e shpërndajmë në 56 qendra politike ambicioze, atëherë rezulton se në Kosovë, për togë politik apo qytetarë mund të votojnë 17.857 qytetarë, natyrisht nëse dalin në votime.
Nëse dalin vetëm gjysma, atëherë për parti politike dhe për iniciativë qytetare mbeten 8.928 qytetarë. Nëse këtyre grupimeve, u shtohen edhe 16 kandidatë të pavarur, atëherë për parti, iniciative qytetare dhe kandidat të pavarur, nga një milion e gjysmë votues u mbeten 6.944 votues.
Kosovë, Gjermania ka rreth 12.234 komuna. Sipas filozofisë së bajraktarëve të tu, Gjermania duhet t´i ketë nja 13.000 parti politike, nja 6117 iniciativa qytetare dhe rreth 5000 kandidatë të pavarur. (Po e lemë mënjanë Kinën, që ka vetëm një parti për 1.3 miliardë qytetarë).
Vetëm koha mund të tregojë, edhe sa parti do të formohen. Kur një populli të vogël i prezantohet 37 të vërteta nga partitë politike, 19 të vërteta nga iniciativat qytetare dhe 16 të vërteta nga kandidatët e pavarur, atëherë ai popull për t´i ikur presionit politik, trysnisë, propagandës, agjitacionit dhe sugjestionit të llaskuçëve, atëherë ai popull nuk ka rrugëdalje tjetër, pos të rrijë në shtëpi dhe t´i shikojë në televizor fituesit me keqardhje e mëri, humbësit me rezignacion e habi.
Humbësi atje nuk do ta pranojë dështimin, si sinjal për të bërë ndonjë punë më të mirë në dobi të vendit, por do t´i akuzojnë fituesit dhe do të ankohen se populli nuk i kuptoi, nuk patën lekë për publicitet, se edhe këtë herë u mashtrua populli nga matrapazët!
Ata do të premtojnë, se herën tjetër do t´i afrohen më shumë popullit, do të ushtrojnë propagandë më agresive, dhe do t´i shpjegojnë më thjeshtë qëllimet e tyre, sepse populli nuk i ka kuptuar...
Kështu ata do të gjykojnë, dhe kështu ata do të përligjin ekzistencën e tufave politike dezorientuese!Si duket, papunësia detyron njeriun të formojë parti politike!
Vrisnin njerëz dhe më pas dhjamin e tyre ua shisnin...
Jo vetëm përfundon në pranga për vjedhje, por bëhet edhe...
Lajmet 19 Nëntor - Ora 16 -
data/19-11-2009
Lajmet 19 Nëntor - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 18 Nëntor - Ora 16 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
kosova tan jeten e ka humbur daljen e saj ne tovalin nga karrierizmi e njerzve qe i ka pasur edhe sod thaqisti don me humb mej shemb ato temele te minura qe i ka ,sa ka filluar te zvarritet por ska ka del hashimi opinioni duhet te shtroj pyetje se nipi i kujt ka qen dhe cfar e kishte gjyshin edhe babgjyshin mjer kosova ne dore te kujt ka mbetur ,por me qen si ato nena qe than femijet per liri te saj ukfirin me plumba hashimit edhe disa para qeveris duhet mej shpraz eh shko ne burg por ta dijn te tjetret qe do vijn se nuk luhet me dinjitetin e nji kombi as me eshtrat e atyre qe ran per ket atdhe .
Dëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo UNE Po PROTESTOJE KETU NE GAZETEN SHEKULLI ,ndoshta KOSOVARET DO TA KUPETOJNE,KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëDëgjo Kosovë!Dëgjo Kosovë!Dëgjo KosovëEDHE UNE PO THOME ket FJALE
Nderim të madh për madhërinë tënde, o Naser.