|
|
Njerëzit u ndanë nga kafsha në mënyrë graduale këtu e 25 milionë vite më parë.
Duke përsosur artikulimin gjuhësor, veglat e punës, mënyrën e jetesës (veshje, ngrënie, banim), bashkëjetesën shoqërore, rregullat e kësaj bashkëjetese, zhgarravitjet e shkrimin e belbëzimeve gjuhësore, ata veç ndaheshin gjithnjë e më shumë nga paraardhësit e tyre të hershëm, kafshët.
Përveç përshtatjeve të reja të organeve fizike, "mbiu" dhe një "organ" i ri, arsyeja (ndërgjegjja), e cila erdhi duke u përsosur deri në ditët tona për të nxjerrë jashtë përdorimit grushtet, dajakun, thikat, shpatat, pushkën, tankun, topin...
Por, kur atavizmi, si fenomen biologjik, nuk shfaqet vetëm te pjesët fizike (njerëz mbuluar me qime, me brirë, me bisht...), por edhe në "organin" e arsyes, duke tundur kështu "tapinë" e prejardhjes nga kafsha, përbën një shqetësim real për shoqërinë.
Ata, për mungesë të arsyes përdorin forcën, dajakun. Njeriu me arsye, edhe më i fortë fizikisht, nuk përdor mjetin e dhunës. Këta njerëz me këto "tapi" të vjetra prishin rregullat normale të shoqërisë moderne.
Por, duke mos ia parë bishtin, bririn a qimen, në fillim kur punësohen nga shoqëria, të paktën, pas shfaqjes së kafshërisë, duhen pezulluar, për një kohë edhe izoluar. Në qoftë se nuk ndodh kjo, atëherë, duhen parë atavizmat diku më lart, te piramida e pushtetit dhe shtetit.
Shoqëria ndërmerr pastrime të fuqishme përpara se të infektohet, të paralizohet e të mbetet e pa respektuar, e pa integruar në shoqëritë e civilizuara të kohës. Ne si racë, nga konkurrencat shoviniste përqark, kemi pasur një akuzë të vjetër: "Popull me bisht".
Kjo akuzë, pak a shumë, u përsërit (me "mutacion" përshkrimi) edhe në enciklopedinë e maqedonasve. Ky poshtërim që na bëhet të gjithëve si racë (emigrantët shqiptarë e vuajnë këtë racizëm), natyrisht nuk do ishte e drejtë, nga shkaku i disa dhjetrave të tillë, pasi çdo popull "prodhon" sakaq. Por, kur këta vihen (ose vetëvihen) në lidership, patjetër që krijon një problem.
Zgjidhja? Fare e thjeshtë: Këta me "bisht" a "brirë" nuk duhen lënë të na drejtojnë, të paktën pas zbulimit që janë të tillë... Kjo është arsyeja që dua të protestoj, sot, nesër, pasnesër e kurdo qoftë e nevojshme derisa të na trajtojnë si qytetarë të denjë për të vërtetën.
Artan Kajtazi është shpallur imituesi më i mirë i Michael...
Vrisnin njerëz dhe më pas dhjamin e tyre ua shisnin...
Lajmet 19 Nëntor - Ora 16 -
data/19-11-2009
Lajmet 19 Nëntor - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 18 Nëntor - Ora 16 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
O zoteri,shkenca ka vertetuar se njeriu i sotem e ka prejardhjen nga MAJMUNI!!!VETEM PUNA E BERI MAJMUNIN NJERI!!NDERSA SOT,NEN REGJIMIN SATRAP TE SALI BERISHES,NJEREZIT JANE MBI 50% PA PUNE E PA SHKOLLE,NDAJ PO KTHEHEN PRAP NE MAJMUNE!!PRANDAJ,CDO DITE VEREJME NE SHQIPERI VEPRIME KAFSHERORE SI:VRASJE,VETEVRASJE,PERDHUNIME,PROSTITUCION,DJALI VRET NENBEN OSE BABAIN,VELLAI VRET VELLAIN PER NJE HU GASRDHI,QEVERIA TE VJEDH VOTAT E NUK DEGJON CFARE ANKESASH KE TI,TE VJEDH PRONAT DHE NUK DO TJA DIJE SE TI NUK KE ASNJE PRONE E ASNJE TE ARDHUR!PRA NJERIU PO HA NJERIUN!!!DHE HABITESHIM NE NE KOHEN E ENVERIT KUR NA THONIN,SE NE KAPITALIZEM,NJERIU HA NJERIUN!!!!JA KY ESHTE KAPITALIZMI!!!NE FILLIM NA MASHTRUAN ,SE NA THANE ,QE DO BEHEMI SI ZVICRA,POR KEMI NGELUR PRAPA UGANDES E RUANDES!!!PER PERPARIMIN E RUANDES KA TE DREJTE TE KRENOHET SALI BERISHA PERSONALISHT,SEPSE KA TRAFIKUAR ATJE ARME E MUNICIONE,KUR BEHEJ LUFTE CIVILE,DUKE U SHFAROSUR ME MIJRA VETE POPULLSI CIVILE E PAFAJSHME!!NJELLOJ SIC FURNIZOI SERBET ME NAFTE PER TANKET,QE SHFAROSEN KOSOVARET E BOSHNJAKET DHE KETA VULEHUMBUE E BEJNE EDHE "HERO"!!!TURP E FAQJA E ZEZE!!!THUHET SE KETO DITE KESHILLI BASHKIAK I LUSHNJES,QE PERBEHET ME SHUMICE PD e LSI DO TI HEQE EMRIN E DESHMORIT TE LUFTES NJE LAGJEJE DHE DO TE VERE EMRIN E KRYEKRIMINELIT TE MYZEQESE HAMIT MATJANIT!!!!BRAVO ILIR META,TAMAM PO NA INTEGRON NE RUANDA!!!TURP,TURP,TURP!!!
E dashur Shqipëri!
Po të shkruaj nga Amerika. Besoj qe nuk jam as i pari dhe as i fundit qe sapo kemba me shkleli ketu, ndjeva dhimbje per ty!
Se pari i shkrova familjes, tani po te shkruaj ty! A nuk je dhe ti imja? A nuk jam dhe une jotja?
Degjova per protestat. Dhe si te them me erdhi dhe mire dhe keq! Me erdhi mire, se nuk eshte fjala thjeshte per hapjen e disa kutive! Jo, fjala eshte per dinjitetin Tend. Me erdhi keq, se nuk duhej te kishe arritur deri ketu! Kam merak per ty, o e vuajtur! Sepse mjaft ka qene per ty, 97, mjaft Otranto-ja, mjaft Gerdeci, mjaft varferia, mjaft korrupsioni, mjaft poltikia, mjaft mashtrimi, mjaft regresi...Mjaaaaft!Mjaft te gjitha! Nuk duroj dot me te vuash. A nuk mund te jetosh dhe ti pak e qete? A nuk mund te jetosh dhe ti pak ne paqe? Po ci gjeti keshtu bijte e tu xhanem? A kane harruar ata qe para se te jene demokrate apo socialiste, jane shqiptare?
Kush ka frike nga hapja e disa kutive? Nese ato kane te verteten brenda, pse duhet patur frike? Por nese ato mbjane genjeshtren, kujt i sherben ajo? Te ardhnmes, apo te shkuares? A nuk u themi dhe vete femijeve qe genjeshtra i ka kembet e shkurtra? Nuk po tallem. Genjejme veten kur u themi keto fjale, apo duam te genjejme femijet? Po femijet nuk jane as socialiste, e as demokrate! Ata jane vetem femije, qe duan te jene si te gjithe bashkemoshataret e tyre ne bote!..
E dashur Shqiperi!
Te lutem jepi fund kesaj tragji-komedie!
Mendo pak per veten!Hidhi syte rreth e rrotull! A sheh nje komb tjeter, ne kete shekull te beje kete qe ben ti? Ti nuk je me e vogel tani!
Harroji partite per nje cast! Mendo vetem per flamurin e kuq!
Me dashuri Albana
zoteria engjell,me teorine tuaj,del qe njeriu ka qene i perjetshem.Edhe feja edhe shkenca teorine tuaj e hedhin poshte,vertet qenke prapa botes.
G.Sulo
VERTET QE KETA QE NA DREJTOJEN NUK JU DUKET BISHTI,SE E FSHEHIN NEN BREKUSHE[KOSTUMET E SHENDRITESHME],POR BEMAT DHE BRITMAT[GERTHITJET]E TYRE JANE SI TE QENIEVE ME BISHT.KY SHPELLAR,ME SE PRIMITIV KA KRIJUAR BINDJEN E TE MARRIT TE TE GJITH BASHKPUNTORET E TIJ,TE CILET NUK GUXOJEN TE MOS BUZEQESHEN ME MBROCKULLAT E MARREZIT E TIJ.POPULLI SHQIPETARE SHTE SOT ME I POSHTERUAR SE KURRE QE NE KRYE TE QEVERISJES GJENDET NJE MOSTER E TILLE.O SOT O KURRE,TE SHPORREM KETE BASTARD.
Ke te drejte qe te protestosh neser,pasneser,paspasneser...por ske aspak te drejte kur e quan njeriun te prejardhur nga kafsha.Me kete lloj llogjike nese jane shume si ti,vertet smund te pritet vecse nje sjellje kafshe.Sinqerisht me vjen keq per ty,kushdo qofsh,femer apo mashkull.NJERIU RRJEDH NGA NJERIU!!!