Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

PS, sërish si për 26 majin

Arben Rrozhani | 20/11/2009 | Komente | komentet 7 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Partia Socialiste dhe partitë e tjera të opozitës do të rikthehen sërish sot me protestë në sheshin "Skënderbej", që përveçse pikë orientimi për kryeqytetin shqiptar, është bërë edhe vendi i protestës elektorale të partive shqiptare në këto 18 vite zgjedhjesh shumëpartiake.


Aty është rrëzuar komunizmi dhe simbolet e tij, aty është kremtuar fitorja peblishitare e PD-së në 22 mars 1992, aty është mbledhur PD-ja opozitë për të nisur nga aty sulmet me armë kundër institucioneve përgjatë tetë viteve në opozitë, aty herën e fundit si PD-ja dhe LSI-ja bënë edhe mitingjet përmbyllëse të fushatës, duke u premtuar simpatizantëve se do të rimblidheshin pas fitores peblishitare të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009.


Për PS-në, kthimi i protestës në atë shesh ndodh afërsisht 13 vite pas protestës së 28 majit 1996, kur opozita e majtë e asaj kohe, e kryesuar nga PS-ja denonconte vjedhjen e paprecedent të votave gjatë procesit të degjeneruar elektoral të 26 majit, kur PD-ja arriti rezultate mbi 90 për qind të votave, pas tërheqjes së komisionerëve të majtë.


Sikur të mos mjaftonte dhuna elektorale e ditës së votimeve dhe "numërimeve" të votave në kutitë e votimit të mbushura nga militantët e PD-së, dy ditë më pas, policia, SHIK-u dhe zyrtarët e PD-së do të përgjaknin protestën paqësore të opozitës, e cila kërkonte mosnjohjen e rezultatit të manipuluar dhe rivotim.


Sot, 13 vite më pas, kur PS-ja dhe partitë e tjera rikthehen për herë të parë për të protestuar, po për një 26 maj tjetër, përballë kanë po të njëjtin kundërshtar politik, pak a shumë të njëjtët zyrtarë të asaj kohe. Rreth 24 orë para fillimit të protestës, sinjalet e dhëna nga qeveria kanë treguar moslëshimin në asnjë pikë të kërkesave të opozitës, veçanërisht të asaj kryesore: hapjes së kutive të votimit.


Kjo është "Thembra e Akilit" për shumicën e dobët parlamentare PD-LSI, të drejtuar nga kryeministri Berisha. Ndërsa opozita e ka si kusht të vetëm hapjen e kutive, duke ngulmuar te raporti i OSBE/ODIHR-it se votat u numëruan keq ose shumë keq në 22 nga 66 qendrat e numërimit të votave, aq më këmbëngulëse bëhet shumica qeverisëse për të bërë çdo lëshim tjetër përveç hapjes së kutive që mbahen të kyçura në një kapanon të KQZ-së.


Me një pikëpyetje të madhe në rreth 30 për qind të rezultateve zgjedhore kur opozita ka marrë, pas deformimit të votave, 65 mandate rihapja do të vinte shqiptarët para një rezultati tjetër zgjedhor.


Të dyja partitë bashkëqeverisëse, siç janë bashkuar për pushtetin, bashkohen edhe te mbajtja sekret e rezultatit real të 28 qershorit 2009.
Për opozitën, ky ishte një tjetër 26 maj elektoral damkosës për Shqipërinë.


Por, ndryshe nga 13 vite më parë, kur sidomos në mbrëmje pas tërheqjes së komisionerëve të majtë, kutitë pëlcitën nga votat e futura prej militantëve të PD-së që i dhanë Berishës një fitore të denjë për kohën e diktaturës komuniste, pas mbylljes së qendrave të votimit në 28 qershor, po i njëjti drejtues politik dhe ekzekutiv në pushtet vidhte me sqimë:


nën "monitorimin" e kamerave dhe të vëzhguesve të pranuar jo me aq zemërgjerësi, duke i blerë apo bërë presion deri me jetë këshilltarëve të majtë, duke trafikuar votat e majta për t'i bërë të djathta, me procesverbale ku shifrat nuk korrespondojnë me fletët e votimit, me rezultate ku PD ka fituar edhe 100 për qind dhe PS asnjë votë, me shuarje të votave të partive të vogla të majta për tua kaluar aleatëve të tipit Mediu.


Dhe kjo maskaradë moderne e 26 majit tjetër të 13 viteve më vonë, është pranuar nga KQZ-ja e diktuar prej qeverisë, është injoruar nga Kolegji Zgjedhor, me anëtarë të frikësuar nga pushteti dhe sot kryeministri i vendit dhe drejtuesi i shumicës fiktive në kuvend ka edhe alibinë se nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatës.


Sot, pas rreth 13 viteve, fatkeqësisht, kundër opozitës, madje më hidhur se PD-ja, janë edhe disa prej atyre figurave që në 28 qershor ishin protagonistë apo pjesë e udhëheqësve të protestës së opozitës dhe sot janë rreshtuar në krahun anti-opozitar.

Deklarimet kundër reagimit paqësor opozitar nga ata që me protesta dhe kundër protestave ngjitën shkallët në karrierën politike, talljet sarkastike me evitime protestash për shkak të gripit të derrit, janë shenja e qartë se ata do të pranonin çdo lloj pazari politik dhe ekonomik, por jo hapjen e kutive, sepse aty u dhemb më shumë, sepse krijimi i një shumice fiktive parlamentare me vota të deformuara dhe me një vullnet zgjedhësish që është trafikuar njëlloj si 13 vite më parë, megjithëse me një look më demokratik.



 

7 KOMENTE

ore ti george,po baba jote eshte BARAK OBAMA ca lidhje ke ti me politiken o derr i huaj qe na jep tere ato men qe DEMOKRATET jan me serjoza se SOCIALISTET,ik se je mire emigran gjine ndonje dite pune qe te paguash qerane e shpise,dhe ushqeu me ato 2 leke te qelbet qe te ngelin se mos u ngaterro me shqiperine,gjini dhe asaj shurres qe ke ne shpi pune se nuk shtyet me nje rroge ore evroantllatik,kurse mua me pelqen te ikin cfaredo partie qe nuk mban premtimet mbren 200 diteve porsa ka marre pushtetin,keshtu qe SALI BERISHA i mbushi kater vjet nuk mbajti ndonje premtim,prandaj dhe duhet larguar,edhe EDI RAMA po nuk mbajti premtimet ta rrezojme mbrenda 200 diteve,derisa te gjejme njerez se sakte dhe te denje per pushtet,e kuptove ti plenc GEORGE se na i paske bere emrin si emri i ketit te imit qe na i paske ndruar

!!SA KOM QESH MOR SA KOM QESH !!!
ESHTE MBLEDH GRUPI PARLAMENTAR I PS-se NE ÇADER PER TE BO MBLEDHJE ???
HAJDE GALLATE HAJDE .
MU DUK SIKUR KISHTE RA TERMET EDHE PO BONTE MBLEDHJE GRUPI I EMERGJENCES.
LAN NAM FARE LAN. U BEME GAZI I BOTES ME KETO KARAGJOZE. KETO VEPRIME MUND TI SHKOJNE NDONJE OJQ-je E JO NJE PARTIE POLITIKE E CILA DUHET TA BEJE POLITIKEN NE PARLAMENT.
JENI ANTISHQIPTARE O TE MAJTE,KETE GJE PO E VERTETONI CDO DITE, PRANDAJ EDHE ZOTI KA FILLUAR TJU DENOJE...

Sali Berisha nuk i hap dot kutit, sepse ka vjedhur aq shume sa do diskreditohen edhe nderkombtaret, qe i quajten keto zgjedhje me te mirat se te kaluarat!!!!!
Vjedhjet e 28 qershorit, jane pothuaj, te njejten me ato te 26 Majit te 96!!!
Ne se votat ne kutite votimit do ishin sipas relacioneve perkatse, Saliu do i hapte kutit per nje ore, dhe do e nxirrte jasht loje kundershtarin (armikun) e tij ,Edi Ramen!
Sigurisht kete e kuptojne edhe nderkombetaret, por tani ata e hengren "koqen e thanes", sepse Sali mashtrusi, ua vuri festen sic donte vet!!!

Me Sali Berishen ne pusht-et,Shqiperia do te kete vetem "26 MAJ-e" te tjera!Ai eshte nje uzurpator i pandreqshem i pushtetit!Ai perdori turmat vandale te te BURGOSURVE per krime,per te terrorizuar popullsine,sidomos fshatare te veriut!Ai ka frike te hape kutite se e di se cfare krimi fshihet ne to!Ai e njeh veten,se vetem me vota te vjedhura ka ardhur ne pusht-et dy here radhazi,ndaj kete here DUHET TI THUHET "NDAL" ,NJE HERE E PERGJITHMONE KETIJ VANDALI,QE TE SHPETOJE DEMOKRACIA NGA FASHIZMI GJAKATAR!!!

Jam nje person qe nuk i perkas asnje force politike,por megjithate e ndjek rregullisht jeten politike ne Shqiperi dhe kam krijuar bindjen time te patundur se ne Shqiperi as te djathtet dhe as te majtet nuk bejne zgjedhje te ndershme dhe se te dyja palet kane te perbashket babezine per te vjedhur e per te zhvatur per sa kohe jane ne pushtet dhe sa me gjate ne pushtet aq me mire,prandaj perdorin te gjitha metodat per nje mandat tjeter te dyte dhe ne kete mandat vjedhja dhe korrupsioni ngrihen ne nje shkalle shume me te larte,sepse nuk mban me uje pilafi per mandat te trete.Per mendimin tim personal demokratet jane me bujare dhe me te kulturuar se socialistet,sepse pas Dushkut 2001 i lane socialistet te vjedhin dhe kater vite te tjera,ndersa socialistet per here te dyte tregohen te paduruar dhe jane perseri gati qofte edhe me dhune te rimarrin te bekuarin pushtet,se asnjeri nuk do t'ia dije per demokraci ose integrim euroatlantik,por mjafton te vije ne pushtet dhe te vjedhe sa me shume.Perse te ushqejme iluzione nga kjo garniture e vjeter dhe e sterprovuar ne te dy sistemet.Kur ata e kishin pushtetin nuk qullosen ndonje gje,tani ujqerit kane nderruar kostumet,por me besoni nuk kane ndryshuar,bile dhe lideri i tyre eshte formuar sipas te njejtit model.

Protesta duhet te vazhdojne dhe te pershkallzhen deri ne hapjen e kutive te kontestuara.Mosbindja popullore,dhe mosnjohja e kesaj qeverie eshte rruga qe duhet ndjekur pasi te perfundoje kjo proteste.Nese Berisha nuk deshiron te njohe vullnetin e popullit atehere populli do e largoj nga pushteti i grabitur,ashtu sic beri ne '97.

Protestat i nxit mos hapja kutive,Saliu
ate do remujen,keshtu ka qene gjithemon.
G.Sulo

Komenti juaj

 
Komentet
 

Artan Kajtazi, imituesi më i mirë i Michael Jackson

Artan Kajtazi është shpallur imituesi më i mirë i Michael...

Vrisnin njerëz dhe shisnin dhjamin për kozmetikë, arrestohen

Vrisnin njerëz dhe më pas dhjamin e tyre ua shisnin...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj