|
3 KOMENTE
|
SHARE
|
-
+
Berisha dhe gjithë klasa politike në Shqipëri me gjithë derrllëkun që e karakterizon, jam i bindur që e peshon në ndërgjegjen e vet, situatën në të cilën e kanë katandisur vendin këto 20 vite.
Ata e dinë që ky është një vend kaq i vogël sa me pak vullnet politik për të bërë mirë, ne do ishim shumë më ndryshe sot. Ka ndryshuar Kina e 1,3 miliardë banorëve, e jo më një Shqipëri e vockël sa një metropol i zakonshëm evropian.
Por, Shqipërinë e ka mbajtur peng pikërisht kjo energji negative që përçohet nga politikanë mediokër si Berisha dhe në përgjithësi paaftësia e klasës politike për të menduar për të ardhmen e të gjithëve në përgjithësi.
Ata kanë menduar vetëm për zgjedhjet e radhës dhe në garë zilie me njëri-tjetrin, si ato gratë e liga e shpirt-vogla, kanë rendur të pasurohen sa më shpejt e sa më shumë, me mendimin që "nesër nuk i dihet, nuk jam afër lopës (lexo: buxhetit të shtetit dhe mundësisë për korruptim)
Qesharake është që kjo rëndesë në ndërgjegje Berishës i shfaqet në veprimet e ditëve të sotme fare hapur. P.sh., para disa ditëve e dëgjova që tha që "na duhet të nxitojmë që të arrijmë kohën e humbur".
I ngrati Sali, më dhimbset. Po të shohësh veprimet e tij, janë të gjitha të alarmuara nga koha që ikën dhe pamundësia e tij për të bërë shpejt atë që ka pasur mundësi ta bëjë në 20 vite dhe nuk e ka bërë dot.
Shikoni si veproi me tunelin e Kalimashit. Rendi ta inauguronte dy herë, kur ai nuk ishte ende gati. Shikoni titujt e gazetës "RD" ose "Koha Jonë". "Tiranë-Elbasan për 5 minuta", thoshte njëri nga titujt e ditëve të fundit te "Koha Jonë".
Fjala ishte për rrugën që pritet të bëhet pas shumë vitesh, mirëpo padurimi për të bërë ekzistuese ato që janë ende në letra apo në ëndrra i çon Berishën dhe zëdhënësit e tij në gjëra të tilla çiliminjsh, me të cilët bëjnë sikur gënjejnë veten dhe ndonjë të habitur.
Pra, rëndesa në ndërgjegje për masakrën e pamerituar që i kanë shkaktuar këtij vendi dhe këtij populli kaq të vogël, te këta lapanjozë të këtij cepi të largët të Evropës, ekziston. Por, të tjera janë dëshirat e tjetër është realiteti.
"Te disa njerëz, iluzionet mbi gjërat që kanë në zemër, janë të nevojshme si jeta vetë", - ka thënë një nga shkrimtarët francezë më të njohur të shekullit XVIII, Nikola Chamfort.
Mumje plot ornamente, objekte te shkelqyeshme dhe statuja guri gjenden...
Lajmet 06 Janar - Ora 16 -
data/06-01-2010
Lajmet 05 Janar - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 28 Dhjetor - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
merne qet add nese doni valja_20@zbavitu.net
Saliu qe ne veze kur u ngjiz si embrion,
i ka te ligat e tij.Tani edhe femijet e dijne sa "aftesi" ka. Ligji,na mungon ligji,qe thote edhe zheni te jete politikani,mbi 8 vjet s'ka te drejte te mbetet perseri ne drejtim.Saliu,Meta,Nano
a nuk jane pasuruar nga pozita? c'kerkoni fakte te tjera qe te vertetoje
se keta jane bajga?
Floriri provohet ne zjarr,burri se c'lloj eshte provohet pasi sundon 3 vjet,
pas 8 vjetesh keto monstrat tane e kane qelbur ujin.
R.Ylli
Mos u cudisni sa do tu them.
Duhet propozuar atyre istancave qe japin cmimin "GINES" apo, ate qe enderron poeti yne i madh, po qe si duket,se fundi, ka mare mathima nga ky "guaku" yne kryeministe, po kryemafiozi shqiptar, me sa ka bere per shqiperine. Te kenaqen me te te gjithe ata; qe ju kendua kenga: "prit goma te mbije bar..bari mbiu dhe u tha, balli beri sikur s'pa"dhe kjo puna ketyre, qe na renduan shume me shume se balli aleat me pushtuesit naziste.
Maja Radomit D.