Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Artan Kajtazi, imituesi më i mirë i Michael Jackson

Shekulli Online | 21/11/2009 | Video | komentet 6 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Artan Kajtazi është shpallur imituesi më i mirë i Michael Jackson në një konkurs të televizionit suedez TV4, të cilët në finale kishin dërguar tre persona, por juria e kësaj gare ka zgjedhur kosovarin si imituesin më të mirë të Micheal.

Votuesit e Artanit kanë pasur mundësinë të votojnë për imituesin edhe nëpërmes faqes se gazetës "Aftonbladet", përderisa me të kuptuar lajmin Artani ka thënë se është shumë i kënaqur për shpërblimin e dhënë.

Konkurrent i denjë i Artanit ka qenë edhe një djalë i ri që po ashtu është shpërblyer nga juria, por kampion është shpallur kosovari.

Kajtazi ndërkaq ka thënë se paratë e fituara do t'i investojë në bërjen e një CD të re, ndërkaq përpos shpërblimit material, Artani ka fituar edhe një double CD me film dhe muzikë të filmit të fundit të Michael Jackson "This Is It".

"Nuk kam shkuar në ndonjë shkollë, por kam imituar Micheal Jackson qëkurse ka qenë i vogël. Paratë e fituara do i investoj në video të tjera për Jackson", ka thënë Kajtazi për televizionin suedez. Imituesit e legjendës së muzikës pop, Micheal Jackson kanë vërshuar botën pas vdekjes së tij. Një ndër ta është edhe Kajtazi, i cili konsiderohet imituesi më i mirë i Jackson në Suedi. (Express)

 

6 KOMENTE

shum mire bravo

tung artan shum pershendetje nga qika e agjes yte lili nga zwicrra veq vazho keshtu. tung tung

Nuk fiton gjë me emitimin e Valles së Rugovës,- o dajë. veç në e bëftë për hatër të nënës së Skënderbeut!

O na shyqyr qe nuk jena sa kinezet se nuk di qa kishim prite me ba. Ku nuk po shquhena kohet e fundit. Edhe Mhill Gjonin e kena imitu ma se mirit e biles ma mire se tane femijet e tjere. Ky Artani keka si Pinoku qe ne vend qi me shku ne shkolle shkonte ne cikun e lojnave. Bravo Tani ke rrugen a hupun tesh. Hajde te ardhme hajde.

Bravo Tani...kur do imitosh Vallen e Rugoves????

bravo kosovar qe ke arrit kete emitim te mako xheksonit te lumte suksese ne te ardhmen.pershendetje nga musa motreal 22 nentor 2009

Komenti juaj

VIDEO TE TJERA

Presidentja e pare femer per Kosta Riken

Kosta Rika zgjodhi presidenten e saj te pare femer, dhe...

VIDEO TE TJERA

Kina dhe fabrika e çokollatave

Kina ngriti siparin mbi boten e saj te mrekullive prej...

VIDEO TE TJERA

Trupat surreale të shfaqjeve të rrugës në Tokio

Krijesa te cuditshme dhe surreale jane ne shfaqje ne distriktin...

VIDEO TE TJERA

Thesaret e Egjiptit antik përmes të prekurit

Mumje plot ornamente, objekte te shkelqyeshme dhe statuja guri gjenden...

VIDEO TE TJERA

Ankesat për mungesat në QSUT

Pacientët në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ankohen për mungesa...

VIDEO TE TJERA

Minoritet seksuale, apel për ngritjen e zërit

Në ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut minoritet seksuale u...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool