Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Antilobingu i munguar i PS-së në median e huaj"

E nënshkruar Bobby Reagimet Shekulli Online | 23/11/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 10 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Artikulli "A e dëgjoni vullnetin e popullit" është shumë i arrirë, desha vetëm t'i thosha shkruesit, që në radhë të parë është akt për t'u vlerësuar që u ka shkruar Olli Rehn dhe Boschit, por duhet të ketë parasysh se ato ligjësitë e shit-blerjes politike që ka përmendur, funksionojnë, megjithëse në mënyrë më të kamufluar edhe në vendet nga vijnë ata, të cilëve u është drejtuar shkruesi.


Prandaj, n.q.s., kërkohet ndonjë mënyrë që të goditen shtyllat që ka blerë me lekë Saliu jashtme, për të mbështetur pushtetin e tillë në Shqipëri, atëherë ajo bëhet jo duke u shkruar ambasadave, por kështu:


1. Gjej p.sh., se kush janë kundërshtarët partiakë direkt të partisë se Grossruckut në Austri.
2. Gjej se cilën media kontrollojnë këta kundërshtarë.
3. Jepu sinjale që të hetojnë për pisllëqe, e bëjnë vetë ata se kanë interes.
4. Të njëjtën gjë bëje edhe në drejtime të tjera, p.sh., ka shumë gazeta në Evropë, si p.sh., "Der Spiegel" që janë shumë të interesuara për çështje të korrupsionit ose lobizmit në Parlamentin Evropian, të OSCE-së etj.


Mua me çudit fakti se si njerëzit e Edi Ramës nuk kanë arritur të sensibilizojnë ndonjë shtyp në Evropë për mënyrën se si Sala i siguron vetes me anë të lobingut të paligjshëm, privilegje të pamerituara.
Këto janë çështje që u interesojnë edhe atyre në perëndim. Pra, si këshillë për autorin, kur të kesh të bësh me të huaj të tillë, mos u lëpij kur ke të drejtë (se ata atë duan), por kafsho.

 

10 KOMENTE

Nuk ka nevoje per shume leke, vetem duhet t'u thuash njerezve te duhur, dmth eshte ceshtje perpunimi informacioni, por duhet ta bejne njerezit e interesuar, pra vete opozita, sepse nje njeri i thjeshte i paimplikuar nuk ka pse ve gjerat e tija (ose edhe koken) ne rrezik.

Une nuk po them qe opozita duhet te beje te njejten gje si Sala, por duhet ta kuptoje qe ne perendim, ashtu sic ka njerez qe shiten e blihen dhe e kane pa teklif qe per ca leke te vijne ne Tirane dhe te thone "opo ketu qenka fushe me lule" po ashtu ka edhe njerez qe i sulmojne keta individe politikisht madje dhe ligjerisht, se kur vijne ata, vijne me leket e taksapaguesve evropiane qe nuk marrin gje nga leket e lobingut te sales.
Prandaj mund ta luash kete karte ne perendim, dmth tu japesh indice se ku te kerkojne, sidomos mediat se pastaj "bonbonet" i gjejne vete ata. Une per vete e gjykoj te padrejte qe Grossrucku, por edhe ndonje tjeter qe eshte ne Tirane, por edhe ca te partive popullore evropiane qe vijne te pershendesin "Skenderbeun" tone te dyte, marrin leket, dhe ikin, rri apo s'rri sala ata qete jane...

Kujdes mos mbytesh duke ngrene se mezi sa Ju kemi, zoteri endriti

Me gjithmend me vika te qaj kur mar vesht qe Edi ka ngelur pa para. Une propozoj si qytetar i thjeshte te paguajme 35% per leje ndertimi jo me 25% sa paguanim deri dje.
PS Dhe buken qe po hasha e lash pergjyse aq keq me vika.

Eshte me te vertet e drejte po ku ti gjej parate Edi Rama per keta lloj gazetaresh se Saliu nuk ka lene me per te tjeret.

Bobby eshte i drejte shqetesimi i Juaj, dhe sigurisht, zeri i opozites do ishte me i fort ne se do bente kete lloji lobingu!!!!
Por me duket i drejte edhe shqetesimi i Xhemajl!!!!
Sali Berisha i ka paret me thas, se ja vjedh popullit me ane te Rezart Tacit, Fazllicit, Frangajt,Balliut,Fevziut,Argites , Lul Bashes,Fatmir Mediut dhe te birit,Shkelzenit!!!
Keshtu qe Sali Berisha nuk e ka problem(ashtu sic nuk ka problem Rezart Taci, te sjell ne Tirane klubet e medha te futbollit, Milanin, Realin apo dhe Barcelonen, duke rritur buxhetin e ketyre klubeve me nga nje thes me 2.5 miljon euro!!!) qe nje thes nga qindra thaset e vjedhur , ta leshoj per te bere lobingun ne interes se mafjes ne pushtet!!!

E mendoja e mendoja nuk po me vinte ne mendje,seç kisha ma keta nderkombetaret se si po me duken,jetoj ne perendim dhe tani po i njoh mire.Po ti e gjete te lumte ashtu duhet bere.Komplimente.

Po, plotesisht ka te drejte autori po te mos ishte ajo se duhen para e Edi nuk i ka. Duhet financuar kjo ceshtje edhe pse tashme dihet se eshte e drejte parimore. Rama nuk e ka xhepin e trashe sa te Argites Berishes, Olldashit, Lulezimit, Mediut e te familjes se tyre mafioze.

Po, plotesisht ka te drejte autori po te mos ishte ajo se duhen para e Edi nuk i ka. Duhet financuar kjo ceshtje edhe pse tashme dihet se eshte e drejte parimore. Rama nuk e ka xhepin e trashe sa te Argites Berishes, Olldashit, Lulezimit, Mediut e te familjes se tyre mafioze.

falemnderit gazetes, e vleresoj.

Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Artan Kajtazi, imituesi më i mirë i Michael Jackson

Artan Kajtazi është shpallur imituesi më i mirë i Michael...

Vrisnin njerëz dhe shisnin dhjamin për kozmetikë, arrestohen

Vrisnin njerëz dhe më pas dhjamin e tyre ua shisnin...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj