Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Qeveria ilegale

Naser Aliu | 23/11/2009 | Komente | komentet 11 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sali Berisha: "Edhe nëse ngrihet Enveri, kutitë nuk hapen!" Çka mund të ndodhë nëse ngrihet Enveri?


Sali Berisha kthehet në Partinë e vet të Punës dhe natyrisht kutitë nuk hapen, por digjen. Gjurmët duhet të zhduken dhe Enveri bëhet kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha zëvendës!


Ndoshta Enveri i hap edhe dosjet dhe pendohet!
Kur një hajn dyshohet për vjedhje, bën çdo gjë që është e mundur të mos paraqitet në polici për t´i dhënë shenjat e gishtave.


Kur një politikan vjedh votën dhe mashtron popullin, duke iu imponuar si Kryeministër në bazë të vjedhjeve, nuk hap kutitë edhe nëse ndodhin fenomene të çuditshme; ringjallja e njerëzve!


Unë do t´i kisha hapur kutitë edhe nëse ringjallet një bujk! Njeriu që ringjallet pas disa vjetëve ka shumë informacione të vlefshme, qoftë edhe lustrues i këpucëve!


Ilir Meta: "Greqia humb nga nënshkrimi i marrëveshjes, Shqipëria fiton!" Çdo shqiptar mund të krenohet me kombin e vet. Ka disa muaj që po çirret të mos e mashtrojmë Greqinë, e kemi fqinj! Pse nuk duhet ta mashtrojmë? Nesër mund të këndellet dhe na pengon të hyjmë në Evropë!


Revista gjermane "Focus" shkruan se në Shqipëri gjenden 60 mijë makina të vjedhura nga Gjermania.


Nuk është çudi! Për t´u futur brenda këto makina të vjedhura, duhet ta posedosh një Qeveri që vjedh 600.000 vota, e cila ka një rrejt prej me së paku 600 vetave, që mbron hajninë në mënyrë legale! Nuk i ka fajet vetëm kryeministri për instalimin e demokraturës në Shqipëri, por edhe partitë xhuxhe me transvestizmin e tyre!


Kryeministri është i vendosur ta rrënojë shtetin edhe një herë, por jo t´i hapë kutitë! Ka të drejtë. Ndoshta nuk ka rrugëdalje. Strehimi politik nuk fitohet askund në bazë të vjedhjes.


Unë nuk kisha besuar kurrë se votat janë vjedhur. Kur tha se nuk hapen kutitë edhe nëse na viziton Enveri, atëherë kuptova kush është kryeministri. Charles de Gaulle thoshte: "Nuk është lehtë të qeverisësh një popull që ka mbi treqind lloje të djathërave!" Sali Berisha: "Nuk është lehtë të qeverisesh një popull, që lufton kundër vjedhjes!" Nuk e ka thënë akoma, por një ditë do ta thotë!


Ndoshta kutitë nuk mund të hapen, sepse rrjeti i kryeministrit është zhytur aq thellë, sa largimi nga politika mund ta bëjë të arrestueshëm! Do të bënte mirë opozita t´i premtojë imunitet të përjetshëm, si Putini Jecinit! Për të mirën e vendit. Partia demokratike do të çlirohej nga Berisha, Shqipëria nga një parti e vetëquajtur demokratike!

 

11 KOMENTE

Naser Aliu -Ju lexoj me shume kenaqesi,tue vleresue jashtezakonisht shume te gjitha mendimet Tueja.
Jeni befasues ne ligjerim.
Me shume respekt.

franca dhe rusi jane dy popujt me vitale ne bote qe dine te japin leksione,per demokracine .jo me llafe por me vepra.ti mesosh rusit c'eshte demokracia?dhe kush;shqiptari!
shqiptari qe eshte skllavi i vetem ne bote ne shekullin 21.
fati i sales eshte eshte i pa ndare nga fati i tradhetareve.

Po ra Sali Berisha,çfare do te beje Meta... do te kaloje ne opozite apo do te shporret fare...?

Edhe pushtuesit nazi-fashiste te kishin organizuar zgjedhjet ne Shqiperi,po tu kerkohej te hapeshin kutite e te behej rinumerimi,per te fituar pike ne popull dhe per transparence,DO TI KISHIN HAPUR!!!Cfare fiton DEMOKRACIA ne Shqiperi ne se nuk behet TRANSPARENCE PER VOTAT E POPULLIT???MBULOHET VJEDHJA DHE VETE VJEDHESIT!!!ME LIGJ RSHTE E SHKRUAR E ZEZA MBI TE BARDHE:"NE SE DY OSE ME SHUME ANETARE TE KQZ-se KERKOJNE HAPJEN E KUTIVE TE VOTIMIT DHE TE BEHET RINUMERIM,ATO DUHET TE HAPEN"!!!!CFARE KA KETU TE PA QARTE QE E TJERRIN KRIMIN SIKUR E KEQJA ESHTE NE TJETER VEND???BERISHA THOTE:NUK SHKEL VENDIMIN E GJYKATES!!!POR PIKERISHT ESHTE AJO GJYKATE,QE KA SHKELUR LIGJIN ME URDHERIN TEND TE FSHEHTE,PRA ATA GJYKATES DUHET TE NDESHKOHEN PENALISHT PER KRIM,PER SHPERDORIM DETYRE!!!POR TI BANDIT E KE NENSHTRUAR DREJTESINE NEPER KEMBE,PRANDAJ GJYKATA MERR VENDIME SIKUR TE JETE NEN KOMANDEN E HITLERIT!!!POSHTE FASHIZMI BERISHIAN!!!POSHTE MAFIA FAZLLIC BERISHA!!!

Sali Berisha eshte krimineli me i madh i kohrave te egzistences se kombit shqipetar.Kjo eshte gjeja e vetme qe e krenon ate.Cdo shqipetar qe nuk eshte me te e cileson jo si kundershtar politik por eshte kriminel,vrases.Kombi yne po tmerrohet per gjate ketyre 18 vjetve te qenies se tij ne politik dhe ne pushtet.

Bravo Nardi! Nuk duhet te ndodhe kurre! Ta mesojne te tjeret qe ligji vepron!

Citoj: "Do të bënte mirë opozita t´i premtojë imunitet të përjetshëm, si Putini Jecinit! Për të mirën e vendit. Partia demokratike do të çlirohej nga Berisha, Shqipëria nga një parti e vetëquajtur demokratike!"

Jam kategorikisht kundra ketij prononcimi jo demokratik. E para Rusia nuk eshte demokraci, por nje shtet po i korruptuar si Shqiperia, dhe e dyta, kjo nuk do te ndodhte kurre ne nje demokraci te vertet. Pikerisht kete mendesi po vuajme ne Shekullin e 21-te pas 20 vitesh "demokraci", pasi asnje politikan i korruptuar nuk ka marre denimin e merituar me burg ne Shqiperi, megjithese kane vjedhur e bere korrupsion te paskrupullt, deri edhe ne tradheti kombetare duke shitur territorin e vendit keta te fundit. Jo zoteri, kush ben faj duhet te ndeshkohet sipas ligjit, vetem keshtu do te filloj te funksionoje demokracia ne Shqiperi!
Vetem keshtu politikanet e kushdo qofte do ti tremben ligjit e duke e ditur se c'i pret, nuk do guxojne ta shkelin ate!
Pershendetje nga nje vend demokratik.

Jam plotesisht e nje mendje me shkrimin e mesiperm.
Ne nje shtet demokratike, eshte detyra e qeverise, qe mbas zgjedhjeve te bej rinumerimin e votave, jo per te ndryshuar rezultatin, por per te pare rregullsine e zgjedhjeve e per ti perfeksionuar ato!!!
Kembugulja e Sali Berishes , per te mos hapur disa kuti votimi, tregon se Berisha eshte jo vetem nje diktator i eger ne demokraci!!!
Me kete veprim, Berisha mundohet te mbaj pushtetin me force, per te mbuluar vjedhjet e medha qe ka bere ne kurriz te popullit shqiptar!!!!

Per te gjitha ata te cilet pretendojne per parregullsi dhe manipulime dhe vjedhje votash per keto zgjedhje,per te kaluarat dhe per ta ardhmet hapja e kutive dhe gjithe materialit zgjedhor duhet te rregullohet me ligj,per te eliminuar çdo dyshim ne fituesit e zgjedhjeve,dhe te mbyllet njehere e pergjithmone çeshtje e kontestimit te rezulltateve zgjedhore.............

Ti japesh berishes imunitet eshte te besh krim akoma me te rende sec ka bere ai ne kete vend per 18 vjet....
I i ka bere te paberen ketij populli.

Ti japesh berishes imunitet eshte te besh krim akoma me te rende sec ka bere ai ne kete vend per 18 vjet....
I i ka bere te paberen ketij populli.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Artan Kajtazi, imituesi më i mirë i Michael Jackson

Artan Kajtazi është shpallur imituesi më i mirë i Michael...

Vrisnin njerëz dhe shisnin dhjamin për kozmetikë, arrestohen

Vrisnin njerëz dhe më pas dhjamin e tyre ua shisnin...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj