Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

10 ditë për të sjellë dritën e arsyes në tunelin e shembur të interesit

Edi Rama | 23/11/2009 | Komente | komentet 25 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sot, Shqipëria nuk është më ajo e tri ditëve më parë. Populli opozitar më i bashkuar për lirinë dhe më i shumtë në numër se asnjëherë, për të drejtën sovrane, ka shkruar në formë ultimative kërkesën e tij për qeverinë: të hapen kutitë e votimit, ose vala e protestës do të hapet në gjithë Shqipërinë, deri në largimin e qeverisë. Të gjithë përfaqësuesit qytetarë të atyre 100 mijë shqiptarëve e shqiptareve i treguan botës mbarë imazhin e Shqipërisë reale të qytetarëve të shkelur në të drejtën e votës së lirë. Beteja qytetare për të drejtë të panegociueshme hyri vendosmërisht në një fazë të re.

Beteja jonë për hapjen e kutive të 28 Qershorit, për transparencën e plotë të zgjedhjeve, për legjitimin e parlamentit shqiptar do të vazhdojë më tej, në një betejë të rezistencës aktive, politike e qytetare kudo, çdo ditë, e me çdo mjet të protestës, përballë një qeverie, që brenda 10 ditësh duhet të zgjedhë përfundimisht: Ose të hapë kutitë, ose të pranojë rënien e saj. Rrugë të mesme mes lirisë dhe mungesës së lirisë nuk ka, rrugë të mesme mes së drejtës dhe padrejtësisë nuk ka, zgjedhje të lira ose jo të lira, edhe të drejta edhe të padrejta, edhe me apo standarde dhe pa standarde nuk ka.
Ne nuk po kërkojmë pushtetin, por të drejtën tonë demokratike e ligjore për të parë votën nga ka dalë pushteti. Në qoftë se pushteti na mohon të drejtën të shohim, ne do t'i mohojmë pushtetit të drejtën që të na qeverisë.

Kam dëgjuar me shumë vëmendje gjatë këtyre orëve shumë prej jush. Ndjej njësoj si edhe ju, të rritet brenda meje ndjenja e revoltës ndaj këtij pushteti të grabitur, që kërkon të grabitë gjithë Shqipërinë. I mirëkuptoj plotësisht të gjithë ata ndër ju, që padrejtësia e 28 Qershorit, por edhe të gjitha padrejtësitë dhe zullumet që pasojnë njëra-tjetrën, duke u nxirë jetën përditë e më shumë i shtyn drejt mendimit se ky pushtet horrash duhet shporrur me dhunë.
Jo miqtë e mi! Forca jonë qëndron tek e drejta e madhe që kemi me vete. Fitorja jonë do të vijë nga mbrojtja e kësaj të drejte me forcën e të gjitha arsyeve të rezistencës sonë, me një valë të ndashme dhe të pandalshme protestash, përpara të cilës Sali Berisha do të dorëzohet si çdo uzurpator. Por, ne nuk jemi forca e verbër e së shkuarës që rikthehet në jetën shqiptare me dhunë, për të marrë pushtetin. Jemi fuqia e së ardhmes që do t'i japë fund pushtetit të dhunës mbi zgjedhjet, me të gjithë të drejtat dhe liritë kushtetuese të qytetarëve. Ne nuk vijmë nga tradita e dhunës mbi institucionet dhe nuk nxisim dhunë ndaj institucioneve të marra peng nga dhunuesit e votës sonë. Ne vijmë nga vizioni ynë demokratik perëndimor. Ne do t'u rezistojmë dhunuesve të institucioneve, duke mos u lëshuar më asnjë milimetër rrugë në ushtrimin abuziv të pushtetit të tyre ilegjitim.

Ne nuk qëndruam këtu për ta pushtuar fizikisht Kryeministrinë, por për t'i treguar njeriut që e ka pushtuar atë se ka dy rrugë për të dalë nga zullumi ku është zhytur duke grabitur zgjedhjet: Ose të hapë kutitë ose të ikë bashkë me kutitë.

Kjo betejë nuk është më asnjë betejë fjalësh, mes nesh që themi të hapen kutitë dhe Saliut që thotë, kutitë nuk hapen sikur qielli dhe toka të puqen. Qielli dhe toka nuk do të puqen, ndërsa në këtë qiell dhe mbi këtë tokë, kjo betejë do të kalojë në një fazë të re jo vetëm fjalësh, por edhe veprimesh ndaj pushtetit që nuk i ka votat e popullit për të qeverisur Shqipërinë.
Në qoftë se brenda 10 ditësh, Sali Berisha nuk hap kutitë e votimit për të mbajtur me pahir qeverinë e tij dhe të mbajtur peng, duke shkatërruar shtetin dhe ekonominë e shqiptarëve për interesat e familjes së tij, ne do ta ngremë në këmbë popullin shqiptar si një familje të vetme vlerash demokratike dhe do të ndalemi vetëm kur në Shqipëri të jenë shpallur zgjedhjet e parakohshme.

Uroj që kjo javë e fundit e nëntorit, java e festave të mëdha kombëtare dhe fetare, të sjellë dritën e arsyes në tunelin e shembur të interesit të Sali Berishës për pushtetin personal.

Apeli im për Sali Berishën, në emër të shqiptarëve që duan liri dhe demokraci, dhe në radhën më të parë në emër të gjithë opozitarëve, përtej së majtës dhe së djathtës, se nuk është burrni të qëndrosh kokëfortësisht mbi kutitë e mbyllura të krimit elektoral, siç qëndrove mbi piramidat e mashtrimit financiar. Sot është burrni të qëndrosh në krahun e të drejtës së pamohueshme të popullit të tërë për të parë e lexuar votën e tij. Jepja qytetarëve me vullnet të lirë këtë të drejtë, përpara se sa vullneti i tyre i lirë të të heq të drejtën të qeverisësh. Ne nuk duam pushtetin tënd, por të drejtën të shohim votat tona.

Një protestues më kërkoi mbrëmë të thosha këto fjalë, të cilat më pëlqyen shumë: "ne duam t'i bëjmë autopsinë zgjedhjeve të vdekura, që zgjedhjet e ardhshme të mos vdesin nga e njëjta sëmundje".
Ky është apeli ynë qytetar. Kjo është esenca e protestës sonë. Kjo është arsyeja që kjo protestë ka vetëm një gjasë, që të shkojë duke u fuqizuar dhe duke u rritur më shumë, e duke u bërë protesta e çdo qytetari.

Sali Berisha ka 10 ditë kohë për t'u menduar dhe për të reaguar ndaj apelit tonë. Zgjedhja është e tij, e drejta është e jona. Së fundmi, faleminderit me gjithë zemër. Faleminderit të gjithë atyre që parmbrëmë ishin në këtë bulevard 100 mijë qytetarë e qytetare, dhe të gjithë atyre të tjerëve që në këto 48 orë nuk kanë pushuar së shprehuri mbështetjen dhe solidaritetin e tyre brenda dhe jashtë kufijve, për këtë manifestim të madh vlerash qytetare, demokratike dhe atdhetare. Faleminderit të gjithëve ju, motra e vëllezër që u gdhitë në shesh, ku sapo keni filluar të shkruani një histori të bukur shqiptare. Mirupafshim shumë së shpejti.

 

25 KOMENTE

pershendetje ZOTI EDI RAMA ME PAK FJAL DUA TE THEM NUK JAM KOMONIST PO DEMOKRAT DHE NE SE TI PO I BEN KETO MITINGJE PER HIR TE POPULLIT JAM ME TY POR NE RAST SE TI I BEN PER INTERESA TUAJA NUK JAM AS ME TY POR AS SALEN POR DO JEM ME GRUSHTIN E POPULLIT QE DO BJER FORT NE KOKAT E GJITH TRADHETAREVE TE KOMBIT QE PER INTERESAT E TYRE PERSONALE PO SHESIN DHE SHQIPERIN O POPULL JO PER VOTA POR PER SHQIPERIN DUHET TE JAPIM DHE JETEN BOLL MASHTRUESIT E 97

Zotni Myzeqar! Po si shume me te kaperxyer e ke marre or trimi i kallamishteve! Ja qetesohu pak. Politika politike, po edhe rregullat e rakise mos ti harrojme. Interesant, ju myzeqaret paskeni qene shume gjak-nxehte a ju cafte lepri ju cafte.

E kishte mire KOCO DEVOLE qe tha se kur te hyje shqiperia ne EUROPE do dali EUROPA NGA EUROPA.

Te lumte goja o patriot se me kenaqe shume.Vargjet e tua ishin shume te sakta dhe te pershtatura per bagetite qe drejtojne vendin tone shqiperine.Ti qenke njeri me llogjik qe arin e kupton ata qe drejtojne shqiperine duhet te lene karrigen edhe SHQIPERINE......flm

Te lumte goja o patriot se me kenaqe shume.Vargjet e tua ishin shume te sakta dhe te pershtatura per bagetite qe drejtojne vendin tone shqiperine.Ti qenke njeri me llogjik qe arin e kupton ata qe drejtojne shqiperine duhet te lene karrigen edhe SHQIPERINE......flm

Zeqo,ke folur tamam si jot eme por me nje ndryshim:
Ndersa ajo ishte maje mbiemrit tend,pra,ne maje te thanes,ti Zeqo ,(nuk i di aresyet se perse)ke folur nga ndonje kotec apo larg qofte nga ndonje hale,simbas eres qe leshon......
C`dreqin ke kerkuar atje???????????????

TE ISHE VERTET NE LONDER TI ALBAN DUDUSHRDANI NUK DO TE KISHE KOHE PER TE NGRENE BUKE (NGA TURNI I TRETE+DYTE + PARE)JO ME TU MERRSHE ME VJERSHA E FLETERRUFE SI NE KOHEN E QEPES.
TI DO JESH NDONJE KATNAR I PRAPAMBET QE KE ARDHUR NE TIRANE E KUSHEDI SE KU JE ME QERA, TE CILEN E PAGUAN ME LEKET QE MERR TU BERE KESHTU MYSYBETESH TE SHEMTUARA PER VITIN 2009 KU JETOJME.

Ja po iki une ndonja 7 dite jashte shtetit-tha Sala-a do futeni ju per 7 dite ne BE?Thenja e dites e vitit dhe pse jo e shekullit!!Pse nuk ja tha goja :ja po jua dorzoj juve pushtetin per nja 7 dite!!!Merreni me mend cfare maniaku per pushtet eshte ky Sala jone
As me goje, per gjoja, se thote dot te lere pushtetin te pakten nja 7 dite!!!
Eh cka per te hequr ky popull per ta shporrur nga pushteti kete pervers!!!!

Edi Rama nuk e ka per shqiperi por per Kuti(pushtet)
NUK ESHTE ME 97!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

***MBAS MITINGUT TE 20 NENTORIT I SUGJEROJ EDIT NJE MITING MADHESHTOR NE BRUKSEL. TE HAPEN KUTITE EDHE NE BRUKSEL PASI KETO IMPERIALISTE THANE SE ISHIN ZGJEDHJE NORMALE....
POSHTE IMPERIALIZMI RRNOFTE EDI RAMA, RROFSHIN KUTITE, RROFTE SA MALET GRAMOZ-NAMIK-GJELIL-SUL BUSHATI etj.
POSHTE IMPERIALIZMI & BERISHA.
VETERANI/LANÇ

Po te jesh myzeqar,me siguri do jesh nga ata qe mbushet breket kur Tur Daja shetiti Lushnjen ne 97-ten!Mos u kruaj shume,se vjen prap ajo dite,se ju keshtu benit edhe para 97-tes,por late leshte e b..es pastaj!!Nuk gjenit vend ku te fusnit koken nga urrejtja popullore!Prap po e provokoni keq kete popull,ndaj afer e keni fundin!!!

Me 20 Nendor fillon me ne fund, renia e shtetit islamiko-komunist,(dhe se fundi c pune kishte islamiku turk Erdogan, ne ``inagurimin`` e dyte te vjedhjes ne permasa ``patriotike``) qe e ka rrenuar dhe marre shpirtin per vite te tera, shqiptarit dhe Shqiperise se drobitur, duke i mohuar identitetin dhe shkaterruar ekonomine.
Shporrja e Berishes, duhet te hyje ne kalendarin historik shqiptar, si nje feste clirimi e madhe, ekuivalente me 28 apo 29 Mendorin.

Bravo EDI RAMA!
Berisha nuk ka me asnje alibi per moshapjen e kutive te votimit.Retorika e tij i ngjan asaj te strucit qe fsheh koken e panden se nuk duket.Vjedhja e votave tani eshte me e qarte se kurre.
Saliu dhe FAMILJA duhet te dije mire se pa hapjen e kutive nuk do te kete qetesi ne kete vend,gjendja do te agrovoje aq shpejt sa Saliut e FAMILJES nuk ja pret mendja dhe mjere ata qe e vonojne ne kohe kete proces.
Fundi i regjimit verior te Saliut po vjen me shpejt se sa e pandehnim.Ai po e percan vendin ne veriore e jugore,e nje dite ai do te jape llogari per kete gjendje.

Shqiperia ka nxjerre tradhtare te medhenj si Ballaban Pasha, Esat Pasha etj., por asnjeri nga keta nuk ka qene edhe tradhtar edhe burre telendar si Sali Berisha!
Avni Gjoni

Besoj që e patë puna e tij.Edhe shqipatrët jashtë shqipërise londineze janë sot me opoziten.Poshtë ky hajdut që ia kaloj edhe Enverit...Pa Sali kriminelin SHQIPTARET do të krijojnë SHQIPËRINE NATYRALE...

JAM GATI TE BEJ GJITHCKA... PERVEC... !?

- Gjykatesi Suprem nuk ben gjykaten ...

- Kerkoni cfare te doni... larg duart nga froni!

- LALA KROSI NGA PATOSI

A degjuat kryetarin e PD-se, Kryeministrin Berisha. Si burrat dhe para Kuvendit te pergjysmuar, para Kuvendit te sakatuar, para Kuvendit te percudnuar deklaroi se jam gati te bej gjithcka. Gjithcka qe ju vellezerit e opozites kerkoni.
Jam gati te bej gjithcka... gjithcka pervec asaj qe duhet te bej, pervec asaj qe eshte me e kollajta,pervec asaj qe eshte me e shpejta, pervec asaj qe eshte me e aresyeshmja- hapjes se kutive te votimit dhe rinumerimit te votave te sovranit me 28 qershor.
Jam gati te bej gjithcka pervec hapjes se kutive te votave, pervec ri- numerimit te votave. Ato kurrsesi nuk mund ti rihapi! Kurrsesi sepse une nuk jam gjykata.
Une nuk jam gjykata. Kurrsesi.... une jam kryetari suprem i gjykates. Gjykata eshte ligji. Une nuk jam gjykata. Jo kurrsesi une jam vete ligji.
Kur ndryshoj ligjin themeltar te shtetit Kushtetuten per 24 ore sipas Ligjit te Maliqit si mund te dal une mbi ligjin. Gjykata eshte ligji!
Une nuk jam Gjykata. Gjykata ben cfare i them une edhe pa folur, por une nuk jam gjykata...
Une nuk bej gjykaten. Kurrsesi. Gjykata ben cfare i thote qofte edhe e shkelura ime e syrit por...por... Une nuk jam Gjykata. Gjykata eshte e pavarur!
Une nuk bej Gjykaten. Gjykata ben cfare dua une por une nuk jam Gjykata. Gjykata eshte e pavarur!
Une bej edhe shiun edhe Diellin, edhe ligjin edhe Maliqin. Por jo kurren e kurres une nuk mund te bej Gjykaten. Gjyykata eshte e pavarur!
Une nuk jam Gjykate.... Megjithese de fakto une jam gjykatesi suprem por une nuk mund te bej Gjykaten. Si mund ta beje Gjykatesi Suprem Gjykaten. Ajo vec zbaton urdherat, porosite dhe deshirat e tij, por une kurre nuk mund te bej Gjykaten!
Gjykaten e bejne arkitektet, tekniket, ndertuesit.... kurrsesi une! Nuk eshte faji im pse Gjykata ben cfare urdheroj e cfare dua une. Nuk eshte faji im. Faji eshte i Gjykates!
Betohem per Toke e per Qiell qe une kurre nuk e kam bere Gjykaten! As dje as sot as neser e as sa te jete jeta!
Une jam gati te bej cfare te kerkoni, cfare te doni por jo ate qe duhet, qe mund dhe qe e kam me lehte ta bej. Kerkoni, kerkoni cfare te doni.
Vec kuti votash mos hapni...Vec vota mos ri- numeroni!
Kerkoni e kerkoni cfare te doni por jo ate qe me heq nga poltroni. Jo ate qe me heq nga froni!
Kurren e kurres... kerkoni, kerkoni, por mos tentoni e mos guxoni te me dilni andej nga froni! Mbi gjithcka eshte poltroni! Jeta ime eshte froni!

E drejte..kesaj rradhe do hane kokat te gjithe langaraqet KOMUNISTE dhe mbeshtetesit e tyre....ne nuk do leme te ndodhe 97 sepse do tu ngordhim ne dru si parazite komuniste dhe vegla te ndyra!

Edi Rama me ty deri ne vdekje.
Bjeru qeneve.

Shqiperia eshte e infektuar me gripin shpellor, ky grip do te leshoje Shqiperine kur Sali maloku te leshoje kolltukun. Perpara me Edi Ramen se do te hyjme ne Evrope lakuriq, njesoj sic ka qejf Edvini, pa breke.

NGRIHU NENE E MADHE!


Ngrysesh demokrat
Gdhihesh socialist
Enverit ia kalon
Si antikomunist!

Karrike... para
Na u prish dynjaja
Gjithcka per ju
Saraje dugaja!

Nga hajn i paftyre
Kriminel ordiner
Ndrysesh lipsar
Gdhihesh miliarder!

Sulmon gazetare
Pergjak lirine
Skuadrone Vdekjeje
Perdhunojne Shqiperine

Aty ku vidhet vota
Dhunohet liria
Sheh me cudi Bota
Qan demokracia!

Voten kush e shet
Lindur tradhetor
Edhe nenen e vet
Nxjerr ne semafor…

Shqiperi e mjere
Shqiperi e drobitur
Kush te ka permjere
Emrin tend i ndritur?

Ne ankand te kane vene
Nxjerre t'kan ne semafore
Shqiperia ime nene!
Emrin ta bene hore!

Ca Damir Fazlica
Sali, Bash, Medi
Shen Naum te rinje
Otranto ne Greqi

Jane shume patriote
Rruge kombi vjedhin
Per te mbushur xhepat
Dhe babain e tredhin!

Flet kjo Kushtetuese
C'lidhje me objektin
Berishes si nuse
Ia lepin lanetin

C'lidhje me objektin
Ka cdo shqipetar
Si biri me nenen
Ka cdo atdhetar!

Shqiperi e mjere
Shqiperi e gjore
Mjere ti ku ke rene
Mjere ne te kujt dore

Kush nuk mbron voten
Thesarin e vet
Gaz behet per Boten
Mort e zi per krejt!

E ka lene Linkolni
Te shenjten pleqeri
Cdo popull ka ne krye
Cka meriton per qeveri!

Ku eshte vota ime?
Me te ben mastraf
Shqiperi nena ime!
Te kane vene ne skaf!

Cohu Shqiperi
E Bukura e Dheut
Godit pa meshire
gjithe plehrat e dheut!

Godit e rreno
Shitesit e Atdheut
Ngrihu Nene e Madhe
E Gonxhe...Skenderbeut
Shqiperi e ndritur
E Bukura e Dheut!


Alban Dardani, Londer

o pilo po mose u merzite ne lushnje eshte rajoni 2 i ploicise.
qe do mbroje nga ura shkuminit dhe lokalin tate ne çerme deri ne fiere berat.
po na bo na nji berxolle te mire ate shiko dhe na nji birre gjermone po pate.
sala koqe eshte dhe koqe do metet.
shnet do vi te takoje tek lokali.

o Pilo Ed Rama si Osama do thoja une..rri mor burre mos e lavdero kaq shume Ramen se do e marresh me sysh, e sdo dali dot tek sheshi, bashke me Arten, e ka qejf Arta vitin '97. Te te vije turp qe permend 97.

Hapja e kutive te votimit eshte fundi i pushtetit kriminal te Sali Berishes!Ai e di kete,prandaj asnjeri te mos shpresoje se do te dorezohet me deshire!Ai po pergatitet per diten me te zeze te tij!Banditet e 96-tes,Agim Shehet,Dollapet,Sefsgjinet etj i ka pergatitur per betejen e fundit te tij!EDI RAMA:Pergatite PARTINE SOCIALISTE PER TU NDESHUR DHEMBE ME DHEMBE ME KETE BISHE TE PERGJAKUR,QE PO JEP SHPIRT!AI EDHE NJE DHEMB TE KETE NE GOJE ESHTE I RREZIKSHEM!!KY FARE SHPELLARI ESHTE TRADHETARI ME I MADH I KOMBIT DHE ESHTE NE SHERBIM TE SERBITPER TA ZHDUKUR SHQIPERINE NGA HARTA E BALLKANIT!NUK KA FUND URREJTJA E TIJ,NUK KA FUND HAKMARRJA E TIJ,NUK KA FUND ETJA E TIJ PER GJAK!!!!POSHTE REGJIMI GJAKATAR I SALI BERISHES!!!

O ED RAMA PO SHYQYR OR BURRE QE KE FILLUAR ME FOL SI NJE LIDER OPOZITE. PO CFAR PRITE QE TE VIDHTE SALIU VOTEN QE TA KUPTOJE QE JE NE SHQIPERI. PO BJERI MOR BURRE MOS I LE GJO PA THONE SE MALOKU NUK MERR VESHT NDRYSHE MOS E KURSE.MOS PERSERIT GABIMET PO VAZHDO TREGOHU LIDER OK

EDI RAMA SI OBAMA!
Edi Rama po i jep gaz makines socialiste. Berishen e kane zene ethet.
E kakuptuar fundin, por e kerkon me rremuja perseri si ne 1997.
Agim Shehu eshte gati te veshe armatimet dhe te gjymtoje turmat e popullit si ne 1997.
Mercenaret po shesin bagetite dhe po pregatiten te rrethojne Shqiperine.
Cubat Tropojane qe punojne ne Polici ushtarake kercenojne me armet qe ju dha Saliu.
Por ne ju themi, merrini atoarme e futini ne b..th.
Ne duam Shqiperi demokratike, jo anakronike.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Ankesat për mungesat në QSUT

Pacientët në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ankohen për mungesa...

Minoritet seksuale, apel për ngritjen e zërit

Në ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut minoritet seksuale u...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj