|
|
6 KOMENTE
|
SHARE
|
-
+
Lexova me një shqetësim të madh fjalimin e turpshëm të Kryeministrit Shqiptar në foltoren e popullit shqiptar. Ky është një sakrilegj i turpshëm i institucionit më të lartë të vendit. Kjo ditë dhe kjo fjalë do të mbeten në historinë e atij vendi si dita më e turpshme e kombit shqiptar. Ky fjalim dhe shumë të tjerë në legjislaturën e mëparshme janë jo tjetër veç fjalime të një rrugaçi ordiner, apo të një njeriu të rrjedhur nga mendtë e kokës. Ai mendon se duke sulmuar kundërshtarët e tij për moral apo për lidhje mafioze do t'i frikësojë kundërshtarët e tij dhe do t'i bëjë njerëzit të besojnë se një rrugaç e mafioz është më i mirë se një person që zgjedh të lahet si i do qejfi në një plazh të lirë të Evropës.
Edi Rama është njeri dhe jo shenjt dhe mund të ketë bërë zgjedhje jo të moralshme për një kanunor që vjen nga kanuni i Lekë Dukagjinit, por jo për një evropian. Ky njeri cenon jetën private të një qytetari shqiptar, ndërkohë që ai është i detyruar nga pozita që ka marrë që të mbrojë jetën dhe nderin e çdo qytetari shqiptar. Edi Rama asnjëherë nuk ka hyrë në çështjet personale të familjes së këtij të çmenduri. Dihet nga të gjithë së fëmijët e tij janë të përfshirë në afera të turpshme që nga Gërdeci dhe deri te tokat në bregdet, pa i renditur të gjitha bëmat e tyre. Fjala e këtij njeriu është turpi i madh i kombit Shqiptar që nga koha e "Skënderbeut" siç i pëlqen të çmendurit ta quaj veten e tij.
A mund ta imagjinoni se ç'mund të bëjë ky njeri pas perdeve për shqiptaret e thjeshtë që e kundërshtojnë. Sigurisht që ne e kuptojmë se çfarë mund të bëjë. Të gjithë ne jemi dëshmitarë të vrasjeve spektakolare të shumë kundërshtarëve politik apo të atyre që cenojnë nderin e atij personi që vjen me kanunin e Lekë Dukagjinit nga errësira e shpellave të sundojë Shqipërinë. E gjithë ç'ka ndodhi është një arsye më tepër për ta shporrur këtë hije kanunore nga jeta politike shqiptare. Për fat të keq të një populli pa fat ky njeri për të dytën herë po e çon popullin shqiptar drejt tragjedisë.
Asnjeri nuk ka më frikë për tragjedinë që po vjen, por këtë herë fundi i këtij njeriu është i përcaktuar. Burrat e mençur të atij kombi duhet të takohen e të marrin vendime historike për largimin e tij sa më të shpejtë nga politika. Unë i bëj thirrje Ilir Metës që ai të largohet menjëherë nga qeveria dhe të distancohet nga ky kryeministër rrugaç dhe i çmendur që po e çon vendin drejt greminës përpara se edhe Meta të përfundojë në koshin e plehrave së bashku me psikopatin e shekullit. Zoti bekoftë Shqipërinë!
Me vetem nje jave diference nga samiti i Kombeve...
Te brendshmet The Harlequin Fantasy Bra, te dizenjuara eskluzivisht...
Lajmet 30 Nëntor - Ora 15 -
data/30-11-2009
Lajmet 30 Nëntor - Ora 13 -
data/30-08-2008
Lajmet 30 Nëntor - Ora 12 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Ashtu si ai Saliu qe eshte i pangopur per pushtet, ashtu edhe ju sa here qe jeni ne Opozite, e sjellni vendin buze Gremines! Pra dy pale te ashpra qe nuk dine kompromis, asgje tjeter nuk mbetet pos grushtimit dhe eliminimit!
Me duket se nuk Berisha ai qe po provokon 97-en ose siç thoni ju te dashur lexues e komentues tragjedine, por jane pikerisht personalitetet e PS-se ata qe provokojne ngjarje te tilla. Pse do thoni ju, sepse ata nuk jane mesuar qe zoti Berisha te mbaje pushtetin per dy mandate me radhe, siç ndodhe me partine socialiste. I njejte ishte e dhe veprimi i 97-es po te njejtat histori provokuese po perseriten edhe tani. Sepse partia socialiste eshte mesuar qe vetem vete te kete pushtet per dy mandate rradhazi dhe kete nuk e pranon tek partia demokratike. Prandaj dhe ne qe lexojme dhe komentojme nuk duhet te flasim me ngjyra politike, por duhet te jemi me te ftohte ne komentet tona dhe me logjik. Pra te gjithe jane te prirur per karriget e tyre personale, per llokmat e tyre qe gati nuk ua ze as goja dhe mos kujtoni ju se po ju hapet bretku ketyre te Ps-se per ne popullin e thjeshte se marre asell e asell te gjithe derrat nje turi kane. Dhe nje koment per komentin e pare, po pse ore se mos vetem Saliu e ka prejardhjen nga partia e punes, po te tjeret nga vijne, bijte e kujt jane, te atyre qe e vjelen per gjysem shekulli Shqiperine dhe popullin shqiptar.te gjithe pinjollet e tyre jane dhe do duhen vite e dekada me radhe qe populli shqiptar te rigjenerohet per te dale atje ku duhet, qe ka shume e shume komente per te bere dhe jo per ti rene kaq shkurt siç e shohim ne me shikim te pare.............
U befasova nga fjalori bastard i nje personaliteti te larte qe drejton dhe cdrejton, nje komb te vuajtur dhe te mrekullueshem. Ky eshte bastardi SALI IDIOT BERISHA, njeriu qe 20 vjet bajti ne shpirt teseren e komunizmit dhe tani 19 vjet po na dirrigjon demokracine dhe shtetin. SA TURP PER NE SHQIPTARET, nuk mesuam dhe nuk kemi zene mend, se ky njeri me kokefortesine etij e coi Shqiperine ne lufte civile ne vitin 1997, dhe tani prap me provokime te turpeshme te pamoralshme nga injorancia i tij kulturore dhe krahinore vepron njesoj per nje terren lufte nxites, por qe ka harruar se do te jete me permasa me te medhaja se 97. Ai harroi se forca e popullit eshte me e madhe se besimi i tij tek euroatllantiket e gjekte ku SALA enderon, nje politikan nuk shprehet dhe nuk mendon primitivisht sic po vepron Sali komunisti dje sot demokrat, por une do tju them vetem nje fakt; NE LONDER KUR SALI BERISHEN E MORREN NE INTERVISTE BBC, DHE E PYETEN NE SE AI KISHTE QENE KOMUNIST APO ANETAR I SAJ, SALA ME PATURPESI E MOHOI DUKE U PERGJIGJUR JO. Ky eshte sinqeriteti i kreministrit Shqiptar, ky eshte moraliteti me i degjeneruar i figures se tij. Hajde besoji ketij hipokriti qe sot bota po ia degjeneron figuren ketij sharlatani verior.
ne qofte se populli shqiptar eshte budalla;le te shkoje drejt tragjedise dhe matane tragjedise.le ti lere femijet jetime rugeve se kujdest liri berisha,si per femiet e tiere qe kane ngelur jetime.
cmenduria ska brire,
Te gjithe Shqiptaret e vertete e dine mire kush eshte e keqja e madhe qe ka kapur per fyti Shqiperine!
Kesaj te keqje te madhe tani i ka ardhur fundi!!!
Thirrje ilirit per distancim,po se ben dot i shkreti se votat per deputet ju plotesuan ne mos nga sala, nga edi.Politikanet hajdute e bastarde do te kene "SHTETIN" e tyre,ketu tani s'flitet vertet per demokraci,per shtetin e se drejtes qe kane marre fund nen "kujdesin" e europes,po Amerika ku eshte!!!