Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Zot bëje të pavërtetë

Ardian Klosi | 28/11/2009 | Komente | komentet 13 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


Kryeministri i vendit foli pardje në Kuvendin e Shqipërisë si një grua e ligë në pazarin e peshkut. Ajo nuk la gjë pa thënë për kundërshtarin e vet politik. Ajo nxori në foltoren më të lartë të Republikës thashethemet më të papërfytyrueshme që në këtë vend nuk i dëgjon jo më në pazarin e kanistrave, por as te tezgat e sendeve të vjedhura dhe as në mejhanet më të ndyra të periferisë.


Si një çafkë e trembur nga qentë e fshatit, kryeministri gagati pardje historitë më të pabesueshme që as i madh e as i vogël në këtë vend të mjeruar të razbitur nga thashetheme gjithfarësh nuk mund t'ia kapërdijnë, kurse neve, njerëzit që e kemi pasur pranë vite të tëra njeriun në shënjestër të kësaj gate, na shtangu e na meku me fantazinë e vet të përçartur. Ndala një hop siç isha duke shkruar dhe kapa fjalorin e mirë të gjuhës shqipe, atë të vitit 1954, për të parë se pse i shkon kaq mirë asaj, kryeministrit tonë, fjala gatë. Ja përkufizimi: "shpend ligatinash, me sqep dhe qafë të gjatë e me një xhufkë me pupla të zeza në krye; i thonë ndryshe edhe çafkë ose çajme".


Që ajo flet në një ligatinë dhe jo në foltoren më të lartë të kombit, kjo s'do shumë mend, mjafton të shikosh çafkat e tjera që iu bashkuan në gagatjen e saj, kush për të thënë se kryetari i socialistëve rreh gratë e tij, kush për të deklaruar se ka nxjerrë nënën leshralëshuar nëpër rrugë, kush për t'u dalë zot kopilëve të shumtë që ky përbindësh potent e virulent paska nisur nëpër rrugët e Republikës.


Edhe përmend pastaj dëshmi ajo, grifsha më përgojuese e rrugëve tona, thashethemexhija më e keqe që ka njohur ky qytet, na merr si dëshmi gazetarinë e Bazes në kohën kur ky ishte morr i saj (të më falë miku Ypi që ia mora për pak sekonda morrin). Në duan ligatinat që e mbajnë veten për Kuvend ndonjë dëshmi për Edi Ramën, nga njerëz që kanë bërë udhë me të, le ta dëgjojnë: është djalë si ai, është kavalier dhe i sojmë, me dritën e Mesdheut në ballë dhe jo me mjegullën e shpellave në shpirt, ai grave u jep dorën dhe i mban në pëllëmbë të dorës, ai nuk u lëshon në fytyrë atyre duhmën e hudhrës dhe erën e qelbur të rakisë, siç bëjnë plakat llafazane të mejhaneve që kanë zgjedhur për të parë grizhlën më sorrë-sorritëse që ka krrokatur ndonjëherë nën qiejt e këtij vendi.


Kryeministri foli pardje në tribunën më të lartë të demokracisë shtatanike shqiptare si ca lënesha gërnjare dikur te radha e qumështit, kur zgjoheshin keq ngaqë pa burrë në shtrat dhe zinin e merrnin nëpër gojë gjithë gratë e lagjes, sidomos ato më të bukurat. Dëgjove moj e zezë ç'i ndodhi Ritës së Fonit? - E kapi e vjehrra në shtrat me shoferin e të shoqit, pupu, po s'i ka thënë gjë të birit se ai e vret. Po për Zyranë e Myftarit e more vesh? - Dështoi. E kështu me radhë te radha e qumështit, tring-tring shishet bosh, qytetarët që mezi zgjohen nga e keqja dhe historitë më të fundit të lëneshave, gjersa vjen "Zuku" me 10 arka me qumësht e 5 me kos, e ngaqë s'mjaftojnë për të gjithë, lëneshat i lëshojnë historitë edhe më të çakërdisura. Korba unë e qyqja unë si na u bë kryeministri kaq gojëçpuar e gërgëritës! Po ku i mori vesh moj e mira, nc nc nc, djali i Netës t'i ketë bërë të gjitha këto? I di ajo, i di ajo se është një plakë e keqe që s'lë gjë pa marrë vesh, se ka dhe ata të shik-ut ajo që ia raportojnë nc nc nc.


Kryeministri ligjëroi pardje në atë që duhej të ishte akropoli i qytetarisë së kombit jo si tribun, por si parkat, ato magjistricat e liga të lashtësisë, të pista e skorbutike, që tirrnin lesh nga furkat e tyre dhe ndiqnin fatin e burrave me emër qyshse lindnin këta e deri në vdekje. Ashtu siç foli në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministres sonë s'i mbeti më asgjë nga dinjiteti i një gruaje shteti, e cila llafet e kuzhinës nuk duhet t'i nxjerrë në pazar. Ajo na zhgënjeu përfundimisht, ajo u tregua e paaftë të përmbajë instinktin e pëgërjes në publik. Vulgare, primitive, lapërdhare, shpifëse dhe gërgatëse. Zot bëje të pavërtetë atë që dëgjuam.

 

13 KOMENTE

pershkrim shume interesant per kryeministren tone.Te githe e dime shume mire proverbin e qimes se ujkut por per fat te keq ne, shqiptaret,nuk kemi kujtese te mire,harrojme shume dhe shpejt.Por amaaa ne nuk te falim.Cudi perse bota e emancipuar ka te kunderten:falin por nuk harrojne

Lerini o njerez te mire po ju quaj, se nuk dua qe sot te merem me te keqijte.
Tere keto qe behen e shkruhen ne mbrojtie te kapoles qeveritare,kane nje regjizure te perkryer dhe me eksperience.Te bejne mjegull artificiale qe te veprojne pas saj ne qef te vet.
Pse nuk shkruan nje njeri per hallet e vrteta qe ka populli yne.
Ti leme te tera keto thashetheme "grash",po te analizojme; sa akoma do ti persim festat tona me kete percarje dhe kacafytje me njeri tjetrin, politikanet tane?!
Deri kur gjykatat do te heshtin per gjera qe ato i kane ne dore e duhet ti zgjidhin.!?
Deri kur do te mos reagojme per cenimin e kufijve, apo se na e kane vene kufirin deri ngjitur me Ministrine e mbrojties ne Tirane?!
(ne fakt, eshte vene kufiri me ate ndertese, qe abuzon me besimin e njerezve orthodhokse, te cileve nuk do ju sherbeje asnje dite, se ka te tjera qellime...)s'po mendojme me per 350apo 400 km katrore te siperfaqes detare qe po shkojne per honorare kryeministrore.
Nuk po permend as Gerdec, as Autostradat koruptive dhe as bllofat pa snje pergjegjesi e kreut te administrates shteterore,qe na vjen turp ti zeme ne goje.
Ardian Klosi ia ka bere autopsine prefekte, nuk ka studjuar kot jashte shtetit.
Po flasim shume po spo degjojme me duket njeri tjetrin.kjo i intereson atij dhe klanit te tij.

xyz..d

Pse beri kaq buje fjala e kryeministrit(sa turp per ne shqiptaret qe prezantohemi ne bote me kete njeri)ne Kuvend?Kaq shpejt i harruam "bemat "e tij?Ka vetem pak muaj qe shau nje deputet me nene e moter,po nga foltorja e Kuvendit,ndersa deputeti i share u quajt"llagabond",qe duhej "qite per zhelesh jashte",nga Topalli.
Kush ishte vagabondi ne kete rast,-zonja Topalli?A i kujtoni fjalet e "ustait"tuaj Sali,ne nje inaugurim linje tensioni te larte ne Malesine e Madhe,e cila edhe sot nuk ka perfunduar,cfare tha per Edi Ramen?
Ato fjale aq banale,rrugaci me i madh i aneve tona,tashme i ka nxjerre jashte fjalorit.Ne vend qe te skuqeshit e te ulnit koken,ju zbardhnit dhembet.Turp per ju,qe jeni nene dhe grua,se sa per Berishen,mund te thoje cfare te doje,se tashme nuk eshte njeri normal,bile pa frike mund te themi se eshte i cmendur.Turp per ne,turp per kete komb qe ka ne krye monstra si ju.
Kjo sjellje tregon vetem fundin tuaj te afert.......................

Per Sali Berishen,
Une me familje jam ne mergim ne SHBA mbi 4O vjet.Me gjith qe 2\3 e jetes time i kalova ketu ne mergim;por nuk kam ndrishuar dmth jam i majte.Dikush e mer je i majte dhe Ty je komunist,jo tash nji pjese e madhe e shteteve te botes jane Socialiste,duhet te dallohen gjanat,psh Willie Brand i Gjermanis Perendimore ishte Social Demokrat,Gordon Brown i Anglis i takon Partise te punes etj.Keta nuk jan komuniste.
Ghuhen qe perdori Sali Berihsa cdo kush e njef,por ajo tregon kulturen qe
e ka ay,tue mos e ditur se jeton ne
qender te Europes,Te perdoren fjale
ofenduese ka sa te deshirojsh,por une
e respektoj si Krieminister te vendit,
Qe kur jam ne Amerike jane nderue 8
Krietar garat dhe debatet i kam ndjek,
por ate dialekt nuk e kam ndigjue,di-
kush mund te thot ajo asht Amerike;ajo
nuk asht e vertet sepse Ameriken e bajn
Europjanet.
Sali Berisha nuk e dij a asht i ulur ne
trurin e vet,apo nuk i punon truni,per
radhe te pare Ay duhet me e ditur se nuk asht Krieminister i nji Partije por asht Krieminister i gjith Shqiperis dhe kjo e ban ate qe ta urejne dhe te vjen ne kete vend ku Ay ka ardhur.
Ty or Sali neper fushate dhe neper foltore mund te flasish cfar te desherojsh;\,tue ja kallzue te mirat dhe te keqijat,por vetem ne fushen politike,jo ne pune familjare ata jane pune te Rames personale,neve nuk na intereson ascfar jeta e Tij familjare prandaj mos dil jasht teme se edhe te tjret i dine shum pune te keqija te Familjes tande,mos uban Ty shkaktar qe populli per familjen tande te perdoren fjalen e fundit ne fillim.Ty duhet nji here e pergjithmon te frenojsh vehten te mos gabojsh perseri se askush nuk ta anuk e shef vall ne cilen grade te ka sjell ky popull,qe ne vend te jetojsh autoritet Ty te kan bamun si LECKE QENI ashtu e perdorim neve Dibranet,
I ndigjojme Socialiste ose Demokrate e ghith kjo asht e njejte,perse jane ndryshe,nena parti mos erdhi nga Qyelli;ne kete rast populli duhet te mban anen e ma te mirit dhe jo te partis sepse partija i duhet ati qe paguet per te,kurse neve na duhrt njeriu qe punon per neve.
Une jam Republikan por kam votue edhe per Klintonin-Demokrat me pelqeu programi i tij dhe aq,cfar te keqe ka aty,prandaj mendoj se populli Shqiptar duet me votue per ma te pershtatshmin,neve e pame Saliun ja 3O vjet,besoj se asht koha me idhane nji kohe edhe Rames ta shikojme cfar do te ban,pastaj neve edhe ketij ja japim rrugen e keshtu me radhe,
Une besoj se ka ardhur koha edhe Shqiptaret me u mbushun me mend,sepse nji katund qe shifet prej larg,nuk don udheheqes,Kjo te kishte ndodhun ma pare mundet,por keta 5O vjet ju u shkollut dhe mund ta dalloni te bardhen prej te zezes.
Or Sali ne jeten tande te ka ardhur koha te tregojsh qe ke dicka ne koke,hapi kutit numro votat se popullit i takon.gjikata asht per krime e jo te me ndalon voten teme,cka gjygji te ban me voten teme,mos e perzi sheqerin me krypen,
Sa e shikoj une Ty flet per Mjeksine,Ty flet per Detin,Ty flet per Arsimin,ty flet per Turizmin,po kur do tu vjen koha me folur ata Ministra apo pergjegjes qe paguhet per ate lami,jo Une,por per njerez qe te kane permbajtur,thone Ky njeri u ba i merzitshem,,\
Ty or Sali Berisha mund te thuhes ose te flasihs cfar te deshirojsh,por dije se populli Shqiptar te ka lexue si ABETARE
Deshiroj te kemi jave te mbare.

Valdrin Dibra

Te lumte pena o Ardian Klosi se me mire se kaq nuk mund t'i pergjigjesh nje monstre duke treguar edhe kulturen tende, edhe intelektin tend, edhe edukaten tende, edhe bagazhin tend, edhe mjeshterine tende me fjalen shqip... Te falenderoj dhe uroj te na shkruash prape per cdo gje te shemtuar qe ende manifestojne politikanet tane te (ç')nderuar, pavaresisht nga krahu politik.

Natyrisht që Ardianin si intelektual që është e pengon një fjalor i tillë primitv.Andaj, jam plotësisht i pajtimit me të.
Pa dash me ofendu asnjë fshatar të ndershem dhe punëtor më duhet të përdor një fjali.E ka nga kultura e keqe e odes të cilet ODË nuk ja ka "vjedh"trimërinë,sinqeritetin,besen ose pajtimin dhe tolerancen por ja ka "vjedh" dobësit si; hakëmarrjen,dhunën seksuale,intolerancen ndaj intimitetit,urrejtjen ndaj kulturës dhe qytetërimin.Bashkë me bajraktarizmin e tij politik ai ka hy në Historinë e re Shqiptare si njeriu më i ashpër dhe më ofendues i shoqërisë sonë.Vetem kerkimfalja publike ndaj Edi Rames,familjes së tij dhe Kombit Shqiptar në Botë do ia zvogëlon eventualisht turpin e bërë.

Sala i nxori kryet qe fshihte nder dekada.Dardha atje rezohet,nen dardhe.
Provinciali mbetetn i tille deri sa ngorth.Keshtu eshte edhe I.Meta,thuaj me ke ri te them se c'je.
R.Kosta.

Respekt per Zotin Ardian Klosi, qe vjen nga nje familjet me me emer te Mallakastres, qe ka qene Profesor per Albanologji ne Universitetin e Mynihut ne Gjermani. Respekt dhe kerkese qe te shkruaje jo njehere ne muaj por mundesisht dy here ne jave, qe te perhape ate kulture qe ka dhe qe ka marre ne kontakt te vazhdueshem me perendimin.

Fjalimin e moret vesh e kishte shkruar Edison Ypi


E kuptoj tronditjen e z.Klosi dhe gjithe qytetareve te mbare per fatet e vendit tim, ne perballjen me kryevarrosesin e Atdheut tone,me kryegjirizin e Europes,pa dashur ti drejtohem Z
otit t'a beje te pavertete ate qe degjuan njerzit kudo.
Dua ti them Djalit te EDIT qe une jam e vendosur te mbroj kauzen e Babait te tij dhe timen;e quaj fat te madh qe interesat e mija kombetare perfaqesohen nga E.rama.
I uroj gezuar festat tona te medha atij dhe gjithe te dashurve te tij.

Faleminderit zoti klosi,

Cdo njeri qe jeta e ka bere ta njohe edi ramen ne planin personal do ti bente nder vetes te thonte te verteten per te. Une personalisht zotin rama nuk e njoh, por kam degjuar vetem fjale te jashtezakonshme per te nga te gjithe qe e kane njohur.dhe nuk mund te jete ndryshe biri i nje nene si Ajo, i nje babai si Ai, i nje vellai si Ai dhe i miku i shume miqve e mikeshave te tij qe sot te gjithe jetojne dinjitoze ne shqiperi dhe jashte saj.

Faleminderit dhe nje here!!

JAM DAKORT ME JU Z.ARDIAN KLOSI ,POR NE NUK DUAM SHEMBUJ TE RRADHAVE.....PSE NUK KA PERGJEGJESI SHTETI QE KA MBYLLUR ESTRADAT...E HUMORIT E SATIRES SE PA VERTETE....E KETO TASHMA JANE ME RREGJIZORE E SKENARISTE ZNJ.TOPALLI....E QE INSTITUCIONIN E LIGJEVE E KA KTHYER NE ESTRADE "MALLENGJYSE" SA PER VEHTE E PER TE TJERET....VERTETE KUJTON SE POPULLI E NDIGJON...JO..JO E JO...KE HYRE NE HISTORI PETEM PER ZI....E ZEZA JU MBULOFTE SE POPULLI JU GJYKON EDHE JU DENON......THASHETHEMET JANE USHQIM PER JU,,,,JO PER POPULLIN ..JENI TE PATURP SI VETE AI PARLAMENT I ZI

kthim ne identitet:tek i fundi i katundit...

Komenti juaj

 
Komentet
 

Të brendshmet 3 milionë dollarëshe të Viktoria Secret

Te brendshmet The Harlequin Fantasy Bra, te dizenjuara eskluzivisht...

Menyra tradicionale kurimi

Vuani nga gripi? Harrojeni udhetimin per te farmacia me e...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj