Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Krishtlindjet, Rama uron daljen nga kriza, Berisha regjim vizash

Shekulli Online | 25/12/2009 | Komente | komentet 9 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANE - Mijëra besimtarë katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjet. Mbrëmë në katedralen e Shën Palit është mbajtur mesha e madhe e Krishtlindjes, ku merrnin pjesë qindra besimtarë. Lindja e Krishtit u përkujtua me devotshmëri edhe në kishat e tjera në mbarë vendin.


Imzot Rrok Mirdita u ka bërë thirrje besimtareve që të udhëhiqen nga mirësia dhe drejtësia. Kjo tha ai na kujton të gjithëve se sa e nevojshme është falja, pajtimi dhe mëshira.


Gjatë ditës së sotme, qytetarët e këtij besimi kryejnë sërish rite fetare por edhe festojnë në ambiente familjare, ditën e madhe të Krishtlindjes.

Topi apelon për paqe dhe dialog

Me rastin e Festës së Krishtlindjes, nuk kane munguar urimet nga personalitetet e vendit. Presidenti, Bamir Topi dhe Zonja e Parë Teuta Topi vizituan Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumtërinë e Tij, Anastasios Janullatos. "Është një ditë kur të gjithë pa përjashtim, pavarësisht besimit të tyre fetar duhet t'i ofrojnë njëri-tjetrit mirësi, paqe dhe dialog. Kjo vlen për të gjithë, pavarësisht nga profesionet që mbulojnë". Ky ishte mesazhi i Presidentit ne kete dite te shenjte.

Berisha: Krishtlindjet e tjera, si vend i lirë


Kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar sot drejt Shkodrës për të përcjellë urimin e tij për festën më të madhe të të krishterëve, lindjen e Krishtit. Ai vizitoi Kishën Ortodokse dhe Katedralen e qytetit të Shkodrës. Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha uroi që "Krishtlindjet e tjera ti festojmë me një besim më të madh te Zoti, te vetja dhe te Shqipëria, si dhe të lëvizim të lirë në mbarë Evropën si qytetarë të një vendi të lire në v.2010.


PS, Rama uron daljen nga kriza


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, me rastin e festës së Krishtlindjeve zhvilloi të premten në mesditë një vizitë në Selinë e Kishës Ortodokse Autoqefale, ku u prit nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos. "Ju uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet! Mbi të gjitha dua që ky urim t'iu shkojë të gjitha familjeve shqiptare që në këtë fundviti përballen me një krizë e cila ka nevojë për durim, ka nevojë për mundim, ka nevojë për sakrifica të veçanta, që unë uroj dhe shpresoj që nuk do të vazhdojnë për një kohë të gjatë", tha Rama në mesazhin e tij.

 

9 KOMENTE

Na bere gaz ne bote o edi,se nuk e c,bene dote ate qe e bere me iniciativen tende me berishen dhe tani duke krijuare revolucione ne rrug te tipit sovjektik te tetorit na tregon pollavra dhe ta dini se mbas teje jane vetum ata te cilet jane te verber nga ish pariollat e xhxhait tend enver.

Gezuar Krishtlindjet gjithe shqipetareve kudo qe ndodhen ne bote!!
Urime, me shume dashuri,begati dhe lumturi ne familjet tuaja!!

krishlindjet jane per te gjithe shqiptaret gezuar gjithe shqiperise.

autori e regjisori e koordinatori i krizes "uron" daljen nga kriza.
sa i pacipe ky djall.

Rama,
Leri pelivanlleqet politike dhe zhvilloje debatin politik ne parlament. E kam fjalen leri deputetet e zgjedhur te PS te shkojne ne parlament nese te han sadopak meraku per shqiptaret e thjeshte.

Po t'ja leme ketij ne dore --cdo vit kete urim do te degjojme..
Urimi i SB nuk na ze === eshte urim mashtrusi..

Te gjithe miqeve Katolike dhe ortodokse,me te mirat urime me rastin e Krishtlindjes,me shume dashuri,begati dhe lumturi ne familjet tuaja !
sinqerisht nga Maranaj

Nje here ne mot,del e kullot eshte kjo puna e Krishlindjeve,ku predikohet
pajtimi dhe meshira midis shume njerezve,
biles kete feste e festojne edhe myslimanet ngaqe ajo ka fuqi tej besimit
Krishter.
Shqiptaret si populli me i prapambetur i Ballkanit dhe Europes ka domozdoshmeri
qe pajtimin dhe meshiren ta organizoje
per te gjithe pa perjashtin 2 here ne muaj,ku pjesemarja e politikaneve te jete 100% dhe jo si ligjeronjes,ku vetem shesin mendje,por si degjusa te fjales se urte.
Ndersa ne shkolla urgjentisht te futet EDUKATA si lende e te gjitha shkollave
pa perjashtim,ndryshe femijet shqiptare
do kafsherohen.Eshte realitet qe komunizmi edukaten nje here e fuste ne shkolle tri here e hiqte.Politikanet gjithashtu edukaten e kane zet, s'u pelqen ngaqe pushteti ju rit mendjen aq sa edukata i pengon te beje c'te duan,sa te duan dhe kur te duan.Shprehjet kafsherore qe kemi degjuar ne Kuvend nga seicili qe i nxori prej gojes se tij,deshmojne nivelin EDUKATIF te "politologeve"tone diletante qe na drejtojne.Krishtlindjet sa te jete jeta
s'i zevendeson dot me asnje feste tjeter,
kaq madheshtore eshte kjo tradite qe ben njeriun njeri jo bageti.Shikoni edukaten
e sotme qe nxit ngercin politik,midis dy kokave politike se ku kane vajtur ofezat e njeri tjetrit,si te ishin rugace,PSE?
sepse i kemi pa edukaten qe ju duhet ta kishin si drejtonjes shteti.S.Agu.

DUKE KERKUAR PAQE NGA TE GJITHE PAVARSISHT SE KUJT FE I PERKASIN JU UROJ TE GJITH SHQIPTARVE GEZUAR KRISHT LINDJEN DHE ME PAS VITIN E RI 2010,QOFSHI GJITHMON TE LUMTUR NE TRYEZAT TUAJA FAMILJARE. VO GAZETES SHEKULLI DHE STAFIT TE SAJ TE MREKULLUSHEM I UROJ GEZUAR FESTAT ,PUNE TE MBARE ,DHE SUKSESE,NGA NJE LEXUESE DHE SHKRUESE E RREGULLT E GAZETES TUAJ,URIME URIME.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Ankesat për mungesat në QSUT

Pacientët në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ankohen për mungesa...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj