|
TIRANË - Ligji i miratuar me shumë zhurmë një vit më parë "Për verifikimin e titujve të pronësisë mbi tokën" ka nisur të japë efektet e veta të para.
Komisionet e ngritura për të kryer verifikimet në terren në harkun kohor të më pak se 6 muajve kanë mundur që të evidentojnë, sipas qeverise, gati 1 milionë e 321 mijë metra katror tokë të "vjedhur" ose të marrë në mënyrë kundra-ligjore kryesisht nga anëtarët e komisioneve të shpërndarjes së tokës në fillimet e pluralizmit ose edhe zyrtarët e lartë të administratës së kohës, por ku nuk mungojnë edhe individë të tjerë privat.
Këtë shifër e ka bërë dje publike Ministri i Shtetit për Reformat, Genc Pollo, i cili drejton dhe Komisionin Qeveritar të Tokës, ku veç tij bënë pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, si dhe një sërë drejtuesish institucionesh që veprojnë në fushën e bujqësisë, policisë etj.
Takimi
Komisioni Qeveritar i Tokës i ngritur posaçërisht për zbatimin e ligjit të mësipërm, ka zhvilluar dje mbledhjen e fundit për vitin 2009, ku ka marrë në analizë gjithë veprimtarinë e kryer nga komisionet lokale për hetimin e zbatueshmërisë së ligjeve të mëparshme mbi të cilat është bërë shpërndarja e tokës bujqësore në vend. Kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, duke informuar edhe anëtarët e tjerë, ka bërë të ditur se që nga miratimi i këtij ligji deri në nëntor 2009 komisionet vendore kanë shqyrtuar 693 vendime, nga të cilat ka rezultuar se një sipërfaqe e konsiderueshme toke bujqësore prej 1.320.763 m2 ose 132 hektarë është marrë prej fermerëve në kundërshtim me ligjet, me të cilat është shpërndarë toka. Pra, thënë ndryshe, në vendimet e verifikuara të gjitha subjektet që zotëronin këto tituj pronësie kishin marrë tokë më shumë sesa u takonte në një sipërfaqe prej 1320 dynymësh, tokë e cila siç edhe është bërë e ditur nga Pollo u është marrë personave apo familjeve që i kanë pasur në pronësi. "Deri në fund të nëntorit të këtij viti u janë marrë zaptuesve 1 milionë e 321 mijë metër katrorë tokë, tokë e marrë në mënyrë të kundra-ligjshme nga zyrtarë abuzivë, por edhe nga privatë", - tha Pollo për mediat. Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se për të gjitha titujt e pronësisë që kanë dalë me probleme, janë marrë 92 vendime për shfuqizim të plotë të tyre dhe 89 vendime për shfuqizim të pjesshëm. Por, Pollo ka bërë të ditur edhe një fakt tjetër të rëndësishëm, se shumica e këtyre abuzimeve ka ndodhur pikërisht në zonat bregdetare, ku dhe vlera e tokës për shkak të zhvillimit turistik është tepër e lartë. "Me përparësi po shqyrtohen abuzimet në brezat turistike dhe janë identifikuar jo pak sipërfaqe të marra në mënyrë të kundra-ligjshme", - tha më tej Pollo.
Procedura
Në bazë të ligjit 9948 për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, komisionet vendore të krijuara pranë çdo prefekture, kanë nisur punën e tyre nga dhe kanë dalë edhe rezultatet e para të bëra të ditura më lart. Por konstatimi i problemeve prej tyre nuk nënkupton detyrimisht shkeljen e ligjeve të tokës, pasi të gjitha subjektet që kanë qenë objekt hetimi kanë mundësinë e ankimimit të rezultateve të komisioneve vendore në gjykatë. Megjithatë siç ka bërë ditur ministri Pollo, deri më tani rezultatet e komisioneve në shumicën e rasteve janë njohur si të drejta edhe nga gjykata, çka përbënë në këtë mënyrë dhe hapin e fundit për marrjen e tokës fermerëve, të cilët kanë përvetësuar më shumë sesa u ka takuar në bazë të ligjit dhe për t'ia kthyer atë fondit të tokave shtetërore të gatshme për tu përdorur për kompensimin fizikë të ish-pronarëve. "Ky është një proces që po vazhdon, po jep frytet e veta dhe pas konfirmimit në gjykatë, të këtyre vendimeve që kanë marrë komisionet përkatëse pranë prefekturave, ky fond toke i kthehet pronësisë së shtetit, për tu përdorur për qëllime publike, në radhë të parë për kompensimin e pronarëve", - tha Pollo. Megjithatë, ligji, mbi të cilin po kryhet ky verifikim përveç sekuestrimit të tokës për hesap të ish-pronarëve, njeh dhe një procedurë tjetër ku zaptuesve u jepet e drejta për ta blerë tokën që kanë marrë në mënyrë të paligjshme me çmimet e tregut, por ku sërish paratë që do të mblidhen do të përdoren për kompensimin financiar të pronarëve legjitim. Ligji parashikon një periudhë trevjeçare për të realizuar verifikimin e të gjithë titujve të pronësisë.
Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura te vendit, ku prej sot janë vënë në gjendje gadishmërie...
Nderkohe qe situata rendohet ne shume zona te veriut te vendit, per shkak te rreshjeve qe vazhdojne prej 4 ditesh,...
Lajmet 28 Dhjetor - Ora 10 -
data/28-12-2009
Lajmet 28 Dhjetor - Ora 09 -
data/30-08-2008
Lajmet 23 Dhjetor - Ora 15 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Mos beni shume komente.Ai thote i ndau sipas ligjit ndersa ju thoni te kunderten si opozitare sepse jeni vertet te tille apo sepse faktet tuaja jane te drejta?.Denoncoini faktet ne prokuri mos i shisni per konsum politik.
Shiko se mos e botoni,se behet qameti.
Dardhari
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pershendetje Z.Dardhari!
Nuk eshte e nevojshme te riperserisni thirrjen per botim; pasi nese komenti juaj nuk shkel rregullat e etikes, dhe nuk paragjykon "Shekulli-n", ai do te botohet.
Duhet te kuptoni qe zakonisht pasqyrimi i nje komenti eshte i vonuar, pasi fluksi eshte i larte dhe redaktimi kerkon kohen e vet.
Kjo nuk do te thote se nuk do te botohet!
Faleminderit per mirekuptimin dhe durimin tuaj!
Gjithe te mirat & Gezuar Festat!
Faleminderit qe lexoni "Shekulli-n!"
SHEKULLI Online
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
O shoku!
Me duket se e ke lexua arabisht komentin tim!???
Une them se jane vjedhur 130.000 ha.
Une them se kjo eshte "genjeshter" e radhes per FESTAT E FUNDVITIT!
Nese Z Pollo gjeti qe jane vjedhur 130 Ha, natyrisht qe edhe e di se kush i ka vjedhur...Apo jo? Ndryshe te na thote se ku ishin haruar ne ndonje kadaster???
O shoku!
Une ka kahe qe them: PO NUK VAJTI PRONA TEK I ZOTI I VERTETE, vetem MALLKIM...MALLKIM do kete SHQIPERIA!
Sharrat dhe gozhdet, i kane ata qe kane "edhe gurin edhe arren" (sipas Sali Gerdecit)
Gezuar Vitin e Ri vllajo!
Studio me shume dhe mos e kalo kohen kot ne internet!
Vertet teduket pak,edhe 1 m katror eshte vjedhje,z ArsenA?e keqja eshte se si duket keni alergji nga qeveria,une do kisha kerkuar nga z Pollo dhe te tjerte qe kur te flasin mos ta bejne mizen buall po te flasin me konkret,e dyta para se te deklarojme se kam zbuluar te verifikohen % aq sa kan informacion dhe ta dergojne ne prokurori,dhe te thrrasin te demtuarit dhe tu tregojne rrugen ligjore se kujt ti drejtohen per te mar te pronen e vjedhur.e treta nje pergrzim per kete aktivitet po pergezimi do te jete nese nuk has sharra ne gozhde pas keti zbulimi.
Politika eshte nje k..... kete e dime prandaj popull i dashur keta zoterinj ne qoftese do ti quajme keshtu, po tallin ko**t me ne . Mos harroni se keta jane njesoj . Duhen pa tjeter reforma se ndryshe ne 2030 do hyjme ne EUROPE.
Analizë rreth diversionit grek të Gërdecit!
RREZIKU GREK VJEN NGA BRUKSELI EDHE PËR SHQIPTARËT EDHE PËR SHBA
Në ditarin e mbrëmshëm të AL – satit, në mesë të lajmeve u dëgjua edhe fjala “autonomi lokale” në këmbimin “artilerik” të akuzave mes PD dhe PS në Tiranë. Ky sinjal i “but” paralajmëron kobin e zi te ndarjes së Shqipërisë me krahina partiake. Përçarjet e partive politike “properëndimore e pordemokratike”, por që në të vërtetë vinë nga lindja ortodokse, po e rrezikojnë ndarjen e Atdheut tonë në të gjitha anët e kufijve. Ky është një argument me shumë kundër monizmit e pluralizmit si shabllone të huaja përçarëse dhe për demokracinë autentike pa parti politike. Se kush qëndron konkretisht dhe praktikisht mbas këtij komploti, flet edhe ky shkrim i argumentuar mirë nga Kastriot Muyftaraj:
Enigma e shpërthimit të Gërdecit dhe përdorimi i qarte i Mero Bazës në një deception operacion (legjendim) për fshehjen e së vërtetës
Nga Kastriot Myftaraj
Me ndërtimin e katedrales në atë vend, Janullatos, për llogari të shërbimeve sekrete greke, mori nën kontroll nyjën kryesore e rrjetit të tuneleve nëntokësore të Tiranës.
Nëse do të shikoni hartën, do të konstatoni se Gërdeci, vendi i shpërthimit të 15 marsit, është në të njëjtën gjerësi gjeografike me Bisht-Pallën, ku në vitin 2003, me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, atëherë me mazhorancë të majtë, iu dha Greqisë një bazë ushtarake. A mund të jetë një koincidencë kjo gjë? Në rastin e bazës ushtarake të Bisht-Pallës ishin grekët ata që e zgjodhën këtë vend, dhe pastaj ia përcollën kërkesën qeverisë shqiptare, atëherë të kryesuar nga Fatos Nano, që formalizoi vullnetin grek.
Përse i duhej Greqisë baza në Bisht-Pallë, në veri të Durrësit dhe Tiranës? A mund të besohet se iu desh për t' u mbrojtur nga Italia në një luftë të re italo-greke? Arsyetimi i qeverisë shqiptare se baza do të përdorej për të luftuar trafiqet kriminale nuk duket e besueshme. Nga Bisht-Palla mund të luftohen trafiqet me drejtim në anën tjetër të Adriatikut, gjë që nuk përbën një shqetësim për Greqinë, por për Italinë.
Merret vesh, Greqia e ka dashur bazën në Bisht-Pallë për të vënë piketën se deri ku shkon zona e saj e influencës dhe e dominimit në Shqipëri, dhe që kështu del se përfshin Tiranën dhe Durrësin.
Pra, grekët thonë: ne jemi të kënaqur që Shqipëria të jetë kështu si është (grekët e kanë Shqipërinë koloni ekonomike), por në rast se ndryshojnë kufijtë, atëherë kjo është pika deri ku ne do të mbrojmë interesat greke në Shqipëri, deri edhe duke mbështetur një lëvizje separatiste të pjesës së Shqipërisë në jug të kësaj pike. Në Tiranë grekët kanë Janullatosin që simbolizon identitetin grek të ortodoksëve shqiptarë. Kur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, doli nga dera e Bashkisë pardje, së bashku me ministren e jashtme greke Bakoyannis, u pa qartë se si ai i tregoi me dorë asaj, në anën tjetër të rrugës, katedralen ortodokse që po ndërtohet, në sheshin mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe selisë së PS, me lejen që i dha Edi Rama Janullatosit. U duk qartë se Edi Rama po i mburrej ministres greke, se këtë katedrale grekët e kishin në qendër të Tiranës në sajë të tij. Grekët e duan këtë katedrale-përbindësh bizantin betoni në qendër të Tiranës, për t' i dhënë kryeqytetit shqiptar imazhin e një qyteti ortodoks. Derisa shteti shqiptar ka toleruar që katedralja ortodokse e Janullatosit, të ngrihet ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, kur dihet se Greqia është një vend ku feja dhe shteti nuk janë të ndara, atëherë nuk mund të pritej që shteti shqiptar të kishte fuqi dhe kurajë të kundërshtonte biznesmenin minoritar grek, Mihal Delijorgji, kur ky donte ta bënte fabrikën e vdekjes në mes të një zone banimi, apo edhe të guxonte ta kontrollonte atë.
Tragjedia e Gërdecit, shpërthimi dhe skandali i atjeshëm, e kanë origjinën tek katedralja ortodokse greke që po ndërtohet ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe selinë e Shtabit të Përgjithshëm. Me këtë Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, do të jenë nën survejimin dhe kontrollin e plotë grek. Me ndërtimin e katedrales në atë vend, Janullatos, për llogari të shërbimeve sekrete greke, mori nën kontroll nyjen kryesore e rrjetit të tuneleve nëntokësore të Tiranës. Nyja kryesore e rrjetit të tuneleve nëntokësore, të ndërtuar në kohën e komunizmit dhe që përshkon kryq e tërthor Tiranën, gjendet pikërisht në kryqëzimin ku është hyrja kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo nyje është një kryqëzim i shumëfishtë i tuneleve nëntokësore që vijnë nga drejtime të ndryshme, dhe nëpërmjet saj mund të kalosh lehtë në të gjitha linjat e rrjetit të tuneleve. Pavarësisht se këto tunele nuk përdoren më sot dhe mirëmbajtja e tyre është lënë pas dore, nyja kryesore e rrjetit të tuneleve mbetet një objekt i rëndësisë së veçantë, se nëpërmjet saj mund të qarkullohet lehtësisht nëpërmjet rrjetit të tuneleve drejt ndërtesave ku janë vendosur të gjitha institucionet kryesore të shtetit shqiptar, përfaqësitë diplomatike të huaja, kompani të rëndësishme ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri etj. Që nga tunelet që gjenden poshtë truallit ku po ndërtohet katedralja ortodokse, në sheshin mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe selisë së PS, duhen vetëm pak metra për të dalë tek nyja kryesore e rrjetit të tuneleve.
Nuk është e rastit që Janullatos e kërkoi ndërtimin e katedrales pikërisht në këtë vend. Ai nuk donte të ndërtonte vetëm një kishë të madhe, në qendër të Tiranës, por edhe të shtinte në dorë nyjen kryesore të rrjetit të tuneleve. Sot në tunelet poshte katedrale punojnë vetëm njerëz të ardhur nga Greqia, dhe nuk lejohet të hyjë asnjë punëtor shqiptar. Ish-ushtarakët shqiptarë që kërkojnë pensione për shërbimin që i kanë bërë atdheut dhe për to protestojnë, nuk janë çuar kurrë të protestojnë kur filloi të ngrihet katedralja greke tek Ministria e Mbrojtjes dhe shtabi i Përgjithshëm, as për bazën greke të Bisht-Pallës. Dhe kafeneve flasin gjithë ditën kundër ndërhyrjes amerikane në Irak, a thua se u dhimbet më shumë Bagdadi se Tirana dhe Bisht-Palla. Nesër Greqia mund t' i përdorë tunelet për të bërë atentate terroriste në Tiranë, duke ua atribuar ato terroristëve islamikë shqiptarë, siç bëri praktikisht me atentatin ndaj Ambasadës së SHBA në Athinë vitin e kaluar. Shkëlqesia e tij, Ambasadori i SHBA në Shqipëri, John Withers III, pas ndodhisë në Gërdec u shpreh se ishte informuar nga mediat për çështjet që kishin të bënin me të. Tash çfarë pret ambasada amerikane në Tiranë, që grekët t' ia venë bombën poshtë bythës Shkëlqesisë së Tij ambasadorit dhe shefit të stacionit të CIA në Tiranë, siç kanë bërë me diplomatët amerikanë në Athinë me anë të "17 nëntorit", që të informohen për këto gjëra?
Strategjia e grekëve për Shqipërinë është që t' i bindin amerikanët se, në Shqipëri, shqiptarët me origjinë muslimane nga koha osmane, si ata fare pak praktikantë, ashtu dhe ata afetarë që janë shumica, janë fundamentalistë islamikë dhe armiq të SHBA, prandaj SHBA duhet të mbështetet në Shqipëri tek ortodoksët progrekë. Që t' i bindin amerikanët për këtë gjë, grekët nuk do të hezitojnë të bëjnë akte terroriste ndaj amerikanëve në Shqipëri, të kamufluara si terrorizëm islamik. Për t' u kthyer tek simetria kurioze gjeografike e Bisht-Pallës me Gërdecin, ajo nuk është e rastësishme.
Tashmë është vërtetuar me dokumente se Gërdecin e ka zgjedhur si vend për çmontimin e municioneve, biznesmeni minoritar grek Mihal Delijorgji, duke e regjistruar në dhjetor 2007 Gërdecin si vend ku do të vepronte kompania e tij për çmontimin e municioneve. Qeveritarët shqiptarë dhe Ministria e Mbrojtjes në veçanti, e pranuan këtë gjë, se fjala e grekëve është urdhër për pushtetarët shqiptarë, edhe për faktin se amerikanët i porosisin pushtetarët shqiptarët që mos shkaktojnë konflikte me grekët, çka do të thotë praktikisht që t' i nënshtrohen çdo kërkese të grekëve. Zgjedhja e Gërdecit nga greku Delijorgji u pranua nga pushtetarët shqiptarë, ashtu siç u pranua edhe zgjedhja e grekëve për bazën ushtarake në Bisht-Pallë. Delijorgji nuk e zgjodhi rastësisht Gërdecin. Gërdeci u zgjodh për të njëjtën arsye si Bisht-Palla. Gërdeci u zgjodh në funksion të ngjarjes së 15 marsit që bëri bujë në gjithë botën, dhe të cilën grekët duan ta përdorin për të shënjuar kufirin e zonës së tyre të dominimit në Shqipëri. Delijorgji nuk zgjodhi më kot një vend në veri të autostradës Tiranë-Durrës dhe jo në jug, se grekët e duan autostradën Tiranë-Durrës në zonën e tyre të dominimit. Me ngjarjen e Gërdecit grekët duan të arrijnë dy qëllime, një në aspekt ndërkombëtar dhe një brenda Shqipërisë.
Në aspektin ndërkombëtar, grekët duan t' i thonë botës se shteti shqiptar është inekzistent, prandaj dhe popullsia greke në Shqipëri (me të cilën ata kuptojnë gjithë popullsinë ortodokse) është e rrezikuar në këtë vend, nga veprimet e qeveritarëve të papërgjegjshëm muslimanë Berisha dhe Mediu. Anipse në origjinë të tragjedisë ishte greku Delijorgji. Ky fakt kalon pa u vënë re në imediat ndërkombëtare dhe ato shqiptare. Kështu, grekët do të kërkojnë që në rast të ndryshimit të kufijve në Ballkan, kur Kosova do të bashkohet me Republikën e Shqipërisë, pjesa e Shqipërisë në jug të linjës Bisht-Pallë-Gërdec të shkëputet, me anë të një lëvizjeje separatiste pro greke. Në aspektin e brendshëm në Shqipëri, grekët duan të shënojnë një piket ë të urrejtjes ndër shqiptare në veri të qytetit të Tiranës, duke gjeneruar urrejtje për qeverisjen e veriorëve (malokëve), të përfaqësuar në këtë rast nga Berisha. Gërdeci simbolizon pikën e ndarjes: le të rrinë matanë Gërdecit, në Veri, mos na vijnë këtej të na qeverisin. Shqipëria të ndahet në Gërdec. Dhe në këtë rast me veriorët nënkuptohen dhe shqiptarët e Kosovës në rast të një bashkimi me Shqipërinë.
Dikush mund të thotë se megjithatë në rast se Berisha do të tregohej i përgjegjshëm kjo nuk do të ndodhte. Por Berisha në këtë qeverisjen e dytë të tij është i paralizuar nga frika prej grekëve si lepuri i hipnotizuar nga sytë e kobrës, dhe amerikanët ia kanë shtuar tmerrin duke e këshilluar vazhdimisht të mos krijojë konflikte me grekët. Kështu Berisha ua pa sherrin grekëve si kur iu kundërvu atyre, ashtu dhe kur u tregua i dëgjueshëm me ta! Në 2004, kryeministri i atëhershëm Fatos Nano deklaroi se Berisha kërkon ta bëjë Shqipërinë Qipro.
Kjo deklaratë e bërë vetëm disa muaj pasi Qeveria "Nano" i dha Greqisë bazën ushtarake të Bisht-Pallës, praktikisht donte të thoshte se Shqipëria do të bëhet si Qipro nëse nuk pranohet dominimi grek deri në Bisht-Pallë, në veri të Tiranës dhe të Durrësit. Pra, gjithë pjesa e Shqipërisë nga kufiri me Greqinë deri në Bisht-Pallë, duke përfshirë dhe Tiranën dhe Durrësin, është "Qipro greke", ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë në veri është "Qipro turke". Ngjarja e Gërdecit është vazhdim i procesit të qipriotizimit të Shqipërisë. Nuk e zgjodhi Gërdecin nga mendja e vet greku Delijorgji, i cili kishte eksperiencë në biznesin që bënte dhe e njihte rrezikun që vinte nga çmontimi i municioneve në një zonë me popullsi të dendur.
Delijorgji e bën këtë biznes prej vitesh si partner me kompani greke dhe greko-qipriote, që operojnë në fushën e industrisë ushtarake dhe që sigurisht kanë lidhje me shërbimet sekrete greke. Delijorgji u urdhërua nga shërbimet sekrete të zgjidhte Gërdecin, u urdhërua që të çrregullonte procesin e
punës që në janar, në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke mos tërhequr lëndët e rrezikshme të dala nga çmontimi (barut dhe tritol), në një kohë që vinin municione të reja, duke krijuar kështu një super-minë, që mund të shpërthente në çdo moment. Por duket se e shpërthyen, nuk shpërtheu vetë aksidentalisht, se pak minuta para shpërthimit u largua nga "fabrika" Delijorgji dhe kunati i tij që ishte drejtor, u shpejtua atë ditë pushimi i drekës që të kishte më pak viktima (u duhej spektakli dhe jo shumë vdekje se pastaj do të hetohej ndryshe), se dikush u tha specialistëve të largohen në prag të shpërthimit, madje specialisti amerikan atë ditë nuk erdhi fare. Ai dikush që i bëri këto veprime kishte në dorë dhe telekomandën e shpërthimit. Nuk e ka për gjë një aventurier si Delijorgji, të bëjë disa vjet burg kur e urdhërojnë padronët e shërbimeve sekrete, deri edhe duke e kërcënuar me jetë, apo me zhdukje të llogarive të tij bankare në Qipron greke.
Delijorgji i arrestuar qeshte duke dalë nga gjykata në mes të policëve. Greqia do t' i marrë masat që shtetasi grek Delijorgji të çohet për të vuajtur dënimin në Greqi, ose të lirohet për arsye shëndetësore, dhe të shkojë të shijojë pasurinë që vuri nga krimi. Çdo ditë e më tepër po dalin fakte që provojnë se ngjarja e Gërdecit ishte një atentat terrorist i favorizuar nga papërgjegjshmëria korruptive e qeveritarë shqiptarë, dhe nënshtrimi i tyre pa kushte ndaj kërkesave të grekëve. T' i mohosh ato dhe ta reduktosh reagimin ndaj tragjedisë vetëm tek anti-berishizmi, duke u kënaqur vetëm me dorëheqjen e Berishës, ky është korrupsion moral, është edhe tradhti kombëtare.
Berisha u bë vegël e skemës greke në Shqipëri që çoi tek tragjedia e Gërdecit, por Berisha nuk është në origjinë të problemit. Në origjinë të problemit është skema e mbrapshtë politiko-ekonomike greke në Shqipëri. Kështu Berisha ikën, problemi mbetet. Ngjarja e gërdecit duhet të kthjellojë dhe amerikanët të cilët duhet të marrin një vendim më në fund se ç' duhet të bëjnë në Shqipëri, se këtë vend e kanë pushtuar edhe Italia fashiste, edhe Gjermania naziste, por nuk ia kanë dhënë Shqipërinë një vendi tjetër që ta shfrytëzojë ekonomikisht, por, për interesat e tyre, e kanë ndihmuar aq sa kanë mundur. Me ngjarjen e Gërdecit dështoi dhe politika amerikane e paqësimit të Shqipërisë në Greqi. Tash amerikanët duhet t' ia bëjnë të qartë Greqisë disa gjëra.
T' i bëjnë të qartë se kufirin e ka atje ku e ka dhe se minoritetin e ka vetëm në Dropull dhe në Vurg, se bizneset greke pas fitimeve abuzive që kanë pasur duhet të largohen nga Shqipëria, se Greqia ka mjaft territor dhe kisha, prandaj duhet të kënaqet me ato që ka dhe ta largojë Janullatosin dhe priftërinjtë grekë nga Shqipëria, ndërsa katedralja e Janullatos të prishet si ndërtim që cenon sigurinë nacionale dhe që prish harmoninë arkitektonike të Tiranës dhe imazhin shqiptar të kryeqytetit.
Erald | December 29, 2009 1:56 AM | Repliko
Me nje respekt per gazeten Shekulli qe eshte me e madhja ne vend po i beje nje falenderim te sinqerte.Me bene pershtypje komentet qe te gjitha qellojne ne nje pike tek hajdutet e tokave dhe ato te bregdetit e sidomos te jugut(Vlore-Sarande).Kush e ka pergjegjesin per gjithe kete katrahure qe nuk do askerkush qe ta zgjidhe por vetem me vetgjyqesi.Ne komentin e pare ka nje gabim materjal sic e kuptoje se kure flete per avukatin e popullit ka te drejte se ka ngritur nje problem per pronat e luajteshme se Kuvendi i shqiperise nuk ka ndermare asenje ligje per kompensimin e shqiptareve dhe se kjo eshte bomba tymece qe ngrihet aktualisht per te komplikuar edhe kthimin e pronave te paluajteshme.
Ne shtyp jane shkruar shume per hajdutet topograf apo agronom qe kane vjedhure me anene planeve (hartave treguese) apo grnt planet dhe keta kane ngritur vila ne bregdet dhe ja kane kaluar te afermeve te tyre.Rasti me flagrant ka qene ne nje artikull qe neneshkruhej nga TH.DH. DHE FLISTE ME SHEMBUJ KONKRET SE CFARE KASAPHANE ESHTE BERE NE BORSHE.kETU ESHTE NJE BASHKEPUNIM SHUME I SOFISTIKUAR NDERMJET KRYEPLAQEVE? KOMISIONEVE TE NDARJES SE TOKES QE MBASI KANE VJEDHURE JANE LARGUAR NE DREJTIM TE PADITUR.I perhereshmi ne kete katrahure ishte nje topograf me emerin
Jakup XHELILI QE BASHKE ME TE AFERMIT E TIJ KA VJEDHURE DISA HEKTARE TOKE DHE KANE PASURI PRALLORE.pARAQITENI E TYRE E KAME PARE NE NJE VIDEO DHE FILMATE NGA MAFIA E TOKAVE KU ESHTE EDHE I PERFSHIRE NIPI I TIJ PROKURORI QE KA HETUAR RAMIZ Alin dhe ai gjate hetimit sic ka deklaruar bente rolin e hajdutit te xhepave duke provokuar ne xhepin e jelekut te tij dhe per ti nxjerr "probleme te medha".Ky prokurore ka inicialet AD.xHELILI.
pRANDAJ QE VJEDHJET NUK DENONCOHEN NE PROKURORI NGA FRIKA APO NGA KORRUPSIONI.Tolat e vjedhura nuk kthehen me se do ti blej mafia e tokave me letra me bire dhe qe do te merren me meter e do te paguhen me i cm.
Zaptuesi i tokes pa leke:
ISMAIL KADARE & CO
Sali Gangsteri ja beri dhurate!
Faleminderit redaksise se gazetes Shekulli qe boton te dhena mbi vjedhjet e tokave ne zonat bregdetare dhe nga komisionet e kthimit te prones dhe te ndarjes se tokes.Flitet shume per faktet se 35% E SIPERFAQEVE NE BREGDET JANE TE NDARA DHE TE UZURPUARA NGA "MAFIA E TOKAVE".Informacioni i dhene ne artikullin e siperme eshte i mire por jo i plote, sepse eshte e nevojeshme qe konkretisht te behet i njohure per publikun me personat konkret qe jane bere pasunaret e korrupsionit.Ka dy vjet qe flitet e shkruhet per verifikimin e zbatimit te ligjit 7501, qe eshte ligji "uloke" i Ramiz ALISE E VAZHDON ME PASUESIT E TIJ SI NE POLITIK DHE NE PUSHTET.c4fare veshtiresie ka qe te behet verifikimi i zbatimit te ligjit qe u dashkane edhe te pakten 1.5 vjet te perfundoje, kure dihet nga specialistat e bujqesise dhe te topografise se verifikimi mund te behet ne me pake se 90 dite.Pse nuk behet dhe bpse nuk behet transparenca mbi kete objekt themelore te krimit ku deri ne kete moment jane bere 6540 krime me vrasje brenda fisit e me tej dhe vazhdimisht merr jete njerezish.
Shitja e tokes hajdutit stimulon vjedhjen ne vazhdimesi.Ne te kunderte jo vetem qe nuk duhet ti shitet por ti kthehet pronarit te ligjshem.Shteti i demokracise se 20 viteve nuk mund te behet pronare per tokat e privateve dhe pastaj te beje punen e pikatores, si ajo pika qe bie ne koke.Jane nepunesit e shtetit dhe te politikes qe kane vjedhure e stervjedhure dhe ju ferkohet koka duke bere "vullnetin e mire" qe ata te permiresohen duke vjedhure.Shkojne ne prokurori dhe gjykata dhe pastaj fitojne pafajsine dhe ju paguhen ditet e burgut.etj etjer.
Per pronat e paluajteshme ka folure Avokati i Popullit dhe kjo eshte e parealizueshme e sic duket duhet per te bere tyme e mjegull dhe per ti dhene dore te forte moskthimit te prones.Thesari dhe flori i shqiptareve u vodhe ne diktature por edhe ne demokraci dhe hajde e gjeje se si e ku eshte depozituar!..Por toka eshte ne vend dhe do vetem lufte pakompromise dhe veprime te ndershme nga politika dhe shteti ose duhet thene Rrofte hajduti.Te tjerat i kuptoni vet si gjithe shqiptaret fukarenje apo te pasure!!!.......
.
D.M.Th Ketyre handuteve qe ne kohen kur ata paguheshin nga shteti,(si nenepunes per shpendarjen e tokave), kane mare toka per vehten e tyre (vjedhur),vehtem do ti miren tokat e vjedhura dhe kurgje tjeter!po kesaj cuar i thuane??!! Si eshte e mundur te behet kjo, kurr keta hajdute te deklaruar,duke cfrytezuar detyren shteterore,per interesat e tyre personale, te mos marrin asnje ndeshkim?! Jo vetem aqe,por,keta hajdute paskerkan edhe te drejte t'a blejne kete toke qe e kane vjedhur,mbasi e kane cfrytezuar(pa qira) per dhjetra vjet! Jo,ketyre,jo vehtem t'i meret toka qe ata kane vjedhur,por,ata duhet te paguajne edhe per qirane, per kohen qe e kane cfrytezuar ate toke,ose,edhe sikur te mos e kene cfrytezuar fare. Njekohesisht ata duhet te denohen edhe me burg. Vetem ne kete menyre zbatohet ligji dhe luftohet Korrupsioni qe po i merr frymen Shqiperise dhe Shqiptareve. Ndryshe kjo, nuk eshte gjetjeter vecse nje deklarate qeveritare FALLCO, si gjithe te tjerat te meparshme.
Ore a jeni ne vehte? Po 1.3 milion metra katrore jane as me shume e as me pak por fiks fare 1.3 km per se gjati dhe 1 km per se gjeri. Duke e quajtur si nje gje tejet pozitive, prape se prape kjo eshte vecse nje pike ne uje ne raport me "zhvatjet" e tokave nga pushtetaret e te gjitha viteve.
Dhe aq me pak, eshte nje mikro-veper per tere keta ministra. Nuk i hidhet hi syve keshtu Europes se po luftohet korrupsioni. Europa din t'i ktheje metrat katrore ne kilometra katrore, i ka te qarta nocionet e siperfaqeve.
Qeveri koti!
Qeveri sakate!
Po mire more Z Pallo! Paske gjetur 132Ha zaptime, pa na thuaj:
SA HAJDUTE DHE ZAPTUES KE KALLZUAR NE PROKURORI?
Qeveri koti!
Ne fund te fundit , cfare jane 132 ha, ne krahesim me 132.000 qe duhet te kthesh per PRONARET E VERTETE?
Rrofsh o shtet!
Shtet i fuqishem ballkanik.
Qeveri koti!
Qeveri sakate!
Po mire more Z Pallo! Paske gjetur 132Ha zaptime, pa na thuaj:
SA HAJDUTE DHE ZAPTUES KE KALLZUAR NE PROKURORI?
Qeveri koti!
Ne fund te fundit , cfare jane 132 ha, ne krahesim me 132.000 qe duhet te kthesh per PRONARET E VERTETE?
Rrofsh o shtet!
Shtet i fuqishem ballkanik.