|
|
A është qeveritari në funksion ai që po u shërben njerëzve? A është ai për të hartuar e miratuar ligje? Është ai për të luftuar për zbatimin e tyre, apo dhe për të kryer detyra të caktuara qeverisëse. Pse jo dhe mjaft punë të tjera që nuk lidhen fare me shërbimin dhe shërbesën ndaj qytetarëve.
Por, në rastin e fundit, shfaqen shqetësime abuzive, reflektuese të prirjes individuale për të përfituar për vete, për të afërmit e miqtë e afërt.
Por ç' bën më shumë apo më pak politikani?
Sipas përkufizimit klasik, puna e politikanit është për të bërë politikë, për të synuar një karrierë, një pozicion fuqie apo për të pasur autoritetin e duhur për të ushtruar forcë, për të drejtuar, bashkuar e qeverisur një bashkësi njerëzish. Në këtë mënyrë politikani si përfaqësues populli angazhohet në nxjerrje ligjesh, rregullash apo udhëzimesh.
Apo akoma, duke qenë i përfaqësuar në parlamentin qendror apo vendor, ai merr pjesë në vendimmarrjen përkatëse për të hartuar apo miratuar buxhetet, që mundësojnë operimin në bashkësi; për të marrë pjesë në përzgjedhje dhe emërime të ndryshme të karakterit politik e administrativ, për të realizuar e kontrolluar prokurime e tenderime të ndryshme kontraktorësh në kryerjen veprash e shërbimesh publike, etj.
Parë me këtë sy, qeveritarët e politikanët duken sikur janë emërime identike. Bile, nëpërmjet projektimit të qëllimeve dhe realizimit të tyre, politikanët e qeveritarët ndikojnë për mirë apo keq në jetën e qytetarit.
Brenda këtij identiteti, politikani mund të jetë pjesë e një qeverisje qendrore e vendore, dhe si i tillë ai mund të jetë përfaqësues i zgjedhur nga populli në degën legjislative apo/dhe ekzekutive. Në këto raste, politikanët e fitojnë këtë detyrë institucionale (qeverisëse) pas zgjedhjes së tyre.
Të tillë janë në nivelin vendor dhe anëtarët e këshillave të komunave e bashkive, apo drejtuesit ekzekutivë - kryetarët e këtyre njësive; ndërsa, në nivelin qendror, parlamenti (deputetët) dhe qeveria (kryeministri dhe ministrat).
Krahas tyre, duke lënë mënjanë degën juridike, janë dhe mjaft pozicione të tjera me emërim politik apo të miratuara në parlament (këshilla), përfshirë dhe veprimtarinë e stafeve (përgjithësisht neutrale) administrative publike, teknike e profesionale. Megjithatë, sa më e vogël është njësia qeverisëse aq më e madhe është puna e drejtpërdrejtë e politikanit (qeveritarit) dhe e kundërta...
Dallimi midis përfaqësuesit të popullit dhe politikanit (qeveritarit).
Siç u theksua më sipër, edhe pse ndonjëherë mund të pretendohet, p.sh., si e largët lidhja e drejtpërdrejtë e legjislatorit me politikën e ditës, në rrafshin politik mbeten po aq të rëndësishëm roli dhe sjellja e legjislatorëve në përgatitjen e ligjeve, diskutimin e aprovimin e buxhetit, miratimin e emërimeve të tjera, përfshirë dhe ato të rangut të lartë në sistemin e drejtësisë.
Gjithashtu, brenda kushtetutës, ligjit dhe protokollit, si pjesa legjislative, ashtu dhe dega ekzekutive, kryejnë edhe disa detyra të tjera, që konsiderohen thjesht ceremoniale!...
Edhe koha e shfrytëzuar nga politikani është e ndryshme, diku e plotë dhe diku e pjesshme, diku e ethshme, me sakrifica deri spartane; kurse diku parazitare, me teprime deri hedoniste.
Po ashtu, në varësi të detyrës, diku mund të ruhet puna ose veprimtaria e mëparshme para zgjedhjes apo e emërimit, kurse diku tjetër një punësim i dytë është i palejueshëm.
Në këtë optikë, mjaft i rëndësishëm, madje i domosdoshëm, është problemi i shmangies së konfliktit të interesit në veprimtarinë konkrete politike e publike.
Veçori të tjera, jo pak të rëndësishme, janë mundësia e qartësia e komunikimit, sinqeriteti e ndershmëria, kapaciteti i frymëzimit, inspirimit e motivimit, toleranca, elasticiteti e aftësia për kompromis e sjellje korrekte. Po aq të vlefshme janë orientimi i shpejtë, qetësia e rrezatimi energjetik.
Duke lënë mënjanë skemën autoritariste, ku demokracia "luhet" dhe "lyhet" thjesht si një fasadë bajate, në një demokraci të vërtetë (ku jo vetëm institucionet, por dhe vetë shoqëria është tërësisht demokratike) për politikanin është i vështirë "avancimi" pa ndonjë kontribut, sepse votuesit në kushte të tilla janë "bosët" e vërtetë të avancimit të tij (Por, edhe pa provuar "peshën" reale të këtyre bosëve disa nga politikanë tërhiqen, kurse të tjerë edhe nuk zgjidhen, duke shërbyer kështu vetëm për një kohë të shkurtër).
Fare ndryshe shfaqen këto situata kur sistemi është antidemokratik, qoftë dhe thjesht pseudo-demokratik. Në rastin e fundit, politikani pseudo-demokrat, populist e demagog, sidomos ai i "llojit" kryesor për të ruajtur pushtetin e tij, ose manipulon njerëzit, sidomos militantët, me "gojën", gënjeshtrat dhe premtimet false të tij; ose përgatit e falsifikon votën e anëtarësisë partiake apo atë qytetare, duke prekur e ndryshuar brendinë elektorale të kutive të votimit !..
Injoranca është forca e politikanit jo përfaqësues
Pra, shpesh, baza reale e fuqisë politike, sidomos asaj qeverisëse, është aftësia e "kapaciteti" i qeveritarëve për të mashtruar jo vetëm militantët partiakë (që duket si "detyrë" shumë më e thjeshtë!), por dhe qytetarët si votues.
Sidomos për të bindur këta të fundit për nevojën gati-gati absolute për t'u qeverisur vetëm nga politikanë të tillë. Jo rrallë, edhe duke u shitur si të dërguar nga qielli; se pa mendjen, planet, programet e vizionet e tyre shoqëria e shteti mund të gjenerojnë menjëherë në gjendje kaosi, në anarki, në një "luftë të gjithëve të gjithëve kundër të gjithëve".
Dhe e keqja më e madhe, është se me arrogancën e tyre abuzuese, rrezatojnë deri politikë mediokër duke fyer inteligjencën mesatare qytetare. Për më tepër, kur në këtë lloj politike injoranca ushqehet e kultivohet nga vetë injoranca...
Dhe, së fundi, politika, në shumicën e rasteve bën relativisht pak për jetën e qytetarit, për të garantuar apo mbrojtur të drejtat e tij. E njëjta gjë manifestohet qartë dhe në abuzimin e interesit publik.
Për më tepër, dhe, kur ai pretendohet të përfshihet në projekte të ndryshme, ata rezultojnë ose jo të lira apo me "çmime" tregu! Akoma më keq, kur kjo përfshirje, jo vetëm bëhet pa plan e projekt, por dhe shoqërohet me abuzime të mëdha administrative e financiare, me vajisje e mitmarrje politike!...
Dhe çudia apo "surpriza" më e madhe është kur konstatohet se sa pak bën qeveria për qytetarët. Përfshirë, dhe faktin që në një pjesë të madhe të këtij aktiviteti qeveritar afektohet qytetari në mënyrë negative (drejtpërsëdrejti apo tërthorazi).
Kjo bëhet krejtësisht evidente, në kushtet shqiptare, për të cilat janë ende të freskëta ngjarje të tilla si ato të Gërdecit, rëniet e dëmtimet aktuale, shpenzimet shtesë të pallogaritshme në autostradën e veri-lindjes, përmbytjet masive në rrethin e Shkodrës, etj.
Nisur nga "prodhime" të tilla politike qeverisëse, qytetari nuk ka nevojë për këtë lloj politikani, por ky i fundit ka nevojë për qytetarin. Madje, në thelbin e vet, këtë nevojë ai ia fsheh, me demagogji e populizëm, qytetarit votues, që ai të mos "zgjohet" plotësisht, pra dhe të kundërvihet!...
Këtu qëndron sot, veçanërisht për kushtet shqiptare, dallimi midis një politikani, që mendon e vepron vetëm për interesa të tij, me një përfaqësues të popullit. Madje, në morinë e individëve të përfshirë në politikë, prej tyre më shumë shfaqen si politikanë e qeveritarë të paaftë dhe të korruptuar se si përfaqësues realë të popullit.
Pra, ata shqetësohen më shumë për pushtet e karrierë, për interesa e fitime vetjake, dhe shumë më pak ose aspak për hallin dhe detyrimet publike ndaj qytetarit - votues. Prej tyre duhet shpëtuar!...
Sjellje politikani
Dy prindër ishin mjaft të shqetësuar për të ardhmen e djalit të pleqërisë. Ai, ndryshe nga dy fëmijët e tjerë, nuk po vendoste dot për karrierën e tij. Me këtë shqetësim, një ditë, të dy prindërit ndërmorën një test të thjeshtë për ta kuptuar deri diku "vokacionin" e tij.
Me pretendimin e një largimi njëditor nga shtëpia, ata vendosën, në tavolinën pranë derës së dhomës së djalit, një kartëmonedhë 100-euroshe, një bibël dhe një shishe uiski. Gjithçka, aty, mund të vëzhgohej nga bira e derës së jashtme.
Sipas tyre, "reagimi" i djalit ndaj këtyre objekteve, pra interesi i tij p.sh., për paratë, për biblën apo për uiskin do të nënkuptonte përkatësisht një të ardhme të mundshme të tij si biznesmen, si prift apo dhe ndonjë predispozitë hedonisti e pijaneci...
Nga bira e derës babai vuri re që djali, para se të hynte në dhomën e tij, mori kartëmonedhën, e pa nëse ishte e rregullt, dhe e futi në kuletë; mori biblën, e shfletoi dhe e futi në xhepin e xhaketës; pastaj kapi shishen e uiskit, e hapi atë dhe hodhi disa gllënka të mira, si për të shijuar e provuar kualitetin e tij.
Pastaj, ai u fut në dhomën e tij, duke i marrë me vete të tre "objektet e testit". Duke e ndjekur të gjithë këtë ngjarje, babai, pas çudisë së parë, i ra ballit dhe iu kthye të shoqes: "Ohu! Po shqetësohemi kot! Djali ynë do të bëhet politikan!"...
Kina ngriti siparin mbi boten e saj te mrekullive prej...
Lajmet 01 Shkurt - Ora 12 -
data/01-02-2010
Lajmet 01 Shkurt - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Shkurt - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
KUSH DIN TE THOTE SE NGA ESHTE ZOTI MEJDANI,OSE KUJT ORIGJINE I PERKET?KU I KA NJEREZIT E TIJ ME TE AFERM?MOS MU PERGJIGJNI SI U PERGJIGJET ,KUR U PYETA SE CFARE SHKOLLE KA MBARUAR ,ENVER HOXHA.ALPINI
E lexova shkrimin analize te zotit Mejdani.
Ne thelb ka te drejte por duke bere lidhjen mes shkrimit dhe autorit lindin disa pyetje qe te bejne te qeshesh me vete per fund-fatin e ketij shkrimi.
E para, zoti Mejdani eshte jashte komleksit kohor per ato qe shkruan. Atij i eshte dhene mundesia institucionale per ta bere prej kohesh kete analize. Edhe pse hyri vone ne politike (ne P.S) per aq vite sa ishte natyrisht do ta kuptonte thelbin e gjerave dhe raportin e politikanit me pushtetarin. Ishte vet i zgjedhur por zbulimin filozofik e ben sot, jo si politikan por si nje analist i dobet gazete...
E dyta: Nuk ka perputhje midis se drejtes dhe detyres. Pozicioni yt politik dhe si ish president te kerkon me te vertete njeri simbol te aktivitetit politik. Mos na bej petulla qe ti han ata qe heshtin fare. Natyrisht edhe mund te justifikohesh duke thene: "Te pakten une po bej petulla!"
E treta:
Ne lidhje me bojkotin parlamentar socialist. Natyrisht ju jeni kunder dhe keni arsyet e tua interpretuese, por une, me rezervat e mia, si qytetar mbeshtes opoziten vetem per faktin e thjeshte:
Njezet vjet tranzicion, eshte rritur nje brez i ri shqiptaresh, dhe ju vazhdoni eksperimentimet politike, qeveritare, parlamentare, mbi shpatullat tona. Ky bojkot duhet te jete nje goditje e forte e kastes politike, aty ku je dhe ti, per te zgjuar,kufomen-klase qe degjeneroi Shqiperine.
Ja pse them se shkrimi-analize juaj, per vet pozicionin qe keni pasur eshte larg moralit.
Me respekt shqiptar me duarte me kallo...
zoti mejdani!
ti s'je politikan.
je nje shkencetar.
politikan eshte sala.
ai eshte i te 99 tave.
hidhe si te duash ai bie si macia,me kembe ne toke.eshte taliban i lindur.
Zoti President,
Megjithe respectin qe kam me duhet t'u kujtoj se keto poli-plehra kane mbytur institucionet dhe po na shesin interesat kombetare pa problem. Nuk eshte koha per esse por per aksion. Mire do te ishte qe te ishit me aktive sidomos ne krahun opozitar sidomos tani qe SalBisha po e ben copa-copa qe ta shqyeje kollaj.
Juve mund te shkruani edhe nja 100 artikuj te tille te mire dhe plot ide, por qe nuk do te ndryshojne asgje. Thejsht prezenca juaj ne aktivitetet opozitare ka me shume vlere pavaresisht se ndjej qe hezitoni se mund te ndiheni i "perdorur".
Por sot eshte ceshtje per demokraci dhe kauza e trasparences se votes duhet perkrahur me aksion. Eshte i vetmi shanc per te ndalur metastazat...
ky paska rrjedhur fare!
harrove nje gje z. mejdani.
Politika eshte mashtrim e qe te jesh politikan duhet te jesh mashtrues - Aristoteli.
por kur populli eshte idiot, ndjekin pas ata si puna jote dhe plehrat e tjere qe i thone vetes politikan e nuk jane asgje tjeter vecse njerez te degjeneruar te shoqerise njerezore, te pamoralshem, mashtrues e vrases.
Ke"harruar"dhe fjalen Mafioz z,Mejdani!
A s,eshte identik emrimi i nje personi qe qeveris ne Shqiperi si psh:(Politikano-Mafiozi-Qeveritar)?
Ne bote Mafia enderon e punon te fusi dike nga te vetet ne rradhet qeverise,ndersa ne Shqiperi Mafia eshte ulur kembekryq ne Parlament e Qeveri!
Nuk flitet me se kush eshte,por kush s,eshte prej tyre!
Mbase nje dite do te dali dikush e te thote se si do ti "shkulim" keto lloj drejtuesish.
Njerezit si Mejdani me shoke, qe dihet i ka te paket shoket, duhet te shfaqen ne publik me siten me te imet per te dhene sumumin e mendimit te nevojshem per masen e aqe me teper per kuadrot pretenduese, per te marre ata persiper, detyra me pergjegjesi shteterore sa dhe para zgjedhesve.
Korrektuesit e shkrimeve te tyre duhet te jene te kufirit maksimal...
Miqesisht
Dashamiresi D.
TE SUNDOJE ME I MIRI I KOMBIT.
********************************
Z.Meidani, shkrimi tuaj ka te verteta me vlere,sado pak desheroj te plotesoj
ato ide.
Gjithe mekatet e historive tona shqiptare me pasoje realitetin e sotem:
Jemi te fundit ne Ballkan,Europe dhe nga fundi ne bote,ate deshmojne:
NE TIRANE O SHQIPERI, S'KA QEVERISUR ME I MIRI,I KOMBIT.
Kjo per faktin se regullat,per te vendosur ne krye te shtetit SHQIPTARIN ME TE MIRE,as jane te shkrojtura,as nuk zbatohen,por ngjitet ne maje te shtetit ai qe ka ETJEN me te madhe per sundim.
Njeriu i ETUR gjithemon gabon,nga qe etja s'e lejon sistemin nervor te punoje qete,ndershmerisht,drejtesisht,
por e fut ne qorsokaqe me pasoje
vrasje,dhune,pune nen rogos.
Shqiperia do vuaje gjithemon,derisa
se pari te hartohen ligjet:
1-Kush quhet me i miri per qeverisje.
2-Cilat jane realitetet e atij qe do ti besojme qeverisjen,jo sheqerosjet
e cilesive te tij.
3-Trasparenca e ketij procesi.
4-Si miratohet me i miri,per qeverisje
dhe regullat e ketij miratimi,per te dale ne krye VERTET ME I MIRI.Shmbull praktik ne kete drejtim eshte
shoshitja per nje kohe te gjate ne SHBA,se kush do jete presidenti i ardheshem i kombit.Le te mesojme nga demokracia kampione e botes,nga DEMOKRACIA Amerikane.Sot edhe me te pa bindurit u binden se ky shtet kollos,nuk pa as ngjyren kur emertoi
Presidentin e kombit,sikunder flisnin
dashakeqesit e demokracise Amerikane.
Ne Tirane ala sundojne metodat e kalbura te se kaluares shkaterimtare,
per emertimet ne qeverisjen e atdheut.
Ligor Luarasi,SHBA.
nuk na thoni si do zhduken kta plehra .do i durojme akoma.sa do vuaj akoma shqiperia