|
|
Deputetët kanë kërkuar tërheqjen e qeverisë nga dispozita, që trajton pikërisht ndalimin e mjeteve motorike sportive
TIRANË - Nisma e qeverisë për të rinovuar edhe për tre vite të tjera moratoriumin e skafeve ka sjellë pakënaqësi tek deputetët e mazhorancës në Komisionin parlamentar të Sigurisë.
Rezervat e shprehura nuk kishin lidhje me zgjatjen e këtij afati, por me vendosmërinë e ekzekutivit për të zgjeruar listën e mjeteve motorike lundruese, që do të ndalohen të qarkullojnë në ujërat tona detare dhe liqenore edhe me motorët sportiv ujor.
Të prekur edhe personalisht nga ky draft ata kanë kërkuar tërheqjen e qeverisë nga dispozita, që trajton pikërisht mjetet motorike sportive.
Komisioni
Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka shqyrtuar dhe miratuar projektligjin "Për moratoriumin e mjeteve lundruese".
Por para se të arrinte në fazën finale pra atë të miratimit, komisioni i cunguar në numra, ka diskutuar gjatë lidhur me përmbajtjen e këtij drafti, duke u përqendruar kryesisht tek çështja e llojeve të mjeteve, që ky ligj do të ketë si objekt të zbatimit të vetë.
I pari që ka marrë fjalën në këtë mbledhje ka qenë drejtori juridik në Ministrinë e Brendshme, Sokol Sheti i cili duke prezantuar draftin, ka theksuar se pavarësisht kufizimit, që i bëhet mjeteve që mund të lundrojnë në ujërat shqiptare, çdo kush mund të aplikojë për të marrë një licencë për të pasur një mjet, që mund ta përdorë një numër të kufizuar aktivitetesh.
"Në ligj ashtu si në ligjin e kaluar ka përjashtime për të cilat individë të ndryshëm mund të aplikojnë për tu pajisur me licencë për tu pajisur me të drejtën e lundrimit gjithmonë në përputhje me legjislacionin shqiptar për arsye të ndryshme peshkim, lundrim apo për arsye të ndryshme", - tha Sheti.
Pavarësisht argumenteve, që parashtroi ai për avancimin që ka bërë qeveria në këtë projektligj për sa i përket mjeteve që do të ndalohen të përdoren gjatë zbatimit të tij, deputetët e këtij komisioni, përfshi edhe kryetarin e grupit Astrit Patozi kanë shprehur rezerva duke kërkuar gjithashtu që të rishitet neni përkatës.
Patozi
Kështu, kreu i grupit demokrat ka Patozi ka kërkuar shpjegime nga ekspertët e Ministrisë së Brendshme se cila ishte logjika e ndjekur prej tyre për të përfshirë në këtë grup mjetesh lundruese edhe motorët sportiv.
"Unë desha të merrja shpjegime të ekspertëve për ato mjete motorike që parashikohet të pezullohen tek sportet ujore. Cila është logjika dhe argumenti, ku është rrezikshmëria e këtyre mjeteve, që mund të shkaktojnë trafiqe të paligjshme", - tha Patozi.
Në përgjigje të këtij interesi, drejtori drejtorisë juridike në Ministrinë e Brendshme ka argumentuar se një ndryshim i tillë në krahasim me moratoriumin e parë është bërë si rrjedhojë e përfundimeve të arritura nga një studim i Policisë së Shtetit, sipas të cilit edhe motorët e ujit mund të përdoren për trafik lëndës narkotike.
Por kjo s'ka bindur deputetët e djathtë të cilët kanë prurë eksperiencën e tyre, duke vërtetuar se motorë të tillë nuk mund të arrijnë të kalojnë kufijtë ujorë të vendit tonë.
"Ajo që unë jam skeptik ka të bëjë me faktin se ne sot në komision duhet të kishim një listë të mjeteve motorike që ndalohen të përdoren nga ky moratorium, sepse unë disponoj një mjet motorik ujor sportiv, një gillet nga ato të vegjlit.
Nuk ka mundësinë dhe aftësinë ai mjet as për të transportuar dhe as për të kryer distancën që mendohet për të kaluar kufijtë për të transportuar lënde narkotike apo klandestinë.
Ndaj të shohim nenin që bënë fjalë për këto lloj mjetesh. Nuk mund të heqim ne edhe atë pak argëtim që kemi krijuar për pushuesit vendas dhe ata të huaj", - tha deputeti demokrat Fatos Hoxha.
Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe deputetët e tjerë të cilët po ashtu kanë kërkuar me ngulm që një dispozitë e tillë të mos përfshihet në këtë ligj, pasi dëmton atë kategori njerëzish që i përdorin ato vërtetë për qejf. "Me këtë i bie që policia të rrijë më mirë në shtëpi se pastaj s'do ketë më punë për të bërë.
Për mua masa më e madhe e shoqërisë që përdor këto mjete është korrekte, pra që s'shkelin ligjin. Tani nëse ka ndonjë prej këtyre që përdor këto mjete për trafik policia ka detyrën e vet për ta zbuluar.
Nëse ne ecim me këtë logjikë që të heqim të gjitha mjetet motorike detare, apo edhe ato rrugore se me këto bëhet trafik atëherë çfarë kuptimi ka kjo. Ne jemi disponues të këtyre mjeteve, atëherë i bie që edhe ne të transportojmë drogë. Ky mjet motorik nuk kalon as detin dhe as liqenin", - tha deputeti Paulin Sterkaj.
P R O J E K T L I GJ
PËR
SHPALLJEN E MORATORIUMIT PËR MJETET MOTORIKE LUNDRUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Neni 1
Të gjitha lëvizjet e mjeteve motorike lundruese shqiptare në ujërat territoriale dhe të brendshme të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga funksioni i përdorimit të mjetit, si dhe transporti i mjeteve lundruese në rrugë tokësore, me përjashtim të atyre të parashikuara në nenin 3 të këtij ligji, pezullohen.
Pezullimi përfshin edhe mjetet motorike të lundrimit turistik dhe të sporteve ujore.
Neni 2
Afati i zbatimit të këtij ligji është 3 vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Neni 3
Përjashtohen nga ky moratorium:
a) mjetet motorike lundruese në përdorim të organeve shtetërore dhe të shërbimeve portuale;
b) mjetet lundruese të destinuara vetëm për peshkim, sipas ligjit nr. 7908, datë 5.4.1995 "Për peshkimin dhe akuakulturën", të ndryshuar;
c) mjetet e transportit detar, që shërbejnë për transportin e mallrave;
ç) mjetet e transportit detar, të licencuara për transport pasagjerësh dhe të klasifikuara nga Regjistri Detar Shqiptar si mjete lundruese për transport udhëtarësh.
Neni 4
Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe kundërvajtësi dënohet me gjobë në masën 800 000 - 1 000 000 lekë dhe me konfiskim të mjetit.
Vendimi për masën administrative merret nga shefi i komisariatit të juridiksionit të konstatimit të shkeljes.
Kundër këtij vendimi, brenda 10 ditëve nga marrja dijeni, bëhet ankim te drejtori i policisë së qarkut.
Neni 5
Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 1 dhe 3 të tij.
Neni 6
Ngarkohen Policia e Shtetit dhe Roja Bregdetare për zbatimin e këtij ligji.
Neni 7
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Debatet e plota në mbledhjen e djeshme të Sigurisë
Sokol Sheti, drejtor në drejtorinë juridike në Ministrinë e Brendshme
Në ligj ashtu si në ligjin e kaluar ka përjashtime për të cilat individë të ndryshëm mund të aplikojnë për tu pajisur me licencë për tu pajisur me të drejtën e lundrimit gjithmonë në përputhje me legjislacionin shqiptar për arsye të ndryshme peshkim, lundrim
Leonard Demi
Ligji i ri ndryshe nga ligji i mëparshëm përfshin edhe mjetet motorike turistike të sporteve ujore, pasi nga zbatimi i ligjit gjatë tre viteve të para është vënë re se me këto mjete është abuzuar.
Përjashtohet nga ky ligj vetëm mjetet motorike ujore që përdoren për peshkim dhe janë të pajisura me licencë, mjetet që përdoren për transport mallrash, pasagjerësh dhe gjithashtu mjetet motorike që përdoren për nevoja shtetërore. Këto masa merren për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.
Paulin Sterkaj
Një pyetje për mjetet motorike sportive meqenëse paska qenë shqetësim për organet që ndjekin zbatimin e ligjit. Përfshihen?
Sokol Sheti
Të gjitha ato mjete që në bazë të legjislacionit janë përcaktuar si mjete sportive, përfshi edhe motorët e vegjël ujor, skuterët.
Paulin Sterkaj
Me këtë i bie që policia të rrijë më mirë në shtëpi se pastaj s'do ketë më punë për të bërë. Ne duhet të shohim se cilat janë anët pozitive dhe negative të një ligji.
Për mua masa më e madhe e shoqërisë që përdor këto mjete është korrekte, pra që nuk shkelin ligjin. Tani nëse ka ndonjë prej këtyre që përdor këto mjete për trafik policia ka detyrën e vet për ta zbuluar.
Nëse ne ecim me këtë logjikë që të heqim të gjitha mjetet motorike detare, apo edhe ato rrugore se me këto bëhet trafik atëherë çfarë kuptimi ka kjo. Unë e kam kundërshtuar para katër vjetëve moratoriumin e skafeve por më pas kuptova se ky dha efektet e duhura, por të ndalojmë me ligj dhe mjetet motorike sportive kjo është e papranueshme, ndaj unë them që ky nen të rishihet.
Ne jemi disponues të këtyre mjeteve, atëherë i bie që edhe ne të transportojmë drogë. Ky mjet motorik nuk kalon as detin dhe as liqenin.
Fatos Hoxha
Unë e mbështes këtë draft pasi ai duhet të japë efekte derisa Shqipëria të forcohet dhe anëtarësohet në BE. Por ajo që unë jam skeptik ka të bëjë me faktin se ne sot në komision duhet të kishim një listë të mjeteve motorike, që ndalohen të përdoren nga ky moratorium, sepse unë disponoj një mjet motorik ujor sportiv, një "gillet" nga ato të vegjlit.
Nuk ka mundësinë dhe aftësinë ai mjet as për të transportuar dhe as për të kryer distancën që mendohet për të kaluar kufijtë për të transportuar lënde narkotike apo klandestinë. Ndaj të shohim nenin që bënë fjalë për këto lloj mjetesh. Nuk mund të heqim ne edhe atë pak argëtim që kemi krijuar për pushuesit vendas dhe ata të huaj.
Vasillaq Ngresi
Edhe unë jam në mbështetje të dy kolegëve të mi, dhe ndaj për mua nuk ka shumë arsye që këto lloj mjetesh detare të ndalohen. Me këtë logjikë i bie që të ndalohen dhe mjetet e raportit rrugor.
Luan Skuqi
Shtyrja e afati do të ishte një ndihmesë e madhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Por bashkohem me shqetësimin e kolegëve porsa i përket mjeteve motorike sportive.
Leonard Demi
Ne këtë ligj do ta kalojmë në seancë plenare për miratim dhe duke marrë parasysh dhe vërejtjet e bëra ne do ti kërkojmë seancës plenare të shikojë paragrafin që përfshin mjetet motorike turistike dhe sportive.
Astrit Patozi
Unë desha të merrja shpjegime të ekspertëve për ato mjete motorike që parashikohet të pezullohen tek sportet ujore. Cila është logjika dhe argumenti, ku është rrezikshmëria e këtyre mjeteve që mund të shkaktojnë trafiqe të paligjshme?
Sokol Sheti
Ky përfundim ka ardhur si rezultat i një studimi nga ana e Policisë së Shtetit. Këto kanë marrë si kriter fuqinë motorike që disponojnë këto skuter dhe mundësinë që ato kanë për të kryer trafiqe të lëndëve narkotike. Por ndalimi i këtyre mjeteve ka ekzistuar edhe në ligjin e mëparshëm, por ai është keqinterpretuar, ndaj ne kësaj here kemi vendosur ta evidentojmë.
Paulin Sterkaj
Ka pasur raste më parë? Është kryer trafik me këto mjete apo në konsideratë është marrë vetëm fuqia motorike.
Brigadieri është arrestuar me akuzën e dëshmisë së rreme në gjykatë por ai është bërë i njohur kohë më parë...
TIRANË/ Fatjona Dashi thotë se me 30-vjeçarin e vrarë bashkëjetonte prej një viti. Xhaxhai i kish thënë se s'do ta...
Lajmet 01 Shkurt - Ora 12 -
data/01-02-2010
Lajmet 01 Shkurt - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Shkurt - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Demokraci eshte kjo ?
Kjo eshte demokracia qe ne jetojme qe 20 vjet?
Turp i madh.