Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Kriza politike, ambasadorët takim me Berishën dhe Ramën

B.Quku | 04/02/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kryeministri Berisha takon ambasadorin e Spanjës dhe atë të KE-së. Takim edhe me Presidentin e Bundestagut Gjerman. Ndërsa Rama takon Uidhersin


TIRANË - Qëndrimet mospajtuese të deritanishme midis liderëve politikë, Sali Berisha dhe Edi Rama, për zgjidhjen e krizës politike, ka sjellë edhe lëvizjet e komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri.


Gjatë paradites së djeshme, duke iu larguar vëzhgimit të medieve, ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Manuel Montobio dhe ai i Komisionit Europian, Helmut Lohan, zhvilluan një takim me Kryeministrin Berisha.


Në këtë takim, (edhe pse Berisha e mohoi për mediat) tema e diskutimit ka qenë edhe zgjidhja e krizës politike në vend. "Ka pasur tërësisht një subjekt krejtësisht tjetër dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me temën, për të cilin ju bëni fjalë",- tha Berisha dje gjatë ceremonisë së hapjes së zyrës, së fondacionit gjerman "Konrad Adenauer", në Shqipëri ku merrte pjesë edhe Presidenti i Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert.


Ky i fundit i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të gjejnë zgjidhje, për të dalë nga situata aktuale politike. Lammert tha gjithashtu se mbështet çdo përpjekje politike me qëllim garantimin e funksionimit demokratik të Parlamentit.


"Duke qenë se në sistemet demokratike, roli i parlamenteve është i një rëndësie tejet të madhe, sigurisht që nuk është një ide e mirë bojkotimi i parlamentit, nuk ka rëndësi se me çfarë argumentimi. Dhe sigurisht që kjo ide e bojkotimit nuk përmirëson cilësinë e vet, edhe nëse bazohet në precedentë të mëparshëm.


Një parlament është platforma, apo forumi më i rëndësishëm demokratik që mund të ekzistojë në një sistem demokratik. Ndaj unë do të doja të shfrytëzoja rastin e hapjes së kësaj zyre, që të mund të mbështesja çdo lloj përpjekje për kapërcimin e të gjitha rezervave të mundshme, përplasjeve të mundshme në cilëndo lloj mënyre, në mënyrë që të garantohet funksioni kaq thelbësor i parlamentit", - tha dje Lammert.


Ndërkaq, një tjetër takim me rëndësi u zhvillua pa praninë e mediave, dje paradite,
edhe në kampin e opozitës, kur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uidhers, takoi kreun e PS-së dhe njëherësh kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Ramën. Edhe ky takim mendohet të ketë pasur në qendër të tij, krizën politike në vend.


Megjithatë, një version krejt ndryshe paraqiti ambasadori i Amerikës, gjatë prononcimit të shkurtër për mediat, duke thënë se, "u interesova për vizitën e Ramës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".


Takimi i ambasadorëve me krerët kryesore të politikës shqiptare vjen pikërisht në një kohë ku palët nuk lëshojnë pe, për sa i përket çështjes kryesore, për të cilën opozita nuk pranon të bëhet pjesë e Kuvendit, pikërisht mos garantimit nga ana e mazhorancës për të hapur kutitë e votimit.


Kryetari i opozitës ka mbajtur një qëndrim konstant se është i gatshëm për negociata në tryezën e Presidentit të Republikës, ndërsa ka pasur jo pak hezitim nga ana kryeministrit Sali Berisha mbi rolin që duhet të luajë kreu i shtetit për zgjidhjen e krizës

********************

Sipas Dules, veprimi i qeverisë me paktin detar ishte autogol për të

Dule: Presidenti të zgjidhë krizën politike

TIRANË - Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi dje se midis forcave politike duhet të nisë sa më parë dialogu për zgjidhjen e krizës politike, që ka përfshirë vendin, që prej zgjedhjeve të 28 Qershorit.


Gjatë një konference për shtyp, Dule theksoi se institucioni që duhet të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin politik është Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Sipas tij, kjo është e përcaktuar, si nga Kushtetuta ashtu edhe nga ligjet shqiptare.


"U vonuam disa muaj. Që të arrijmë si klasë politike në atë që është e vetëkuptueshme në demokraci; duhet dialog, duhet tryeza, për të arritur, atë që ne që në muajin korrik 2009 e cilësuam si kompromis historik.


Mes palëve në momentet që po flasim e domosdoshme është sa më shpejt fillimi i dialogut politik. Institucioni që mund ta luajë këtë rol dhe që përcaktohet qartësisht si nga Kushtetuta ashtu edhe nga legjislacioni në fuqi, është Presidenti i Republikës", - tha Dule. Kreu i PBNDJ-së foli gjithashtu edhe për marrëveshjen për ndarjen e kufirit detar midis Shqipërisë dhe shtetit grek, të pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.


Sipas Dules, veprimi i qeverisë me këtë marrëveshje ishte një autogol për të. Ai shtoi se kjo marrëveshje ishte një goditje për imazhin e vendit, dhe sipas tij një pakt i tillë ishte tërësisht i panevojshëm.


Dule vuri në dukje se partia që ai drejton nuk ka asgjë të përbashkët me ato grupime politike, që kërkojnë një Shqipëri që të mos ketë besim në aftësitë e saj negociuese dhe menaxhuese.


"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është për nga vetë Kushtetuta i detyrueshëm. Ne e konsiderojmë autogol. Ishte një goditje për imazhin e vendit, për kredibilitetin e negocimit të vendit tonë në shumë aspekte. Është një precedent, i cili nuk ishte i nevojshëm.


Ne jemi për një Shqipëri të hapur, një Shqipëri me besim në kapacitetet e veta negociuese, një Shqipëri që e ndjen veten partnere të barabartë në NATO, një Shqipëri që përditë edhe më tepër bëhet e gatshme për t'u bërë partnere e barabartë edhe në Bashkimin Europian.


Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me ata individë, me ato forca politike, që duan një Shqipëri fobike, që kërkojnë një Shqipëri pa besim dhe energji në kapacitetet e veta", - u shpreh ai.

 

Komenti juaj

 

Mashtruesit i vodhën biznesmenit100 mijë euro

Prokurori dërgon për gjykim dy persona të denoncuar për mashtrimin e një tregtari për një leje ndërtimi TIRANË- Prokuroria e...

Ilaçet e Onkologjikut në farmaci private, nis hetimi

Prokuroria e Tiranës merr nën hetim ndihmës farmacistin e spitalit me dyshimin e shitjes nën dorë në farmaci private Një...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool