|
|
TIRANË- Grupi parlamentar socialistë është i gatshëm që në respekt edhe të rezolutës së Këshillit të Europës të zërë vendet e tij në parlament menjëherë sapo tryeza e bisedimeve që pritet të thirret nga presidenti të dalë me vendime konkrete për zgjidhjen e ngërçit politikë.
Është një nga figurat kryesore të partisë Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko, ai që konfirmon vullnetin e deputetëve socialistë për t'iu kthyer aktivitetit parlamentar, por sapo të ketë marrë udhë zgjidhja e krizës politike e cila në thelb të saj ka hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit.
"Sapo të jemi të ulur në tryezën që do të diskutojë në mënyrë thelbësore krizën politike në Shqipëri, dhe të merren vendimet përkatëse ju siguroj se brenda 24 orëve dhe për këtë jam i bindur grupi i PS-së do të jetë në parlament", - tha ish kryetari i grupit socialistë Pandeli Majko duke folur për VOA-n.
Gjithashtu ai ka shprehur besimin se negociatat që po ndërmjetsohen edhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar do të kenë një rezultat konkret, i cili do të sjellë dhe zgjidhjen e kësaj krize, e cila, sipas tij, ka ardhur si shkak i kokëfortësisë së qeverisë për të mos lejuar hetimin e kutive. "Ka filluar një negociatë që ka futur faktorin ndërkombëtar si ndërmjetës.
Me rezolutën e KE-së është bërë një definicion përfundimtar për krizën politike dhe për zgjidhjen e saj do të ndërhyjë kreu i shtetit. Mendoj se dalëngadalë do kemi një zgjidhje e cila ka të bëjë me një negociatë thelbësore për zgjidhjen e krizës në Shqipëri", - tha Majko.
Ndërkohë, Majko është shprehur se PS-ja ia ka arritur deri më tani të realizojë qëllimin e saj për këtë fazë që ka qenë sensibilizimi i problemit të zgjedhjeve të 28 qershorit në opinionin jo vetëm vendas, por edhe ndërkombëtar.
Tashmë, sipas tij, mbetet vetëm konkretizimi i kësaj strategjie me një rezultat konkret në hapjen e kutive për të bërë të mundur krijimin e një precedenti që do t'i priste rrugë çdo tentative tjetër për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme.
"Me rezolutën e KE-së strategjia e PS-së ka mbyllur fazën e parë të saj atë të bërjes publik të shqetësimit të opozitës për atë që ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara", - u shpreh Majko.
Prokurori dërgon për gjykim dy persona të denoncuar për mashtrimin e një tregtari për një leje ndërtimi TIRANË- Prokuroria e...
SHKËNDIJA/ Në kopshtin me drekë një nga dhomat u përfshi nga flakët, ndërsa fëmijët u nxorën jashtë në kohë Burime...
Lajmet 04 Shkurt - Ora 13 -
data/04-02-2010
Lajmet 03 Shkurt - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 03 Shkurt - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj