Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Kriza politike, Topi: Po përgatis tryezën

Shekulli | 05/02/2010 | Politike | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

***
Presidenti i Republikës njoftoi dje se ditët në vijim do të vijojë kontaktet me Ramën dhe Berishën për tryezën


Topi nis kontaktet për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët


TIRANË - Nisin negociatat për zgjidhjen e krizës politike në vend. Pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha se është gati për tryezë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përmes një njoftimi zyrtar ka lajmëruar se së afërmi do të fillojë kontaktet me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama.


"Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet më të fundit politike në vend, mirëpriti gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur për dialog të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe udhëheqësit të opozitës, Edi Rama.


Në kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me Kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare për të përgatitur termat e bisedimeve, që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët", - thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.


Dy ditë më parë, pas takimeve të njëpasnjëshme me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, kryeministri Sali Berisha, në një deklarim për mediat, u shpreh i gatshëm që të negocionte jo vetëm me Ramën, por të pranonte një tryezë edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Deklarata e drejtpërdrejtë e Berishës për të pranuar ftesën e Presidentit të Republikës Topi solli edhe reagimin e këtij të fundit, por sërish përmes njoftimeve për shtyp, duke lajmëruar së kontaktet e drejtpërdrejta do t'i inicionte ditët në vijim.


Edhe komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar ndërhyrjen e Presidentit të Republikës për gjetjen e një zgjidhjeje, ndërkohë që ka një rezolutë të qartë për rolin e kreut të shtetit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Nga ana tjetër, edhe kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për tryezë, por gjithnjë në prani të Presidentit të Republikës, Bamir Topi.


Ndërkohë, deklarata e djeshme e publikuar në sitin zyrtar të Presidencës ishte angazhimi i parë publik i kreut të shtetit për zgjidhjen e krizës politike në vend, pas një periudhe të gjatë heshtje dhe takimesh të njëpasnjëshme me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.


Gjatë këtyre takimeve, gjithnjë përmes mesazheve të përcjella në sitin zyrtar të Presidencës, Bamir Topi ka njoftuar së mirëpret ço nismë që do të çonte në rivendosjen e dialogut politik në vend.

 

1 KOMENT

NJE DESHTIM I PARAMENDUAR(!?)

Te lodhin keta te Presidences me kete njoftim per shtyp siç eshte botuar ketu me lart. Duke ndjekur sintaksen e komunikimit, terminologjine, "kujdesin" e pergatitjes se tryezes te lindin dyshimet e para qe sipas meje jane:
1.Presidenti ka frike nga tryeza sepse eshte i zhveshur filozofikisht mbi argumentimet qe do te sjelle.
2. Presidenti ka frike nga tryeza sepse jo te gjitha kartat jane hedhur ne tavoline mbi te dhe te dyja palet (mazhorance- opozite) mbajne rezerva.
Me termin rezerva (shkak-pasoje) per te fshehur realisht implikimet e mostolerances e te dyjave.
3. Presidenti ka frike sepse ishte shkaku i vet frikes qe ai e sterzgjati kaq shume tryezen. Arritur ne kete pike te pa pranueshme ne fuksionimin e shtetit, Ai beri autogol, dhe ka pergjegjsine e vet juridike qe i la gjerat te zvarriteshin kaq shume.
3. E pa pergjegjshme deklaratat e tij kur thoshte se une jam gati te behem pale po te me therrasin per te zgjidhur krizen.
E paimagjinueshme. Ketu nuk behet fjale se zoti Topi do te zgjidhte nje mbleseri, do te shkonte krushk, do te zgjidhte nje hasmeri.
Ai eshte tashme Njeriu i Pare i shtetit dhe dy lojtaret e tjere (pozite.opozite) jane po aq te pergjegjshem perballe fuksionimit te shtetit.
E çfare priti Presidenti gjashte muaj?!
Nuk ndihej i sigurte ne shtepine e shtetit (PRESIDENCA)?
P keshilltaret dhe ekspertet qe paguan çfare i sygjeruan me heshtjen e tyre vrasese.
4. Zedhensi i Presidences vazhdon te thote se Presidenti po punon per pregatitjen e tryezes. D.m-th. tryeza nuk eshte akoma gati. Po keta çfare kane bere gjer dje?! Vine nga nje Planet tjeter?!
Mos u beni kaq qesharaker!
Ose jeni ta paafte, ose edhe ju si institucion jeni pjese kukklles se politikes Shqiptare.
Mjere ne qytetaret se çfare kemi votuar dhe qe i varim shpresat mbi nje lis te kalbur qe nuk ka çuar njehere sythe ne Pranvere.
Megjithate le te presim prej tryezes suaj se çfare Dasme do te na pregatisni.
Nje qytetar qe nuk e di ende ku e ka voten e tij...

Komenti juaj

 

Pesë grabitje në një orë, në kryeqytet

Grabitësit sulmuan një pikë lojërash fati, një pikë këmbimi valutor një argjendari dhe një lojtar kumari në kryeqytet Në fshatin...

Kërkohet nga FBI, do ekstradohet në SHBA

Vendimi Gjoka i kërkuar nga hetuesit amerikanë për trafik droge, pranoi gjatë gjykimit ekstradimin për në Nju- Xhersi TIRANË- Gjykata...

 
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool