Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Letrat me vlerë, Kuvendi miratoi ndryshimet e legalizimeve

Shekulli Online | 05/02/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Një pjesë për ndërtimet pa leje brenda dhe jashtë vijës së verdhë do të paguhet me bono


TIRANË - Pavarësisht kundërshtimeve të shumta të shoqatës së pronarëve "Pronësi me Drejtësi", ndaj zgjerimit të listës së përfituesve nga përdorimi i letrave me vlerë për pagesën e tarifës që kërkon legalizimi dhe urbanizimi i ndërtimeve pa leje, Kuvendi i miratoi dje shtesat që parashikohen në këtë ligj.


Me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e shumicës miratuan shtesat në ligjin "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje".


Sipas ligjit të miratuar dje nga Parlamenti parashikohet që një pjesë e pagesës mund të kryhet edhe me letra me vlerë në masën 50% të vlerës së ndërtimeve informale që janë jashtë apo brenda vijës së verdhë, ndërsa pjesa tjetër mund të kryhet me para në dorë.


Sipas ligjit të legalizimeve, çdo person që ka ndërtuar pa leje dhe ka zënë një parcelë deri në 100 metër katror në total duhet të paguajë 100 mijë lekë, për sipërfaqe deri në 200 m², 150 mijë lekë, ata që kanë zënë deri në 300 m² do të paguajnë 200 mijë lekë.


Për sa i përket atyre që kanë zënë një parcelë deri në 400 m², tarifa e legalizimit do të jetë 300 mijë lekë, ndërsa për parcelat deri në 500 m², tarifa parashikohet të jetë 400 mijë lekë.


Ndërkohë , për sa i përket sipërfaqeve më të vogla, është vendosur tarifa fikse duke u dhënë përsëri mundësinë atyre që janë në proces legalizimi që gjysmën e shumës të paguajnë me letra me vlerë. Kush ka zënë një sipërfaqe deri në 100 m² brenda vijës së verdhe do të paguajë 100 mijë lekë.


Për sa i përket parcelave me sipërfaqe mbi 500 m², ligji edhe këtu lejon përdorimin e letrave me vlerë për të shlyer tarifën deri në 50 për qind të saj, ndërkohë që pjesa tjetër do të paguhet çmim tregu.


Ndërsa për trojet që ndodhen brenda vijës së verdhë, për parcelat me sipërfaqe nga 100 deri në 300 metër katror, ligji lejon shlyerjen e tarifës së legalizimit gjysmën me bono privatizimi ndërsa pjesën tjetër jo sipas çmimeve të tregut, por duke vendosur një tarifë standarde.


Që prej fillimit të procesit të legalizimeve e deri më tani qeveria ka kaluar disa herë vendime ku parashikohet shpronësimi i pronarëve për efekt legalizimi me një sipërfaqe mbi 343 mijë metër katror dhe me vlerë 46 milionë euro.


Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi miratoi edhe ligje të tjera si kontrata e lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë "EUROCOPTER" për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh.

 

Komenti juaj

 

Basha- Rama, takim "partnerësh". Harrohen akuzat

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, dhe Prokurorja e Përgjithshme folën dje për ristrukturimin e Policisë Gjyqësore dhe ligjit Antimafia TIRANË-...

Vëllai: Banda vrau Taullain, për 500 mijë euro gjobë

Vëllai i biznesmenit të "vrarë" nga banda e Lushnjes rrëfeu dje në gjykatë "taksat" e bandës dhe presionet, eksplozivin në...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool