Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Ligji i dosjeve, PD: Vetëm referendum popullor

Shekulli Online | 05/02/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sipas deputetes së PD-së, Mesila Doda, anëtarët e Kushtetueses janë personat që kanë dhënë dënime me vrasje e varje

TIRANË - Mazhoranca ka hedhur sërish akuza në drejtim të Gjykatës Kushtetuese që pak ditë më parë rrëzoi në unanimitet ligjin e lustracionit.


Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, theksoi sërish dje gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend se gjykatësit që refuzuan ligjin për hapjen e dosjeve janë po ata persona që, sipas saj, kanë dhënë vendime për vrasje e varje në periudhën e regjimit totalitar.


Doda vuri në dukje se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese kreu një ridënim të të persekutuarve gjatë kohës së sistemit komunist. "Disa ditë më parë Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin për pastërtinë e figurave të shtetit shqiptar.


Gjykata e quajti këtë ligj të papranueshëm. Ky vendim erdhi nga gjykatës që deri dje kanë dhënë vendime për vrasje e varje. Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese kreu një ridënim masiv të të gjithë atyre të burgosurve e të vrarëve të cilët në respekt të bindjeve të tyre demokrate dhe shpirtit të tyre të lirë janë dhunuar dhe kanë vajtuar...


Sot ne duhet të lëvizim në mbrojtje të idealeve tona, në mbrojte të demokracisë në vend", - tha Doda. Sipas saj, për të kryer pastërtinë e figurave të shtetit shqiptar, që kanë qenë pjesë e nomenklaturës së dikurshme, duhet që mazhoranca së bashku me opozitën të zgjedhin opsionin e hartimit të një ligji të ri.


Por, Doda akuzoi opozitën se ajo nuk do ta pranojë miratimin e një ligji të tillë, pasi është e lidhur me të shkuarën e saj. Për këtë arsye, sipas saj, varianti më i mirë i mundshëm është në referendum popullor ku vetë shqiptarët të japin verdiktin e tyre për hapjen e dosjeve që përmbajnë krimet e kryera nga regjimi komunist. "Do të ishte e udhës që së bashku me opozitarët e kësaj salle të shkonim dhe të votonim një ligj të ri.


Por, socialistët e rinj ashtu si socialistët e vjetër nuk do ta japin kurrë miratimin që fara e tyre biologjike dhe politike të zhduket nga drejtimi i këtij vendi. Nuk do të pranojnë kurrë që së bashku t'i japim kuptim dhe drejtësi shoqërisë sonë ekzistuese. Të flasësh për opozitën në këtë vend dhe kriteret bashkëpunuese, sot më shumë se kurrë na duket si një shprehje virtuale.


Kësisoj sipas mendimit tim do të na duhet që të konsiderojmë me shumë seriozitet opsionin e referendumit për të marrë nga shtetasit shqiptarë verdiktin e tyre për dosjet", - u shpreh ajo. Në këtë mënyrë, sipas deputetes së Partisë Demokratike, do të arrihet që Shqipëria të ketë një klasë politike, një sistem drejtësie dhe një sistem ekonomie të pastër.


"Përfundimisht prej tyre do të mund të mësojmë nëse shoqëria shqiptare dëshiron të ketë të njëjtën klasë drejtuese, të njëjtët njerëz në politikë, në drejtësi, në ekonomi. Vetëm kështu ne do të mund të kthenim legjitimitetin e politikës, drejtësisë.


Do të mund të rikthejmë legjitimitetin e organit të akuzës dhe institucioneve kushtetuese në vend. Mbi të gjitha, ne do të mund të rikthejmë drejtësi dhe dinjitet për të mijëra të persekutuar, për të burgosurit e dikurshëm", - theksoi Doda.

 

Komenti juaj

 

Pesë grabitje në një orë, në kryeqytet

Grabitësit sulmuan një pikë lojërash fati, një pikë këmbimi valutor një argjendari dhe një lojtar kumari në kryeqytet Në fshatin...

Kërkohet nga FBI, do ekstradohet në SHBA

Vendimi Gjoka i kërkuar nga hetuesit amerikanë për trafik droge, pranoi gjatë gjykimit ekstradimin për në Nju- Xhersi TIRANË- Gjykata...

 
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool