Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Miratohet "Moratoriumi", lejohen motorët e ujit

Shekulli Online | 05/02/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kuvendi miratoi draftin për skafet. Ndalohen me ligj për tre vjet mjetet motorike në bregdetin shqiptar

TIRANË - Ligji për Moratoriumin e Skafeve do të privojë për tre vitet e ardhshme të gjithë shqiptarët dhe fqinjët e tyre që përdorin mjete lundruese dhe mjete të tjera motorike përgjatë bregdetit shqiptar.


Kuvendi i dha dje jetë ligjit "Për shpalljen e Moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë" vetëm me votat e mazhorancës, ku 72 votuan pro, asnjë votë kundër dhe asnjë votë abstenim.


Deputetët nuk morën parasysh një prej amendimeve, pikërisht ajo që lidhej me përjashtimin e varkave me vela, ndërkohë që kanë miratuar përjashtimin nga ky ligj të motorëve të ujit.


Ligji për Moratoriumin e skafeve, i cili është kontestuar shpeshherë nga biznesmenë, qytetarë, e posedues të të këtyre mjeteve, ka marrë miratimin e Parlamentit pas propozimit të qeverisë shqiptare.


Zgjatja e afateve të këtij moratoriumi është cilësuar nga qeveria shqiptare si një domosdoshmëri, që do të bëjë të mundur luftimin me efikasitet të trafiqeve të klandestinëve dhe të lëndëve narkotike që tentohen të transportohen nëpërmjet deteve shqiptare.


Megjithëse ky ligj është konsideruar shpeshherë si një masë që bie tërësisht në kundërshtim me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, duke diskriminuar shtetasit shqiptarë në raport me shtetasit e vendeve të tjera, të cilët nuk privohen nga një ligj i tillë, ai tashmë do të fillojë të zbatohet duke privuar veçanërisht pushuesit shqiptarë e të huaj gjatë pushimeve verore në vendin tonë.


Ky ligj është kontestuar edhe nga grupet e interesit, bashkitë e qyteteve bregdetare të cilat e shohin si një masë që prek të drejtën e funksionimit të bizneseve të tyre.


Në këtë mënyrë, ky moratorium ashtu siç ka deklaruar edhe Kryeministri Sali Berisha do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi deri sa mazhoranca aktuale të jetë në pushtet. Nga ky moratorium do të përjashtohen vetëm mjetet lundruese që janë në përdorim të organeve shtetërore dhe atyre portuale.


Gjithashtu, nuk do të jenë pjesë e këtij moratoriumi edhe mjetet, të cilat janë të destinuara për peshkim, për transportin e mallrave, si dhe transportin detar.

 

Komenti juaj

 

Basha- Rama, takim "partnerësh". Harrohen akuzat

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, dhe Prokurorja e Përgjithshme folën dje për ristrukturimin e Policisë Gjyqësore dhe ligjit Antimafia TIRANË-...

Vëllai: Banda vrau Taullain, për 500 mijë euro gjobë

Vëllai i biznesmenit të "vrarë" nga banda e Lushnjes rrëfeu dje në gjykatë "taksat" e bandës dhe presionet, eksplozivin në...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool