Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

'Shuplaka e 18' për mazhorancën, PS: Mjaft me ligje antikushtetuese

Shekulli Online | 06/02/2010 | Lajm i fundit | komentet 27 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

UPDATE - Deputetja e PS-së, Vasilika Hysii ka bërë thirrje Kryeministrit të mos miratojë në Parlament ligje antikushtetuese. Reagimi vjen një ditë pasi Gjykata rrëzoi ligjin për ekspertët kontabël. "Ne i bëjmë thirrje mazhorancës që të heqë dorë nga nisma ligjore që bien ndesh me Kushtetutën dhe procesin formal dhe substancial të bërjes së ligjeve", u shpreh Hysi.


"Përpjekjet për të ndryshuar ligje të rëndësishme si: ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar, ligjin "Për policinë gjyqësore", miratimi i ligjit për parandalimin e krimit të organizuar mes goditjes së pasurisë etj. trumbetohen si nisma që synojnë të luftojën krimin e organizuar, të rrisin efektivitetin e institucioneve të ngarkuara me ligj për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, por në fakt, janë nisma në vazhdën e dëshirave të shfrenuara për të cënuar kushtetutën, pavarësinë e institucioneve dhe parimet e vendosura në kodet e miratuara me votim të cilësuar", tha deputetja socialiste në një prononcim për mediat.


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar DJE një tjetër ligj të qeverisë Berisha, duke shtuar listën e ligjeve të miratuara në papajtueshmëri me Kushtetutën e vendit.


Me shumicë votash, kjo gjykatë ka vendosur shfuqizimin e nenit 58 të Ligjit "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertëve kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar", miratuar në mars të vitit 2009.

Ligji në fjalë u ankimua në Kushtetuese nga Organizata Profesionale e Ekonomistëve, si në kundërshtim me Kushtetutën, ndërkohë që palë të interesuara ishin Kuvendi, Qeveria dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.


Neni i rrëzuar është konkretisht neni 58 i ligjit, i cili parashikon, që një strukturë shtetërore mund të ndëshkojë me gjobë deri në 2 vjet burg, ata kontabilistë të cilët verifikohet se kanë abuzuar me detyrën, në hartimin e bilanceve financiare.


"Gjykata çmon se neni 58 i ligjit objekt shqyrtimi, që parashikon mbajtjen e padrejtë të titullit të ekspertit kontabël si kundërvajtje penale, nuk është në pajtim me nenin 81/2 të Kushtetutës"- thuhet në vendimin e Kushtetueses.


Sipas vendimit, dispozita që e klasifikon një veprim të caktuar - në rastin konkret mbajtjen e padrejtë të titullit të ekspertit kontabël - si vepër penale, jashtë dispozitave të Kodit Penal dhe si pjesë e një ligji të miratuar me shumicë të thjeshtë të deputetëve, bie ndesh me parimin e kushtetutshmërisë, pasi prek drejtpërdrejt shtetasit në të drejtat dhe liritë e tyre duke mosrespektuar shumicën e cilësuar për këtë qëllim.


Rrëzimi i këtij ligji, vjen pak kohë pas rrëzimit të ligjit "Për Pastërtinë e Figurës së Zyrtarëve", njohur si Dosjet dhe atij për Paktin Detar.



 

27 KOMENTE

KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI

Ore koco kokedhima akoma se ke marre vesh se edi rama eshte karte e djegur.Largohu ore prej tij se do te behesh ti objekt humori dhe debati mbas largimit te "te fala sandrit".Une e kam te qarte se sa te largohet ai nga kryetar i Ps se si kryetar i bashkise te puthet me milon ,ti do jesh i pari qe do e sulmosh por atehere kur i bien patkonjt kalit seshte burreri ta besh dalje.Ik ore nje here e mire nga ai njeri qe sdo familjen e tij dhe jo parti e shoqeri, ai ka nevoje vetem per ti shkuar mbrapa me hir e me pahir.Mos e etiketo me shume veten si sahanlepires i tij.

Sepse se dine kush je dhe si te te drejtohen ty per keto xhevaire qe nxjerr.Nuke e di ti se Saliu i merr urdherat nga " Ramiz Alia "?
Dardhari

100% e anetareve te gjykates Kushtetuese kane hyre dhe jane punesuar nepermjet biografise familjare komuniste.Une nuk mendoj se ne kete gjykate mbizoteron fjala drejtesi,por vote?
Dardhari

Ne PS per ligjshmeri( ane ligjore e antiligjore )cuditerisht flasin deputetet me kaseten e Edvinit ne goje dhe jo ata qe kane studjuar per Drejtesi?!!!
Dardhari

E kane shume te veshtire te ndahen me te kaluaren.shumica e tyre ne te kaluaren I kane sherbyer me devotshmeri diktatures.sot po ashtu i sherbejne pjelles se saj.nuk duhet te harrojme se edhe e mira keputet,dhe keputet kur trashet.alpini

Mos te miratoj berisha Ligje antikushtetuse ????!!!!!
Po berisha per at pun o vendos n'krye te qeverris Shqiptare me bo te tilla Ligje e nderuar zonj . Problemi eshte se ju megjithse e dini mir kush o berisha boni vetem llafe.

o popull nuk e ka fajin as GJYKATA KUSHTETUESE dhe as Fehmi Abdiu por ata injorante qe jane ne qeveri qe paguhen vetem per kete pune ( per te pare perpuethshmerine e akteve me KUSHTETUTEN ) . Persa i perket perberjes politike aty ndahen pothuajse ne menyre te barabarte per kete te jeni te sigurte . Nese jane komunista ata 6 po ata 3 pse nuk votuan kunder ???? Edhe ata qe jane me PD-ne kane aq pergjegjshmeri dhe moral sa mos te diskreditohen per gjera te tilla . Une jam student i fakultetit te drejtesise dhe keto ligje qe ben kjo qeveri i kupton dhe nje student i vitit te pare i nivelit mesatar dhe jo me nje gjyqtar kushtetues . Per sa i perket Gjykates Kushtetuese , ky institucion eshte nje nga dy institucionet qe e ka bere me mire detyren e tij ( i dyti eshte Avokati i Popullit ) per tu bindur mund te shikoni vendimet qe ka dhene nder vite ,ku shumica kane qene ne kohen e socialisteve ( sidomos viti 2002-2003 ) .

E CFAR MUND TE PRESIM NGA KY GRUSHT PLEQSH KRIMINELE QE KANE AKOMA TE PATHARE NE DUAR GJAKUN E ATYRE QE KANE DENUAR E MASAKRUAR.KY GRUP KRIMINELESH KOMUNISTE QE KANE ZAPTUAR GJYKATEN KUSHTETUESE DHE QE PO E PERDORIN SI FORTESE TE FUNDIT TE PARTISE KOMUNISTE DUHET TE JAPE LLOGARI PER KRIMET E KRYERA GJATE DIKTATURES E JO ME TE LEJOHEN TE JAPIN VENDIME E GJYKIME.

jo,populli nuk po fle gjum.
popllit i pelqe kjo qeveri dhe kjo qeverisje,prandaj edhe ai e voto ate.
s'prish pun 5 vota me pak a me shum,vodhi a s'vodhi sala 5 apo 7 vota!
ne themel poplli ja jep atij voten.ai e ndjen kete(si ajo egersira qe e ndjen gjahun),prandaj edhe eshte aq i sigurt ne skandalet e tij,madje kriminale,madje me vrasje njerzish.
per te gjitha gjerat qe s'ecin, sipas popllit na e paskerkan fajin te hujt,europa!
rinia shqiptare,(dhe jo vetem ajo),e molepsur me virusin e krimit,(po s'shkele ligj,rregull,po "s'ja fute" nuk bo pare),eshte leshuar kater aneve te botes,(me dy gishtat perpjet),duke perhapur bashk me krimin edhe namin e keq shqiptar kudoqevete.sali berisha thot per ta "nxitojn te fitojn kohen e humbur",dhe nenkuptohet se c'esht "nxitimi",dhe se si "fitohet koha e humbur".
ktyre njerzve i pelqe sala se ai t'le me bo pare t'shpejta,pare krimi pra.
dhe per nji koh fare t'shkurter kthehesh n'shqipri "bos".
dhe ne kete "gare nxituesish",ne balle jane vene qeveritaret e sales dhe vete sala n'maj t'kalit si skenderbeu me shpat n'dor,si ne ato maratonat masive te njujorkut a londres a berlinit...
nxitoni shqiptare nxitoni pa u lodh
me fitue pare ne ket bot magjike
se bash ju pri bac saliu mbi gjorg
ne dor ka shpaten demokratike
kush s'esht kriminel,behet tabel qitjeje e fyerjeve dhe sharjeve "demokratike",tip :"komunist,punisto mafioz" etj.
prandaj ne kete bashkjetese ;sali-popull-rini-krim-demokraci-liri-etj etj
,ka gjasa qe sala te pleqroj fronin mbretnor dhe ta trashgoj madje me pare e pasuri dhe njerzit ti falin atij respekt te perjetshem,ndryshe nga fati i paraardhsesve te vet kjo.
se poplli per vete e pa,e provoi njiher "rrugen e nderit".dhe e ndjeu shperblimin e asaj ruge,sidomos nga bota.prandaj ai i esht futur kesaj "rruge te re" qe sapothame.dhe rezultatet i ka prek me dor.
kjo rrug quhet "rruga saliste".
prandaj poplli ja jep vet voten sales.

NUK MUNDE TE KUPTOHET QE NJE STRUKTURE SHTETRORE NE VARTESI TE KM,TE ZEVENDESOJE GJYKATAT.METE DREJTE GJYKATA KUSHTETUESE E KA HEDHUR POSHTE KETE SAJESE TJETER TE QEVERIS,POR LIND PYETJA KAQ BUDALLEJ JANE KETO NJEREZ QE BEJNE TE TILLA FORMULIME?APO ESHTE URDHERI "MBRETIT" PER TU PARAQITUR KETOBUDALLALLEQE.QEVERIA DUHET TE KUPTOJ SE JURISTET ANTAR TE GJY. KUSHT.NE FUND TE FUNDIT NUK MUND TE PRANOJNE ME BUDALLALLEQE DHE ATA TI MIRATOJNE SE SU NGEL ME GJE TJETER VEC TE VETEQUHEN "IDIOT"PACKA SE MUNDE TE JENE PARTIAK.

E si mund te ndodhe ndryshe, kur aty gjykojne "Gjygjetare" si Femi Avdiu me shoke?(!)Jo 18 por 180 vendime do te marrin ata kunder demokracise. Te vetmen gje qe ata kan pas mesuar mire ne fakultetin juridik te asaj kohe, ka qene zbatimi i Diktatures se proletarjatit.Madje edhe per kete lende nuk ka qene nevoja te studjoje kushedi se cfar,mbasi zbatimi i teorise ne praktike ishte fare i lehte:Denoje tjetrin sa me shum,qofte edhe per nje fjale goje, dhe je perhere ne rregull.

mos te ju duket ndonje gje e madhe rezimi i 18 ligjeve se ne ate gjyket jan ato bijt curvave ato klysht e enverit ne ate gjykat de mos mburreni se asht banoj gja e madhe se fain e kemi ne te prsekutuarit se nuk morem hakun e njerzve tan qe o pushkatun dhe u internun skur te ishin skllever apo te ishin ne nje vend te pushtuar nga fuq roberuese po ne mos kujtoni se do te rrim duar kryq se ato qe denun me varje shkrimtarin kuksjan havzi nelen
ne mos kujtoni se do ti lam gjerat te shkojn pa marr hakun e tij se un kam qen vetem 13 vjeq kur e kam pa te vjerrun ne qytet dhe e lan 2 dit dhe e lidhen me tel me gjemba dhe e terhoqen zvarr per te ber terrorr qe edhe njerzit tjer te mos e prserisnin te netin fat do te kishin po un ju premtoj se ne tshi do ti marrim levat e makineris se hakmarrjes dhe do te hapim kuti e atyre prsonave qe vdiqen pa lie te ardhmen e tyre dhe nuk do te lejojm te bijt e bllokut komunest si edin me didziun dhe soket e tyre klysht ekurvae se nuk do te rrim me duar kryq
po do ta le kshu sikur pati than nastradini do te ja degjoni zerin me von muzekes qe po i bej kshu qe muzeka ka filluar por noka za.

Gjykata e rrezon po cfare kushtetute ekziston ne ate Shqiperi ku Berisha nuk pyet fare per te m'sa per lloqin e oborrit.Ose m'sa per boren e parvjetshme.
Perderisa Berish nuk tundet nga istikami tregon se eshte me i forte se cdo ligj i kushtetutes se bashku me gjithe gjykatesit qe e rrezojne.

Po si kujtoni ju se krimineli komunist F.Avdiu qe me gjykimet e tije ka varur dhe pushkatuar ne kohen diktatures shum e shum njerez /do te gjykoje drejte kjo dihej bashke me 6 shoket e tij qe ka ne gjykaten kushtetuese qe kan konflkt interesi/ku te gjithe kane qene qe kane dhene denime kapitale

keto te shohin personalitetet e shqiperise ,te vetquajtur patriot se me keto perralla do e shfarosin popullin e shkret po ne as kemi pas shtet e as kemi per te pas shtet a mund te me thoni se chndryshim kemi ne nga aetia....more sturperohen hajdutat dhe mafjozat aspak.

More,nuk e dime se kush eshte i punesuar ne ministrine e drejtesise.Me duket se jane "plepistat",se vetem ata mund te prodhojne xhevahire te tilla.Me keto ligje, sipas oreksit te Sales, ata i kthejne shperblimin ose haracin,sepse ai i beri juriste.Me Salen ne krye,shteti yne, do e shkoje nga "fitorja ne fitorje".Duhet te gezohemi se Gjykata Kushtetuese, ka hyre ne hulline e saj te vertete.Me punen e saj,ajo do filloje te vere ne rruge te mbare. dhe gjykatat e te tre niveleve te tjera.KJO DUHET TE NA GEZOJE.Bardhi Tolabi

Gjykata Kushtetuese rrëzon për të 18-n herë qeverinë 'Berisha'.
Gjykata kushtetuse me se pari duhete bateriat e sales tja shperaz e pastaj te rrezon qeverin e sales,
Po dhe nje duhete ta dite,-Bateriat e sales kane kapacitetin e 99999 mega vate.
Sales pere tja shuke bateriat,na duhen gershune speciale ashtu qe ta kasterojme jo aty ku kasterohen islamistet,po duhete ta kasterojme nalte ku e ka megafonin.

Nuk jemi edhe aq larg diktatures ,ne qofte se enveri na qeverisi 40 vjet ,sala i beri 20 vjet dhe ska ndermend qe te iki vete po nuk e hoqi populli zvarr ,te pakten enveri shpetoi e u nderua ne varrim, por ketij diktatori as kocka nuk do ti shpetoj ,me duket se po i afrohet fatit te causheskut.

O popull,
Gjykata kushtetuese ska çben me teper se te i rrezoi ligjet kunder interesave te Shqiperise qe nxjerr kjo kukull qeveri.
Ju mos rrini duke shikuar se çben kushtetuesja! por ngrihuni dhe çojeni ne rr.te semes kete "Qeveri" tradhetaresh.
Ku tjeter do te durohej "Qeveria" qe shemb çdo dite vendin e vet! perveç Shqiperise???

Mua me duket se Sala, duke qen i mencem vet, i ka perzon nga puna te gjith juristet e kryeministrise, se po te ishin ata te pakten do ja shpjegonin se cfar esht ne kundershtim te kushtetutes e cfar jo, ose dhe tjetra qe eshte me e besueshme qe Sala ka punesuar te gjithe ata juristet e plepave me kurse 6-mujore.
Une tjeter shpjegim nuk kam.

QE TE KETE INTERPRETIME TE NDRYSHME NGA GJYKATA NDAJ ATYRE TE EKZEKUTIVIT,ESHTE NJE GJE NORMALE.PO KY FAKT ,QE QEVERISE I REZOHEN LIGJET DON TE THOTE SE NE SHQIPERI ,JO VETEM QE KA PAVARESI TE GJYGJESORIT PO VERTETON TE KUNDERTEN E ASAJ QE PRETENDJNE SOCIALISTET,SE QEVERIJA BERISHA NDERHYNE NE GJYGJESOR.SI DUKET PROVEN ME TE MIRE TE MOSNDERHYRJES NE VENDIMET E GJYGJESORIT DISA E LEXOJNE SEMBRAPTHI.

Jo jo, turpi me i madh bie mbi popullin qe fle akoma gjume.

Keta zoterrinj te veshur me pushtet, e kane dhe do ta kene te lehte te veprojne sipas mesimeve te m-l, sepse te perndjekurit e sistemit komunist u rahen aq shume sa kaluan ne respekt ndaj persekutoreve, (ref. Princit te Makiavelit), keshtu qe nuk arriten te lexonin Kontin e Montekristos.
Urime "gjyqtare" pune te mbare F.Abdiu & company.

ZGJOHU SHQIPTAR NGA GJUMI ZGJOHU.........!
KUSH ESHTE EDI RAMA dhe kush Sali Berisha?
Veji ne peshore.

Gjykata Kushtetuse do pushoj se ekzistuari se shpejti. Sala do te hakmerret kunder drejtsise si shpellar qe eshte. Ai eshte i pameshirshem sidomos po ti preken interesat e veta. Eshte turp qe te krahasohet me komunistat. Sala eshte diktator primitiv dhe i pa emancipuar

nuk e di se si vazhdon te qeverisi me kjo qeveri e deshtuar per te 18 here
dhe vazhdon akoma ne detyre sa turp per ne si komb dhe turpi me i madh bie mbi qeverine e turpit

Komenti juaj

 

Hetimi, Meta i kërkon Ramës të bashkëpunojë me Topin e Berishën

TIRANË - Ministri i Jashtëm Ilir Meta reagoi sot pas deklarates se Ramës per hetim te pakushtëzuar se duhet të...

Ashton: Vështirësitë politike po rrezikojnë integrimin e Shqipërisë

UPDATE - Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton gjatë turneut të saj në Ballkan ka...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool