Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Avokati i Popullit: "Dajti të shtrohet urgjentisht në spitalin e Burgut"

Flamur Vezaj | 07/02/2010 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Komisionerët e Njësisë Kundër Torturës, pranë Zyrës së Dobjanit, inspektuan gjendjen e të akuzuarit për vrasjen e katërfishtë


Pas vizitës përpilohet raporti ku gjendja njeriut të akuzuar për vrasjen e katër policëve konsiderohet e rëndë dhe rekomandohet transferimi në spital


TIRANË- Njësia Kundër Torturës pranë Avokatit të Popullit lëshon alarmin për gjendjen shëndetësore të Dritan Dajtit, që prej kohësh qëndron i paralizuar në shtrat. Të njëjtin shqetësim e kanë ngritur edhe zyrtarët e paraburgimit "Mine Peza" drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve duke i kërkuar këtyre të fundit transferimin e Dajtit në Spitalin e Burgut për shkak të mungesës së kushteve të trajtimit të tij, si person me aftësi të kufizuara fizike. Burime të Avokatit të Popullit i pohuan"Shekullit" se pas një inspektimi në paraburgimin "Mine Peza", për të paraburgosurit Dritan Dajti, është vënë re rëndimi i gjendjes së tij shëndetësore. Kjo nga mungesa e kujdesit higjieno sanitar dhe mjekësor. " Nga këqyrja e përgjithshme që iu bë të paraburgosurit Dritan Dajti dhe trajtimit të tij nga ana e stafit të Institucionit të Paraburgimit "Mine Peza" (302) në Tiranë, u konstatua se për këtë person nuk ishin ofruar shërbime të mjaftueshme për të bërë të mundur trajtimin e tij specifik (si person me aftësi të përkohshme të kufizuara) dhe për rrjedhojë gjendja e tij kishte filluar të rëndohej me gjasa deri në rrezikim serioz të jetës së tij, konstatuar kjo së fundi edhe nga vetë mjeku i paraburgimit",- thuhet në raportin e Njësisë Kundër Torturës pranë Avokatit të Popullit që pritet të publikohet. Gjithashtu, sipas komisionerëve që kanë kontaktuar Dajtin, mësohet se ai nuk arrin të dalë në ajrim, nuk mund të ushqehet vetë si dhe nuk mund të kryejë vetë shërbimet sanitare.
"Për shkak të paaftësisë së tij për të lëvizur, të paraburgosurit Dajti nuk i ishte dhënë mundësia të përfitonte seanca fizioterapie, ajrim, ushqim, shërbime sanitare nga vetë institucioni. Për pasojë, ai qëndron i shtrirë vetëm në krevat dhe çdo nevojë i plotësohej nga personeli i shërbimit, sipas mundësisë dhe grafikut përkatës të mbingarkuar. Kjo nuk është aspak e mjaftueshme për gjendjen shëndetësore të tij, i cili kërkonte një përkujdesje sanitare 24 orëshe për shkak të kushteve të tij të rënduara higjienike, kryerjes së nevojave personale në mënyrë të pavullnetshme. Nga kjo situatë i paraburgosuri ka reduktuar në maksimum ushqimin e lëngjet, duke sjellë përkeqësim të shëndetit të tij, konstatuar edhe nga mjeku i paraburgimit",- thuhet nga komisionerët e Dobjanit. Më tej mësohet se drejtuesi i paraburgimit 302, i ka kërkuar kreut të Burgjeve transferimin e tij në Spitalin e Bugut për shkak të pamundësisë për krijimin e kushteve të nevojshme. "Nisur nga kjo situatë, drejtori i Burgut 302 në kryeqytet na informoi se ditët e fundit i ka dërguar një raport shqetësues Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve mbi gjendjen shëndetësore të këtij të paraburgosuri. Strehimi i tij në këtë ambient, i ka krijuar atij, një situatë të rrezikshme për shëndetin që rëndohet me shpejtësi dhe një trajtim degradues të papranueshëm për garancitë ligjore që duhet të gëzojnë këta persona në ambientet e burgimit,- thuhet në raportin e Njësisë Kundër Torturës. Para se Dajti të transferohej në paraburgimin 302, në Qendrën Spitalore të Burgjeve i është nënshtruar një mjekimit dhe fizioterapisë për t`u riaftësuar. Ndërkohë, deri më tani janë shqyrtuar tre seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Dajti, që akuzohet për vrasjen e katër policëve dhe shokut të tij. Në asnjë rast ai nuk është paraqitur në gjykatë, duke pretenduar se nuk gëzon shëndet të mirë.

 

Komenti juaj

 

Arrestohet, pronari i lokalit, ku u vra atleti

Pas një kontrolli në banesën e Avni Gacës, policia gjeti një sasi municionesh dhe e arrestoi atë si të dyshuar...

"Vrasja e Policëve", pranon bashkëpunimin hetuesit

Hetuesit e Prokurorisë pohuan se pas seancës së fundit të pyetjes së të akuzuarve ka siguruar të dhënat e plota...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool