|
|
FIER - Rrugët kryesore të qytetit të Fierit përmbyten nga ujërat. Si rrjedhojë, rreth dy orë lëvizja e mjeteve brenda qytetit është bllokuar duke rënduar trafikun. Mjetet ecnin ngadalë ose në disa vende rruga ishte e pakalueshme. Nuk është herë e parë që ky fenomen përsëritet pasi bie shi. Shkaku i këtyre përmbytjeve janë mbushja e pusetave me plehra dhe mbetje të tjera. Në Fier janë mbi 200 puseta, si ato të ujërave të bardha dhe ato të zeza që u mungon kapaku. Kjo për shkak se njerëz të ndryshëm vjedhin me qëllim përfitimi kapakët, ndonjëherë me gjithë bazamentin. Është kjo situatë që bën të mundur mbushjen e pusetave me mbetje urbane ndonjëhere edhe inerte, duke bllokuar kështu qarkullimin e ujërave në tubacionet qytetit, të cilat derdhen në lumin Gjanicë. Pikërisht dje Fieri u gdhi i mbushur me ujëra. Kjo më e dukshme është pranë prefekturës, teatrit, te vendi i quajtur "Sharra", pranë postës nr 2, si dhe në disa lagje të qytetit, ku kapakët e pusetave mungojnë më shumë. Drejtuesit e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve shprehen se kanë bërë denoncime në polici, por deri tani nuk ka asnjë autor. Sipas tyre, po bëhen përpjekje që këto puseta të bëhen me bullona nga brenda që të mos vidhen. Në ato vende ku janë vendosur të tilla ka pasur suksese.
EMIGRANTËT/ Në Greqi është paraqitur projektligji, me shumë më tepër ndryshime seç u trumbetua. Italia paraqet "marrëveshjen e integrimit" me...
Krimi ndodhi në Viçenca në tetor të vitit 2007, kur u vra Benard Kozarja nga miku i tij, Bledar...
Lajmet 04 Shkurt - Ora 13 -
data/04-02-2010
Lajmet 03 Shkurt - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 03 Shkurt - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj