|
|
KORÇË - Me qindra automjete janë bllokuar rreth orës 15:00 të së shtunës në segmentin Korçë-Pogradec në Qafë-Thanë. Lajmi u bë i ditur nga burimet zyrtare të Shtabit të Emergjencave Civile në prefekturën e Korçës. Megjithë masat e marra dhe kriposjen në kohë të segmenteve më problematike nuk është mundur të shmanget kaosi në aksin Pogradec - Qafë-Thanë. Kjo për shkak të sasisë së madhe të reshjeve të dëborës rreth 60 minuta. Prania e disa kamionëve të mëdhenj në këtë pjesë të rrugës që njihet për vështirësitë që krijon në dimër kur ka reshje, ka krijuar radhë. Rruga është bërë e pakalueshme në të dyja anët e saj, teksa udhëtarëve iu është dashur të presin në mjetet e tyre në temperatura të ulëta deri në zhbllokimin e situatës. Përsa i përket zonës së Dardhës, Voskopojës, Vithkuqit, por dhe Lekasit, dhe Gorës raportohet nga Shtabi i Emergjencave se janë të bllokuara nga dëbora. Në të gjitha këto zona rurale janë disa traktorë që do të punojnë për të hapur rrugën.
EMIGRANTËT/ Në Greqi është paraqitur projektligji, me shumë më tepër ndryshime seç u trumbetua. Italia paraqet "marrëveshjen e integrimit" me...
Krimi ndodhi në Viçenca në tetor të vitit 2007, kur u vra Benard Kozarja nga miku i tij, Bledar...
Lajmet 04 Shkurt - Ora 13 -
data/04-02-2010
Lajmet 03 Shkurt - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 03 Shkurt - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj