|
|
RRËSHEN- Një zjarr i papritur ka djegur tërësisht kuzhinën në banesën e një të verbëri në qytetin e Rrëshenit,në katin e dytë të një pallati pesëkatësh. Zjarri mësohet të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektrike në banesën e Fran Pepkolaj.
Por fati ka qene me banorët e atyshëm, dy fëmijëve sidomos që po luanin me kompjuter në një dhomë tjetër. Kanë qenë pikërisht ata që kanë ndjerë erën e tymit dhe më pas kanë dalë në korridor ku ishte krijuar tymtajë e madhe në të zezë, ndaj menjëherë kanë arritur të dalin jashtë në korridor pa u asfiksuar,dhe më pas po ata kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen.
Shërbimi zjarrfikës është gjendur në pak minuta në vendin e ngjarjes dhe kanë mundur ta neutralizojnë zjarrin e rënë në kuzhinë duke mos lejuar përhapjen e tij dhe në dy dhomat e tjera.
Një grup policor po heton shkaqet e këtij zjarri, por deri më tash bëhet e ditur se dyshohet për një shkëndijë elektrike.
TIRANË- Një varr masiv është zbuluar sot në Dajt, ndërkohë që mbetjet e eshtrave dyshohet se janë të personave të...
ELBASAN- Nga qyteti i Elbasanit, Berisha ka deklaruar se këtë vit do të nisë ndërtimi i autostradës Elbasan-Tiranë me Tunel....
Lajmet 04 Shkurt - Ora 13 -
data/04-02-2010
Lajmet 03 Shkurt - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 03 Shkurt - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj