Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Ekzekutohet me 6 plumba ish- atleti

Fatjon Cuka | 07/02/2010 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Hasan Rakipi, 56 vjeç, mbeti i vdekur dje në mbrëmje pasi u qëllua me 6 plumba pranë kompleksit të ekipeve kombëtare në Kamëz

Ish- atleti në momentin e vrasjes shoqërohej nga disa zyrtarë të FSHF-së që u morën në pyetje nga policia

TIRANË- Ekzekutohet me 6 plumba ish- atleti i Dinamos, aktualisht përgatitës altetike, Hasan Rakipi, 56 vjeç, banues në rrugën "Haxhi Dalliu". Krimi ndodhi dje rreth orës 18:00, ku trajneri i atletikës u qëllua për vdekje së paku gjashtë herë me pistoletë nga persona ende të pa identifikuar para një lokali pranë kompleksit të stërvitjes së kombëtares së futbollit në Kamëz. Rakipi, banues në rrugën "Haxhi Dalliu", apo në lagjen e njohur me emrin Brrakë në Tiranës, u qëllua pak momente pasi kishte pirë kafenë në një nga lokalet pranë kompleksit sportiv të kombëtares sonë të futbollit në Kamëz, fare pranë shkollës profesionale të "Agrobiznesit". Pas kafes me miqtë, atleti la lokalin pranë ekipeve kombëtare. I shoqëruar nga një koleg i tij dhe një zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit janë afruar në një lokal afër kompleksit, ndërsa ka pirë një kafe me dy persona, punonjës të FSHF-së.
Rakipi ka qëndruar disa minuta në lokal dhe ka dalë që andej duke u afruar pranë një veture të markës "Mercedez- Benz", TR 65 34 N, ndërsa po hynte në krahun e pasagjerit u qëllua me armë zjarri, dhe mbeti i vdekur në vend. Sipas burimeve të Policisë së kryeqytetit mësohet se ish- atleti mori plagë të rënda në kokë dhe një tjetër në pjesën e gjoksit duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Autori i krimit qëlloi jo më larg se një metër nga objekti i tij. Pas vrasjes autori i ngjarjes dyshohet se është larguar me një autoveturë, që kaloi nga pjesa e pasme e kompleksit të ekipeve kombëtare. Pas ngjarjes, aty mbërritën efektivë të shumtë të uniformave blu, si dhe drejtues të Policisë së Tiranës, për të nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes së rëndë.
Trupi i të vrarit qëndroi për disa minuta në vendin, ku u qëllua, deri sa oficerët e zyrës së vrasjeve dhe ekspertët kriminalistë, nisën këqyrjen e vendit të ngjarjes për të mbledhur sa më tepër prova të mundshme. Ekspertët kanë marrë kampione gjaku të viktimës, ndërsa për më tepër se gjysmë ore ata kanë kryer veprime të ndryshme aty. Ndërkaq pas krimit, blutë shoqëruan nën cilësinë e dëshmitarëve disa persona që kanë qenë të pranishëm në lokalin ku ndodhi vrasja si dhe banorë që banonin pranë vendit të ngjarjes. Ndërkaq grupe të tjerë efektivësh, kanë kryer disa kontrolle banesash, për disa persona të dyshuar. Në ambientet e Policisë së kryeqytetit janë shoqëruar edhe dy personat që shoqëronin ish- atletin në momentet e fundit të jetës, të cilët janë pyetur për aktivitetin e viktimës gjatë ditëve të fundit. Burimet e rezervuara të Policisë së Tiranës pohuan dje se nuk dihej ende motivi i vrasjes e 56- vjeçarit nga Brraka e Tiranës, ndërkohë që hetimet janë përqendruar në pistën e ndonjë konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur viktima kohët e fundit apo probleme të tjera të mundshme. Si autorë të krimit dyshohet të kenë qenë së paku dy persona, por burimet policore pohojnë se nuk ka akoma persona të identifikuar si autorë të dyshuar të vrasjes së Hasan Rakipit.

 

Komenti juaj

 

Arrestohet, pronari i lokalit, ku u vra atleti

Pas një kontrolli në banesën e Avni Gacës, policia gjeti një sasi municionesh dhe e arrestoi atë si të dyshuar...

"Vrasja e Policëve", pranon bashkëpunimin hetuesit

Hetuesit e Prokurorisë pohuan se pas seancës së fundit të pyetjes së të akuzuarve ka siguruar të dhënat e plota...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool