Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Lumi rrëmben pasarelen, fshati i izoluar

Gjergj Marku | 07/02/2010 | Lajm i fundit | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

MIRDITE- Ujërat e rrëmbyeshme të lumit Fani Vogël kanë marrë me vete një urë pasarelë në fshatin Mashtërkor të komunës Orosh duke izoluar lagjen Shmri të këtij fshati. Kështu ura që lidh lagjen me pjesën tjetër të fshatit dhe aksin nacional u shkatërru në bazamentin e saj nga ujërat e shumta të këtij lumi, dhe kjo ka sjellë izolimin e banorëve dhe sidomos të mbi 50 fëmijëve që u duhet të shkojnë në shkollë që ndodhet në anën tjetër të lumit.

Ura pasarelë e këtij fshati shënoi një aksident para 5 vitesh, pasi këtu ra një mësuese e fshatit sëbashku me disa fëmijë, por që për fat shpetuan, ndërsa tani ura është shkatërruar e tëra.

Ura në fjalë u rikonstrktua nga një donacion i huaj, por me sa duket punimet janë kryer pa cilësi sidomos në bazament, për të cilën banorët u ankuan se te hollat e dhuruara për të bërë një urë cilësore dhe rezistente nuk u perdoren si duhet. Për pasojë ajo u shkatërrua në bazament nga ujërat e këtyre ditëve, duke izoluar tërë fshatin.



 

2 KOMENTE

"mori lumi pasarelen?"
he... lumi ka mor gjith shqipnin o qorra, dhe, s'e shifni,se s'doni me hap syt e me pa.
ju ka mor lumi ju t'gjithve, o shqyptare!
lumi dhe deti bashk.
po vazhdut kshtu do t'ju perpij oqeani fare.

Me vjen me te vertet keq se raste te tilla kane ndodhur me para ne edhe ne zona te tjera.Edhe pse fshati eshte i vogel,ndoshta komuna nuk ka pare SHTETI duhet ta nise rrugen per BE tek njerezit e vet.Mjafte me pasarela.Duhet ure e vertete.Investimi i nje ure ujesjellesi e ben cdo teritor te rendesishem.Pa mendoni pak ne keto kushte OROSHI ,duhej te shkonte i tere ne TIRANE ose DURRES(te shpernguleshin)si shume te tjere.ATY ka popull qe e do vendin e vet.aty ka mesus me te vertete patriote.OROSHI e meriton nje ure dhe jo pasarele.Nuk jam nga OROSHI,por si te gjihte shqipetare i dua ti shikoj te kenaqur.

Komenti juaj

 

Zgjidhja e krizës, PS-ja dorëzon në Presidencë memorandumin

TIRANË- Vetëm pak kohë para nisjes së tryezës së dialogut, Partia Socliaste ka dorëzuar në presidencë një memorandum për zgjidhjen...

Bie bora e parë në Tiranë. Përmbytje në Durrës

Kryeqyteti është zgjuar sot me reshje bore, të cilat kishin vite që mungon. Flokët e dendura të dëborës që vazhduan...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool